Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Aleksandar Vulin do të arrestohet nëse viziton Kosovën me uniformë paramilitare serbe.
“Gjithmonë kemi vlerësuar se Vulin duhet të vije në Kosovë si njeri, si njeri i civilizuar… Si njeri paqësor dhe në pajtim me standardet, me mesazhe të përafrimit, të mirëkuptimit dhe ndihmesës, por jo me uniformë të paramilitarëve”, ka thënë kryeministri Thaçi në një intervistë për televizionin boshnjak BHT1.
Një delegacion i gjerë i qeverisë së Serbisë, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Aleksandër Vucic, pritet të vijë të premten në Kosovë, për t’i përkrahur serbët lokalë të dalin në zgjedhje me pretendimin për të marrë pushtetin në komunat ku përbëjnë shumicën.
Kjo vizitë, e paralajmëruar në formë ekskursioni pasi është thënë se do të shtrihet në shumë mjedise të banuara me serbë, është bërë edhe problematike për shkak të insistimit të qeverisë serbe që në delegacion të përfshihet edhe ministri pa portofol për Kosovën, Aleksandër Vulin.
Ky i fundit, të paktën sipas deklaratave të autoriteteve të Prishtinës, po hetohet nën dyshimet se ka kaluar ilegalisht kufirin, prandaj nëse përfshihet në delegacion mund t’i shqiptohet masa e arrestit.
Fillimisht, ndaj tij ishte shqiptuar masa e ndalesës për të hyrë në Kosovë gjatë kohës së fushatës, pasi kishte shkelur marrëveshjen e Brukselit duke bërë fushatë dhe dhënë mbështetje listës serbe e cila garon për zgjedhjet lokale në Kosovë.
edhe pak edhe do shkoje keshtu: vulin do arrestohet n.q.s. mban arme…vulin do arrestohet n.q.s. se shkreh armen ne ajer…vulin do arrestohet n.q.s. qellon ndonje person…do arrestohet nese qellon ndonje person te etnise shqiptare…do te denoncohet te eulex po organizoji trazira dhe kryengritje ne Kosove…
per sa kohe kemi Eulex qe ben ligjin sic do maliqi me shoket serbe, keta do hedhin valle te ne.
Pse duhet ta burgosni Vulin??? Vishini minifundin dhe kthejeni ne grek….
A keni b… ta arrestoni?