Mësuesi pedofil kapet në flagrancë

2 Nëntor 2013, 11:09Rajoni TEMA

Një rast i rëndë i keqpërdorimit të vajzave të mitura, madje nga mësuesit, ata që do të duhej t’i edukonin dhe udhëzonin fëmijët në rrugë të drejtë, ka ndodhur më 28 tetor në Malishevë, por që deri dje është mbajtur në heshtje, larg opinionit.

Mësuesi 59 vjeçar, me inicialet R. M. është kapur dhe arrestuar nga policia, për veprën penale shpërdorimit seksual pasi është gjetur në një dhomë me një nxënëse të shkollës fillore ‘’Ibrahim Mazreku’’në një dyqan të këpucëve në Malishevë.

Rasti ndodhi tri ditë më parë, por policia rajonale në Prizren e ka mbajtur në heshtje. I pyetur rreth rastit, zëdhënësi Rajonal i Policisë në Prizren Hazir Berisha, tha se zyra e tij ka vepruar kësisoj, për të ruajtur identitetin e vajzës së mitur, që është edhe nxënëse.

Berisha ka konfirmuar për Zëri-n se i arrestuari është mësues në shkollën fillore “Ibrahim Mazreku” të Malishevës, i lindur në vitin 1954, ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe pronari i dyqanit të këpucëve, i cili kishte lejuar që lokali i tij të përdorej për një takim të kësaj natyre.

“Për këtë rast policinë e ka njoftuar një qytetar, i cili ka telefonuar duke thënë se një arsimtar ishte mbyllur në një lokal me një vajzë të mitur. Policia ka reaguar shpejt, duke gjetur lokacionin dhe pas kërkesës së policisë i dyshuari ka hapur derën e dhomës ku ishte bashkë me vajzën e mitur”, tha Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit. Ai poashtu pohoi se nuk ka pasur ndonjë kontakt seksual ndërmjet mësimdhënësit dhe të miturës pasi që rasti është lajmëruar me kohë. Berisha nuk pranoi t’i japë as inicialet e të miturës me qëllim të mbrojtjes së identitetit të saj.

Ai konfirmoi se Berisha tha se dy të dyshuarve të arrestuar, mësuesit dhe pronarit të lokalit, u është caktuar masa e paraburgimit deri 48 orë, por nuk ështët i sigurt nëse ata vazhdojnë të jenë në paraburgim sepse ,sipas tij, çështja i kalon Prokurorisë por sipas burimeve jozyrtare të arrestuarit janë liruar nga qendra e mbajtjes dhe janë në arrest shtëpiak.

Burime të gazetës kanë thënë se i njëjti mësimdhënës ka edhe raste të tjera të këtij lloji, por Policia Rajonale e Prizrenit thotë se zyrtarisht nuk ka të dhëna për diçka të tillë./Zeri

12 komente në “Mësuesi pedofil kapet në flagrancë”

  1. kosovari X says:

    Trurp e faqja e zezè!!! Tè publikohet emri i mèsuesit i cili pèrveç ndèshkimit ligjor ai duhet tè diskreditohet edhe moralisht,publikisht.

  2. berati-KOSOVE-germony says:

    Merendesi qe vajza nuk esht abuzuar seksualisht nga ky i pa ftyr fal nderhyrjes se shpejt te policis.

  3. edi says:

    “keqperdorimit te vajzave”!!! nuk mund te perdorej nje fjale tjeter? Ka nje perdorim te mire vajza qe ketu eshte keqperdorur?
    Ku i gjeni keto terma? Abuzim nuk do ishte me mire.

  4. askushi says:

    Pritjani qe te mos shkateroj jeten e femijve.

  5. Tmerr!

    Te kesh frige per te derguar femijet ne shkolle!
    Dhe te dale ndonjeri tani dhe te na thote,o sa mire me qene Shqipetar!

  6. net profeti says:

    jallaaaaa u shofte qafiri ne burg !

  7. Halimi says:

    Shum gabim ka bo qe e ka keqperdoru. Tani dunet me ble nji tjeter se kjo sbon mo. dhe shpresojme qe keto te tjerat ti perdori mir. A nigjoni dhe ju te tjert! Perdorini sa ma mir keto vajzat e mitura… Dhe kqyreni mire daten kur i maro garancia, nashti ka skadu.

  8. gentian says:

    kosovari x
    mos nje dhe ti pedofil i fshehur, policia dhe ligji ka ber shum mir, qe ka publikuar emrin e ketij mostri, keshtu qe te gjithe te din dhe te ruhen nga keta kafsha!duhen len mbrenda ne kafaz!

  9. Luani says:

    Askund nuk po e shoh emrin e mësuesit pedofil, vetëm inicialet!

    Por… në Kosovë është e pamundshme të mbash diçka të fshehtë nëse ngjarja lajmërohet në mjetet e informimit. Secili e njeh njëri tjetrin në Kosovë. Mjafton emri i shkollës dhe inicialet dhe brenda ditës të gjithë e zbulojnë se kush është ky mësues.

    Në Kosovë ka fatkeqësisht shumë raste të keqpërdorimit të fëmijëve. Nga turpi shumë prindër as që i lajmërojnë rastet e viktimave dhe kështu pedofilët vazhdojnë keqpërorimin e viktimave pa u penguar nga askush. Fëmijët as guxojnë të flasin me disa prindër për gjëra të tilla.

    Një gjë tjetër që është gjithashtu shqetësuesë janë shumë raste ku mësuesi martohet me nxënësen e tij dhe vazhdon të punoj si mësues, gjë që është e turpshme dhe e pamenduar në botën e civilizuar. Kjo ndëshkohet gati njësoj sikur pedofilia dhe mësuesi nuk guxon të punoj kurrë më në arsim. Jo vetëm që mësuesi duhet të jap përgjegjësi ndaj ligjit, por edhe drejtori dhe gjithë kolegët e tij.

  10. kercovari says:

    ahh nuk eshte gje, pune e madhe.

    edhe pedofilat duan te jetojn, eshte ndjenja natyrale e tyre (seksi), pra as ligji nuk duhet ti ndeshkoj, ashtu si pederat qe munden te mbajn parada lakuriq te pa deshirueshem per shumicen e qytetarve..kjo eshte demokracia ku te gjitha smundjet njerzore njihen me ligj edhe PEDOFILIA

    1. Luani says:

      Shiko ti burrë kërçovar: nëse mashkulli me moshë madhore dëshiron mashkullin tjetër me moshë madhore në shtratin e tij (dhe në pjesët e trupit të tij…) askush nuk ka të drejtë të ju prish qejfin e tyre.

      Por të detyrosh fëmijët e paditur të kënaqin të moshuarit është krim, dhe sëmundje mendore. Gjyshja ime më thoshte kështu kur isha fëmijë:

      “Nuk e di për të tjerët në këtë botë, por ai që fëmijët i keqpërdoron e meriton që të virret në lis për laraska.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje