Tre ministra të qeverisë së re janë nisur për në Bruksel ku pritet që të raportojnë për reformat dhe progresin e shënuar nga qeveria e re.
Edhe pse nuk ka shumë në pushtet, qeveria ka bërë disa përparime, ndërkohë që qeveria pret që të marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor, në pritje për të hapur më pas negociatat për anëtarësimin në BE.
“Ministrja e Integrimit Evropian znj. Klajda Gjosha, Ministri i Brendshëm z. Saimir Tahiri dhe Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço janë nisur drejt Brukselit për një vizitë tepër të rëndësishme zyrtare. Kjo vizitë, siç ju kemi bërë me dije edhe më herët, është e fundit deri në muajin dhjetor, kur merret vendimi nga vendet anëtare të BE-së për statusin e Shqipërisë,” thuhet në një njoftim zyrtar.
“Reformat dhe masat konkrete të ndërmarra deri tani për prioritetet e lëna nga progres-raporti i 16 tetorit, do të jenë fokusi i kësaj vizite për ministrat shqiptarë. Ata do të raportojnë dhe dëshmojnë, për progresin e bërë që pas marrjes së mandatit nga qeveria e re,” vijon njoftimi.
AXHENDA
Ditën e premte në datë 22 nëntor, ora 09:30– 10:15 tre ministrat do të kenë një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të EEAS (European External Action Service), z. Pierre Vimont.
Në vijim në orën 11:00 – 12:30 do të mbahet një panel për Shqipërinë në European Policy Center me prezencën e tre ministrave, i drejtuar nga z. Joost Korte zv/DP i DP për Zgjerimin, dhe z. Rjelic, Drejtor i Zyrës së SWP në Bruksel.
Nga ora 13:00 – 14:30 do të zhvillohet një takim pune me ambasadorët e BE-se, Komisionit Europian dhe EEAS. Rreth orës 16:10 – 17:10 është planifikuar një takim pune me Komisioneren për Çështjet e Brendshme, znj. Cecilia Malsmtrom.
Rruge te mbare dhe SUKSESE!
http://goo.gl/yNdJ8J
U QOFTE RRUGA E MBARE E ARDHESHI ME DUARE PLOT! PO NJE GJE DUHET TE DINI:
1.Po nuk u muor statusi,ju ,d.m.th QEVERIA E KRYEMINISTRI te jepni doreheqjen ( KJO SIPAS KERKESES SE Lulzim Bashes)
2. Po e moret statusin ,Ju ,d.m.th. QEVERIA E KRYEMINISTRI ,TE MOS GEZOHENI ,pasi punen e ka bere PD ME ALEATET( Kjo sipas LULZIM BASHES E KRYE DEMOKRATIT Sali,si dhe asaj MAJLINDA Bregut),SEPSE JU NUK E “DESHET”
Komenti i adresohej,M.Bujqesise …?
Suksese!
C’po ia fusken gazit hallemdhejte e keti vendi…
C’po ia fusken gazit “hallemdhejte” e keti vendi…
NA PRIJE.
Tre musketeret albanez te ekipit Rilindja drejt Brukselit per te raportuar rreformat e qeverise se re.