Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, zhvilloi një takim me liderët e partive kryesore.
Në takim mungonte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton KTV.
Një zëdhënës i VV tha se ata nuk kanë marrë ftesë për këtë takim. Ata thonë se Kurti nuk u ftua për shkak se ai është në mbrojtje të votës dhe kundër manipulimeve në zgjedhje.
Ambasadorja amerikane u bëri të ditur liderëve politikë se nuk do të tolerohen shkeljet dhe manipulimet në zgjedhje.
“Nëse evidentohet ndonjë manipulim, SHBA do ketë tjetër qasje ndaj Kosovës,” mësohet se ka qenë mesazhi i diplomates amerikane./ep
—paska dhe ambasador daun
O gomeri DAUN JE TI me ate lloj komenti injorant.