Kosovarët e kthyer nga Siria arrestohen si të dyshuar për terrorizëm

12 Nëntor 2013, 10:30Rajoni TEMA

Ebu Hafs Al Albani është nofka luftarake e Genc S., i arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës.

Pretendon se është ndjekës i Al-Kaidës në Ballkan dhe paralajmëron ardhjen e saj së shpejti.

Al Albani ka qenë n në Siri si luftëtar nga Kosova së bashku me shqiptarë të tjerë.

Është kthyer prej kohësh në Kosovë.

Kthimi këtu, e ka bërë të dyshimtë.

Është futur në përgjim një kohë të gjatë derisa të mërkurën është arrestuar.

Të premten i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Policia ka arrestuar edhe shokë të tij në aksionin që është zhvilluar në Prishtinë dhe në Gjilan, ndërsa ka zbuluar armë dhe një sasi eksplozivi të lidhur me telefona celularë të gatshëm për shpërthim.

Valon Sh., Musli H, Ardian M. dhe Nuredin S dyshohet se janë arrestuar pas hetimeve që janë zhvilluar kundër tyre, rreth veprimeve që kanë të bëjnë me Sirinë.

Ndërsa Bekim M. dyshohet vetëm për sulm të rëndë fizik të ushtruar ndaj dy shtetasve amerikanë, pjesëtarë të një organizate të krishterë që shpërndanin fletushka fetare në Kosovë. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor të zhvilluar ditë më parë./KD

14 komente në “Kosovarët e kthyer nga Siria arrestohen si të dyshuar për terrorizëm”

  1. Act now! says:

    Ne Guantanamo ti coni keta kelushe arabesh qe kane mesuar te flasin shqip, por qe po na bejne sot ate qe sna e ka bere turku per 500 vjet!

    1. Epirioti says:

      Njerez Mos u merzisni mos u Brengosni me keta tipa qe kan humbur rrugen orientimin origjinen Dardane, Krishterimi do te RILIND ne DARDANI njelloj si RILINDI Jezus Krishti, edhe Shkaku jane keta, pas Vdekjes ka Rilindje. tung

      1. lopo says:

        po ti nuk je ma i mire se ky tjetri bre. Krishteret i kane ba tmerret shume ma here. Sikur ky lopa edhe ti je ashtu. Mendjefshire. Besoni ne mitologji

  2. shqiptari says:

    deri dje iknin neper male nga frika e serbit tani na dalin dhe trima po kush ja ka hajrin muslimaneve q e jan te etur per gjak pse nejtet ne siri te vllezerit tuaj o klysha

  3. WEB says:

    Eshte dicka qe pritej kjo situate ,duke filluar nga ndertime xhamiash ,teqe,shkolla dhe universitete islamo-kuranore ,pa kriter, dhe keto te gjitha ne emer te bashkejeteses .Favorizimi u vazhdua akoma me tej ,duke pasur parasysh gjendjen e shqiperise, nje han me kater porta ,ku njerez te dyshimte hyjne e dalin pa i thene njeri ndal ,eshte fakt i gjalle i deshtimit te nje shteti qe ne fillimin e tij,dhe kjo gje do ndikoje edhe ne shqiperi dhe eshte vetem ceshtje kohe .Kundeshtimi im per xhamine e nazmagjase tregon realitetin ,dhe faktikisht kjo ishte ajo qe pritej .Bela e madhe do te jete kjo pune ,dhe problemi kryesor do jete crrenjosja e saj ,kjo eshte tamam ajo qe une e quaj veteshke,,,dhim

    1. PATRIOTI says:

      Problemi i Shqiperise dhe i Ballkanit eshte Islamizmi, qe na e solli Turku me dhune dhe na e “la pilaf” ne Shqiperi dhe Bosnje. Sa me shume te behemi Islamik aq me te Uryer behemi nga Fqinjet dhe nga vet Historia. Fqinjet nuk na duan se jemi Tradhetaret e Historise dhe te Krishterizmit dhe jo se jemi Shqipetare.

  4. Pijaneci(po jo i dehur) says:

    Pra tani, na del që serbi, për një pjesë “shqiptarësh” si këta xhihadistët, paska patur të drejtë…

  5. Horri i Bulevardit says:

    I ka bere thirrje talibani yne Sali te kthehen si ambjentaliste, kundra SHBA-se, ne Siri shkuan si talebane, dhe tentuan te kthehen si ambjentaliste antiamerikane.

    1. Vlonjati3 says:

      ati hori i horuar i bulevardit,je trafikant nga lozarati,je mbetje e Janulles.Nuk meriton te besh dialog me ty.

  6. ekonomisti ridhvan bodhe says:

    Me duket se njeri nga keta eshte ramy. Po nuk beri komente sot, jam I sigurte qe ai eshte. Tjetri eshte baxhanaku I ramyt, net.
    Tubestrafullah cpo na degjojne syte.
    Qjamet, qjamet. Po afron.
    Allah, allah.

  7. sebastian says:

    E mbushi saliu tiranen dhe shqiperinw me xhami.
    Cte mbjellesh, do korresh.
    Ne te shith jemi sebastiane

  8. toni says:

    mose e kritikoni islamin dhe turqit se po mose ishin turqit ne shiptaret gjysma do te ishim grek sikur jugu i shipris dhe qameria qe u asimilun gjithe ordotokset dhe gjysa serbe po fale turkut dhe fese islame mbeten shqiptare

    1. sync says:

      toni @kjo gazete ka nxjerre me shume se tre here artikuj qe e hedhin poshte teorine tende ,te dhembin syte te shikosh dhe te degjosh te verteten ??

  9. kleos says:

    Genci i konvertuar ne ebu, el ,al, hafs e dreqi e i biri e di cfare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje