Al Jazeera: Shitet shtëpia e Nënë Terezës. Do bëhet qendër tregtare

28 Tetor 2013, 12:13Rajoni TEMA

Një qendër tregtare do të ngrihet mbi themelet e shtëpisë së vjetër të humanistes dhe nobelistes shqiptare, Nënë Tereza.

Një emision e Al– Jazeera tregon se si qyteti i lindjes së humanistes ka shitur vendin ku gjendej shtëpia e familjes Bojaxhiu.

Me këtë shuhet edhe prona e fundit e familjes së humanistes Gonxhe Bojaxhiu– Nëna Tereze.

Së shpejti do të largohet edhe pllaka përkujtimore që vazhdon të qëndrojë akoma dhe do të nisin punimet për ndërtimin e një qendre tregtare.

Autoritetet qeveritare dhe të komunës Qendër disa vite më parë vendosën transferimin e shtëpisë së humanistes, duke ngritur një shtëpi përkujtimi në një vend tjetër.

“Kjo është një trashëgimi kulturore dhe historike. Një nga fidanët këtu ku është pllaka, është mbjellë edhe nga vetë Nënë Tereze kur ishte në Shkup. Ne po shohim se është punë e kryer kjo që po ndodh dhe s`ka kthim prapa”, tha Dimçe Petrusevski, anëtar i shoqatës “Shkupjania Nënë Tereze”.

Edhe nipi i humanistes, Alojz Gombar është i pakënaqur dhe i shqetësuar nga vendimi i autoriteteve dhe kërkon kthimin e pronës.

“Unë nuk dua të ndjek rrugët gjyqësore, por dua që qeveria të vendosë se a do të më dëmshpërblej për këtë pronë apo do të më jap një pjesë të saj si trashëgimi”, tha Gombar.

Ministri i Transportit, Mile Janakievski ka hedhur pretendimet e Gombar, duke theksuar se emri i tyre nuk përmendet në dokumentacionet e pronësisë sipas dokumenteve të kadastrës të vitit 1929.

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski ka theksuar se në këtë periudhë nuk ka fuqi komuna për të ndryshuar situatën.

Një kompani private ka blerë tokën për 1.6 milion euro dhe do të ndërtojë një qendër tregtare, me elemente të barokut dhe elemente të vjetra arkitektonike, për t`iu përshtatur projektit “Shkupi 2014”.

Shumica e qytetarëve kërkojnë që të mbetet vendi i shtëpisë së Nënës Tereze, duke kundërshtuar ndërtimet e vazhdueshme në qendrën e Shkupit.(INA)

13 komente në “Al Jazeera: Shitet shtëpia e Nënë Terezës. Do bëhet qendër tregtare”

  1. santiago says:

    si i ka shpetu sali malokut pa e privatizuar

  2. Mark K. Shkreli says:

    Eshte e cuditshme. Nje agjenci lajmesh arabe jep kete lajm te dhimbshem per kombin shqiptar, kurse agjensite tona nuk ia kane idene!!! Tani eshte koha, pa vonese, qe lideret shqiptare ne Maqedoni te reagojne dhe te kembengulin tek shteti maqedon per t’a ndaluar kete krim ndaj kombit.

  3. bledi says:

    Me ben pershtypje sa pak komente paska!!!! Po te kishte ndonje lajm per Saliun,Edin,Thacin etj do ishte blloku serveri nga komentet.Ajo prone,qofte dhe ajo “Pllake Perkujtimore” ka vlera kombetare te cilat duhen mbrojtur.

  4. nn says:

    Gurevski eshte kaq i vogel ne mendje, shpirt, zemer sa nuk ndalet as para ligjit, as para prones se tjetrit. Atij i vret syte çdo gje shqiptare. Karakteristike e mediokrve. Ai siç duket eshte kaq fyll nga mend, tregon se nuk di e nuk do te dije e as ka lexuar, sa qe zhduk kujtesen tone kombetare sa here i jepet rasti. Eshte thjesht nje batakçi i pafytyre. Me qe nuk ndalet karshi asgjeje, ç’ gje e ndal kete vampir… Ali Ahmeti i ben fresk.
    Turp!

  5. DARDANI II says:

    Nuk u kushton shume ky problem partive dhe shoqatave shqiptare ne Maqedoni. Eshte ne pajtim me politiken e Erdoganit, te zhdukin kulturen shqiptare.. Gjinden lehte bashkepuntore.

  6. Latif Dreqi says:

    Kush ka shkuar ne Shkup duhet ta kete pare qe permendorja e Nene Terezes, dmth shtepia muze qendron ne nje vend tjeter nga kjo pllaka ketu, ku ka qene shtepia e vertete e saj. Mua qysh atehere me ka bere pershtypje qe aty shkrimi eshte ne gjuhen angleze dhe ate bullgare, pra ne alfabet cirilik. Shkrimi ne gjuhen shqipe mungon! Kjo me ka tronditur!!Sllavet por rrembejne cte mundin…derisa u kane hedhur nje kocke shqiptareve atje, dhe ata po zihen kush ta kape me pare ate. Shkupi dhe Manastiri jane qytetet shpirterore te shqiptareve, historike..dhe jo Tetova!!

  7. Thika says:

    Sinqerisht me dhemb shpirti kur lexoj artikuj te tille. Trashgemintari I Gonxhe Bojaxhiut posedon dokumetat qe vertetojne faktin se ajo prone eshte e trasheguar tek ai.
    Problemi qendron me shtetin maqedonas qe nuk njeh tapine e tij. Aktualisht ne ate cop trualli nuk ka shtepi, por eshte thjesht nje pllake mermeri qe shkruan :
    -Here was the House where on 26-08-1910 was born GONDZA BOJADZIU MOTHER THEREZA.-
    Ne krah te ketij shkrimi ne anglisht ka edhe nje shkrim tjeter te shkruajtur ne alfabetin me shkronja sllave.

    Ne 2008 ne ate vend u projektua qe te ngrihej nje kishe ortodokse por u kundershtua prej Ali Ahmetit pasi deklaroi se mund te sillte pasoja dhe konflikte me motive fetare. Ai I dergoi leter Vatikanit.
    Kur po flitej per te ndertuar kishen ortodokse maqedonase shqiptaret dhe turqit u kunderpergjigjen se ata do te ndertonin nje xhami.
    _____________________________________________________________________________
    Po kerkohet qe te asimilohet identiteti shqiptar. Ne nuk na karakterizohen feja pavaresisht faktit se feja mund te perdoret per te ndertuar identietin e nje kombi.
    Fete nuk jane faktor shtet formues kur vjen fjala per Shqiperine. Ndertimi I objekteve mbi truallin e ish-shtepise se nene Terezes ndryshon karakteristikat e asaj cope toke.
    Rilindasit nuk e kane krijuar shtetin ne baze te feve, por ne baze te historise se perbashket, gjuhes, rraces, genit, dhe gjakut.
    Abuzimi mbi truallin e Bojaxhijeve eshte abuzim mbi simbolet e Shqiptarizmes. Nene Tereza eshte e jona, ajo sherbeu atje ku i therriti zemra te shkonte.
    Ndjenjat per njerezillek, dhembshuri dhe dashuri karshi njerezve ajo nuk i mesoi as nga Vatikani as nga Meka, as nga Athina. Asaj iu ngjizen keto lloj ndjenjash qe femije ne ambjentet familjare.
    Shqiperia mund te kene qene e rrenuar ne vitet 1920, por jo aq sa india ku ajo sherbeu. Edhe sot ne Indi njerezit lundrojne ne llumra baltash. Lahen aty ku « varrosin » te vdekurit.
    Vatikan perdori fguren e nene Terezes per te bere propagande pro-katolike, e te njejtejn gje do bente edhe Meka, Stambolli, apo Athina nese ajo do kishte relata me ndonje rryme tjeter fetare.
    Nene Tereza eshe e jona se eshte gjaku yne, ka dal prej gjirit tone, dhe cdo lloj trashegimie e saj duhet mbrojtur me cdo kusht.
    http://www.vesti-online.com/Vesti/Ex-YU/47782/Vatikan-i-imovina-Majke-Tereze

  8. Luani says:

    Po të mund ta zgjonim Gonxhen nga varri, ajo nuk do ta urrente asnjë politikan vendimmarrës shqiptar nga Shkupi, Prishtina dhe Tirana sot, të paguar disa bilionë nga jashtë për gjendjen e tyre të sëmurë mendore.

    E di ajo se politikanët shqiptarë kanë qenë gjithmonë, dhe janë sot në shërbim të armikut tonë. Si nuk e kupton populli këtë!

  9. Reynald de Chatillon says:

    E shkreta Gonxhe! Edhe pse nuk ka pase kurre màrre me e thirre vedin shqyptare edhe i ka dhane, neper bote, emnit shqyptar nji lloj drite hyjnore ne shekullin e erret XX, prep se prep shqiptaret, sidomos ata qe e perfaqesojne, diftojne se nuk e dojne edhe nuk e MERITOJNE. Dava turko-shqyptaresh shkupjan!

  10. Franiii says:

    Te gjith se bashku pernjihere, Te bajm Demostrime para AmbasadsVE. e KonzulataT te Maqedonis per ket pa rrespeltim nga Nana e Madhe Shqiptare NANE TEREZA

  11. DARDANI II says:

    Po para amasadave dhe konzullateeve. Po ku jane shqqipetaret e Maqedonise. Perse meshelin gojen.Te dalin me mijera ne Shkup. Nuk mundet Edi Rama te pastroje ndytesirat 23 vjecare qe i la Sali Berisha tek shqiptaret e Ballkanit.

  12. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ky veprim shenon fillimin e shembjes se shtetit te Maqedonise. Ne se bejne kete veprm, pa kalu as 10 vite Maqedonia do shperbahet.
    Ne fakt po hyri ne Europe shperbamja eshte e sigurte !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje