Policia greke ndërhyn me forcë, spastron zyrat e transmetuesit publik

7 Nëntor 2013, 10:08Rajoni TEMA

Policia greke ka spastruar zyrat e ish- transmetuesit publik, ERT.

Policia u detyrua që të përdorë gaz lotsjellës për të hyrë brenda, ndërkohë që arrestoi disa persona.

Sipas BBC, ish- punonjësit e kishin pushtuar godinën që kur qeveria vendosi të mbyllë ERT-në në qershor dhe të pushojë nga puna stafin prej 2600 personash.

Koalicioni qeverisës në Greqi tha se transmetuesi shtetëror kushtonte shumë në këtë periudhë të vështirë ekonomike.

Mbyllja e ERT bëri që një parti e majtë të largohej nga koalicioni, një lëvizje që për pak sa nuk rrëzoi qeverinë.

Në orët e para të së enjtes, policia arriti për të siguruar godinën në rrethinat e Athinës.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 200 protestues që ishin jashtë, ndërsa spastruan të gjitha dhomat brenda.

Mbi 20 punonjës u nxorën jashtë, ndërsa tre prej tyre refuzuan. Ata u arrestuan./ep

4 komente në “Policia greke ndërhyn me forcë, spastron zyrat e transmetuesit publik”

  1. henri says:

    Qeveria greke nuk ka se nga ta luaje bythen. O do kurseje, sic eshte urdheruar nga treshja FMN, Banka qendrore Europjane dhe Brukseli, ose nuk ka buke. Kaq i thjeshte eshte ky muhabet. Hengre dhe pive dhe kerceve buzuqi me leke borxh, kuptohet, qe borxhedhenesi do leket qe ka fituar vete me djerse.

    Populli grek duhet ta kuptoje kete situate : O te beje sic i thote BE ose jashte BE, kthimi i Dhrahmise dhe drejt e ne katastrofe. Sa mire populli bente qejf me leke borxh dhe perkrahte qeverine e korruptuar! Dardha e ka bishtin prapa. Sipas filosofise greke gjermanet duhet te punojne dhe djersiten dhe greket te hane, pine dhe kercejne qyl. Nuk ka me keshtu.

  2. zambaku says:

    E njejta gje duhet te ndodhe me RTSH ne Shqiperi, nje kenete e qelbur ku ‘hane buke’ kot nje cerdhe shushunjash. Nje televizion palavi me drejtues hajdute e medioker, si Petrir Beci (super hajdut dhe servil i pasherueshem), Mirela Oktrova (femer ordinere, arogante dhe e paafte; filoqylse qe s’u be dot as autore, as perkthyese e as gazetare), Artur Kopani…ky eshte llum por prej atij llumit fundor qe s’ja vlen as ta kometosh. Se pari RTSH duhet mbyllur per t’ju nenshtruar reformimity te thelle, per tu rihapur me nje fytyre te re dhe koncept/funksion te ri. Duhet spstruar nga nepotizmi i skajshem, ku baballaret kane punesuar femijet e soj e sorrollop ne te ashtu-quajturen RTSH. Abuzimi me fondet nga cdo drejtori e RTSH-se duhet bere objekt i KLSH, dhe me pas dosja duhet te ndiqet nga prokuroria, per ti vene perpara pergjegjesise drejtuesit super-hajdute te RTSH-se mjerane.

  3. Veterani says:

    SE pari te mbyllet dhe me pas te shkurtohet dhe reformohet.
    TVSH.me shum na neverit nuk e shoh asnjehere perse duhet te paguaj taksa qe asnjeher nuk i kam paguar por mi kan mbajt me zor ose i kan vjedhur,paradokse qe vetem ne shqiperi ndodhin.

  4. dajti says:

    Keshtu duhet te ndodhe edhe me TVSH tone. Duhet te mbyllet ose ti gjeje leket ku te doje dhe jo nga ne. Gjate 8 viteve qe u paguan me leket tona drejtuesit e TVSH e perdoren ate si TV te partise ne pushtet duke e kethyer ne nje TV pothuajse terrorist ndaj pjeses tjeter te popullsise. Nuk ka me turp te marresh parate tona dhe te besh propagande kunder nesh! TURP per keshillin drejtues dhe drejtuesit e tjere. Ata duhet ti jepen drejtesise per shkeljet qe kane bere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje