FOTO LAJM/ Rënia e një ylli politik: Tani e fishkëllejnë

19 Nëntor 2013, 20:15Politika TEMA

Tifozët nisën që të fishkëllejnë përpara ndeshjes.

Nuk e kishin me lojtarët në fushë, por me një person që dikur ngjallte shumë shpresë: presidentin amerikan, Barack Obama, 52 vjeç.

Bashkë me të shoqen, Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha, ai ndoqi një ndeshje basketbolli mes ekipit Oregon State University dhe University of Maryland.

Dikur pritej me entuziazëm, por tani presidentin e presin me fishkëllima dhe zemërim.

Sipas New York Post, familja presidenciale merr pjesë në të paktën një ndeshje në vit të ekipit të Oregon-it.

Trajneri Craig Robinson është vëllai i Michelle Obama.

Por pse e duan kaq pak Obamën tani?

Ka shumë arsye që nisin që nga përgjimet e NSA-së, dështimi në Siri- ku Vladimir Putin e mori situatën në dorë, problemi me reformën shëndetësore, gjendja ekonomike, problemet e brendshme në partinë e tij, etj.

Aktualisht vetëm 41 përqind e amerikanëve mbështesin politikën e tij, shifra më e ulët ndonjëherë./ep

13 komente në “FOTO LAJM/ Rënia e një ylli politik: Tani e fishkëllejnë”

  1. EDLIRA F. NYC says:

    LAJM shum i vertete,
    por sidomos po ndihet tek reforma shendetesore.
    SHUME NJEREZ I BESUAN “OBAMACARE”
    DHE SOT JANE TE ZHGENJYER!
    Gjithashtu ka shume shkurtime ne personelin infermier-doktor!
    http://goo.gl/9W74UE

    1. Garipi NY says:

      Po jetoke NY dhe me flete me mentalitet shqiptaruceje moj injorante. Po nga e di ti se ka shkurtime ne personelin infermier-doktor, apo punon si HR ne ndonje qebabtore dhe mer vesh dhe nga keto punet e zyrave te punesimit.Po spitalet jane private dhe se nese i heqin nga puna i heqin se jane privat dhe bejne cfare tju doje trapi pronarve dhe jo cfare te do bucja ty.

      1. neFuckt says:

        Ti garip qenke nje injorant epik pervecse thellesisht i paedukuar ne pergjigje. Obamacare eshte nje deshtim i frikshem. Nga 5 milione qe ishin premtuar deri tani jo vetem qe jane regjistruar me pas se 150000 por kane humbur coverage mbi 4.5 milione njerez, shumica ne kaliforni. Ky sistem nuk punon nese njerezit nuk marin pjese dhe preferojne te pahuajne gjoben. Sistemi eshte shume kompleks dhe kompanite e healthcare si gjigandi oxford united preferon me mire mos suportoj doktorra pra i heq nga coverage se sa ti mbaj. Pse e ben kete? Sepse ti garip do sdo o do paguash gjobe o do regjistrohesh me ate, pra o shqiptar i gjithditur ai e ka te garantuar me mandat shteror klientelen pir nuk e ka te detyruar te te japi ty te njejtin sherbim qe jepte me pare pikerisht per kete aresye. Cka do te thote qe shtohen individad nese preferojne mos paguajne gjoben por njekohesisht doktorrat nuk suportohen nga insurancat pra dalin out of network. Nese je superpasanik e ke mundesi te paguash nga 30 e 40 mije dollar per operacione bujrum, ne te kundert do presesh si qen ne rradhe te te sherbejne kur ti teket atyre jo kur ta kesh ti nevojen. Do i fali lakra ketit plani se Amerikanet me tru ne koke dhe jo garipat e lagjes jane ende ne krye te ketij vendi.

  2. Albi says:

    Eshte demokraci e forte atje, po nuk bere punen nuk te idhullizojne perjete. Te konsumon shpejt detyra. Vetem te ne ndodh qe te kemi te njejtet lidera per 10-15-20 vjet ne krye, e akoma tu themi “krenaria e kombit”.

  3. Zigur Qarri says:

    Koncepti deshtim esht pak i vjeteruar,ne Siri triumfoi logjika.
    Perse duhet te ndyrhynte ne fakt USA kur Siria ka nje problem te mbrendeshem?Perkrahja e njeanshme ka treguar nga pervoja qe nuk sjell stabilitet afatgjate.Reforma shendetsore esht bllokuar nga republikanet.
    Nese Obama arrin nje marrveshje dipllomatike me Iranin,brezat qe do vijn do ta bejn Profet.Bota ka nevoje per politikane si Obama,qe megjithese President i vendit me te fuqishem te Botes edhe per 100 vitet e ardhshme,
    nuk ka treguar asnjehere shenja prepotence.

  4. mali says:

    Me udhheq AMERIKEN e me qen pretendent per qmimin NOBEL, kjo nuk pin uje. Shteti i fort duhet te ket edhe president te fort! Amerikanet me shume ia maruan qefin Afroamerikaneve, se sa kishin vertet deshire qe ta zgjedhnin Obamen per president… Kur mungon luani, Putin shimpanza behet mret!

  5. ramizi says:

    Edlira per obamacare njrezit nuk kane informacionin e duhur dhe se ti e di mire se jeton ne NY qe kompanite e sigurimeve aktuale humbasin para ne rast se obamacare aplikohet dhe se po bejne te pamunduren qe ta sabotojne dhe qe ai te mos arrije ta aplikoje kete ligj per arsye se njerezit do te shikojne te mirat dhe te keqiat e ketij ligji, sic dhe i dine aktualisht te mirat dhe te keqiat e kompanive te sigurimeve dhe mund te bejne krahasimin. Shumicen e kompanive te sigurimeve i kane prone republikanet pra kundershtaret e obamacare, ky eshte problemi i vertete dhe jo se kompanite e sigurimeve i hengri meraku per shendetin e popullit. Per te tjerat jame i nje mendimi me artikull shkruesin.

  6. Nini says:

    Askush nuk duhet te merret me politike nese nuk eshte i gatshem te perballoje me te njejtin dinjitet dhe perulesi si duartrokitjet ashtu edhe fishkellimat

  7. sit back and relaks says:

    mo ja fut qorrit kot se kompanite e sigurimeve si me obamacare si pa obamacare leket e tyre do i marrin. as qe behet fjale te dalin me humbje apo tju ulen fitimet.

  8. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Vete e votuan kete plehre, kur te votosh nuk mund te kundershtosh.

    1. Ramy says:

      Ashtu eshte bl, edhe plehren Rama vete e votuat

  9. Besmiri says:

    Ata qe e fishkellejne sot presidentin Obama (59% e popullit të tij)pse nuk quhen “celule antiamerikane” nga ambasadori Arvizu? Apo vetem shqiptaret nuk kane te drejte te ngrejne zerin kunder politikes amerikane ne asnje rast?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje