Qemajl Mustafa: Hashim Thaçi është përgjegjës për humbjen në Gjilan

4 Nëntor 2013, 12:45Rajoni TEMA

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Qemajl Mustafa, fajëson kryeministrin Hashim Thaçi për humbjen.

“Më së shumti fajtore është qendra. Ndërhyrjet e qendrës për të vendosur këtë apo atë kandidat për kryetar, pastaj kemi pasur mungesë të investimeve,” tha Mustafa për Klan Kosova.

“Unë sot kam biseduar edhe me kryeministrin, si eprori me vartësin dhe ia kam thënë të gjitha këto. Ai ka të meta si kryetar partie dhe si kryeministër”./ep

1 komente në “Qemajl Mustafa: Hashim Thaçi është përgjegjës për humbjen në Gjilan”

  1. gjilanasi says:

    Aspak nuk eshte e vertete ajo qe thote personi i pamoralshem Qemajl Mustafa. Kryeministri e ka perkrahur ate, bile ai edhe e ka caktuar per kandidat per zgjedhet e 3 nentorit, perkunder qendrimit te PDK-se, dega ne Gjilan dhe ka propaganduar mjaft per te. Humbja e Q. Mustafes nuk eshte as shkaku i mungeses se investimeve per Gjilanin. Shkaku i humbjes se Qemajl Mustafes, ne Gjilan, eshte sjellja e paskrupullt e tij, si kryetar i deritashem i Gjilanit. Q. Mustafa e ka perdhosur e shfrytezuar shume keq institucionet e komunes dhe ka shkelur te drejtat e qytetareve.
    Qytetaret gjilanas kane gjykuar sjelljet dhe veprimet e panjerezishme te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje