Zyrtare nga KQZ ne Kosove:Pjesëmarrja në zgjedhje 45.79 %

3 Nëntor 2013, 21:04Rajoni TEMA
Zyrtare nga KQZ ne Kosove:Pjesëmarrja në zgjedhje 45.79 %

Rreth 46 përqind e votuesve në Kosovë i janë përgjigjur ftesës për të dalë dhe për t’i zgjedhur institucionet e reja komunale në zgjedhjet e sotme lokale.

Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se 45.79 përqind e votuesve kanë dalë sot në zgjedhje.

Në këtë përqindje nuk janë llogaritur votuesit në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës.

“Falënderojmë qytetarët e Kosovës  që iu përgjigjën ftesës për të dalë në zgjedhje”, ka thënë Valdete Daka.

“Falënderojmë gjithë bashkësinë ndërkombëtare që ndihmuan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e këtyre zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Është me rëndësi të theksohet se KQZ ka pranuar disa vërejtje të cilat konsiderohen se nuk mund të ndikojnë në rregullsinë e përgjithshme të procesit zgjedhor”.

“KQZ`ja ju njofton se në orët e vona të pas ditës të sotme grupe huliganësh kanë hyrë nëpër disa qendra të votimit në Mitrovicën veriore dhe kanë cenuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor duke i frikësuar edhe akterët tjerë që ishin pjesë e organizimit të zgjedhjeve në komunat tjera në veri”.

“Ne kemi arritur që me sukses t`i përmbushim të gjitha obligimet tona që dalin nga kushtetuta dhe ligjet për marrëveshjen ndërkombëtare në organizimin e zgjedhjeve dhe veçanërisht në komunat veriore”.

“Ne kërkojmë nga përgjegjësit e sigurisë vendore që t`i mundësojmë trupave zgjedhore dhe të OSBE`së që materialin zgjedhor nga këto komuna ta sjellë në qendrën e numërimit dhe të rezultateve dhe vetëm atëherë mund të konstatojmë gjendjen faktike që ka ndodhur në me materialin zgjedhor në këto komuna” , ka thënë Daka.

Përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje në Komuna:

Deçan – 16 mijë e 459 votues, 41 %

Gjakovë – 47 mijë – 43 %

Gllogoc – 24 mijë – 48 %

Gjilan – 48 mijë – 51 %

Dragash – 15 mijë – 39 %

Istog – 21mijë – 45 %

Kaçanik 16mijë – 48 %

Klinë – 19 mijë – 44 %

Fushë Kosovë – 14 mijë – 44 %

Kamenicë – 19 mijë – 51 %

Mitrovicë e Jugut – 34 mijë – 48 %

Lipjan – 30 mijë – 55 %

Novëberd – 58 %

Obiliq – 12 mijë – 52 %

Rahovec – 25 mijë – 46 %

Pejë – 43 mijë – 41 %

Podujevë – 38 mijë – 47 %

Prishtinë – 91 mijë – 53 %

Prizren – 58 mijë – 37 %

Skenderaj – 21 mijë – 39 %

Shtime -12 mijë – 51 %

Suharekë – 8 mijë – 59 %

Ferizaj – 30 mijë – 49 %

Viti – 48 mijë – 48 %

Vushtrri – 20 mijë- 45 %

Viti – 20 mijë – 45 %

Vushtrri – 31 mijë – 46%

Zubin Potok -1mijë – 13 %

Malishevë – 52 %

Junik – 2 mijë – 46 %

Mamush – 2 mijë -64 %

Han të Elezit – 5 mijë – 62 %

Graçanicë – 10 mijë – 54 %

Ranilluk – 3 mijë – 57 %

Partesh – 2 mijë – 64 %

Kllokot – 63 %

Mitrovicë e Veriut – 1900 votues 8 %

 

2 komente në “Zyrtare nga KQZ ne Kosove:Pjesëmarrja në zgjedhje 45.79 %”

  1. Argita_B says:

    Kur shumica e popullsise nuk mer mundimin te dale te votoje per te ardhmen e saj, kemi te bejme me nje deshtim te plote te demokracise.
    Nese dje armik ishte serbi, sot nje pjese e madhe e shqiptareve te Kosoves nuk e din me!

  2. ardi says:

    Në Gjakovë AAK Pal Lekaj 45.52 %, ndersa AKR me Mimoza Kusari Lilajn 35.98 %,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje