Kosova voton/ Janë zgjedhur vetëm 10 kryetarë komunash, të tjerët në raundin e dytë

4 Nëntor 2013, 11:37Rajoni TEMA

Deri më tani raportohet se janë vetëm 10 kryetarë komunash që janë zgjedhur në votimet që u zhvilluan dje në Kosovë.

Ndërkohë, të tjerët do të shkojnë në raundin e dytë.

Siç raporton Koha Ditore, balotazhi do zhvillohet më 1 dhjetor.

Në raundin e parë të votimit, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, janë zgjedhur kryetarët e komunave Drenas – Nexhat Dermaku (PDK), Fushë-Kosovë – Burim Berisha (LDK), Deçan – Rasim Selmanaj (AAK), Istog – Haki Rugova (LDK), Kaçanik – Besim Iljazi (PDK), Podujevë – Agim Veliu (LDK, Skënderaj – Sami Lushtaku (PDK), Shtimje – Naim Ismajli (PDK), Mamushë – Arif Butuç (PP turke e Kosovës) , dhe në Han të Elezit – Rufki Suma (kandidat i pavarur).

KQZ nuk ka publikuar asnjë rezultat për katër komunat në pjesën veriore të Kosovës – Mitrovicën e veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje