Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka marrë pjesë në një tubim elektoral të partisë në pushtet, PDK.
Lajmin e bën të ditur Koha Ditore.
Tubimi elektoral u mbaj në Llapushnik të Drenasit.
Kur u zgjodh një vit më parë në krye të UP, rektori tha se është tërhequr edhe nga politika, respektivisht nga AKR e Bexhet Pacollit.
Por nuk ka ndodhur kështu.
Rektori Gashi, në një prononcim për Kohën Ditore, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë tubim elektoral të kryeministrit Thaçi, por tha se e ka bërë këtë gjë për faktin se si qytetar i Llapushnikut ka lobuar për ndërtimin e një mbikalimi në këtë lagje./ep