PDK 27.6%, LDK 26.2%, AAK 14%, Vetëvendosje 8% dhe AKR 5.2%

4 Nëntor 2013, 14:42Rajoni TEMA

Edhe pse disa nga komunat më të rëndësishme në Kosovë kanë shkuar në balotazh, sërish mediat interesohen për të parë rezultatet për siglat partiake.

Sipas Express, që ka shqyrtuar votat që janë dhënë për asambletë vendore, vetëm LDK ka njohur një rritje simbolike të votave, PDK ka pasur një rënie të konsiderueshme, kurse Vetëvendosje ka një rënie të madhe. AAK ruan atë nivel votash.

Sipas rezultateve të 700 mijë votave të numëruara, PDK në nivel kombëtar ka marrë 178 mijë vota ose 27.6 përqind.

LDK e ndjek me 165 mijë vota ose 26.2 përqind.

AKK ka marrë 90 mijë vota ose 14.1 përqind.

Vetëvendosje merr 50 mijë vota ose 8 përqind, kurse AKR merr 34 mijë vota ose 5.2 përqind.

Ky është rezultati kur janë numëruar 90 përqind të votave./ep

4 komente në “PDK 27.6%, LDK 26.2%, AAK 14%, Vetëvendosje 8% dhe AKR 5.2%”

  1. I L L Y R I C U M says:

    Ka kalua koha e lidereve te Ballkanit sikurese per Thacin, Berishen dhe Djukanovic. Per te miren e qytetareve te shtetev eperkatese dhe te regjionit. Saliu u largua. E kaluarja e tyre eshte peng per destrukcione regjionale. Ne mos sot, neser.

  2. kosovari X says:

    Boll tè poshtër janë këta të Thaçit veç kêta të LDK-së janë edhe më të poshtër!
    LDK nuk duhet të vij në pushtet sepse nuk do ket marrëdhënje normale mes nesh dhe atyre nè Shqipëri. LDK-ja gjithëmon ka qenë kundër të majtëve(edhepse udhëheqësit e saj kanë qenë lojal ndaj Jugosllavisë). Vet Isa Mustafa ka qenë në pushtetin jugosllav derisa u skërmoq Jugosllavia.
    Kështu që uroj që në balotazh AAK dhe PDK të merren vesh e të bëhen bashkè pë të mos e lënë LDK-në të fitojë qoft edhe një komunë.

    1. drinni nga kosova says:

      Kosovarit, edhe keta kriminelet , analfabetet e aak dhe pdk Jane te njejte si te Ldk ,keto parti Jane krimi dhe vrasja, hajnia dhe korrupsioni dhe gjithashtu mafia, mire do te Ishte qe vv ti jepej me shume mundesi sepse edhe nuk Kane pasur deri tash pushtet .

  3. Luani says:

    Në Kosovë ka ikje katastrofale të popullsisë, shkaku i politikanëve si shkatërrues të jetës normale të banorëve aty. Nuk ka familje e cila nuk i ka së paku gjysmën e anëtarve të saj jashtë shtetit për tu kujdesur për jetën e tyre në vendlindje. Secili votues në Kosovë duhet të kruhet pas veshit se çka po bën me votën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje