Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, është shprehur i befasuar me rezultatin e zgjedhjeve në Prizren.
Duke folur për Klan Kosova, ai tha se prisnin rezultat më të mirë.
“Ndoshta në këtë kanë ndikuar vizitat e shpeshta të z. Thaçi atje dhe premtimet absurde të tij. Por më shumë se kjo, mendoj se kanë ndikuar turqit, pra koalicioni me komunitetet pakicë në Prizren,” shtoi ai.
Prizreni ka shkuar në balotazh dhe duket se do jetë Zafir Berisha ai që do të përcaktojë se kush do të drejtojë këtë qytet, Ramadan Muja i PDK apo Eqrem Kryeziu i LDK.
Berisha, kandidat i Bashkimit Demokratik, mori rreth 13 përqind të votave, por thotë për Express se ende nuk e ka vendosur se cilën parti do të mbështesë.
Ai thotë se është herët për të vendosur për këtë çështje./ep