FOTOT/ Dhe ato u bashkuan sërish me bebet e tyre...

19 Nëntor 2013, 11:19Lifestyle TEMA
FOTOT/ Dhe ato u bashkuan sërish me bebet e tyre...

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur dy nëna këmbejnë fëmijët e tyre, pasi materniteti kishte bërë një gabim të tmerrshëm duke u dhënë bebet e gabuara.

Gratë, të quajtura të dyja Lyudmila, lindën vajzat me operacion cezarian në të njëjtën kohë në një spital rus.

Por pas 102 ditësh, ato këmbyen fëmijët në atë maternitet ku kishte ndodhur gabim.

Lyudmila Dubaeva, 32 vjeç, tha se martesa e saj për pak sa nuk u shkatërrua pasi një test ADN-je tregoi se fëmija nuk ishte i saj. I shoqi mendonte se ajo e kishte tradhtuar dhe kërkonte divorcin.

Që pas lindjes, të dyja gratë mendonin se kishin marrë fëmijët e gabuar, por spitali vazhdimisht e mohonte diçka të tillë.

Edhe kur analizat e ADN-së treguan se fëmijët ishin këmbyer, spitali vazhdonte të këmbëngulte se nuk kishte ndonjë gabim.

Vetëm javën e shkuar, ata pranuan gabimin, duke pushuar nga puna stafin përgjegjës./ep

8 komente në “FOTOT/ Dhe ato u bashkuan sërish me bebet e tyre…”

  1. net says:

    Allahu ben mrekullira.

    1. Melisa says:

      @net
      Allahu Ekber o Net…He mos me mbaj inat tani, ja e lavderova Anllahun …hahahahahahaha

    2. tit qerosi says:

      Edhe Zoti, po ashtu ! Pershendetje.

    3. telefoni says:

      A te vrafte allahu mu ne koke ishalla se na ke merzit bbbb..

  2. Liburni says:

    Shko mor vic kopshti me allahun tand, si nuk zune mend.

  3. Genti35 says:

    Po cpune ka allahu ketu, na e shpifet, qe per cdo gje allahu allahu. Problemin e krijoi Spitali, dhe ishte po Spitali qe e zgjidhi. Mos ndoshta allahu beri testin e ADNS?

  4. net says:

    E shikoj qe paske humor te holle sot melisa! po shiko se zoti eshte i madh dhe te shikon e te degjon, benu e mire dhe e dobishme,per veten tende , per familien dhe per vendin ku jeton. Allahu te udhezofte inshalla.

    1. Melisa says:

      Flm net..je si shpirt ? Zoti te bekofte dhe ty !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje