Postimi i fundit në Facebook i Sokol Olldashit dhe fjalimi që zgjoi shumë debate

21 Nëntor 2013, 09:40Politika TEMA

Sokol Olldashi, një nga deputetët më energjikë të parlamentit shqiptar, humbi jetën të mërkurën në një aksident të rëndë.

Statusi i fundit që ai ka postuar në Facebook lidhet me çështjen e armëve kimike.

Ai ftonte qytetarët që të kultivojnë kulturën e protestës, ndërsa theksonte se ishte ndër të parët politikanë që iu bashkua protestës.

“Çështja e armëve kimike përfundimisht u zgjidh. Ose, me saktë akoma, u fitua!

U fitua nga ata mijëra djem dhe vajza që i dolën për zot problemit dhe që meritojnë mirënjohjen dhe falënderimin tonë më të madh njerëzor.

Sot shoqëria shqiptare është më e mirë dhe, kjo, në sajë të brezit të gjimnazisteve dhe studentëve që treguan se janë po aq të pjekur sa ç’ishte brezi ynë 23 vjet më parë.

Unë ndihem mirë që isha ndër të parët politikanë që iu bashkova protestës së tyre, si qytetar.

Miqësisht do t’i ftoja ta kultivonin edhe më këtë kulturë proteste që krijuan në këto dy javë, sepse është një garanci e fortë për mbarëvajtjen e punëve të këtij vendi”, shkruante Olldashi.

Por ishte sidomos fjalimi i tij i fundit në parlament që shkaktoi shumë debate.

Ai kërkoi që të gjitha palët të marrin më në fund në dorë situatën dhe të mos lejojnë shit- blerjen e votave.

“Nëse kthehemi mbrapa, në vitin 1991 dhe 1992, kur janë bërë zgjedhjet e para pluraliste në këtë vend, nuk është paguar askush, nuk është harxhuar asnjë qindarkë e vetme, as nga kandidatët, as nga komisionerët!

Askush nuk ka paguar askënd. Pse? Sepse njerëzit kishin një zemër, kishin një moral dhe kishin një shpirt.

Vinin dhe e bënin gjithçka me dëshirë. Si tanët, si tuajt. Më vonë filluam të paguajmë komisionerët, më pas filluam të paguajmë makinat për t’i sjellë njerëzit të votojnë, më pas filluam të paguajmë grupet e margjinalizuara për t’u marrë votat.

Akoma më pas, e çuam përtej. Pse të lodhemi dhe të paguajmë makina, zgjedhës që të vijnë dhe të votojnë, komisionerë?!?!?! Më mirë i biem drejt, paguajmë zgjedhës në një proces që nuk është më zgjedhor, por një treg kërkesë-ofertë për blerje votash me shumicë dhe pakicë”./ep

18 komente në “Postimi i fundit në Facebook i Sokol Olldashit dhe fjalimi që zgjoi shumë debate”

  1. Dielli mbi KORAB says:

    Ngushllime Nenes se Sokolit.
    Ai u largua nga jeta,ather kur syte e demokratve ishin drejtuar dhe shpresonin se ai do ta shpetonte Partin Demokratike nga kthetrat e tradhtarve dhe te korruptuarve.
    Kush ja morri jeten Sokol Olldashit??
    Shpejtesia me te cilen ai ecte ne rruget qe ai ndertoi bashke me Berishen apo shpejtesia qe Sokoli kishte ndermarre per ta shpetuar PD nga kthetrat e Bash-Berishes???
    Un nuk dua ta besoj se ishte nje AKSIDENT i rastesishem.
    Sepse vdekjet e kundershtarve te Berishes nuk ndodhin rastsisht.
    Beni kualidimin e gjendjes se makines,beni analizat e gjakut te te ndjerit.
    Dikush ja morri jeten padrejtsisht nje djali,nje bashkshorti dhe nje babai…ashtu siç ja morren dhe Dritan Hoxhes.
    Nuk dua te besoj se rruget qe po ndertohen jashte çdo standarit ne Shqiperi,nga babzitja per te vjedhur sa me shume,te jene te vetme fajtore qe i morren jeten Sokolit,ashtu siç po ja marrin jeten çdo dite shume shqiptarve.
    Ketu sdo jemi ,do jemi harruar,….por ne rruget qe ne vete kemi ndertuar,…vazhdojne te humbin jeten njerzit …qe politika dhe politikanet i ka mashtruar.

    1. Anton Nepravishta says:

      Me vjen keq per vdekjen dhe per dhimbjen e familjareve, por ato rruget e ndertuara jashte cdo standardi i kishte ndertuar vete Sokoli.

      1. Arber says:

        Ashtu partizani i te gjatit, e ditke ti qe ai i paska bere vete dhe ato qenkan jashte standardit o legen. Apo kishe ti dhe socialistet tu standarde. Ju per 60 vjet nuk e ndertuat asnje shteg dhishe e tani vini e derdellisni ketu brockulla. Turp, aq me shume ne nje dite morti, po keshtu jeni brymosur ju.

  2. ballisti says:

    Vetem ne kete gazete po lexoj per aludime keqdashese politike per nje ngjarje tragjike te humbjes se jetes se nje politikani te ri 41 vjecar, qe la pas nenen, gruan e femijte e pa ngushelluar.

  3. SHEME SHAPKA2 says:

    Ngushellime familjareve te te ndjerit Sokol Olldashi.Nje vdekje tragjike e pa imagjinuar por e njohur edhe per raste te tjera,Trebicka,Pashko,Xhindi etj,etj…..Mos dilni kunder se…rruget jane te pasigurta…

  4. Sali Nano says:

    Ngushellime familjes Olldashi, per rruget eshte nje fjale koka ben e koka peson

  5. Miri says:

    Ironia e Fatit

    Ngushellimet me te sinqerta familjes Olldashi

    Po per te ironia e Fatit Te aksidentohesh ne rrugen e mirembajtur nga insitucioni qe drejton ku po te ishin realizuar mbrojtjet anesore do te kishin shpetuar jeten ….
    Njesoj si nje farmcaist qe helmohet nga ilace te shitura vete …

  6. vio leta says:

    njerez me te ndyre se keta ngushellues nuk ben me nena , jane te zotet per gjithecka. turp e rfaqe e zeze . i qofte balta e lehte Sokolit, sepse ishte sokol dhe ata vriten jo minjte .

  7. shpatar says:

    Ngushellime familjes dhe te afermve te tije .Humbem nje shqiptare. Keshtu duhet ta gjukojme .Eshte arsye politike apo teknike kete tua lem organeve qe i kemi shume kopetente.
    Shqiperia ka patur ne te shkuaren rruge shume here me te keqia dhe aksidentet ishin me te paket .Nuk eshte llogjike te marrim gjithmone ne konsiderate kushtet teknike apo gje3ndjen e rrugve .Ato luajne rrolin kryesor kur ka trafik te ngarkuar .Sic e kam theksuar dhe me pare defektet kryesore qendrojne tek psikologjia e drejtuesve te mjeteve si dhe tek masat parandaluese qe jane per te ardhur keq .Po te ishin vetem kushtet teknike dhe rruget me te meta kjo duhet bere e qarte .Troc OOOOOOOOOO Shqiptare kujdes se humbisni jeten nese udhetoni me me shume se 50 km per ore .
    Te dali Saliu dhe te thote .Me falni ju kam mashtruare qe kemi rruget me te mira ne Evrope. Merrni shembull nga ne pleqte .Sa here nisem per ne Shqiperi jo qe beje kontroll teknik por me tu futur ne token meme nuk i kaloje te 50 km ne ore .

  8. Ngushullimet me te sinqerta Nenes qe e rriti me shume mundime,Gruas dhe femijeve tani me jetim,ne paqe ju prehte shpirti.Ps.Aksidenti ndodhi ne rrugen e vjeter te ndertuar nga Italianet para 80 vitesh ke Xhamia.

  9. A says:

    Ngushellime familjes Olldashi. Por si minister i transportit dhe komunikacionit le shume per deshiruar sepse rruget qe jane ndertuar kane qene rruget me skandoloze qe ka ndertuar dhe pa sinjalistikat e duhura si gjate dites dhe nates. Ai eshte rrezuar sepse nuk ka shikuar ku ka vize sinjalizuese te bardhe ku perfundon anesorja e rruges. Faktikisht nuk ka pasur fare vije te bardhe percaktuese se ku mbaron anesorja e rruges.
    Keshtu eshte kur mendohet si te vjedhim paret e rrugeve dhe paret e tjera i fusim ne xhep.
    Ligjet kushtetuese, ligjet e ndryeshme te shtetit edhe mund ti mos zbatojme, se keshtu bejne te gjithe ata qe kane dicka ne dore, por ligjet e teknologjive te ndryeshme, ligjet e teknikes, ne kete rast ligjet e qarkullimit rrugor, po te zune nuk te falin. Ja shembulli SOKOL OLLDASHI, politikani i shquar por jo shtetas i mire qe i beri dem ne radhe te pare vetes se vet dhe familjes se tij ne pergjithesi. Te tjeret shkojne e vijne.

  10. zullumi says:

    jam ne nje mendje me ty dielli mbi korab dhe nuk i luaj asnje presje.sokoli ngriti krye kunder sales dhe kush del kundra e peson me dhjetra raste evidentohen te njejta ku fshihet dora gjakatare e sale kriminelit

  11. ben says:

    Cfare njerezish qe komentojne ketu………….makaber

  12. vladimir mezini says:

    ngushellime familjes

  13. lili says:

    Ngushllime te gjithe atyre qe Kane vdekur per faj te politikaneve tone,e per te cilet kur nuk flasim:njerezet te vra rrugeve,njerezet qe mbyten rrugeve te keqija ,njerezet qe mbyten n’en minière per nje kafshate Buke.
    Ky sokoli,te cilin e kam njoftur gati pa asnje po si nje qe dashuronte poesine dje,harroj endrat e u bâ sherbetor i berishes…Sepse ky servilizem i mundesoj blerjen e nje vêture qe kushton per nje shqiptar sa rroga e tij gjate 23 vete…pra zgodhi sa munjti edhe Zoti e shperblej per keto vjedhje,
    Mercedesat e politikaneve tone Jane paret tona,paret qe na i heqin per signalistiken e rrugeve per ,autoambulancat e ndihmes se shpejte,per centralet telefonike te ndihmes se shpejt e te policise,pra gjithe ato sende qe nuk Jane vu ne vend sepse politikanet tone Kane vjedhe per veturat,telefonat,kurvat e tyre….e ne -po edhe ato- vdesin cdo dite per gjerat qe mungojne kur i kemi nevoje..

  14. Edi, usa says:

    Ngushellime me te sinqerta familjes!

  15. leo england says:

    Ngushellime familjes. Mjere ai qe omen po te tjeret e kalojne. O njerez nuk e ka bere kot ” FRONGU ” rripin e sigurimit. Ne nje mjet te tille me jastek ajri, vex vendosja e rripit nga te gjithe drejtuesit do shpetonte shume jete njerzish por edhe mosperdorimi I telefonit sidomos ne nje rruge te tille, ne keto kushte moti…… Beni kujdes, mos perdori furgonet qe Jane kthyer ai Formula Uno

  16. babiloni says:

    Ju lutem komentuesve politike, vetem per nje moment: Ju lutem HESHTNI!
    Ngushellimin tim do ta shprehja ne kete menyre: Falenderojme Zotin qe na e dha, me mire se sa ta qortojme perse na e mori!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje