Manjani: Kompleksi i vjehrrit të Bashës do të prishet/ Totozani: Bllokimi, i paligjshëm

20 Nëntor 2013, 16:11Politika TEMA

Në kohën që Gjykata Administrative në Vlorë shpalli masën e përkohshme për mosndërhyrjen e autoriteteve në kompleksin “Jon” derisa të zgjidhet padia në themel, zëvendësministri i Transporteve, Ylli Manjani, deklaron per Top Channel se territori ne qytetin bregdetar do te pastrohet, duke përfshirë edhe godinën ne fjalë.

“Shteti është legjitim të kthejë pasojat në gjendjen e mëparshme. Shembja e objektit është pasojë e padiskutueshme dhe  duhet të pastrohet territori. Nëse kjo kërkon shembje, patjetër që shembja do të duhet të ndodhë, por shembja nuk është qëllim në vetvete. Shembja është një pasojë e një morie shkeljesh flagrante të ligjit shqiptar,” tha Manjani.

Por cilat janë shkeljet? Gjithçka nis në vitin 1995, kur Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit u kthen pronarëve 600 metra katrorë truall në një kohë që Gjykata e Vlorës një vit më pas u jep të drejtën e pronësisë edhe për 1000 metra katrorë, të cilat, sipas autoriteteve shqiptare në fakt janë det. Më tej, si me magji, thotë zoti Manjani, në loje nisin e përfshihen edhe institucione të tjera.

“Fizikisht nga 600 metra katrore truall, kemi sot 3000 metra katrore ndërtim, si pasojë e një spektakli institucionesh totalisht të korruptuar, si pasojë e veprimeve të tyre ‘abra- kadabra’, në shkelje flagrante të ligjit. Rezulton se nga njolla e ndërtimit, le të supozojmë që leja e Bashkisë është në rregull, por që nuk është, Bashkia ka thënë që brenda truallit 1600 metra katrore lejohesh të ndërtosh në një njollë vetëm 1098 metra katrorë. Faktikisht edhe sipas aktit të kolaudimit që kanë bërë vetë pronarët, rezulton që të kemi 1600 metra katrorë njollë sipërfaqe ndërtimi dhe kësaj sipërfaqeje ndërtimi po t’i shtojmë edhe ambientet e tjera shtesë, sot njolla në total del 3 mijë metra katrorë,” tha Manjani.

Por ndërsa shembja e godinës shikohet si zbatim i ligjit, çfarë do të bëhet me banorët?

“Kushdo mund të kishte qenë një viktimë e kësaj paligjshmërie, ata që kanë blerë apartamente në këtë pallat janë viktima, nuk mund të trajtohen njësoj si mashtruesit dhe si ata që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin. Qeveria duhet të miratojë një fond për të shpërblyer ata që kanë harxhuar,” tha Manjani.

Prej disa javësh çështja e kompleksit ‘Jon’ është kthyer në një çështje mediatike dhe ligjore mes pronarëve, Inspektoratit të Ndërtimit, gjykatës dhe autoriteteve të tjera shtetërore. Ndërsa INUK dhe policia vendosën bllokimin e ndërtimit, pronarët e truallit dhe banorët kërkuan dhe arritën në Gjykatën Administrative heqjen e bllokimit. Deri në përballjen tjetër, që me sa duket nuk do të vonojë.

Ndërkohë Avokati i Popullit Igli Totozani, ndërsa ka raportuar të mërkurën para deputeteve të Komisionit të Ligjeve është pyetur edhe lidhur me ankesat e banorëve të kompleksit ‘Jon’ në Vlorë.

Totozani tha se ka konsideruar të paligjshme ndodhjen e policisë në pallat dhe rrethimin e tij me shiritin ‘skenë e krimit’.

“Kemi një ankesë në lidhje me pallatin në Vlorë nga avokatja Erinda Ballanca dhe përsa na takon si Avokat Populli, i kemi bërë rekomandim ministrit Saimir Tahiri, për këtë gjë, pasi kemi konstatuar se policia në pallat gjendet në mënyrë të paligjshme dhe pa një urdhër administrativ. Vendosja e një shiriti me shkrimet ‘skenë krimi’ për ne është konsideruar gjithashtu një shkelje,” tha Totozani.

77 komente në “Manjani: Kompleksi i vjehrrit të Bashës do të prishet/ Totozani: Bllokimi, i paligjshëm”

  1. besmir says:

    Te shkaterrohet shum mir, por te mos kompensohen nga shteti ata qe kan bler shtepi aty por te demshperblehen nga fajtoret. Akoma takspaguesit do paguajn per keta zaptus pronash, deti, tokash. Jo.

    1. Ergys says:

      Dakord me ty @besmir !!!! Duhet te demshperblehen banoret e pallatit,sigurisht por nga vete fajtoret !!!!

      1. Ramy says:

        Si u be qe nuk sulmohet tani orangutangu i Kokes??? kann rilindur shamikuqet

        1. elio says:

          ore rrofshin shamikuqet…se atyre shamibluve ua bene breket te kuqe…

    2. Argita_B says:

      Shume e drejte, problemi eshte se rruga do te jete teper e gjate pasi dhe pse dosja ne thelb duket me shkelje te qarya ye ligjit, kemi te bejme me nje numer te madh sjkeljesh. Pra per te identifikuar shkelesit, dhe shkallen e pergjegjesise do te duhen vite proçedura. Fatkeqesisht pronaret nese ndjekin rrugen e gjyqeve atehere do te kene te veshtire te rikuperojne parate e ture par 5-10 vjetesh ne rastin me te mire.
      Pra nxjerrja nga shtepite e tyre duke ua shembur do te krijonte probleme te tjera dhe me kete rrug do te denoheshin viktimat e jo fajtoret.

      1. gent says:

        Cja qani hallin kot.

    3. luli says:

      aty nuk ka banore. jane thjesht ndertues qe kane marre hyrje ne vend te parave. keshtu qe firma te gjeje ku te doje leket per ti paguar.

    4. LOLA says:

      EDHE LILO ESHTE DAKORT PER SHEMBJEN,
      LEXONI INTERVISTEN:
      http://goo.gl/xscohb

    5. Tirona says:

      Ashtu sic nuk na u kthyen neve paret nga firmat piramidale ,ashtu dhe qeveria nuk ka pse ti ktheje paret atyre qe kon invenstu ne nje objekt te pa ligjshem.

  2. LESHATUKU says:

    BUUMMMMMMMMMM! ra ne toke!

  3. besa says:

    Cfar fondi te paguaj qeveria ore cfar flet?! Prap taksapguesit shqiptar do paguajn bemat e berishes? Nuk ju votuam qe te paguajm prap. Gabim e ke then zotrote.

  4. galaktika says:

    S’kemi pse të paguajmë ne për ato që i kanë xhepat plot e shkojnë e blejnë prona të paligjëshme.Ti paguaj ai që ia ka shitur.

    1. Alb says:

      Po sigurisht, s’kemi pse te paguajme. Kur rane firmat piramidale na kompensoi gje shteti neve? Jo. njerezit kaluan ne depresion vrane veten edhe sot e kesaj dite enden neper bote sepse kishin shitur shtepite ..

  5. Afa says:

    Si ore ti pagoj shteti ata?? Leket tona te taksapaguesve do marrin avokatet dhe njerezit e Saliut.???? Qw me siguri ato apartamente i kan marre falas per sherbimet e tyre… Jo ore jo!!! Ata ti demshperbleje pronaret e tokes te cilet formalisht kane “mashtruar” bleresit e “pafajshm” per lejen e ndertimit dhe rregullat te asaj ndertese.

    TI PAGOJ AI ORE! SI TI PAGOJ SHTETI???? LEKET TONA DO MARRIN KETA TE KAMURIT?????

  6. klod says:

    Mire ata qe nuk dine,por aty kane blere apartamente edhe njerez te ligjit si avokate etj.Kete kategori njerezish,shteti nuk duhet ta c’demtoje!

  7. moisiu says:

    Tju sekuestrohen shtepite,cfare kane mashtrueseve,te nxiren ne ankand dhe te kompesohen pronaret ,akoma ne te tjeret duhet te paguajme ?Per pislliqet te pergjigjen ato qe I kane bere,kollaj qenka zgjidhja te paguhen nga shteti fukara !

  8. dona says:

    Kjo eshte si ajo qe, kur kapet makina e vjedhur tek nje person qe e ka blere kush e cdemton…………. ???!
    eshte sh. e thjeshte si ligj!!!!!!!!!!!!!!

  9. Lali says:

    Eh sa vjehrra te Bashiqeve fshehen ne ate shqiperi,qe as F.B.I me C.I.A n amerikane nuke i zgjidhin,jane lidhur aq ngushte qe po te kapen te gjithe i bie qe parlamenti tek kthehet nje shurretore shume e mire qe nje e tille i mungon Tiranes per vite te tera.

  10. dona says:

    Kjo eshte si ajo qe, kur kapet makina e vjedhur tek nje person qe e ka blere kush e cdemton…………. ???!
    Eshte sh. e thjeshte si ligj per tu zbatuar se HAJDUTI ESHTE AI QE KA FALSIFIKUAR DOK. E SHK. QE U PRISH ETJJJ SI KETO !!!

    1. fieraku 71 says:

      dona ai qe e blen makinen e ka blere me dokumenta fallso sepse’pronari iri” nuk ka si ti kete te rregullta dhe te shes ty makinen.
      Ka procedura per ta marre vesh te SAKTE ne eshte e rreguult makina apo jo.
      Ndersa ne rastin konkret ata i kane te kopsitura te gjitha letrat me firma dhe vula te INSTITUCIONEVE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE.
      Rasti ne fjale nuk ka lidhje me vjedhje pasi cdo gje ne rastin konkret eshte konform ligjeve te shtetit.
      Leri keta ketu se keta duan si enveri ne 44-en

  11. Unevete says:

    Besmir,

    Ne parim ke te drejte, dhe nuk dua te futem se kush jane ata qe kane blere apartamente atje po t’i qendrojme kesaj ne parim.

    Qytetari eshte viktime se shteti kishta marre lejen 15-diteshe (20 vjeteshe ne fakt). Nuk mund te trajtohen ne kete menyre se jane mijra te tille ane e mbane Shqiperise e nuk mund t’ju kerkohet qe t’u hyne gjygjeve qe ne vetevete jane te pabesueshme. te shpenzojne per keshille juridike, te marrin leje nga puna, te jetojne me stres etj etj.

    Shteti duhet te demshperbleje, per deri sa ka bere sehir dhe e la te ndertohet kete godine, madje ka mundesi qe edhe t’u kete dhene certifikata pronesie hipoteka (tjeter shkelje ligjore).

    Me pas eshte shteti qe duhet t’i shkoje deri ne fund sigurimit te demshperblimit nga ana e te gjithe autoreve qe jane perfshire ne kete valle qe nga 1995-sa e tutje.

  12. mergim tari says:

    Fjala jote ne vesh te PERENDISE.

  13. socialisti -i vetmuar says:

    Ky eshte nje cop hajdut ordiner. Besoje se e mbani mend qe ka qene ish- keshilltari i Nanos?!……………dhe burre i pa bese…

  14. ARIFI says:

    POR NE VLORE ESHTE EDHE ME SHUME PROBLEM HAPJA E PJESES SE RRUGES KUR MBAARON SHESHI I SKELAES I CILI ESHTE NGUSHTUAR DHE ESHTE ZENE WE GJITHE PAMJA E DETIT .KJO PRONRE NE KRAHUN E MAJTE TE PORTIT TE VJETER KA QENE PRONE PUBLIKE E DOGANAVE SHTETERORE TE ASAJ KOHE .TANI JANE BERE TRE PALLATE DHE NJERI ME NJE TUNEL .KY ESHTE NJE TURP OER ATA QE KANE DHENE LEJEN DHE DUHET TE SHKOJNE PARA DREJTEASISE DHE URBANISTIKA DUHET TE SHKOJE NE ORIGJINE.

  15. Kendveshtrim tjeter says:

    Konfiskim i pasurise per ndertuesit,kjo do jete zgjidhja per “banoret” !
    Ne kete menyre asnje ndertues nuk shkel igjin ne Shqiperi !

    1. kunji says:

      100% dakort me ty kendoro! konfiskim pasurise se pronareve/ndertuesve dhe me ato para shteti te demshperblej keta bleresat e ketij pallati dhe te pastroj zonen pas rrafshimit te tij. po ashtu burg per te gjithe ata qe kane shkelur ligjin ne cdo pike te ketij projekti dhe pasojat e pa rikthyeshme ekologjike ne ate zone. vetem keshtu do te funksionoj ligji ne Shqiperi!

  16. ra ta si says:

    bravo manjani qe e thua te verteten pa dorashka.tani ka ardhur koha per veprime konkrete kunder mafies politike te sala e co.

  17. opozitari i perjetshem says:

    ne ate godine jane pastruar nje pjese e parave te rruges durres-morine (nje pjese, pasi pjesa tjeter duhet pare ku ka vajtur)

  18. robin says:

    po vjehrri ketij kaptin derrit nuk ka koplekse?.

  19. mergim tari says:

    Po jo mo, nuk duhet qe fondin e demshperblimit te pronareve ta cele qeveria.

    Ata qe duhet te paguajne per viktimat jane ata qe kane shkelur ligjin.

    Qe nga pronaret qe pronen 600 m2 e kane bere 3000 m2,
    Qe nga gjykatesit qe me vendimet e tyre barbare kane shkelur mbi pavaresine e tyre.
    Qe nga ata qe kane dhene leje, te paligjshme qe ne Bashki etj……

    Keta duhet te paguajne, nuk ka pse paguajne TAKSAPAGUESIT shqiptare per keta felliqesira qe kerkojne te zbrazin perhere xhepat tane.

    Edhe banuesit e atij pallati duhet ta ndjejne dhimbjen nese kane paguar para dhe kane marre nje apartament qe nuk i ka plotesisht dokumentat e sakte.

    A e dini ju qe une nuk kam blere nje apartament mu afer qendres te Tiranes (nuk ja bleva megjithese e kisha shok) vetem se ndertuesi i apartamentit nuk kishte bere gati tapite…

    Duhet qe shqioptaret te mesohen me ligjin. Ne te kundert SUDJA dhe GJENERAL XHAFERI aty jane. Me vjen keq se ai milet e di mire cfare ndodhi ne 1997 dhe prape luan me paret e vena me djerse e gjak.

    ne kete rast ka fajtore, ata jane kryesisht gjykatesit dhe per kete ata duhet te demshperblejne dhe me pas te futen edhe ne burg.

    1. Realisti says:

      Si duket kjo Qeveri nuk ka ardhe per te punu por per te rrezu dhe percare Shqiperine.Ky torollak i pavlere qe keshillohet nga Bleri i gjygjeve angleze per armet e Sadamit,deshti te shkaterroi armet kimike te Assadit,por nuk e lejuan protestat.Ku eshte sigurimi shendetesor qindperqind,ku eshte ulja e taksave per 95%?Ska asgje nga keto,populli varfer u mashtrua dhe vota u vjedh.Tani bejne avantura per rrezimin e objekteve qe ka lejuar Bashkia e Vlores(PS)dhe lufta me kundershtaret politik.Po Pallati i Linda Bashes ne Tirane perse nuk rrezohet?

  20. Genci says:

    Gezojuni o njerez qe po prishin shtepite me leje te te tjereve. Por me te njejten llogjike mund tjua prishin edhe ju shtepine apo biznesin, keshtu askush nuk eshte i sigurt, te shkrete do tju ngrije buzqeshja ne buze..

    1. luli says:

      te gjitha ata per te cilet ti flet. kane paguar rrushfete per te marre lejen per ato ndertime jashte standarteve dhe te jashteligjshme. keshtu qe. koka ben e koka peson.

    2. hedonisti says:

      leket do jepen nje me nje sepse banoret jane pronare te ligjshem,akoma nuk e kuptoni!…llogari kerkojini Edvinit qe votuat dhe kryetarit socialist te bashkise se Vlores!…Ka te dy jane shkaktaret e kesaj situate dhe kostos financiare qe do te kete prishja e ketij ndertimi dhe prishjet e te gjithe ndertimeve me leje nqs vazhdohet me menyren arbitrare te demonstrimit te forces!

  21. Theofan says:

    O Ylli! Ju jeni edhe politikan me eksperience. Gabon kur ja le ne dere shtetit kompensimin e banoreve. Shdemtimin duhet ta bejne nepermjet sekuestrimit te pasurise te atyre qe shkelen ligjin, megjithse te gjitha palet e kane ditur fort mire qe kane te bejne me nje paligjeshmeri.

    1. fieraku 71 says:

      ku tja gjesh leket ish pronareve ti o tope.????!!!!!
      I kane hequr leket ata nuk i kane si agallaret ne 44-en o idiot qe doni konfiskime si atehere.Pronaret e atij pallati nuk ka shtet demokratik ti bej gje se letrat i kane ne rregull,ah ne kube ne kore te veriut po ja konfiskon

  22. b says:

    hi jame shume dakorte me komentusin besimi.por perpara se ata qytetar qa kane bler ato banesa gjithsesi duhet kompenuar perpara se te nxirren nga shtepit.dhe pasta shteti qe eshte shtet paret ja vjel atyre qe kane shkelur ligjin me dijeni apo pa dijeni ska shume rensi per neve .une po shof edhe disa komente tjere qe thuhet mos te kompensohen familjaret nga shteti se jane nga taksat tona ,jame shume dakorte edhe me kute por sikur te thedhohemi pak sa me shume do te kuptojme se krejt ajo godin prej 3000 metra kateror eshte ndertuar po nga taksat tona zonja e zoteri.po u a kujtoj vetem nje vjelljen ne rrugen durres kukes,e cila shkoj deri ne gjykate dhe u mbyll po nga keta hajna per momentin e shume e shume te tjera qe ne edhe nuk i dime ,prandaj thom qe te demshperlehet keta familje qe kane bler shtepit dhe pastaj te vaxhojne me keta horra

  23. labi italy says:

    po per cfare lekesh flisni more zvendes minister .PO pse nuk thoni qe duhet tua kethej lulovjvic dhe i kunati .Njeri ka nje these me EURO nga rruga e KOMBIT i kunati brenda dy vjet e gjysem ka vjedhur aqe shume aty ne TIRAN sa kane te rojne edhe 10 jete te tjera ,.le tua kethejne keta leket ne qofte se ato hipoteka jan te verteta sepse me aq sa degjova une irnje nga ata bleresit kur gazetari qe e pyeti se sa e ka blere ai tha …80 milion LEK ….Po mire ,pa me thoni pak me sa e ka blere metrin ktror ky ne ate pozicion ,me 450 EURO .nuk i ha njeri keto ore a po le ta hame sa ta hameee……..

  24. nardi says:

    per ty robin qe te mesosh te mos ofendosh njerzit i vjerri ti ka 20 vjet i vdekur…..je shume miiiiiiiiiiiiiiiiiiiiizzzzzzzzzzzzeeeeeeeeeeeeerrrrrrrrrrooooooosssssssssssssssss….

  25. Ana says:

    1.8 milion euro,ku i gjeten kta zoraxhinjt? Jo vetem qe shteti sduhet te paguaj asnje qindark por fajtoret qe kan lek sa te duash te cdemtojn gjithcka.

  26. en says:

    CFAR PRISNI MOR LLAPAQENER FRIKACAKE!!!!!

  27. iliri says:

    ore vetem ti dilte TYMI se dhe une personalisht do te kontriboja ne demshperblimin e banoreve ne lek. vetem dua te shikoj qe dhe ketu tek ne do kete shtet ?

  28. Nika says:

    Ky juristi thote qe te zbatohet ligji pjeserisht.

  29. Leone-53 says:

    Duhet te tregoheni te matur ne fjale z. zv/minister:
    Nuk ka pse te paguaj taksapaguesi shqiptar per ata qe kane shkelur ligjin kuzhdoqofshin ata, ish pronaret e rreme, gjyqtaret e gjykates se Vlores etj. etjere.
    Edhe ata zotrinje qe kane blere mos kujtoni se dalin “pa lagur” sepse edhe ata e dinin te verteten “REALE” te pallatit sepse nuk jane bleres kaq “te thjeshte” si puna jone!?..
    Jane ish PRONARET e 46-es qe nuk jane demshperblyer qe u eshte shfrytzuar PRONA per 60-70 vjet esi mund te thuhet qe duhet hapur nje “fond” per keta ?!..

  30. Iliri says:

    Ne fakt shteti nuk duhet qe te nxjerre asnje lek nga xhepi YNE per te demshperblyer banoret viktima( nese me te vertete e kane blere).Shteti ka ne dore , ne baze te ligjit qe , jo vetem ta shembe e te mos paguaje asnje lek por, edhe ti detyroje ndertuesit qe: Te demshperblejne “Bleresit” dhe te paguajne te gjitha shpenzimet e shembjes dhe te pastrimit te territorit.

  31. robin says:

    nardi:pse te dogji bitha?ne radhe te pare nuk ofendova njeri.dhe se dyti ti mos na caj zarin, se ky surrat dhe te gjith shoket e ketij ,pa perjashtim (politikane)jan per ti varur gure ne qafe dhe ti hedhesh ne mes te detit!ok

  32. Shqiperia Moderne says:

    Ore Manjak, or idiot, sikunder eshte thene dhe me lart, po pse poshtersite e Berishes & Co perseri populli do t’i paguaje. Mblidhe ore mendjen, megjithese i LSI je ti,kelysh i shitur. Bejeni prove e paguajini ato me taksat tona dhe do ta marresh vesh ti me gjithe sorrollopin e LSI se ku do perfundoni. Zagare te ndyre. Kam shume besim tek Edi por ju ministrat e LSI jeni vetem se plehra. Po c’te presesh kur Ilir qafderri mban dy fotografi ne zyte, te nderuarin Ismail Qemali dhe ne krah plehren e PD mustaqemiun, i dhuroi zyre moderne ndyresires se Shkodres, e lejon Sale fekalen te flase si ti teket e sa ti teket, pa respektuar rregulloren e parlamentit sikur parlamenti eshte prone e Ilir koktulit dhe jo e gjithe Shqiptareve. Mallkuar qofsh LSI me gjithe sojin qe te djek pas.

  33. Drejtesia says:

    BOOOOOOOM!
    Te rrafshohet!

  34. LAKU says:

    Si se dije ti Robin qe vjerri i ketij kok derri paska vdekur.

  35. djali nga veriu says:

    beni mire te hypni dhe bashen me berishen ne maje te pallatit dhe pastaj te ndezim fitilin e tritolit.
    Fundja te kursejme pak tritol se do na duhet ne vazhdim.

  36. robin says:

    o laku:se dija me te vertete!,se per ndryshe nuk do u shprehja me ate menyre,per ylli kok derrin,dhe ilir kok lopen.

  37. rita says:

    O po fundi ti dal ,,,po mos ja rasni faturen shtetit se boll i varfer eshte ……….Shteti ska pare per pensionistat .hajde bab,hajde

  38. TASO says:

    Po nuk e prishet do ju shumzojme me zero.

  39. altin says:

    Ai qe mori leket ti ktheje mbrapsht,dhe nese nuk ka te gjenden menyra te tjera per t’ju kthyer njerzve.Dhe nese ligji eshte i njejte per te gjithe pronari i kompleksit duhet te denohet sipas ligjeve qe ka shteti shqiptar

  40. fatmiri says:

    Ai ne Europe nuk do te kishte ekzistuar po nese do te ekzistonte do te shembej po me pare doti kishin bllokuar pasurine dhe numrat e llogarise pronareve dhe firmes ndertuese. Nuk ka firme ndertuese qe nderton as edhe nje dritare me shum se projekti nuk ka banke qe te jep kredi te ndertosh pa leje . Sekuestro pasurise e te gjithe atyre te perfshire ne kete ngjarje. Cfar fai ka taksapagusi shqiptare . Rrafsh me token

  41. Meleku says:

    Ky objekt duhet te shembet dhe njekohesisht me te dhe te gjitha objeket e ndertuara ne Shqiperi gjithe keto vite dhe qe kane shkelje te ligjit per urbanistiken.

  42. Meleku says:

    Po te caktohet nje komision verifikues i te gjitha lejeve te ndertimit ne Shqiperi atehere do ti binte qe ne jetojme ne nje vend krejtesisht te paligjshem.

  43. ok says:

    sot doli kostoja vetem pallati kushton 4 miliard gati se bashku me pishinen dhe guret e hedhur ne det ekspertet
    pra mendoni o njerez 4 miliard leke nga privati pra duhet te jemi te vemendshem shteti zero investime ne turizem pervec privatit ITALIA edhe nje tulle se prish kurre por e mirmban dhe ne kete rast qe ai objekt sa u inagurua a sdo ishte me mire te pakten te sekustrohej psh te behej azil per pleqte super lluksoz per ta nje zgjidhje mos haroni qe ndertimi mbi det ka kosto kur eshte dhe det me thellesi te menjehershme 50 here me i shtrenjte se ne toke ata qe moren shpi aty tja kerkojne pronari leket se klientela tyre moren aty dhe i shikoni kush mori avokat jurista drejtor t gjith nga tirona dhe me poste
    puna tjeter ne VLORE qe po vazhdojne keto prishje si ne asnje vend tjeter te shqiperis ky superaksion ka kosto nuk diskutohet heqja e mbeturinave kthimi i truallit si ishte flitet per nje superprojekt tjeter pas prishjesh kush e finanzon dhe kur mbaron ajo shetitorja e famshme qe ka nis qe gjat luftes s par boterore etj LUNGO MARE si quhet shetitorja buze detit dhe ne qe shkojme me pushime dhermi jal qeparo te shijojme pamjen e detit

  44. Leka says:

    Pershendetje Z. Manjani! Me sa di une ju jeni jurist. Ligji eshte ligj per te gjithe! Per pasoje edhe “viktimat tuaja”, aq me teper qe nje pjese e “viktimave” jane juriste, nuk duhet te paguhen nga taksat tona por nga xhepi i pronarit qe i ka shitur apartamentin “viktimave”. Ju nuk keni te drejte morale dhe juridike te hidhni idera te tilla te cilat demtojne shtetin dhe taksa paguesit shqiptare. Atehere pse e mbani postin e zv/ministrit??? “Pasojat” po te doni paguajini nga xhepi tuaj! Nga ana tjeter duhet te mendoni me thelle jo per “bllokimin e paligjshem” te kompleksit Jon, por per zbatimin sa me te shpejte te ligjit!

  45. ikandeja says:

    Tani, keta qe na paskan ndertuar, abuzuar, shkaterruar detin, pushtuar e rrethuar plazhe, fallcifikuar e ne fund mashtruar banuesit e apartamenteve nuk do t’u vihet gjobe per te gjitha keto? Nuk e kane ndertuesit bashke me pronaret detyren per te demshperblyer banuesit dhe te gjithe qytetaret e vlores per demet e tyre?

  46. joi says:

    Te futet Luli brenda dhe pastaj te shembet pallati.

  47. Prokurori says:

    Taksapaguesit Shqiptar Jo dhe Jo demshperblim per bleresit e apartamenteve .Pronari i Pallatit eshte demshperbluesi dhe pike ne qofte se nuk ka lek ta rrasin ne burg … Per cdo dite burg llogariten 50 Euro Demshperblim ose te kalbet mrena deri ne fund… Shikojeni pastaj se si i nxjerrin leket??? Ligji i forte mban shtetin.

  48. Une says:

    Ata qe Kane shkelur ligjin duhet te paguajne ,se lull asgje nuk humbet te vjedhura I kishte zbatimi I ligjit meson dhe ata qe besojne se gjithnje do te jete ha muco pi muco LIGJI lull dhe sala e kompani e been corap vendin

  49. Prokurori says:

    Kush eshte Pronari? Filani!!! OK Ligji 25 vjet heqje lirie ose Demshperblim deri ne qindarken e fundit .

  50. "BALASHI" says:

    Ja keshtu i fshehin pronat keta mashtrues politikane. Xhafer Isufin, vjehrrin e Lulit, e njoh personalisht. Deri sa Luli erdhi nga KOPI e u gradua si i deshi qejfi, e ku i deshi qejfi e kudo qe vajti la nje gjeme qe e bejne vetem perbindshmit, Xhafua nuk kish nje gur te kruante koken e jo nje pallat 8-9 katesh. Pse vini verdalle. Ka shkelur ligjin, ka shkelur e prishur teritorin, ka pervetsuar me shume metra se sa i “takonte”, ka shtuar katet nga 1+2+4 ne 8-9 kate, atehere ç’ ka ketu vend per broçkulla.Ketu nuk eshte nje shkelje, por disa…
    A ka shteti yne nje ligj se sa metra larg buzes se ujit lejohet ndertimi? Une di qe shtete te tjera e kane te percaktuar dhe nuk mund te ndertosh dot. Dikush e ka 200 m, dikush 250 m, dikush 500 m dhe nuk e shkel dot asnje milimeter, kurse ketu behet kerdia si ia jep ne koke individit te pagdhendur. Shteti i lejon se ai qe duhet te jete sherbetor i popullit se i kemi dhene goxha detyre, e kemi bere te njohur dhe ka goxha rroge, abuzon e korruptohet. E kuptoni se ç’ po bejme. Vendosni rregull e lini budallalleqet. Kush duhet prishur te prishet. Kush duhet te paguaj te paguaj, kush duhet te futet ne burg te vuaj denimin.

  51. al asad says:

    jo cne te prishet, ky eshte vjerri i bashes e ka me nishan ky, vjerri i kujte i nj injoranti qe vecse tu ankohet delagacioneve te huaja nuk di te bej gje tjeter,, pallat ne det , po te sihte ndonje nga ne njerzit e theshte do ishim ne burg tani per kete kush eshte ai esdhe ai ne burg , pak se kan nja 20 vjete qe nuk paguajne kokerr leku per taksa por duan edhe detin tani,, mbas 60 vjetesh na dolen pronare te medhenje keta pabuksat,, ka, pasur toke une ma ka merre shteti,, po leket qe ke marre nga sheti ateher apo ato nuk quhen,,

  52. opinionisti says:

    Pallati do shembet, sepse duhet te shembet dhe mjafte. Numuroni vetem ditet,qe do te jene me pake sesa dje.

  53. . says:

    Pse nuk denohen njerezit dhe fare-fisnia e politikes, por denoni vetem popullin e pambrojtur dhe te pafuqishem ?

  54. Un them ti fusim te gjithe brenda dhe ta bejme shesh si ne 45 shoke komuniste!
    Pika qe nuk u bie! Po keshtu duhet shembur i gjithe ky vend duke filluar nga ato pistat e betonit ne det te vollga!
    Apo per to nuk u vjen zeri???

  55. lisi says:

    More ky Totozani , asnjeri nuk flet, cfare thote ai keshtu : Policia ka shkelur ligjin. E ktheu pllaken ai ?

  56. genti says:

    O zoteri manjani (i mjere e i shkrete) po leri keto perrall e merruni me telashe te popullit,se po rrezoni ndertesa me leje e po doni te sjellni helme kimike ne shqiperi.Thefshi qafen ti bashke me mentorin tend e me shoke!

  57. genti says:

    O zoteri manjani (i mjere e i shkrete) po leri keto perralla e merruni me telashe te popullit. Po rrezoni ndertesa me leje e po doni te sjellni helme e arm kimike ne shqiperi. Ju doli boja pa i ber dy muaj.Thefshi qafen ti bashke me mentorin tend e me shoke!

  58. FABIO says:

    NUK E PRISH KURRE HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA ESHTE PRESION HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA PO E PRISHE HUMBE 2MIJE EURO BASTE KOFICENTI 20 PO U PRISH

  59. Eduardo says:

    Ne asnje menyre te mos demshperblehen nga shteti. Leket tua a kthehe I zoti I pallatit nga fitimet qe ka mare nga shitjet e apartamenteve.

  60. I.Troplini says:

    “Qeveria duhet te akordoje nje fond per te kompensuar ata qe kane blere apartamente ne pallatin e Lulit”.Kjo eshte logjika e Z.Manjani, si Zv. minister dhe si perfaqesues i LSI, asaj force politike qe korrupsionin e ka te shkruajtur ne flamurin e partise.
    Une do thoja qe ka nje rruge tjeter qe eshte shume me e drejte dhe ligjore sesa djegja e taksave te shqiptareve per kompensimin e pronareve te atij pallati qe nuk duhej te ishte ndertuar kurre.Nese gjykata vendos se vendimmarrja per lejen e ndertimit dhe hipotekimin e ketij objekti, ka qene nje veper e paster penale, atehere konfiskimi i te gjithe pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme te vjehrrit te Lulit dhe atyre vjehrreve te tjere te perziere ne kete rrumpalle, eshte hapi i vetem logjik per kompensimin e bleresve te apartamenteve.
    Ligji ka karakter edukues, vetem per sa kohe keqberesit vihen para pergjegjesise dhe ndjejne mbi supe barren e kompensimit per vjedhjet qe kane bere. Nuk ka karakter edukues nje vendim i tille ku vjehrri i Lulit mban ne xhep miljonat qe fitoi me pallatin e shitur ndersa shoqerise shqiptare i duhet te demshperbleje “pronaret” qe i ka shpallur te tille vjehrri me letrat e tij te bakallit.
    Le ti mpihen dhembet atij qe i ka ngrene kumbullat.!!

  61. aiantas ntoublis says:

    i thoni asaj avokates te mos te na beje te padituren dhe viktimen.pse ne nuk e kuptojme qe ajo e ka blere ate apartament me idene se eshte lulushi dhe nuk se cfare ti bejne . te mos na beje viktimen .mire eshte ta mbylli sqepin dhe te paguaj vete riskun qe mori. sa per qeverine nqs nuk e rrezon ate pallat le te filloje dhe ti demshperbleje te gjitha ndertimet qe rrezoi ne vlore dhe te mos shkelin me .vajta per funjave ne vlote dhe mu qejfi qe pashe bregdetin e qytetit tim me ne fund te cliruar nga betoni dhe nga gardhet qe dhe plazhi i ri dukej me pare si 1 burg o avokate po si thua qe nuk zaptuam detin dhe na mashtron duke na thene qe sistemuam guret po per cilet gure e ke fjalen apo per shkembin e doktorit se ato qe ishin poshte shkolles zenel murra ishin vetem 40metra eshte shume e rende te mastroje dhe te genjeje 1 grua apo nuk na mashtron por thjesht nuk na thote te verteten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje