Maqedonasit të shqetësuar nga... shkatërrimi i armëve kimike siriane në Shqipëri

8 Nëntor 2013, 10:29Rajoni TEMA

Mediat maqedonase janë të shqetësuara nga lajmi se armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri.

E përditshmja “Utrinski” ka intervistuar ekspertë maqedonas të sigurisë, që shprehin shqetësimin e tyre.

“Jo vetëm sistemi ekologjik, por edhe shëndeti i qytetarëve do të jetë në rrezik serioz nga shkatërrimi i armëve kimike siriane”, ka paralajmëruar profesori dhe ish-shefi i Shërbimit Sekret Ushtarak, Vladimir Pivovarov.

Sipas tij, në Shqipëri, por edhe në asnjë vend të rajonit nuk ka vende të specializuara për asgjësimin e sigurt të armëve kimike. “Lajmi për Shqipërinë akoma nuk është konfirmuar, por nuk do të ishte çudi në rast se ndodh diçka e tillë. Gjithmonë bëhen presione ndaj vendeve të vogla për të pranuar raste të tilla”, kanë theksuar mediat maqedonase./INA

8 komente në “Maqedonasit të shqetësuar nga… shkatërrimi i armëve kimike siriane në Shqipëri”

  1. SHQIPTARI says:

    Sa vite larg jemi nga maqedonsit ne dinjitet ne profesionalizem e medias e cdo gje. Mjafton te lexosh kete editorial ta kuptosh. Nuk mund te besh nje mbrojtje kauze te cenuar sic beri mero baze me nje artikull para disa ditesh kur tha se shqiperia e ben demontimine armeve por vetem me ekspertizen e USA-S. MOS TE HARROJME GERDECIN SE EDHE AJO ME NDIHMEN E DASH U BE.

  2. Gregori says:

    Mire shume, te pakten perpiquni ju komshij, bejini presion qeverise sone qe te mos pranoje jo shkaterrimin, se ato nuk shkaterrohen por tjetersohen, se qeveritaret tane jane “yesman” people. Keta na kane rene per pjese ne keta 20 vjet. Si nuk iu ngjane pak ne karakter paraardhesve te sistemit te kaluar?

  3. ina says:

    ne qofte se qeveria pranon qe shkaterimi i armeve kimike siriane te behet ne shqiperi, ta kene te qarte ata qe do firmosin per zbatimin e ketij problemi qe nuk do e kene te gjate qeverisjen …populli i votoi me shprese per nje te ardhme sa me te mire dhe populli do jete ai qe do i teheqe zvarre ..eshte nje shkaterrim per vendin ,nqse behet shkaterrimi ne shqiperi …eshte kthim mbrapa ,keqdashje per popullin qe jeton ne ket vend.jo ne cdo vendim qe meret nga te tjeret pushtetaret duhet te kthejne bythen dhe te jene te gatshem per …..

  4. Luani says:

    “Shqiptarët e sotëm materialist” sigurisht që e konsiderojnë këtë lajm si të mirëseardhur. Edhe pse ne si komb, e kemi pa asnjë dyshim të qartë se nuk kemi asnjë dituri të shkatërrimit të armëve kimike, mjafton pagesa disa bilionë për ministrat stalinist në pushtetin e kombit tonë.

  5. drini says:

    Z.Parakomentues “Luani”,mos me thuaj se DASH eshte stalinist or rrush.Keta qe po e çojne Shqiperine drejt shkaterimit jane filo Amerikan e qe mund te djegin e shkaterojne kete vend po u dha urdher perandoria Kineze,pertej Atlantikut.Besoj se kete e ka deshmuar me se miri krimineli Sali e mik i ketyre kinezeve qe edhe kur dhjesim duan te dijne se sa e kur kemi dhjere.Boll me me keto etiketime injorante,nje te drejte ke stalinizmi sot perfaqesohet nga miqt tane kineze te ngushte qe pa ta ne nuk marrim dot fryme e nuk ngopemi me ajer.Rrofte miqesia shqiptaro-kineze.

    1. Gregori says:

      Keta idiotet kujtojne se ofendojne duke iu thene staliniste. E tmerreshme, sa injorante qe jane. Nuk iu behet ketyre lloj specieve ky nder i vecante duke i quajtur staliniste, komuniste e brockulla te tjera si keto.Keta lloj njerezish, ashtu si thote edhe Drini, jane kriminele te vendit te tyre. Epo, nuk thoshte kot Enveri, se nuk lejojme qe ne Shqiperi te hyje edhe derri edhe dosa, se edhe ne do te behemi derra pastaj, keshtu si u beme.

  6. Drini says:

    Maqedonia udhehiqet nga politikane atdhetare, jo nga zvarranike blu e roze, te cilet nuk flene as me grate pa leje nga ambasadori Amerikan.

  7. Genc Ferit Hoti says:

    Jo do pyesi shqiperia, spiunin e sigurimit Agim Hamitin qe kur ishte ne burg Spaç,firmosi Telegramin e ngushllimit per Nexhmijen,me rastin e vdekjes te shokut Enver Hoxha në vitin 1985.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje