Google ka vendosur që të heqë një imazh satelitor nga hartat e saj, ku shihet trupi i një adoleshenti të vrarë në vitin 2009 në Richmond, SHBA.
Babai i djalit, Jose Barrera, e mësoi lajmin këtë javë dhe u kërkoi atyre që të heqin fotot.
Një zëdhënës i Google tha se ata do bëjnë një përjashtim nga procedura dhe do të zëvendësojnë imazhin sa më shpejt.
14- vjeçari Kevin u gjet i vdekur në krah të shinave të trenit në vitin 2009.
Ai ishte rrahur dhe më pas qëlluar. Vdekja e tij nuk është zbardhur akoma.
Google do e heqë foton brenda tetë ditësh./ep