Një biletë treni pa emër e mbiemër “shpëton” Vulinin

1 Nëntor 2013, 11:16Rajoni TEMA

Një biletë treni, pa emër e mbiemër, është përdorur si provë materiale nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për të tërhequr urdhër- arrestin ndaj ministrit pa portofol të qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin.

Bileta u konsiderua si dëshmi se ministri serb kishte hyrë në Kosovë në mënyrë legale.

Lajmin e bën të ditur Koha Ditore, që ka siguruar edhe një kopje të vendimit.

Vendimi ka dy pika.

“Urdhërohet tërheqja e urdhër- arrestit… ndaj të dyshuarit Aleksandër Vulin nga Novi-Sadi, i lindur më datën 02.10.1972 në Bosnjë-Hercegovinë, serb, shtetas i Republikës së Serbisë, me letërnjoftim nr. 001795261, ministër pa portofol në qeverinë e Serbisë”, thuhet në pikën e parë./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje