Prokuroria nuk merret me Thaçin e Veselin

2 Nëntor 2013, 11:06Rajoni TEMA

Prokuroria nuk e ka në plan t’i thërrasë për hetim protagonistët e odave të Drenicës, kryeministrin Hashim Thaçi, zëvendëskryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, dhe ish-deputetin Gani Geci.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX, që ka trashëguar dosjen e vrasjes së Besim Dajakut, Bekim Kastratit dhe plagosjen e Gani Gecit, nuk është deklaruar nëse deklarimet e fundit përbëjnë zbulimin e provave të reja për hetimin e një çështjeje penale.

Edhe pse Geci ka thënë se kryeministri Thaçi dhe Kadri Veseli kanë treguar se dikush tjetër ka organizuar vrasjen e tij, EULEX-i nuk është deklaruar i gatshëm për t’i thirrur ata, shkruan “Koha Ditore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje