Vizita e Ramës u mbajt sekret/ PDSH dhe BDI përplasen për çështjen e flamujve

5 Nëntor 2013, 18:31Rajoni TEMA

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Maqedoni është mbajtur sekret, për shkak të frikës së autoriteteve në Shkup se mund të kishte ndonjë incident.

Lajmin e bën të ditur agjencia INA.

Sipas tyre, Rama mund të ishte shënjestër e ndonjë incidenti të nxitur nga huliganë ose nacionalistë maqedonas, në shenjë hakmarrje ndaj sulmit që iu bë Gruevskit në Tiranë.

Ndërkohë, dy partitë shqiptare në Maqedoni, BDI dhe PDSH janë përplasur në prag të vizitës së Ramës.

PDSH ka akuzuar Shkupin se nuk ka vendosur flamuj shqiptarë në rrugë, në përputhje me protokollin shtetëror.

PDSH thotë se kur erdhi kryeministri serb, kryeqyteti u mbush me flamuj serb, kurse tani nuk ka asnjë flamur shqiptar.

Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha.

Ai tha se Rama do të pritet sipas të gjithë rregullave të protokollit diplomatik.

Rama nis të mërkurën në mëngjes takimet e nivelit të lartë me zyrtarët e qeverisë, presidentin dhe përfaqësuesit e partive politike./ep

14 komente në “Vizita e Ramës u mbajt sekret/ PDSH dhe BDI përplasen për çështjen e flamujve”

  1. Alb says:

    Malesoret shqiptare te Maqedonise nje grusht qe jane te kishin nje levizje shqiptare te vetme e jo dy parti, sepse duket hapataz se kerkojne pushtet e jo te drjetat e shqiptareve te shkrete qe kane ngelur ne duart e tyre.

    Kryeministrit Rama suksese ne bisedimet ne vazhdim.

    1. daku says:

      Me siguri ka qene sekret se policia maqedonase kishte frike se dilnin per ta pritur shqiptaret neper rruge me flamuj e brohoritje dhe nuk e permbanin dot turrmen nga dashuria per kete atdhetar dhe patriot qe nuk rend se menduar dhe punuari per kombin tone.

  2. Neorealizmi says:

    Zedhenesi i qeverise maqedonase Muhamed Hoxha vepron sipas aksiomes: “Qeni leh aty ku ha.”

    1. Neorealizmi says:

      Se çfare ha, eshte pyetje tjeter.

  3. Vladimir says:

    Rama eshte nje lider i dimensioneve europiane qe i ka munguar Ballkanit. Gjithçka do te ndryshoje ne raportet me fqinjet. Te vertetat do thuhen hapur e pa komplekse, por njherazi fqinjet tane do te garantohen qe e mira dhe e keqja ne Ballkan eshte e te gjitheve. Qe ne shqiptaret jemi thellesisht te interesuar per mbarevejtjen e Maqedonise, mireqenien dhe perparimin e saj. Problemet qe ekzistojne dhe ato qe mund te lindin Burrat e Shtetit dine ti zgjidhin me mirekuptim, respekt reciprok e dashamiresi dhejo me sherre e mbyllje portash si deri tani.
    Urime zoti Rama, asnje minute te mos humbasim me. Europianizimi i Ballkanit per ne shqiptaret, por edhe per fqinjet tane, nuk eshte çeshtje mode por zgjidhje jetike.

  4. norton says:

    nje mut han cfare han ?

  5. xeni says:

    po pse nuk u ndiene shqiptaret e Maqedonise e te dilnin per ta pritur?
    Po te ishte ndonje lider islamik besoj se do te ishin bere te gjalle…

    1. Po mos ja fut kot o XENI. Shqipetaret e ish republikes jugosllave jane shqipetar me zemer, e jo si aj i juaji qe shkoj ju pergjeru Gruevskit…

      1. sa per sqarim says:

        O Ylli Suharekes,sa per dijeni ai qe ju fal Gruevskit eshte me origjine nga Dibra e Madhe ne Maqedoni. Po ju vetem kur vini ne Shqiperi apo ne forume e beni nacionalistin se ne vendet tuaja e keni ndritur kur ua ka dashur nevoja.

        1. mali says:

          me shkua edogdan muti te tan tur.. deshta me than shqiptaret dalin ne rrug

        2. Idriz dibrani says:

          Sa per sqarim., une jam nga DIBRA e madhe, dhe te them te drejten , capa (cjapa) kemi plot ne diber te madhe ( dhe asnje te hajrit) por ky ” cjapi” nuk eshte nga DIBRA e madhe. Mos ja fut kot bre burre!cjapat e dibres se madhe Jane te njohur per kuislinge te sllavit. Flm

  6. Gramoz says:

    RAMA ESHTE NJE LIDER ME TIPARE EVROPIANE KU I KA MUNGUAR BALLKANIT DERI SOT ,FYTYRA E BALLKANIT DO TE NDRYSHOJE NE AFRIMIN MIDIS POPUJVE TE BALLKANIT..

  7. Shkupi says:

    Shqiptaret e Maqedonise gjithmone kane qene shembull per bashkejetese,mjafton t,ju permendim martesen e ambasadorit maqedonas me origjine shqiptare Agron Buxhaku me Meri Nikollovsken,c,te keqe ka,kane 2 vajza te shkelqyeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje