Pas vorbullës së ngjarjeve të javës së kaluar, që u mbyll me refuzimin e Shqipërisë për të lejuar territorin dhe burimet e saj të përdoreshin për çmontimin e armëve kimike siriane, një nga pyetjet që u shtrua ishte nëse kjo do të ndikonte tek marrëdhëniet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara.
Por më pak u fol se ç’do të thoshte për Shqipërinë që të kishte mundësinë të bashkëpunonte për zgjidhjen e një problemi të mprehtë kombëtar.
Ish- ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker dhe ish-zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ian Brzezinski analizojnë mënyrën se si u menaxhua procesi dhe a do ta kishin tejkaluar përfitimet e një përgjigjeje pozitive, vlerën e vendimit kundër.
Dy ish-zyrtarët e lartë amerikanë nuk e mohojnë se hezitimi i publikut ishte i kuptueshëm duke pasur parasysh se bëhej fjalë për armë kimike, se edhe vende të tjera refuzuan, si edhe kujtimet e ngjarjeve të tilla si ajo e shpërthimit të Gërdecit. Megjithatë, thotë Kurt Volker, aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit McCain, kjo ishte një mundësi për Shqipërinë…
“…Për të dhënë kontribut për zgjidhjen e një problemi shumë serioz ndërkombëtar siç është pyetja se ç’duhet bërë me këto armë kimike ekzistuese dhe që Siria ka shprehur vullnetin që t’i dorëzojë. Me një ndihmë ndërkombëtare, Shqipëria mund të kishte dhënë një kontribut serioz për çmontimin e tyre”, thotë zoti Volker.
Ian Brzezinski, ekspert i sigurisë në Këshillin e Atlantikut, mendon se për Shqipërinë refuzimi ishte një shans i humbur
“Është një shans i humbur sepse një vend si Shqipëria nuk e ka çdo ditë rastin që të thellojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj në mënyrë të konsiderueshme me një vend si Shtetet e Bashkuara. Nëse do që të gëzosh më shumë fryte nga një marrëdhënie, duhet të kontribuosh më shumë”, thotë ai.
Megjithatë zoti Brzezinski nuk mendon se vendimi i Shqipërisë do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe.
“Ne e vlerësojmë se sa pro-amerikan është ky vend. Ne i vlerësojmë kontributet e Shqipërisë në operacionet e NATO-s në gjithë botën. Pra, aspekti i sigurisë do të vazhdojë të jetë i fuqishëm. Bashkëpunimi ekonomik mund të zhvillohet edhe më tej”.
Zoti Volker thotë se nuk e sheh aspak si çarje në marrëdhëniet dypalëshe këtë ngjarje:
“Kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Çështja është se ç’të bëjmë me këto armë kimike. Ne të gjithë shpresonim që Shqipëria të ishte në një pozicion të tillë që ndihmonte me këtë problem dhe nëse nuk e bën dot, kjo nuk ka të bëjë me marrëdhënien mes dy vendeve”.
Zoti Volker thotë se Uashingtoni do të kishte punuar hap pas hapi me Shqipërinë në një proces të mundshëm.
“Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të ndërmerrnin disa hapa për të mbështetur Shqipërinë në procesin e menaxhimit dhe shkatërrimit të këtyre armëve, përfshirë një element financiar, një përpjekje për ta ndihmuar Shqipërinë me çështje të tjera spastrimesh lëndësh të mbetura nga periudha e komunizmit”, thotë zoti Volker.
Për zotin Brzezinski, djalli është gjithmonë tek detajet.
“Por po të vija veten në pozitën e Tiranës, unë mund të kisha thënë: Ne jemi të prirur ta bëjmë një gjë të tillë, por do ta bënim me kushtin që të kemi siguri se këto materiale do të menaxhohen në mënyrë të sigurt dhe pa rrezik, që të ketë masa të fuqishme dhe të shprehura qartë sigurie dhe së dyti do të ishim të interesuar që të dinim: nëse ne e bëjmë këtë për Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar, çfarë tjetër mund të bëhet për të thelluar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë?”
Ideja e tij është se Shqipëria duhet ta kishte përdorur një proces të tillë për të forcuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare dhe në axhendën e hartuesve të politikane në qarqet më të larta në Uashington.
Kjo për arsyen se siç e tregoi edhe intensiteti i kontakteve të Uashingtonit me kryeministrin e Shqipërisë, përfshirë tre telefonatat nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, çështja e shkatërrimit të këtyre armëve është përparësi për administratën e Presidentit Obama.
“Qeveria amerikane kishte shpresa të forta se Shqipëria do të pranonte të ofronte burimet dhe territorin për shkatërrimin e këtyre armëve. Pra jemi në situatën kur procesit, strategjisë për eliminimin e këtyre armëve u mungon një element shumë specifik dhe konkret: ku dhe si do të shkatërrohen ato. Pra pa dyshim që ky është një hap mbrapa në procesin për shkatërrimin e armëve kimike”, thotë zoti Brzezinski.
Duke u nisur edhe nga përvoja e tij në Departamentin e Shtetit, zoti Volker nënvizon se Sekretari Kerry nuk mund të telefonojë çdo ministër të jashtëm apo kryeministër për çdo çështje të caktuar.
“Kur Sekretari i Shtetit merr përsipër të angazhohet personalisht me një çështje që ai mendon se duhet zgjidhur – në këtë rast eliminimin e armëve kimike – atëherë ai do të bëjnë gjithçka që mendon se duhet bërë në përpjekje për ta çuar përpara një proces të tillë”.
Por ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe ish-zyrtari i Departamentit të Mbrojtjes, e shikojnë ndryshe ndikimin e reagimit të fortë të publikut dhe mënyrën sesi duhej të ishte menaxhuar ai.
Për zotin Volker, fakti që kryeministri Edi Rama nuk foli më parë me publikun për këtë çështje mund të ketë të bëjë me faktin se jo që në fillim ishte e sigurt se Shqipërisë do t’i kërkohej ky bashkëpunim dhe diskutimi u bë më urgjent pasi disa vende të tjera refuzuan.
“Gjithmonë mund të kesh ide të ndryshme për mënyrën më të mirë për ta menaxhuar një çështje, por kur ke një situatë delikate dhe dëgjon reagimet e publikut që të bëjnë të mendosh se një alternativë e tillë nuk do të ishte shumë popullore, të duhet të përcaktosh si politikan se cili është vendimi i drejtë”.
Ai thotë se i takonte qeverisë, kryeministrit të përcaktonte se çfarë mendonte ai që Shqipëria do të arrinte dhe se çfarë do të mbështeste. Po ashtu ai mendon se edhe qeveria amerikane duhet të kishte qenë më e kujdesshme.
“Duke u nisur nga përvoja ime në Departamentin e Shtetit mund të them se nuk mund të imponosh një çështje që nuk është gati për zgjidhje…”, tha zoti Volker.
Duke folur për palën amerikane, ai thotë se nëse Shtetet e Bashkuara e dinin se kjo çështje do të ishte e vështirë për kryeministrin apo qeverinë e tij, atëherë “nuk do të ishte mirë që ai të gjendej në një pozicion që e bënte të pamundur që ai të thoshte ‘po’”.
“Pra mënyra më e mirë do të ishte që të punohej me kryeministrin për të diskutuar se cilat do të ishin çështjet shqetësuese, a do të kishte mënyra të tjera për të dhënë një mbështetje politike për të ndihmuar me këtë çështje, ose nga ana tjetër nëse duket se kjo nuk do të funksionojë, le të mos ta kthejmë në humbje, të mos ta kthejmë në diçka negative dhe të shohim për zgjidhje të tjera”.
Për zotin Brzezinski problemi qëndron diku tjetër.
“Mendoj se si qeveria amerikane, ashtu edhe qeveria shqiptare mund ta kishin menaxhuar më mirë këtë çështje. Është e qartë se bërja e njohur për publikun e kësaj çështjeje nuk u bë në mënyrën më të mirë. Provë për këtë është reagimi aq i ashpër dhe kundërshtimi i publikut”.
Ai thotë se pati një tendencë mes disa shqiptarëve që të ekzagjeronin rrezikun dhe ata me të drejtë shtruan pyetje për procesin.
“Çdo vend e menaxhon procesin demokratik ndryshe. Ajo që mund të analizohet është sesi ia shpjegoi qeveria publikut se çfarë ishte propozuar dhe hapat që do të merrte për të bërë të mundur pranimin e marrëveshjes. Nuk e di se sa informacion i dha qeveria popullit të Shqipërisë për alternativat e menaxhimit të shkatërrimit të këtyre armëve në territorin shqiptar”.
Dhe megjithëse ai e pranon se një kryeministër duhet t’i përgjigjet kërkesave të publikut…
“Nga tjetër ai duhet edhe ta udhëheqë dhe ta influencojë opinionin publik”.
Të dy ekspertët thonë se gjithmonë ekziston një rrezik nga menaxhimi i armëve dhe lëndëve kimike, por zoti Brzezinski sqaron se eliminimi i tyre është bërë në shumë raste më parë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shqiptarët duhet ta kishin dëgjuar një gjë të tillë.
Zoti Volker dhe zoti Brzezinski e hedhin poshtë perceptimin se Shqipërisë mund t’i ishte kërkuar ky bashkëpunim pasi Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë për shqiptarët historikisht, apo sepse është vend i dobët. Zoti Volker thotë se arsyeja ka të bëjë më shumë me faktin që Shqipëria është një vend aleat, kishte mundësinë e ekzekutimit dhe një qeveri me vullnetin e mirë, ndërsa zoti Brzezinki thotë se duhet parë ana pozitive e vlerësimit të Shqipërisë si partner dhe se nga ana gjeopolitike, pozita e vendit do të ishte forcuar.
Por me gjithë debatin që shkaktoi kjo çështje në Shqipëri, për Uashingtonin pyetja se ku do të shkatërrohen armët kimike të Sirisë, vazhdon të jetë pa përgjigje dhe këtu janë përqendruar përpjekjet e tyre.
THIRRJE NDERGJEGJES SE KOMBIT SE AMERIKA KA QENE E DO JETE MIKU I MADH I KOMBIT SHQIPTAR.
Te nderuar bashkombas , qeveritare e miqte tane Amerikane hiseria e shqiptareve e shkaktuar nga jehona e gazettes moskovite e gjaku i tyre i shprishur i mbetur nder ne fale Zotit kaloje pa thyer nje zham.
Protesta masive e shqiptareve natyrshem u ndikua nga nje fllad i paster e i shendetshem lirie gje qe ndoll per here te pare pergjate 23 vjeve ku protestohet lirshem pa hafije e skafandra neper kembe.
Mendjet e bombarduara te shqiptareve me skena tmerri te shfarosjes massive te armeve vrastare te regjimit criminal te Asadit po clirohen e kthjellohen e arsyea po fillon te punoje.
Lavdi Zotit se kemi hequr shume si komb nga marrezia kolektive.
A nuk ju turrem intitucioneve fetare me turma histerikesh idologjik dhe a nuk beme te njejten gje edhe keto dite ku nen thirrjet e hapura te sekretarve te partis e fshehtas me sigurimsa u ngritem si dikur kunder imperializmit Amerikan.
Budalleku kaloje e jemi ulur ne rrietet sociale dhe po bejme bilancin. Pervec frymes se lirise qe me shume eshte merite e qeveriseRama tani per tani nuk na rrezulton se kemi fituar gje. Humbjet jane me se shumti hipotetike pasi histeria kolektive as qe e la qeverine te negocionte e te tregonte cfare fitonim megjithse nuk njoh ndonje komb qe i ka qendruar besnik kombit Amerikan qe nuk ka ka ndale i fituar qe nga Indokina, Arabia e natyrshem edhe Europa.
Bereqeti i Amerikaneve nuk qendron vetem te “grepi” qe te japin per te gjuajtur “ peshk “ por te mesojne edhe si te peshkosh e per me teper kur te jeshe me ta nuk te lene vetem qe ta marrin “peshkun” ne rruge.
Marveshje te medha me interes global sic ishte marveshja e demontimit te arsenalit kimik e carmatosja e regjimit criminal te Asadit mikut per koke te Ruseve mundet edhe te rinegocohet ne driten e nje marveshje transparente se fundi i fundit keshtu na pelqen ne shqiptarve edhe pse marveshjet qe kane komponente ushtarak nuk jane show televiziv.
Shumekush mund te thote po Rama e ka thene fjalen ne emer te Qeverise Shqiptare pra ne emrin tone e nuk mund te behet PO se jemi burra Shqiperie e nuk e nderrojme fjalen.
OK do isha plotesisht dakort me cdo shqiptar qe mendon keshtu por neser ju bej thirrje qe te te dalim perseri ne shesh se Kryeministri Rama se bashku me Sali Berishen e Lulzim Bashen kane rene dakort qe te rinegociojne merveshjen e detit me Greqine qe ka shkuar shume me larg se JOja e Rames , ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Shqiperise si marveshje antikushtetuese pra antishqiptare.
Per vete specifiken e rendesine e mardhenjeve me Shtetet e Bashkuara ku megjithse shpeshehere pushteti ka vendosur dore per dore ne favor te kerkesave Amerikane pa pyetur askend pasi edhe opozita te njejtin gje do kishte vendosur gje qe ka ndollur edhe kesaj here ku PO nuk ka thene vetem Rama por edhe Basha do i propozoja Kryeministrit Rama qe ne ekipin negociator te perfshije perfaqesues te spikatur te opozites pse jo edhe kryetarin e saje z Basha.
Marveshja me Ameriken eshte ineres strategjik i Shqiperise e Shqiptareve po e po por edhe me gjere i kombit Shqiptare e shqiptareve ne tere hapsirat Ballkanike dhe si e tille duhet konsderuar e trajtuar. Interesi i partive para interest te kombit duhet te sfumohet dhe keshtu mendoj duhet te veprojne burrat e shtetit.
AJET DELAJ
NEW YORK
Ketyre Tipave nuk I Kercet fare per Interesin e Shqiperise.
Interesat Amerikane ne Fillim.
Ky Eshte Parimi Zyrtar I Politikes se Jashtme Amerikane.
Edhe rrogen apo kontratat keta I fitojne duke punuar
per qeverine e Tyre.
A nuk do te ishte me mire t’i cojne armet kimike per t’i shkaterruar ne New York, meqe edhe vete jeton aty?
Dil o Sale e na sqaro ne facebook
cfare thone keta imperialistat amerikon!
http://goo.gl/aUG43O
Zoti Brzezinski!
Ju pershendes,qe shfaqni mbeshtetjen per popullin shqiptar!!!
Ju thoni se “Shqiperia humbi nje shans te forconte maredheniet me SHBA-ne!!!
Nuk po e kuptoj se,
-Cfare SHANSI NA U DHA DHE QE NE E PASKEMI HUMBYR????
-Ju edhe sot nuk po tregoheni TRANSPARENTE ME NE SHQIPTARET,se nuk po deklaroni cilat ishin KUSHTET,QE JU I VUTE QEVERISE SHQIPTARE PER TE BERE KETE DEMONTIM SI DHE PERFITIMET,QE DO KISHIM????
-Po flisni si LOBIST apo si zyrtar i SHBA-se???
-A eshte biseduar me qeverine shqiptare si me nje PARTNER NE NATO ,apo si me nje VASAL???
Ne vertete jemi shtet i varfer,per me teper qe ish kryeministri Sali Berisha na DEGRADOI DERI NE NJE SHTET PA DINJITET,por te pakten ju,tani pas 23 qershorit tregoni se kerkoni tek QEVERIA DHE POPULLI SHQIPTAR nje PARTNER e jo VARTES TE BINDUR SI SANCO PANCO SPANJOLL!!!
Na tundni perpara syve SHANSIN,qe paskemi humbur,PA NA E TREGUAR SE CFARE PERMBANTE PAKETA E KETIJ SHANSI!!!
KESHTU GENJEHEN VETEM FEMIJET TEK NE,zoti Brzezinski!!!
Megjithe respektin per SHBA, dhe stimen e madhe per kontributin qe ajo ka dhene per ceshtjen tone kombetare duhet pranuar qe ne kete rast shqiperia do te trajtohej si leter b..the , pavaresisht mendimeve te shquara si me siper.Sot po dalin me pisten platfomave detare dhe asgjesimin e armeve ne territor asnjeanes.Fare mire duke perdorur nje Anije cisterne qe mund te mbaje mijra tonelata (jo me 1300 tone) le ti transportonin ose ne Rusi ose ne USA, me qe kjo eshte pjese e lojes se tyre, kurse keto diskutimet mbi kontributin tone te shquar ne kete rast do te duhej te fillonin qysh me heret atehere kur u negociua per ceshtjen se si do te zgjidhej kriza Siriane qysh ne OKB, jo se ne do te na pyeste kush por minimalisht te na kerkohej nje mendim se cfare mund te behet me armet e sirise dhe jo te thuhet shiko ..ti je perzgjedhur per ti shkaterruar ato.Keto nuk i ha kush
ju te gjithe harroni nje gje dhe ajo eshte me kryesorja.
Me jepni nje shembull kur nje vend eshte rrestuar perkrah SHBA dhe nuk ka pasur perfitime te paimagjinueshme.
ju kujtoj Korene e jugut meqe eshte midis te njejtes rrace dhe po te ishin treguar te mencur the vietnamezet e jugut do ishin superfuqi ne azi tani dhe jo te vdesin per nje dore oriz.
Nuk do helmonin ata nje popull ne Evrope se do digjnin vete imazhin e paqes.
pastaj kaloni ne teknikalitete apo politika imagjinare. Rama e dhjeu e tregoi dhe njehere se eshte i mire vetem per sport dhe per estetike per ceshtje madhore ngelet nje kalama mistrec. Nuk Ka bythe te beje as politike as te jete largpames. shkon ne Mal te Zi si trap dhe nuk pergatit nje terren te mundshem per nje opsion me te mire per vendin po na e thote ne fund si duke qare ah more shoke po une doja tjua beja surprize po ju nuk me late. Keto jane lajthitje dimerore qe nuk i kane hije nje zyrtari dhe jo me Kryeministrit.
Norvegjezet dhe Belget do vdesin per nje dore oriz sipas teje …
hahahahahahahaha
As ka rendesi fare se cfare thone keta zoterinjte me siper,ska rendesi se cfare thote rama apo berisha apo qeveritaret imbecile ne shqiperi apo kosove!Amerika ka ne shqiperi e kosove bazen strategjike ne nje pike nevralgjike dhe nje popull 10milion aleat ,,,,Pra tha rama,tha berisha ,tha thaci. amerikes i hyjne ne nje vesh dhe i dalin nga veshi tjeter.Toka dhe bregdeti shqiptar paten fatin te jene nen protektoratin amerikan dhe do mbesin te tilla pamvaresisht nga veprimet tona
Paskemi humbur rastin te helmonim token e stergjysherve dhe te niperve e mbesave.
o taso,toka jone esht e helmuar, ky ishte nje rast per ta pastruar kete toke. tani mbaje kete toke te helmuar dhe per nja 500 vjet te tjera.
SHBA nuk pastron dot token e vet nga armet e vjetra kimike …
Amerikanet duhet ta thone kete te vertete.
Shqiperia ,nuk humbi asnji shans dhe nuk ka nevoje qe te forcoje asnji lloj marredhenie
me Ameriken ,sepse te forcuara i ka ,si asnji shtet tjeter ne bote.
Se cfare duhet te beje Shqiperia ,per tu dukur perkrahese e Amerikes,
nuk merret vesh ,por me sa kuptoj , kur ke nji shok te forte ,dhe sheh se ai
te mbron por edhe te shfrytezon ,kuptohet ,por ka edhe kufij.
Amerika ,ne radhe te pare ,ka shume interes nga vendosja gjeografike
e vendit tone ,dhe pastaj mund te themi se po na ndihmon.
Nuk ndihmon asnjeri pa interes.
Ne vend qe te na japin mundesi financiare qe te ndertojme nje Shqiperi
me shume mundesite qe ka ,duan te na ndihmojne me predha kimike.
Eshte sa qesharake po edhe i ulet vendimi per te qelbur vendin tone
me ato lloj lendesh shfarosese.
Tani po merr fryme lirishtpopulli shqiptare ,pas nji regjimi diktatorial
ku per 45 vjete nga regjimi kominist ,5 vjete nga po ai regjim por me pak i eger
ne sundimin e Ramiz Alise,dhe 23 vjete nga pseudodemokracia e komunistit te shitur
te interesat serbe ,i Sali Ram Berishes.
Kam besimin se vetem tani ka shans per zhvillim e demokraci Shqiperia
dhe jo per arme kimike…….eshte shume ofendim i rende kur na thone se
humbem dhe shansin…………..
–rri ne bar e pi birra se aty do vine te gjithe se ke pozicion gjeografik te mire –ky eshte nje shans i humbur qe nuk vjen me , nuk e them une por ata me siper jane kopetent te politikes amerikane e boterore —punet e medha duan udheheqes te vullneteshem , te tejkalojne edhe protestat , te gjejne forma dhe menyra qe te realizohen—per Edin eshte beteja e pare politike e humbur –kishte plote menyra qe publiku te bindej , qofte edhe nje vizite e ndonje politikani amerikan , te prononcohej per kete marveshje dhe gjithcka do shkonte mire , jo se nuk do kishim protesta por ato do ishin me nje pjesmarrje te vogel me njerezit e paguar
Ku jeton ti homer?
Po familjaret e tu ku jetojne?
A ke informacion se cfare do te thote shkaterrim i armeve kimike?
SHBA ka 33 vite dhe nuk i shkaterron dot armet e vjetra kimike te vetat per shkak te rrezikshmerise shume te madhe qe kane, sepse problemet prej tyre sjellin kancer dhe vdekje.
Informohu para se te flasesh. Miqte nuk jane qe t’u cosh atyre ato qe nuk i do kurrsesi ne shtepine tende.
po ti ku i paske marre keto informacione. se une kam nje muaj qe po i kerkoj dhe spo i gjej. une kam gjetur vetem ate qe, ne vitet 70 ne shume vende europiane jane shkaterruar i gjithe arsenali kimik i mbetur ngalufta e pare boterore. dhe tani ky shkatrrim behet pergjithesisht ne rusi, dhe se rusia eshte vendi qe ka ndertuar infrastrukturen me te madhe per asgjesim mbetjesh kimike ne pergjithsi. (ushtarake e jo ushtarake)
O hamer……e fillove komentin me ironi dhe ofendim.
Pra ,injoranca e cdo njeriu ,po edhe e komentit tend ,nuk do shume
per ta kuptuar.Une nuk rri as ne bare dhe as ne burdello
ku me imagjinon ti.Se kush jam,nuk ka rendesi,por gjithmone
koktrashesia e nji pjese shqiptaresh te stilit tend,i japin ketij vendi,
kontrstin bardhezi.
Per te gjitha sa kam thene me lart ,po nuk je dakord te pakten mos ofendo.
Hi Mrs Volker
Since when is Albania part of very impotant decision that US have to make regarding the international problems? Don’t you think that Albania is dangerous country to do this kind of operations? If not, why do not remove Albanian from your list of country that are dangerour place to go?
Mrs Volker…. i love it.
Ishte njiher nji Qen.Ky ÇEN bir ÇENI ishte shum besnik ndaj zotnis se tij.
E ndiqte pas kudo qe shkonte i zoti,tamam si qen,lehte kur donte i zoti,tamam zagar,lepinte duart e te zotit qençe!
Dhe i zoti e lëvdonte shum,sepse i sherbente,dhe ishte teper besnik.
Por qeni,si bir qeni qe ishte ngatrroi qenërin me shoqërin,dhe afinitetin qe i dha i zoti i tij,e keqkuptoi dhe e mori sikur u be i barabart me njeriun poseduesin e qenit.
Dhe njiher e nji koh,ne vend qe ti bindej qençe urdherit te njeriut,u hodh dhe i nxorri dhembet te zotit.
I zoti i qenit,gjahtari shprehu habi,por nuk u befasua se osht ujk i vjeter dhe ja di anën qenit.
Der ktu ka arrit story…..
E mori nje zotri nje qen qe po ngordhte e ushqeu e lau sa i ndriste qimja.Nje dite nga ditet qeni i nguli dhembet ne dore. Cben mor i paudhe I thote zotria unr te shpetova.Ti i thote qeni bere zotrillikun tend une bera qenllikun tim.
keta amerikanet perse nuk kritikojne ata te perendimit qe nuk pranuan lendet kimike,por shqiprine e varfer.Amerikanet as duan tia dine per ne shqiptaret se jemi gjalle apo vdekur
totalisht ka qene me te futme…!
Bravo atyre qe e kundershtuan…
Turp dhe fatkeqesi per ata qe mendojne se duhej te demontoheshin ne shqiperi
Turp per Ramen qe kujton se te drejtosh vendin do te thote te lyesh mure e Kryeministrise apo te pastrosh rruget.
Mos harroni historine e Mao ce dunit me zogun ne park kur e djeu lopa dhe me pas e hengri skifteri._ mesimet qe nxorri Maoja :
1) Jo gjithmone ai qe te dhjet te do te keqen.
2) Jo gjithmone kur te dhjesin te bejne keq me domosdo (cdo e keqe e ka nje te mire)
3)kur je i dhjere mos e ngri koken.
Rama ben mire qe ti shkruaje keto mesime dhe ti vari ne murin e zyres.
I nderuari ,zoti Brzezinski!!!
Ju respektoj per postin e larte,qe keni patur,por sot,po i drejtoheni POPULLIT SHQIPTAR e jo QEVERISE SHQIPTARE!!!
Si pjese e ketij populli dhe si ish USHTARAK KARIERE,une gjykoj se ky OPERACION NDERKOMBETAR mund e duhej te ishte menaxhuar shume here me mire nga sa u menaxhua!!!
Pergjegjes per kete KEQ MENAXHIM qe solli DESHTIMIN ,bej ne radhe te pare,
– SHBA-ne,OKB-ne,Rusine,QEVERINE SHQIPTARE dhe MEDIE-n SHQIPTARE!!!
Se pari,Ju moret persiper komunikimin nderkombetar me qeverite aleate per te marre persiper ne faza te ndryshme DEMONTIMIN E ARSENALIT GJIGANT KIMIK SIRIAN!!!
Nga sa ka deklaruar hapur kryeministri Rama dhe ambasada e SHBA ne Tirane,populli shqiptar nuk u INFORMUA ASPAK per detajet TEKNIKE,LOGJISTIKE ,FINANCIARE dhe RREZIQET E MUNDESHME te ketij operacioni!!!
Populli shqiptar u ngrit kunder ketij DEMONTIMI,sepse u informua vetem nga shtypi rus,grek,italian etj,nderkohe qe OPOZITA SHQIPTARE nxiti TERRORIN ne popull,per nje RREZIK VDEKJEPRURES,pa asnje shpetim,qe do te pasohej nga ardhja e LHL-ve siriane ne Shqiperi!!!
U deklarua se KONVOJET e transportit te ketij ARSENALI,qe nga nisja e deri ne destinacion mund te GODITESHIN nga TERRORIZMI NDERKOMBETAR,gje qe i hodhi benzine “ZJARRIT” te protestave masive!!!
Kjo nxiti TMERRIN NE POPULL,aq sa njerezit po sakrifikonin me entusiazem te larte e ore te zgjatura,vetem,qe qeveria e jone te thoshte “JO”!!!
Nderkohe,asnje informim konkret nuk u dha,as nga ju,as nga OKB e per rrjedhoje as nga qeveria shqiptare!!!
Si mund te prisnit ju nje REAGIM POZITIV nga Shqiperia,kur askush,as vete kryeministri nuk po thoshte asnje fjale,se, pa asnje kuptim i ishte vene kushti absurd,i KONFIDENCIALITETIT PER CDO GJE E NE CDO SITUATE???
Ne se nje POPULL ka perpara vetem nje ALTERNATIVE:VDEKJEN,atehere kurre nuk mund te reagonte ndryshe!!!
Gjykoj se nuk do te demtonte aspak KONFIDENCIALITETIN e bisedimeve,sikur ne MEDIE-t shqiptare te prezantoheshin TEKNOLOGJIA DHE NIVELI SHKENCOR I SPECIALISTEVE,qe do te kryenin kete detyre!!!
Te deklarohej hapur:A DO TE KISHTE RREZIK HELMUES APO VRASES gjate dheb pas ketij procesi gjigand apo jo!!!
As MEDIE-t shqiptare nuk u moren me gjykimin realist te operacionit,te pakten te kishin ftuar ish USHTARAKE KIMISTE,qe te benin sqarimin sado pak te rrezikshmerise se ketyre LHL-ve,per me teper,qe ne 2007-ten ishte kryer nje demontim i tille ne Shqiperi!!!
-HESHTJA ZYRTARE beri,qe populli shqiptar t’a PARAGJYKONTE NEGATIVISHT KETE PROCES,ndaj te gjitha cilesimet keqdashese ndaj kryeministrit apo RINISE duhet t’i adresohen atyre qe punuan PRAPA KRAHEVE te shqiptareve,perfshi edhe OPOZITEN e Sali Berishes!!!
POPULLI SHQIPTAR DHE QEVERIA E TIJ NUK KANE ASNJE FAJ NE ARRITJEN E KETIJ PERFUNDIMI!!!
Sa shume e duan Shqiperine keta amerikanet more…Nuk i ze “gjumi” per Shqiperine…tamam hale-at
Shtetet e Bashkuara nuk eshte si Europa me shume dallavere Amerika eshte nje superfuqi qe shpon detin si thone te mocmit tone.
Nuk ka krahasim me nje fuqi tjeter as Anglia, Franca, Turqia, Rusia as Kina e India. Shqiperia eshte vendi qe skemi tjeter Shqiperi dhe duhet ruajtur si syte e ballit tone. Amerika eshte ne mes 2 oqeanesh ku lind dhe perendon “Dielli”. Duhet ta ruejme Ameriken se kohet jane te koklavitura dhe prape vijne ditet e veshtira per shqiptaret se nuk kane perfunduar trazimet dhe nuk ka per te na shpetuar kush Anglia na ka shpetuar nje here por Amerika 2 here.
E si nuk ju vjen rende, jane dhe zyrtare te larte.
Qe nga menyra sesi shprehen, e kupton se c’fare kapaciteti kane. Flasin kodra pas bregut, TURP.
Nuk e nderojne Ameriken, perkundrazi e turperojne.
Bejne me mire te heshtin, por mesa po duket, nuk dine si tia bejne me armet kimike qe iu kane mbetur ne dere.
Koka ben-koka peson, thote filozofi POPULL.
Rrofte Shqiperia!
un skuptoj nje gje kur bota ka probleme i ben thirrje amerikes per ndihme tani erdhi puna te gazi sirian. bota done te jete me e sigurt por kontributi i tyre eshte shume i vogel.nuk duam gaz arme kimike etj.por ne duam qe amerika ti bej te gjitha te bej luften kur eshte e nevojshme te ndihmoje finacierisht poashtu vendet ne nevoje tani po hek nje rrezik tjeter si puna e gazit sirian po financon demontimin e tyre me ekspertet e tyre.te gjithe jemi te gezuar deri ketu por asnje shtet tjeter nuk don te kundriboje ne asnje menyre per kete rrezik.amerika i ka hyre vete kesaj valleje vete ta perfundoje a eshte normal kjo qe te gjithe ti bejme bisht
S ka gjo
Ka boll plena t tjera me sjell
Se shqipnija mullar plenash osht
Cudi si u ngrejten plenat ne protest kundra plenave!
Apo ishte luft per konkurrenc,kush te zaptonte tregun
Aha!.
Rrefuzimi i Rames eshte nje ngjarje qe tani per tani nuk ka bere efekte e ndonje bujo te madhe por nuk do kaloje shume kohe dhe kundershtimi i nje vendi te vogel si Shqiperia ndaj nje vendi super do te behet nje standart origjinal dhe amerikanet do te ndjejne goditjen shqiptare me sponde. Keto pasoja i ka paralajmeruar shume vjet me pare Sharl De Goli kur reagoi ndaj amerikaneve duke u nisur si shembull shprehimisht me qendrimin e Enver Hoxhes ndaj Hrushovit ne fillim te viteve 6o kur e dhjeu ne Vlore me nendetset dhe ne varshave me daljen nga traktati . Viktor Hoti
E supozojme se shkaterimi i armeve kimike nuk ka asnje rrezik ndonese experti amerikan i ketyre armeve tha qe rreziku eshte i ulet, dhe se çfare dmth i ulet asnje nuk e di, perveç atij.
Kur lexon shkrimin ndjehesh keq per menyren poshteruese te trajtimit te shqiptareve( sado te varfer te jemi).
Nuk ja vlen se i kemi sterthene 100 here.
Shqiperia ne nje balance mes te mires dhe te keqes se JO doli e fituar.
Askush te mos e dyshoje kete.
Reagimi shqipntar me gojen e Rames do behet s histori dhe standart ne gjithe boten. Keto standarte i ka paralajmeruar DE Goli qe ne vitet 60 kur per ngurrimin qe te kundershtojne Ameriken ai i talli shprehi misht francezet me shembullin shqiptar ndaj ruseve me nendetset e Vlores dhe me daljen nga traktati i varshaes duke rrezikuar te mbeten pa buke viktor Hoti
Zotni amerikan, je nje koqe kandari. Kujton se flet me femijet e kopshtit dhe u tregon perrallen e rradhes.
Armet kimike merri dhe asgjesoji ne shtepine tende, atje ne ameriken e bekuar nga zoti…
PO VIJNE VERDALLE PERSERI KETA MIQTE MASONE TE SOROSIT….
NUK MUNDET TE BLIHET VDEKJA E SHQIPTARIT ME DOLLAR TOXIK OR TAJ BERR;BERR;BERR
SHANCI QE NA AFRUAT ME GERDECIN FOLI ME QART PER AVANTAZHET-
QI JUVE TE GJITHE NE SHQIPTARET NA BENE KRENAR PER “NDIHMEN TUAJ” O PODESTRAST TOXIK !
MIR JETEN MBI TOKE NA E HELMUAT PER 23-VJET POR TANI KERKONI QE TA MBILLNI HELMIN NE TOKEN SHQIPTARE QE KTU MOS TE MBIJ ME AS BARI !
KJO MENYR ARROGANTE TE TALLURI E POSHTERUARI KTE POPULL
ESHTE ME SHUME SE POSHTERSI KUNDREJT NJEREZIMIT
I CONI ARMET TI ELEMINOJ KE AI QE I KA PRODHUAR E ZHDUKUNI NGA SHQIPERIA MONSTRA – CNA KUJTONI JU NE SHQIPTARVE – JU DUKEMI NE TE GJITHE JUVE SI SHPELLAR ß SI BERISHA QE NA BET DHURAT PER DEMOKRACINE PTUUUUUUUUUUUUUUUU SHKERDHATA
Rrofte Amerika. JO LHL ne Shqiperi ! Duam shendetin me pare
Fakti qe asnje shtet nuk po i pranon armet kimike do te thote qe keto arme kane rrezikshmeri te larte.Mendoj se Amerika zgjolli Shqiperine per tu shkateruar keto arme per arsyen e vetme se Shqiperia eshte vend i varfer dhe deri ne nje fare menyre borxhli ndaj Amerikes,dhe do e kishte te veshtire te thoshte jo.Rrefuzimi i Shqiptareve eshte shume i drejte.
Zoterinje Eksperta, po pse more tani dilni dhe po qurraviteni , ku ishit ju dje qe vete amerika i tha Rames kospiracion, pos pse more nuk raguat kur populli u ngrite ne kemebe ti thoshit Rames beje publike.se Rama qendroi korrekte marreveshjes tuaj.
PO une jam dakorte se kjo mareveshje lindi per te vdekur, se vete Ambasada e SH,B,A ne shqiperi dhe vete DSHBA Amerika nuk e menaxhuan kete marreveshje dhe une besoj se ka deshtura qeveria amerikane.
Tani po mundoheni ta lani mmm me shsh thote populli jone.
Zoterinj Eksperta. si kufiri mbas te vjelave.
Une mendoj qe kjo marreveshje lindi per te vdekur,edhe pse Rama i qendroi besnik marreveshje ne lidhje me konspiracionin,
Per mua vete qeveria amerikane deshtoi ne kete marreveshje, Pse nuk i thane Rames qe ok beje tani publike .
Ju eksperta perpara qe te thoni perfitimet na thoni rreziqet eshte e turpshme kur thoni perfitimet se NA DUKET SI BLERJE.