Nishani dekreton Çenon dhe Përnocën për në Gjykatën e Lartë

22 Nëntor 2013, 16:16Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Ata janë Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca.

“Me dekretin nr. 8395, datë 22 nëntor 2013, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca, si anëtarë të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor të përzgjedhjes së kandidurave për anëtar.

Përpara se të vendosja mbi dekretimin për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend, mbështetur në nenin 4/1 të këtij ligji realizuam procesin e konsultimeve për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë”, thotë Nishani në argumentimin e tij.

“Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova  përvojën dhe vjetërsinë në profesion të kandidatit Gjovalin Përnoca, i cili vjen nga radhët e gjyqësorit me një eksperiencë mbi 21 vjeçare, nga të cilat për rreth  5 vjet ka shërbyer si gjyqtar në gjykatat e rretheve Mirditë dhe  Shkodër, për rreth 4 vjet si inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe  për rreth 10 vjet gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.  Gjithashtu, mora në konsideratë treguesit mbi performancën e tij si gjyqtar dhe qenien si drejtues gjykate, përkatësisht për  rreth 5 vjet në gjykata të shkallës së parë dhe për mbi 8 vjet në gjykata apeli. Për më tepër, zoti Përnoca gëzon dhe një eksperiencë 5-vjeçare si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,” vijon Nishani.

“Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova  përvojën dhe vjetërsinë në profesion të kandidatit Petrit Çeno, i cili vjen nga radhët e gjyqësorit me një eksperiencë mbi 21 vjeçare, nga të cilat për 6 vjet ka shërbyer si gjyqtar i shkallës së parë dhe 15 vjet si gjyqtar në apel. Gjithashtu, mora në konsideratë treguesit mbi performancën e tij si gjyqtar dhe qenien si drejtues gjykate, përkatësisht për 3 vjet në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës dhe për 5 vjet në gjykatën e Apelit Durrës”.

Tashmë emrat e tyre pritet që të kalojnë në Kuvend për miratim./ep

21 komente në “Nishani dekreton Çenon dhe Përnocën për në Gjykatën e Lartë”

  1. beni says:

    proçes ligjor???????

    1. Spartak B. says:

      Edhe emrat më të Pastër i bën Pis kur i dekreton ky zullumqar,
      që edhe jashtëqitjen e bën me Uturak (kur ja lejon Berisha)!
      http://goo.gl/QQqRFr

  2. gjykates hajdut says:

    kush ka pasur te beje me keta dy gjyqtare te flase ketu..se sa te ndershem jane.
    po si ka mundesi qe te gjithe gradohen dhe askush nuk denohet edhe pse eshte me i korruptuari!!!!

  3. albani says:

    procesi i konsultimeve zyrtare eshte pa lidhje,

    me mire pa proces dhe kandidaturat te jene cilesisht te mira, sesa me konsultime e pastaj behet pazar me emrat e pervecem,

    presidenti duhet thjesht te bej nje verifikim rigoroz te emrave dhe te perzgjedhe…kaq e thjeshte eshte,

    nejse keta te dy duken ok

  4. Petriti says:

    Nuk la me Saliist pa dekretuar me sistemin gjyqesor pionieri i Enverit.
    Ne historine e Shqiperise, trevat me te permendura per juriste te shquar kane qene Shkodra, Gjirokastra, Korca, Elbasani, Durresi, e ndonje tjeter.
    Tani na dolen treva te tjera qe edhe mesuesit e fillores i kane pas marre prej jugu.
    Sa i zgjuar dolli Saliu, per 8 vjete i beri gjithe patriotet e vet te zgjuar, anetare te Gjykates Kushtetuese, te Gjykates se Larte, te Gjykates se Apelit,Gjykates Administrative, etj. Ka gjetur dhe kete sakatin qe i ben peqe-lepe dhe ik e lufto korrupsionin ne drejtesi mandej.
    Ne kohen e Berishes nuk kish emer qe kalonte papelqimin e Xhozit.

  5. argita says:

    te parin nuk e njoh ,kurse per gjevalinin kam konsiderate.ka qene njeri serioz dhe i drejte ,

    1. Meti says:

      Per te dytin, Petrit Cenon, po te them une qe eshte njeri i ndershem dhe i perkushtuar. Besoj se do te gjeje mbeshtetjen e te tjereve, familiar i mire dhe profesionist i zoti. Uroj qe te gjithe te jene te ketij noveli.

  6. ekuatori says:

    O edi roma,po ça bon a derëzi,po të ik situata komplet nga durt.

  7. Opinion says:

    Ceno e ka nje miniere bitumi nuk e ka per gje te bleje Nishanin. Thone qe ka qene edhe sigurims. Te shohim cfare do ndodhe se per drejtesine nuk po pyet askush!

  8. Gjovja says:

    Nga i gjete keta dy derdimen injorant te drejtesise shqiptare qe nuk kane aftesine te shkruajne as nje fjali te vetme dhe Jo te shkruajne vendime unifikuese. Ky eshte rasti kur injoranca bashkohet me korruptuarit.

  9. Nini I Bules says:

    Keta te dy se bashku nuk arrine dot mesataren e notes as 5.6. Prandaj jane jurist te shquar.

  10. Treviso says:

    Shpresojme qe nuk vjen nga universiteti 6 mujor i famshem i sali Berishes qe ngriti ne Plepa te Durresit.

  11. Berti says:

    Ky president pa autoritet sic eshte kesaj here ka godit ne shenje.
    Te dy jane juriste te ndershem, me fakultet juridik dhe te shkelqyer.Sidimos Gjovalin Pernoci djale i perkryer, i pakorruptuar, saqe te dale dikush ketu edhe te flase per te kunderten.
    Kete e provon edhe eksperienca gjyqesore, ku pervec te tjerash ka denuar edhe legenin Arben Ristani kur ishte gjyqtar I Tiranes per mitmarrje.
    U futen te gjithe mik per ta ulur jo korruptuar se ajo nuk behet me Gjovalinin dhe prape ai e denoi.
    Kush e njeh te prononcohet hapur se njerez te ketille i bejne nder shoqerise dhe sistemit te drejtesise qe eshte mbushur me llum.
    Sa per handikapatin president nuk kam piken e respektit, ashtu do te mbetet bisht qeni.

  12. INDRITI says:

    E njoh Petritin prej mbi 2o vjetesh ne Durres dhe them me bindje se eshte zgjedhja me e mendeshme qe mund te behej mbasi eshte personifikimi i nje gjygjetari sa profesionist aq dhe i ndershem,nje qytetar dhe familjar model dhe tejet fisnik

  13. C'fare po ndodh .... ? says:

    -Presidenti Sakat vazhdon te kryeje porosite e Kriminelit Sali Shpellarit. -Drejtesia mbi 80% me veriore, vazhdon akoma te fryet me keta njerez mbeshtetes te Kriminelit Sali Bisha, i cili kerkon ti shpetoje Drejtesise se vertete per bemavet dhe vrasjevet qe ka bere Shqiperise per 23 vjet rrjesht.

  14. C'fare po ndodh .... ? says:

    Z.Rama, mos te pranoje apo lejoje me ketePresident-Sakat te mbushe Drejtesine me Veriore dhe mbeshtetes te Kriminelit Sali Bisha.
    Z.Rama, mbaj premtimin e dhene popullit … Sali Krimineli Kanunor e pret vete burgu.

  15. ibro says:

    PETRIT CENON E NJOH MIRE NJERI DHE FAMILJAR I SHKELQYER URIME ZOTI PETRIT DHE SUKSESE NE DETYRE.

  16. Vrerezinjte says:

    Ne SHqiptaret jemi Kaq te pabese, kaq thashethemexhinj, Kaq shpirtzinj saqe nuk duam te shikojme njeri mire, jemi te keqinjte e vetvetes, kemi dal kunder vetvetes dhe jemi ndare ne shume shtete is legene, 50 vjet kemi spiunu vellezerit, motrat dhe komshinjte, tani dalin ketu disa palaco dhe hedhin vrere mbi keta dy zoterinjte, dikush permend mesatare pa ditur asgje, dikush vec te zeza, po sa jete te mefshte keni more miq. Ceno eshte zoteri burre qe e nderon I tere DUrresi Jo me kot ka mbi 20 vjet qe Eshte ne rangjet me te larta te gjyqesorit, ska pas kurre lidhje me politiken. Njerez te tille mund ta ngrejne drejtesine. Boll o vrerezinje boll

  17. Berti says:

    “Cfare po ndodh” sic duket ti nuk je shqiptar por vegel e huaj, nuk mund ta ndash Shqiperine ne Jug e Veri, Nje lab nga Vlora po te shkruan, nga e di ti qe keta qenkan mbeshtetes te Saliut?
    Nje gje duhet te dish se Gjovalin Prenoci i ka shoket e rralle, Rama dhe Sali Bisha nuk i afrohen as tek koq.., prandaj ki kujdes.
    Te prononcohen vetem ata qe i njohin dhe jane perballur me ta ne pune dhe ne jeten e perditshme, te mos bejme politike.

  18. lab says:

    qe te dy kan 21 vjet qe punojn ,,dmth qe kur ka ardhur bisha Sali ne pushtet ,,keta jane bajgat e saliut , po dhe ky ” i gjati” po na i fut ujin nene rrogoz pa u ndier , duro popull duro ,si duron mali deboren , se asnje nga qeveria ,ty kurr sdo te japi doren ,,…Sali+Edi= korrupsion ,varferi, mashtrim,……..

    1. shqiptar says:

      Kane me shume se 21 vjet jo 21 vjet ju jeni aq te trash saqe kedo e quani kukull te Saliut ose Edit….. Ju qe flisni keq per keta 2 emra, cfare dini per ta ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. d
    doll house 168

    ラブドール 一部の自尊心はあなたを判断するかもしれませんが、心配しないでください、彼らは時代遅れであり、ドールハウス168はこれまで以上に一般的です。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje