Kritikat e opozitës kosovare, shtyhet mbledhja e përbashkët e dy qeverive

11 Nëntor 2013, 14:23Rajoni TEMA

Qeveria kosovare ka vendosur që të shtyjë për në dhjetor mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Mbledhja e përbashkët ishte parashikuar të mbahej më 16 nëntor në Prizren, por për shkak të fushatës zgjedhore, opozita kosovare e ka kundërshtuar këtë mbledhje.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, kërkoi një ditë më parë, që kryeministri shqiptar, Edi Rama, të qendrojë larg fushatës zgjedhore në Kosovë.

Sot kërkuam mirëkuptimin e Qeverisë së Shqipërisë që mbledhja e parë të mbahet në fillim të muajit dhjetor”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë tashmë janë dakorduar që të organizojnë mbledhje të përbashkëta të të dy qeverive. Qëllimi i kësaj nisme është vendosja e një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe institucionalizuar në mes dy shteteve tona.

Duke qenë se mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive do të shënonte edhe simbolikisht fillimin e një epoke të re të bashkëpunimit, ajo assesi nuk do të duhej të bëhej cak sulmesh dhe interpretimesh elektorale, për më tepër që kalendari i mbledhjes së përbashkët ishte dakorduar para caktimit të datës së zgjedhjeve.

Sidoqoftë, duke dashur që me çdo kusht të ruajmë integritetin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe qeverive tona, sot kërkuam mirëkuptimin e Qeverisë së Shqipërisë që mbledhja e parë të mbahet në fillim të muajit dhjetor. Falënderojmë Qeverinë e Shqipërisë për mirëkuptimin e treguar”, vijon njoftimi.

10 komente në “Kritikat e opozitës kosovare, shtyhet mbledhja e përbashkët e dy qeverive”

  1. korcari says:

    C’far do thuash tani o Isa Mustaf Berisha?Tani thuaj atyre deputeteve te tu qe i jargaviten Sali Berishes qe mos e bien me koken ne Shqiperi per ti sherbyer si paterica sa here qe ka zgjedhje.

  2. Liridon says:

    Ky takim duhet zhvilluar para vizites te KM ne Serbi.Detyra e klases politike kosovare eshte tja beje me dije krimet serbe ketij KM dhe antarve te qeverise tij,pasi duket qarte qe keshilltari i tij sorrist e ka orientuar gabim.Gjithashtu ky takim te transmetohet ne kohe reale se keshtu i jepni edhe nje mesim tjeter demokracie Tiranes zyrtare,respektimin e te drejtes te opinionit per informim.

  3. toni says:

    Na cate trapin me Kosoven!!

    1. Kacaki Senior says:

      I nderumi zotri “Grkljanos” me nofken Toni, mos u merzit, se Kosova oshte djepi i Shqypnise, a more vesh?

      1. toni says:

        Kacaki apo kakerdhia. Ne p.. te s´emes me Greqine, Serbine, Rusine etj.Kosova eshte pjese e Shqiperise, jo djepi. Sa per Kosovaret nuk dua te lodhem kot dhe te shkruaj, se nuk me kupton.

  4. Skrapaliu says:

    Isa Mustafa, ish minister i financave ne qeverine e Bujar Bukoshit ne emigraion ne periuhen 1990 – 1999, ka pasur Fondin Vendlindja Ju Therret, i cili ne vitin 1997 diskutohej se ishte rreth 5 miliard marka gjermane, nga te cilat diskutoheshin 2 miliard per luften dhe 3 miliard per rinderttimin. Ky fond ishte mbledhur prej vitit 1970, ku shqipatert e Kosoves ne emigracion paguanin nje kuote 3 -5% te te ardhurave te tyre mujore. Por ne luften e 1999 te NATO-s, keto leke u humben sepse Bukoshi krijoj nje Ushtri tjeter te quajtur UCK e bukoshit ose Fronti Kombetar i Clirimit i cili, vritej me UCK-ne.

    Prandaj sot, ISA MUSTAFA duhet te thote se ku kane perfunduar leket, se me cfare jane bere blerjet e pronave ne Prishtine dhe se kush eshte pronar i Prishtines? Po ashtu ti kerkohet hesap Hashim Thacit, se si ka mundesi qe Bujar Bukoshi eshte Minister i Shendetesise, kur gjate luftes urreheshit per vdekje???? C’fare marrvejshe eshte arrit

    Kjo eshte e verteta e hidhur

    1. Skraparlliu, skokshe kerkah hiqe…Isa Mustafa ka qen Minister, por 3% e jo i vendlindja therret; ushtria e bukoshit e IBRAHIM RUGOVES u quajtur FARK( forcat e armatosura te republikes se KOSOVES), eshte plotsish e vertet qe jan mut mes veti, sepse keshtu e don gjithmon shqipetaria, po mos te harrojm se klika e Xhavit Halitit, sot zv. i parlamentit te KOSOVES dhe me kliken e Fatos Nanes i kan shlaktu gjakderdhje te panevojshme KOSOVES, edhe ashtu nga Srbia e Daqiqit, qe edhe Thaqi, me knaqesi i perzien kembet me te edhe ne dhomat e hotelit. Gjithqka qe nga Isa Musfafa pritet, ashte qe te pershendete gjestin Burrreror nga Edi Rama, qe sado pak te kemi mardhenje te mira mes PS-se dhe LDK-se. Tjetra ashte se edhe Sali Berishen ne KOSOVE, nuk e kemi apak gjane, por e kunderta e kemi SHQIPENIN dhe shqipetaret gjan e jo turli-turli politikana qe sillen si sulltan Hamiti me Shkodren, qe kur i nevoitshin shqipetaret i thrriste e kur jo shiti shqipetarin deri ne Potgorice, MJAFT me me kesi politikan alla Hamit pasha si knej dhe anej kufinit.
      Se jem tosk se jem gege
      jem ni lis me dy deg
      NUK ka fe as ska parti SHIT
      qe perqan kit SHQIPETARI edhe pike e madhe e shtypit

  5. franz kafka says:

    tani duhet qe Mustafa te mos sjelli me kosovare simpatizant te partis se tij te votojn per bacen sali ne zgjedhje

  6. Prizrenasi says:

    Hashim thaqi dhe edi rama me kete vendim per shtyrjen takimit,ju treguan ises e sales se jane njerez te medhenje burrshtetas e ata jane shume te vegjel s’mund ti krahasosh me ta

  7. Sem Luma says:

    Veprim dhe vendim i mencur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje