Ata që në zgjedhjet e kaluara fotografuan votat e tyre për të dëshmuar se për kë kanë votuar, nuk do të mund ta bëjnë një gjë të tillë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të këtij viti.
Kjo për faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të martën që të ndalohet rreptësisht fotografimi i votës.
Gjithashtu, anëtarët e KQZ-së, duke shprehur pakënaqësinë për punën e OSBE-së, kanë kërkuar nga kjo e fundit të raportojë në mënyrë më të detajuar se çfarë po ndodh me procesin e votimit përmes postës në veri të vendit.
Ata janë ankuar se OSBE-ja nuk i njofton rreth organizimit të zgjedhjeve në veri të vendit, proces të cilin e quajnë të manipuluar.
Madje anëtarët e KQZ-së i kanë quajtur veprimet e OSBE-së të papërgjegjshme dhe të papranueshme, duke aluduar se ky “institucion po voton në emër të serbëve”.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se ajo personalisht ka kërkuar raport nga OSBE-ja se çfarë po ndodh atje, por s’ka marrë ende përgjigje.
Daka tha se edhe ajo është e interesuar të dijë se çfarë po ndodh në pjesën veriore dhe votimin me postë…/ZERI
Të fotografosh diçka (sot) në Kosovë duhet të respektosh rregullat e sjelljes njësoj sikur i burgosuri hebre në Auschwitz.
E teproj, thua? Guxo ta kapësh telefonin në disa dyqane në Kosovë dhe do të shohësh se sa roje të armatosura të sulen! Mua ende më dhemb dora. Kam fat se ma falën jetën. Vetëm dëshiroja të thirrja, jo të fotografoja me telefonin tim. Por ec e sqaroja gorillës!