Arrestohen pesë zyrtarë të KQZ-së, manipuluan votat në Prishtinë

13 Nëntor 2013, 18:15Rajoni TEMA

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën pesë punonjës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nën akuzën e manipulimit të votave në komunën e Prishtinës.

Lajmin e bën të ditur Koha Ditore.

Sipas burimeve pranë Policisë së Kosovës, zyrtarët dyshohet se kanë manipuluar votat në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj, Isa Mustafa.

Sipas këtyre burimeve, arrestimi është bërë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit./ep

1 komente në “Arrestohen pesë zyrtarë të KQZ-së, manipuluan votat në Prishtinë”

  1. Luani says:

    Nëse ti kërkon punë si shqiptar në “[email protected]” duhet të kuptosh se bakshishi është rregull. Ti e paguan atë që bën intervistë me ty. Ky njeri e paguan shefin e tij. Shefi i tij paguhet nga EU dhe UN disa milionë, dhe i fut të gjitha paratë në xhepin e tij. Ti nuk guxon të hapësh gojën për këtë padrejtësi, sepse ke frikë se e humb investimin tënd.

    Asnjë shqiptar udhëheqës nuk është dënuar deri tani për vjedhje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje