Mazhoranca do të rrëzojë dekretet e Nishanit për Gjykatën e Lartë?

23 Nëntor 2013, 09:52Politika TEMA

A do shënojë kjo një tjetër përplasje mes mazhorancës së re dhe presidentit të Republikës?

E përditshmja Panorama raporton se dy dekretet e Bujar Nishanit për dy emërime në Gjykatën e Lartë pritet të rrëzohen nga mazhoranca.

Nishani dekretoi Gjovalin Përnocën dhe Petrit Çenon për këtë gjykatë, duke argumentuar se ata kanë përvojën e nevojshme për këtë detyrë.

Por burime të Panoramës thonë se dekretet do të rrëzohen pasi mazhoranca nuk ka rënë dakord për këta emra.

Po ashtu, ata theksojnë se Gjykata e Lartë ka nevojë për gjyqtarë të së drejtës administrative, jo për gjyqtarë penalistë.

Vetë Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS, tha për Panoramën se do të vendoset në mbledhjen e grupit.

“Nuk jam njoftuar me emrat që ka dekretuar dhe nuk mund të jap një qëndrim për këtë çështje. Do njihem me argumentet dhe më pas do të vendosim për qëndrimin politik që do mbajmë,” tha Ruçi./ep

9 komente në “Mazhoranca do të rrëzojë dekretet e Nishanit për Gjykatën e Lartë?”

  1. Treviso says:

    Nuk ja vlen te diskutohet me per presidentin e Rebublikes. Vlerat e tije jane nenzero.

    1. Auron says:

      Mjaft me me emra si Gjovalin,Gjin,Gjon,Ndrec,etj ne drejtesi,polici e administrate!!!
      E perdhosen veten gjate ketyre 23 vjeteve,aq sa na dukeshin si PUSHTUES E JO SHQIPTARE!!!

    2. te Shkarkohet Nishani menjehere. says:

      Akoma eshte presidente ky

  2. laert says:

    sokol sadushi duhet te jete patjeter, e drejta administrative ne gjykate te larte ka boshlleqe

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk kemi President,Berisha ka kapur Presidentin !
    Ne kundershtim me Kushtetuten, kemi nje President partiak te familjes dhe PD-se !
    Kuvendi eshte mbushur me “kuadro” te djathte,njerzit e besuar te Berishes.
    Detyra e mazhorances eshte te çmontoj kete “model” presidenti,model qe po kultivon ne politiken shqiptare ,Berisha !
    Perplasjet do jene te vazhdushme dhe te qellimshme.

  4. xhaxhai says:

    Mazhoranca duhet urgjentisht ne perputhje te plote me ligjin dhe me shumicen e votave ne parlament te shkarkoje Presidentin,i cili eshte ne kundershtim te plote me Kushtetuten.Vendit i duhet nje president qe te perfaqesoje interesat e Popullit dhe jo te Partise qe i ka sherbyer dhe i sherben.

  5. kurro says:

    Tema thuajini gjerat sakt.
    Mazhoranca do hedhi posht dekretet e Saliut te presantuara nga kapterr Bujari.

  6. "Jo", 80% jane veriore .................................................................................... says:

    -Sigurisht “JO” …. “Ky” President-Sakat eshte vegel qe perdoret nga Krimineli Shpellar Kanunor Verior Sali Bisha.
    -Drejtesia mbi 80% mbushur me Veriore, maloke shpellare per te mbajtur ne kembe Kriminelin historik te Demokracise Plakun-Kurrizo i kerrusur si sunduk Sali.

  7. Leo says:

    Keta dy juriste te shquar, te caktuarit nga Nishani, mjafton ti nxjeresh para nje auditori me 10 studente, per te kuptuar se sa pak njohuri kane per drejtesine. I lutem Komisionit te ligjeve te degjoje te dy te ashtequajturit gjyqtar dhe do shqyhet gazi me injorancen, si te njerit ashtu edhe te tjetrit. Ju lutem jepeni live ne Tv per te kuptuar se si I vlereson Nishani juristet e shquar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje