Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë në nivel vendi në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit rreth 178 mijë vota apo 17.6%.
Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, kjo parti ka 40 mijë vota më pak, raporton Koha Ditore.
Rritje nuk ka as LDK-ja, e cila ka fituar rreth 174 mijë vota, kurse në zgjedhjet e vitit 2010 kjo parti mori 172 mijë e 552 vota.
AAK-ja në nivel vendi qëndron njësoj si në vitin 2010, ndërsa rënie ka pësuar “Vetëvendosja” dhe AKR-ja.
Ndërkaq për kryetarë komunash, PDK-ja ka fituar me përqindjen e votave në nivel vendi 29.8%./ep