Politikanë dhe miq të shumtë janë mbledhur përpara parlamentit për të bërë homazhe për deputetin demokrat, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti rrugor.
Qindra e qindra qytetarë prisnin jashtë për të nderuar politikanin e ri.
Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk i kanë mbajtur lotët përpara trupit të tij dhe në momentin që kanë lënë shënimet në librin e homazheve.
Në homazhe nuk ka munguar as kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij, si dhe politikanë dhe deputetë të shumtë nga e majta.
Pas mbajtjes së homazheve në ambientet e Kuvendit, trupi i pajetë i Sokol Olldashit është përcjellë për në banesën e fundit, pas fjalimit të mbajtur nga ana e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Mesazhet ngushëlluese për Olldashin:
Bujar Nishani
Në këto çaste të rënda, kur përjetojmë me hidhërim të thellë humbjen e papritur të personalitetit të jetës shqiptare, deputetit Sokol Olldashi, shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjes së tij.
Do ta kujtojmë Sokol Olldashin për kontributin e tij të gjithanshëm në jetën politike e publike në vend, për përpjekjen e tij të palodhur për demokracinë.
Do e sjellim ndër mend Sokol Olldashin si një zë të fortë, këmbëngulës në kryerjen e detyrave që i qenë ngarkuar që në fillimet e karrierës së tij si gazetar dhe më vonë si politikan.
Familja e tij të jetë e sigurt se do ta ndjejë përherë ngrohtësinë jo vetëm të atyre që e kanë njohur nga afër, gjurma e jetës së tij nuk do të shuhet kurrë dhe në këtë bindje le të gjejë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të rëndë.
Lulzim Basha
Më duket sikur nga çasti në çast, do të zgjohem nga ky makth dhe nga kjo gjëmë e papritur.
Nuk me besohet se nuk do ta shohim Sokolin gjithnjë në këmbë, gjithnjë në krye, me pamjen e tij të vendosur e të hijshme, me buzëqeshjen e tij të rrallë, ku çiltërsia rinore u kish rezistuar për mrekulli viteve të moshës së fëmijërisë dhe pjesëmarrjes së zjarrtë, në sa e sa beteja politike.
Në këtë dhimbje kaq të rëndë që na hape, o miku dhe vëllai ynë, na krijove një brengë të pashërueshme! Përulem thellë në këtë trishtim dhe këtë zymtësi të papërshkrueshme, që vdekja jote na shkaktoi!
Je dhe do të jesh gjithmonë për ne impuls dhe forcë, një zë i dashur dhe një mik i përjetshëm, një deputet i shtrenjtë i popullit tonë, një djalë dhe baba i pazëvendësueshëm!
Lamtumirë, i dashur mik dhe vëlla! U prehsh në paqe!
Ambasadori i BE, Etore Sekui
Do doja t’i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, në emrin tim dhe në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë familjes së deputetit Sokol Olldashi pas humbjes së tij tragjike natën që shkoi. Mendimet e kolegëve tanë janë me familjen e tij, miqtë e tij dhe kolegët e tij parlamentarë në këtë moment të trishtuar.
Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu
U trishtova shumë kur mora vesh se Sokoli ndërroi jetë. Kam qenë me fat që pata mundësinë ta njihja gjatë kohës sime në Shqipëri, dhe do ta kujtoj gjithnjë si dikë që e donte shumë Shqipërinë dhe dëshironte që ta bënte vendin e tij një vend më të mirë, për të gjithë.
Kur e takova për drekë disa javë më parë, më tregoi sa shumë e shijonte mundësinë për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij. Më tregoi për planet që kishte për të vizituar Shtetet e Bashkuara në pranverë dhe unë i thashë se do e prisja me kënaqësi takimin me të në anën tjetër të Atlantikut.
Mendimet dhe lutjet e mia më të ndjera dhe të kolegëve të mi të Ambasadës Amerikane janë me familjen, miqtë dhe mbështetësit e tij në këtë kohë të vështirë.
Eduard Selami
Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, qe sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetësinë e familjes, miqve, atyre qe e kanë njohur apo jo!!! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe politikën shqiptare!!! Lutjet e shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!!!”
Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli
Ngushëllime të sinqerta familjes Olldashi. Vlerësoj lartë kontrubutin e deputetit Olldashi. Ndarja e parakohshme nga jeta e Olldashit është e dhimbshme.
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti
Lajmin e kobshëm për humbjen e parakohshme të mikut tim dhe deputetit të kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi e pranova me hidhërim të thellë, prandaj në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne. Kontributi i Sokolit në të gjitha zhvillimet demokratike në Shqipëri është i lartë dhe vepra e tij do të kujtohet me shumë respekt dhe mirënjohje nga të gjithë shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në çdo vend tjetër ku ata jetojnë. Të gjithë ne bashkëndjejme me dhimbjen e familjes suaj dhe ju mbajmë në lutjet tona gjatë këtyre ditëve të vështira për ju dhe të gjithë ne.
Oerd Bylykbashi
Koli, do të të kujtoj ashtu si në ditën e parë kur u njohëm në gjimnaz në 1988. Do të të kujtoj si nxënës i shkëlqyer, inteligjent, i shkathët, poet i talentuar dhe me kitarën tënde në dorë. Të mbaj mend në qindra momente të tjera në këto 25 vite miqësi e punë. Mbi të gjitha, do të të kujtoj atë ditë të ftohtë të shkurtit 1991, në palestrën e gjimnazit Naim Frashëri, kur mes nxënësve që protestonim dhe solidarizoheshim me grevën e urisë së studenteve, ti u ngjite mbi kokat tona mbi një shkallë druri të mbështetur në mur. Në atë moment ti u bëre lider i të gjithë neve. Ai do jetë imazhi që do ruaj përgjithmonë për ty, mik i vjetër! U prehsh në paqe Koli!
Fatos Nano
Me hidhërim të thellë mora vesh lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.
Ishte një nga politikanët e tranzicionit me sakrificën, kontributet dhe debatet që i shoqërojnë të gjithë. Fatkeqësia është që iku pa radhë, nuk ishte radha e tij, do t’i mungojë familjes, politikës dhe të ardhmes. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë, dhe kolegët. U prehsh në paqe !
Edmond Panariti
Shpreh keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut, mikut Sokol Olldashi. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së tij dhe ndaj dhimbjen me ta në këtë ditë zie. Kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Olldashi gjatë kohës kur kam shërbyer në qeverinë e mëparshme. Vlerësoj shumë karakterin e tij bashkëpunues, të ngrohtë e të komunikueshëm. U prehtë në paqe shpirti i tij!
Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës
Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës në një aksident, të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Sokol Olldashi. Vdekja e deputetit Olldashi, është humbje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet e Shqipërisë, ku ai si deputet dhe si ministër dha kontribut në të gjitha proceset demokratike në Shqipëri.
Olldashi do të mbetet përherë në kujtesën e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si njeri dhe politikan i çmuar, që kontribuoi në thellimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju lutem pranoni ngushëllimet e thella.
Isa Mustafa, kreu i LDK
Vdekja tragjike e Sokol Olldashit është një humbje, e cila kapërcen kufijtë e shtetit shqiptar. Ishte njeri me dije dhe kulturë evropiane, njeri që komunikonte me gjuhën dhe logjikën evropiane, prandaj të gjithë ne do ta ndjejmë mungesën e njeriut tonë. I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Olldashi për humbjen e më të dashurit të saj, kryetarit të PD-së, z. Lulzim Basha dhe parlamentit shqiptar për humbjen e një figure të madhe të demokracisë
Jakup Krasniqi, kryeparlamentari i Kosovës
Me dhembje të thellë mësuam lajmin që deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi ka humbur jetën në aksident të rëndë trafiku. Vdekja e Sokol Olldashit është humbje e madhe, jo vetëm për familjen e tij, por dhe për Kuvendin e Shqipërisë. Familja Olldashi ka humbur njeriun më të dashur, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë humbi deputetin e palodhshëm dhe të përkushtuar në detyrat e tij si i zgjedhur i qytetarëve shqiptarë. Duke ndarë dhembjen bashkë me familjarët e deputetit Sokol Olldashi, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta Juve dhe familjes Olldashi.
ngelen vetem kriminelat ne pd.
Vetem ne Shqiperi ndodh qe ish ministri i brendeshem dhe ish ministri i transporteve te vdesi ne nje aksident rrugor.Mos valle duhet te presim qe ish ministri i ekonomise te vdesi nga uria?
Ngushellime familjes.
Ne fillim dua te ngushlloj personalisht NENEN ,femijet dhe bashkshorten e Sokolit te ndere.
Lotet e KROKODILVE Berish-Basha,Kryetarit dhe Kryetares se Partise Demokratike.
Kushdo qe lexon kete leter te Sali Berisher te postuar ne Face Bookun e tij,e ka te qarte qe HIPOKRIZIA eshte e pranishme ne çdo fjale qe ai ka zgjedhun.
E ka quajtur Sokolin nje “enfant prodige”….,eshte fjale
franceze per femije gjeni,ose femije i mrekullueshem…
Saliu shkruan “…., sot dhimbja në zemrat tona është më e rëndë se guri, zija më e zezë se nata, më e zezë se ajo kthesa që të zuri pritë dhe vitin e dytë të rinisë së burrit të çoi tinëzisht miku ynë i dashur në banesën e përjetësisë. Ora që unë po shkruaj këto pak fjalë ka kaluar katër e mëngjesit dhe të them të vërtetën sytë në ndonjë çast dhe më njomen dhe lëpehen dhe në ndonjë fjalë gërmat edhe më zbehen, por unë të siguroj se këto janë vetëm çaste. Ne nuk mund vajtojmë dhe kurrë nuk do të vajtojmë për ty…
Ne nuk mund vajtojmë dhe kurrë nuk do të vajtojmë për ty
Po Koli, prehu i qetë ,me dëshirën e Zotit në paqen e merituar…..””””
Sali Berisha eshte i lehtsuar nga kjo vdekje, dhe kete gje ai e shpreh me fjalet qe ai ne menyre te pavetdijshme ka zgjedhur..
Zija e Saliut eshte me e zeze se kthesa qe i morri jeten Sokolit…pra Dhimbja e tij eshte vrastare,si kthesa.
Ai shpetoi nga nje kundershar te cilit i uron paqen e merituar….
Kjo eshte per mua nje gje shume fyese,qe vetem nje plak i lajthitur nga trute mund ta shkruaj.Pse e ka merituar Sokoli kete paqe???…
Ai ishte akoma i ri dhe duhet te jetonte.
Sali Berisha,ka vulosur perfundimisht flethyrjen e tij ne Psikiatri,si nje politikan sa mizor aq dhe shpirt lig.
u tall me Sokolin sa ishte gjalle tani po e tall dhe te vdekur.
Ja kishin friken rebelimit te tij dhe tani shpetuan prej tij keto hijenat e Partise Demokratike.
A kemi te drejte te pyesim mos MAFJA serbe qe vepron ne Shqiperi ne mbrojtje te Sali Berishes dhe Lul Bashes, ka dore ne kete aksident???
Sa me shpejt duhen bere analizat e gjakut dhe kualidim i makines…
Sali Berisha,po te ishte burre, duhet te heshte,te ulte koken para trupit te pajete te Sokolit dhe asnje fjale nuk duhet ti dilte nga goja e tij e ndyre,vetem keshtu do ti shpetonte mekateve qe beri duke ja vjedhur votat dhe duke e poshtruar Sokolin e ndjere,per te shpetuar benjamin e tij Lul Bashen.
..I madhi Dritero Agolli do te thoshte,….Ketu nje dite sdo jemi,..do jemi larguar..nen toke te tretur si te tjeret,por ne rruget qe ne vete kemi ndertuar do vazhdojne te vriten te tjere njerez ,..te genjyer dhe te mashtruar.,nga shpejtesia e dhimbjes dhe e padrejtsive,dhe nga deshira per te triumfuar
Sali e Lulzim,
Po ta donit vertet,
nuk do ishit sjelle aq poshtersisht me te!
http://goo.gl/LFKyb4
” A thua i vrau ndergjegjja ” ??????????????????????????????
lote korkodili………..
shume e vertete
Lot Krokodili
Hipokrite te ndyre!!!!!
Ngushellimet me te sinqerta familes se zotit Olldashi , por keta dy plerat vran ne mes te dites me 21 janar , dhe se kishin per galje, jo me ne oret e vona te neteve me shi, cmund te bejne keta dy plera ???? gjith njerzit me llogjiken dhe zerin me te sinqert ne pd , vriten aksidentalisht, dhe gjithmone naten , te jemi te sigurt se aksidentet ne gjirin e pd , do te vazhdojne derisa te egzistojne dhe ata pak njerez te ndershem ne kete parti , para disa ditesh i ndjeri i kerkoi llogari bashes per incidentin me ambasadorin amerikan, dhe ja perfundimi .
I them kesaj bishe me dy koka ,pas te ndjerit kush e ka radhen?
po ti a mendon qe saliu e ka vrare si mund ta mendosh kete sokol olldashi ka qene krahu i djathte i saliut ata kane qene si vllezer
turp turp turp turp turp
Ngushellime familjes se Sokolit.
Sa here qe Saliu humbet postin e tij politik,nje deputet nga e djathta do behet viktime e Saliut,edhe kjo eshte gjithmone ne natyre qe viktima eshte kundershtari i tij.Ne 1997 kur Saliu u rrezua,ai qe vdiq ishte Azem Hajdari.Tani kur Saliu perseri humbet,viktima e radhes eshte Sokol Olldashi,si kundershtar i lulit per postin e partise,por edhe si njeri i drejte ne disa aspekte politike.
Si ka mundesi qe Sokoli edhe nje grup tjeter po i dilnin kunder Saliut,si ka mundesi qe Sokoli u bashkua me protestuesit,edhe nuk i hyri gjemb ne kembe,ndersa sapo shkoj Saliu me lulin turma u irritua.
Si ka mundesi qe kundershtaret e forte te Saliu jane te vdekur ne rrethana misterioze,si Pashko,Azemi,Sokoli,edhe kundershtaret qe e ndjene rrezikun u larguan nga politika,si Eduart Selami,Besniku,Iliri,etj??
A KA BYTHE PROKURORIA SHQIPTARE EDHE TA VERI ME SHPATULLA PAS MURIT ATE NJERI,,SALI BERISHEN EDHE TA RRASIN NE BURG.FAKTE KA PLOT,POR DO SHPETOJE NJE POPULL I TERE NGA AI DIKTATOR.
Nuk eshte koha per politike,por eshte koha per drejtesi.
RIP Sokol
Nuk eshte normale te pergojosh te vdekurin, por edhe te fajesosh Saliun edhe per kete rast…
Se pari, Sokoli e pinte rakine me gote uji dhe timonin nuk ia linte njeriu ( pasion i tij)
Se dyti, Sokoli ka gisht ne shume veprimatari kriminale, por ngaqe ka qene i mbrojtur me pushtet dhe politike nuk eshte gjykuar. A nuk ishte Sokol Olldashi qe ishte shume entuziast pas vrasjeve te 21 Janarit dhe mundohej te krijonte historira te paqena per te justifikuar vrasjet?
ZOTI TE ME FAL PER KOMENTIN PER TE NDJERIN, POR NUK MUND TE RRIJA PA E SHKRUAR.
ZOTI E REHATOFTE ATJE KU E MERITONTE.
SI shum politikan te PDse po vriten aksidentalisht,mos ka gje dor partia ne kte mes,mos i jep nga nje dor ktyre njerezve per tia ber me te shpejt rrugen drejt parajses, sidomos kur nuk i kan punet dhe aq mir me kryesin e ksaj partie,qe nuk te fal.ngushellime familjes se te ndjerit.
po per personat qe vdesin perdit nga aksidente, vrasje, semundje, sflet njeri!!! po per 21 janarin? gerdecin? deputet te vrar ? jeni te gjith egoista
…dhe vjen nje dite qe nuk ju ka lezet…as dhimbja….lotet…
sali..ti e di …qe ne dime…qe je bure fallco..shqip njeri koti…
V.O …basha nuk llogaitet…me siguri qe e mendon vehten me “fat”
Nuk thon kot ,qe i ligu te vret naten e te qan diten !
Lote krokodili! :(( :((
Nga sa pamë në TV, e pabesueshme që të ndodhë një aksident vdekjeprurës në një vend si ai.Plus që makina nuk ishte e dëmtuar aq rëndë.
PARA DISA DITESH U AKSIDENTUA DEPUTETI PARTISE DEMOKRATI EDMOND SPAHO , DISA MEDIA NXITUAN TE INFORMOJNE SE GJENDJA E TIJ ISHTE SHUME E RENDE NDERKOH QE AI SHPETOI VETEM ME NJE THYERJE .DISA DITE ME VONE AKSIDENTOHET DEPUTETI TJETER I PARTISE DEMOKRATIKE SOKOL OLLDASHI KU SIPAS INFORMACIONEVE TE PARA KA QENE DHE NJE PERSON TJETER BASHKE ME TE DHE ME PAS DEKLARIM ZYRTAR ISHTE VETEM . DISA MINUTA ME VONE PERSONI I CILI ISHTE ME SHOFERIN E Z OLLDASHI CASTIN KUR KY I FUNDIT MORI TELEFONAT NGA AKSIDENTUAR DEKLAROI SE “ISHA ATY KUR U BE TELEFONATA MOS ALUDONI NDRYSHE ” .VERTET KY PERSON QE ESHTE DHE DREJTOR I PORTIT TE DURRESIT PSE DUHET TA THOSHTE KETE FJALE “””MOS ALUDONI NDRYSHE “””” KUSH PO ALUDONTE NDRYSHE DHE PER SE ??????. SOKOL OLLDASHI NJERIU QE DOLI KUNDER JO VETEM EDI RAMES POR BERISHES DHE BASHAS CO GJITHASHTU NDER TE PARET KETEGORIK PER IMPORTIN E ARMEVE TOKSIKE TE SIRISE .KUR LUFTON NE SHUME FRONTE TE NDODHIN GJERA TE CUDITSHME
Me erdhi shume keq.
Eshte bere hataja ne familjen e tij…eshte bere hataja per nenen en tij, per gruan e tij dhe per femijet e tij.
Dhimbje e madhe per shoqerine dhe miqte e tij.
Keqardhje e madhe per kategorine time (simpatizant fanatik i Edi Rames) dhe qe i kam njohur te dy (Edin dhe Sokolin) vetem nepermjet mediave.
Lotet e Sales dhe Lulit , hipokrizi e tmerreshme…ose ata te dy…e ndjejne qe nuk do te kete nje keqardhje kaq te ndjeshme te shoqerise per ta, dhe ndoshta prandaj lotohen.
Respekt dhe nderim per punen e juaj Sokol Olldashi.
Ngushellime nga Kosova familjes Olldashi,eshte teper prekese nderprerja ne mes e nje jete,ndajme dhembjen se bashku me familjen dhe miqte.
Ngushellime familjes. Vetem krokodilit mos i besoni per lotet.
Ngushellime familjes dhe keqardhje e madhe per humbjen e z. Olldashi. Njekohesisht me vjen keq qe duhet te perfshij ne kete koment edhe te semuret psiqike qe komentojne duke aluduar per fajtore dhe duke share edhe kur vdes dikush apo kur bie shi ose ka shume diell. Ky vend eshte mbushur me eksremiste me deficence morale, kulturore dhe njerezore, por liria e fjales na ben qe edhe ti lexojme komentet e tyre. Te pakten nje dite rrini rehat o te manget ne koke!
Ne kete mot te zymte me shi, veshtire te dallosh ne se kane qene lot hidherimi apo gezimi, por pa medyshje eshte kjo e dyta. Saliu dhe shembeltytra e tij deshtake Luluja nuk i njohin lotet e trishtimit, pasi nuk kane dhembshuri, ata jane te dy VRASES.
Tju vin turp disa komentuesve qe ne kete dit hidherimi merren me komente politike ..
Nuk besoje se lotet e Berishes e te Bashes jane te Sincerta.
O Sale ke ndonje gje per te thene per vajzen e re 23 vjecare Arminda Qyfylyku qe Sokoli i mori jeten?? Ngushellime familjes se Armindes!
U PREFTE NE PAQE KETO FJAL THON SHQIPTARET KUR VDES NJE NJERI DHE JO BURDHES SI ATO QEE SHKRUAJNE DISA TE PASHPIRT
e bait me shnet vet i ka ndreq rrugt pa standarde le te marrin shembull tjert e ngushllime vetem nanes se ti
SI sju vjen more njerez katila qe beni keto komente,si psh lote krokodili apo komente duke ofenduar njerez edhe ne nje moment vdekje…turp i madh po ku keni turp ju thuaj…Ngushellime per te ndjerin familjes se tij!
Asht knaqsi e madhe per mue,Lirien teme,Xenin e Gerdecit,dhe niper e mbesa qe s jua di as emnat,qe te jem prezent ne kete dite te shkelqyer qe e kemi andrrue te gjith,dhe aspirue i madh e i vogel.
Olldashi,pishtari,si azem hajdari
Tribuni i demokracis,demokrati i shquar,
Jam shum i lumtun qe jam ktu midis jush…..
Jam shum i lumtur dhe emocjonum qe po marr telegrame nga demokratet nga kater anet e globit
Esht nji dit e shkelqyr per mue dhe juuuuuuuu demokrat dhe demokrate
“Llapaqent” e Temes edhe sot e treguan veten sa banal jane ne arsyetim !
-E vrate dhe Olldashin … naten me shi si Azemin …. kujtojme dhe Trebicken, Artan Hoxhen, Xhindin … etj etj.
-Tani te gjithe frikesohen nga kriminelet e PD-se.
-Koicidence eshte qe dhe Olldashi qe kundershtonte u vra naten me shi si Azemi ?
Vrasesi eshte padyshim Sali Krimineli.
EDHE GRAMOZI U RREZU ME HELIKOPTERIN E PRESIDENTIT NE MES TE DETIT
Ngushellime te perzemerta familjareve te Sokolit!Une jetoj ne Gjermani dhe njoh nje deputet te zones dhe te Bundestagut ai ka qene edhe Sekretar Gjeneral i SPD ai njeri vjen nga e njejta qyteze ku une jetoj.Njeri familjar shetit neper qytet pa Bodyguarde dhe pa shofera dhe pa makina Luksoze ne te shumten e rasteve ne kembe ose me biciklete,shpeshhere ne pershendetemi kur ai del me karroce femijesh neper kafete dhe dyqanet e Shetitores.Tani te bejme krahasimin e politikaneve gjerman me keta tonet qe bejne Palle Ariu me villa dhe makina luksoze ne kurriz te popullit tone te vuajtur edhe te cfilitur nga roberit dhe diktaturat…..Drejtesia gjermane per nje Kredi banke te pa deklaruar hoqi Presidentin .. derisa u detyru i shkreti me u nda nga gruaja dhe arriti deri sa e shiti edhe shtepine..per cfare per 500.000 EUR.
keta te vrasin naten e te qajn diten
Dhe sa do marresh ne qafe o kriminel i lindur qe po i eleminon kundershtaret O MAFIOZ kur do aksidentohesh ti o llum.
se pari sali berisha nuk eshte nje kkriminel sepse se vrau ai ate dhe se dyti edi rama nese ka pas respekt per te ndjerin te pakten ne varrimin e sokolit mos te kishte veshur kemishe te bardhe apo nuk i pate te gjithe te veshur me te zeza
dhe dicka tjeter edi rama te pakten ne varrimin e tij ti kishte derdhur dy pika loti madje edhe deputetet e partise socialiste kane qare me shume uroj qe sokoli u prehte ne paqe ngushellime nenes femijeve bashkeshortes
nese do te kishte qene nje kryeminister i zoti edi rama nuk do te kishte thene heren e pare PO armeve kimike ne shqiperi
ai donte te shperthente nje gerdec tjeter dhe ai nuk do ti a dije per ne nese do te kishin ardhur armet kimike ne shqiperi sepse ai mund te largohej ne cdo vend te botes me ato para te qelbura qe ka ai