SHBA i kërkoi Shqipërisë që të marrë dhe të shkatërrojë armët kimike siriane. Qytetarët thanë ‘jo’- dhe qeveria shqiptare bëri diçka të rrallë: I dëgjuan!
Nga Peter Geoghegan
Shqiptarët do të festojnë pavarësinë më 28 nëntor, por disa aktivistë në shtetin e vogël buzë Adriatikut po bëjnë thirrje që të krijohet një tjetër festë e përvitshme, që do mbahet më 15 nëntor.
Por kjo, jo për shkak se në këtë ditë, të premten e shkuar, qeveria shqiptare refuzoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve për të mos u bërë vendi ku do shkatërrohet arsenali i armëve kimike siriane. Por më shumë për shkak se duke refuzuar kërkesën e SHBA, qeveria tregoi diçka që ka qenë e rrallë në Shqipëri: iu bind vullnetit të popullit.
Në një fjalim televiziv, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se është e pamundur që Shqipëria të marrë pjesë në këtë operacion. Vendimi u prit me brohoritje nga rreth 2 mijë protestues që tundnin pankartat “jo armëve kimike” jashtë zyrave të Ramës në kryeqytetin, Tiranë.
“Nuk mbaj mend gjatë këtyre dy dekadave të kem parë një protestë paqësore në Shqipëri, ku qeveria dëgjon popullin, pastaj të gjithë festojnë dhe shkojnë në shtëpi. Mendoj se kështu duhet bërë, kjo është ajo që kemi shpresuar për 20 vite,” thotë Besar Likmeta, një redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative. “Rama mbajti premtimin për të dëgjuar zërin e popullit”.
“Nuk jemi koshi i plehrave i Europës dhe i SHBA”
SHBA i ofroi ndihmë financiare dhe teknike Shqipërisë për të shkatërruar armët kimike siriane në tokën e saj.
Shqipëria së fundmi ka shkatërruar arsenalin e saj kimik, por ka edhe një historik të hidhur: në mars të vitit 2008, një shpërthim në një punishte municionesh afër Tiranës shkatërroi një fshat të tërë, duke vrarë 26 persona dhe duke plagosur më shumë se 300.
Kjo bëri që publiku shqiptar të ishte i kujdesshëm për të pranuar ofertën e SHBA.
“Kërkesa e SHBA provokoi njerëzit. Ata u ndjenë të poshtëruar që po përdoreshin si kosh plehrash i Europës dhe SHBA,” thotë Likmeta.
Protestat publike detyruan Ramën dhe qeverinë e tij dymujore që të marrë këtë vendim.
Shkalla e protestave- që nuk u organizuan vetëm në Tiranë, por edhe në qytete më të vogla anembanë vendit- dhe suksesi i tyre, janë të paprecedenta në historinë e vendit që ka vuajtur nga tranzicioni në demokraci që pas rënies së regjimit të ashpër komunist në vitin 1991.
Në janar të vitit 2011, policia hapi zjarr mbi një protestë të madhe të opozitës në qendër të Tiranës, duke vrarë tre persona.
Këtë herë, protestuesit u mblodhën pas lajmit për kërkesën e SHBA ndaj Shqipërisë, të publikuar më parë nga një televizion norvegjez.
Por këtë herë forcat e sigurisë nuk i goditën protestuesit, por i lejuan që të mblidhen lirshëm dhe të shprehin qëndrimin e tyre pa i frikësuar.
Protestë që vjen nga poshtë
Protestuesit u organizuan kryesisht përmes medias sociale, kryesisht mes të rinjve dhe popullsisë urbane që është edhe themeli i mbështetjes për Ramën dhe socialistët.
“Dikush e hodhi këtë ide në Facebook që të linim shkollën dhe të shkonim në protestë,” thotë Jurgen Pashuku, një student në Universitetin e Tiranës. “U ndjemë të lirë për të protestuar, askush nuk na shqetësoi. Dukej sikur i merrnim ne vendimet, ishte një ndjenjë e madhe”.
Protestat ishin spontane dhe kryesisht pa drejtues. Politikanët tentuan që të ndërhyjnë, por u dekurajuan nga protestuesit.
Sali Berisha, një person i fuqishëm në politikën shqiptare për dy dekada përpara se të humbiste zgjedhjet në qershor, u fishkëllye kur tentoi që të bashkohej me protestën në Tiranë.
“Kur studentët nisën t’i tregojnë Berishës gishtin poshtë, kjo ishte diçka që nuk mendoja se do e shihja në jetë,” tha likmeta. “Kjo do të thotë se sa shumë kanë ndryshuar gjërat”.
Shpresa tani është se suksesi i protestës mund të nxisë më shumë aksion politik në një vend me një histori të regjimeve autokratike.
“Kjo protestë do na ndihmojë për të protestuar edhe për problemet e tjera që kemi, ishte sikur të thyenim akullin,” thotë Pashuku.
Çështjet kryesore me të cilat përballet Shqipëria, sipas shumëkujt, janë ekonomia, punësimi dhe korrupsioni.
Model i demokracisë?
Jo të gjithë të rinjtë shqiptarë janë kaq të bindur se kjo ishte një lëvizje drejt një demokracie më të shëndoshë.
“Ishte diçka e madhe, por mendoj se do të duhet pak kohë derisa shqiptarët të ngrihen për të drejtat e tyre,” thotë shkrimtarja Davjola Ndola, që ishte mes protestuesve.
Arsyeja se përse demonstrata ishte kaq e suksesshme, thotë Liketa, ishte se kombinoi një çështje që kishte shqetësuar thellësisht njerëzit me një frustrim në rritje në lidhje me pranimin në heshtje të kërkesave të SHBA.
Anëtare e NATO-s që prej vitit 2009, Shqipëria mbështeti të dy luftërat në Irak dhe Afganistan, madje ofroi edhe strehim për të burgosurit ujgurë kur SHBA nuk mund t’i kthente në Kinë pas lirimit nga Guantanamo.
Në fillim të këtij viti, Shqipëria ofroi azil për 210 anëtarë të një grupi disident iranian, Mujahedin-e Kalq, nën presionin e SHBA.
“Ishte një ndjesi që ne po thoshim ‘po’ për gjithçka, pa e ditur pse,” thotë Likmeta.
“Por nuk mendoj se kjo do të kthehet në anti- amerikanizëm. Ne sërish e shohim SHBA si një model të demokracisë. Kjo nuk do ndryshojë”.
Eshte me te vertete e neveritshme kur veren sesi po tentohet, qe gjithe kete kokcarje te madhe qe Edi Rama i’u beri peshqesh mbare shqiptareve per disa jave me radhe tensioni maksimal,ta kthejne ne favor te Rames…!
Menjehere pas fjalimit te Rames,mediat e tij,analiste ,opinioniste e gazetare prane tij,kane vershuar shtypin e tv-te dhe rrjetet sociale,me shkrime ku i thuren lavde udheheqesit te madh, se na shpetoi nga nje hata e madhe,dhe se degjoi zerin e popullit;shumica derrmuese e shkrimeve perfundojne me:”Flm zoti Rama!” …tmerr,tmerr!
Jo vetem kaq;edhe AKIP diten e neserme te fjalimit te Rames doli me nje deklarate ku ,pervec te tjerash levdonte Qeverine se protestuesit nuk u keqtrajtuan!Kjo ishte nje deklarate me te vertete jargavitese,bythlepirese,dhe qe thote shume edhe per shume nga ata qe ishin protagoniste te saj.
Dhe,te gjithe keta derdimene,harrojne faktin e thjeshte,faktin real, se ai te cilin e falenderojne idiotesisht,Edi Rama pra,ishte dhe eshte vete shkaku i gjithe kesaj andrralle qe tronditi nje popull te tere.
Nuk e di si ta pershkruaj ,me te vertete qe nuk di,sepse situata eshte kaq absurde,tejet absurde!
Eshte njesoj,ne thelb,sikur viktimat e mundshme te nje krimineli,ta falenderonin ate se pse hoqi dore nga krimi i tij!!!…
Skopjo! Mendimet po i leshone
si Gomari Bajgat vend e pa vend.
Dhe mere vesh mire se:
Shqiperia kurre nuk e humbet Ameriken
Shqiperia humbi rregjimin fashist te Sali Bajges.
Kjo eshte vertete historike,
Perballen dy kryeministra,
ku njeri vret dhe tjetri pershendet.
tani nje pyetje per ty skopce;
Pse po i rri si Zagali pasbythe Bajgrishes?
apo keshtu te ka mesuar.
Skypion, me kete koment ti reflekton shume mire mentalitetin negativ shqiptar qe na pengon dhe do vazhdoje te pengoje perparimin tone si komb. Jo pse je idhtar i Sali Berishes. Ne nje vend te perparuar eshte normale te kete mendime te kunderta, bile edhe te adhurosh nje kriminel. Por sepse edhe pas kaq ditesh mbas protestes dhe vendimit per t’i thene JO shperberjes se lendeve kimike ne territorin shqiptar, ti dhe jo vetem ti, por pothuajse te gjithe i bien fyellit ne ate vrime qe i binin para dhe gjate diteve te protestes. Çfare dua te them? Qe shqiptaret jo vetem i hyjne ngjarjeve te nxitur nga emocionet dhe jo nga gjykimi i ftohte racional, por vuajne edhe nga nje e mete shume e madhe, ata nuk reflektojne dhe nuk nxjerrin mesime edhe pas gjarjeve. Nuk e njohin ndjenjen e pendeses, por vuajne shume nga ndjenja e kapadaillekut, qe te le ne vend, te mban te ndare dhe te shton distancen nga njeri tjetri. Shembull i shkelqyer eshte kjo qe po ndodh tani: te gjithe, qe nga analistet, politikanet deri edhe komentues te thjeshte mbrojne ate qendrim qe kane patur gjate protestave dhe nuk shikon nje ndjenje reflektimi.
Per mua kjo eshte nje ngjarje e rralle nga ku te gjithe shqiptaret mund te mesojne te reflektojne. Ketu gabuan te gjithe, qe nga Amerika, qeveria, kryeministri, opozita dhe protestuesit. Pse? Nqs. kjo ishte, ashtu siç thuhet, shume e rendesishme per Ameriken, pse nuk e organizoi ajo me mire informimin e te gjithe aktoreve ndikues ne terrenin shqiptar, por u mjaftua vetem duke i “premtuar” parajsen dhe duke ja lene gjithe barren kryeministrit? Po kryeministri, pse nuk informoi qysh ne fillim dhe te bente per vehte grupin drejtues te shoqerive civile e ambientaliste. Po Arvizu-ja tani e mori vesh se kush e drejton opoziten qe nuk bisedoi me personin e duhur? Po protestuesit dhe ata qe i drejtuan, si protestojne pa patur informacionin e duhur dhe pa ditur procedurat e procesit, apo he se popull jami ne dhe na lejohet te marrim flake si pushka e jevgut. Po opozita si nxiton per te peshkuar nje proteste pa e peshuar, apo jepi se se na erdhi zogu ne dore, mjafton qe eshte levizje kunder qeverise dhe kryeministrit dhe o burra te dalim ne krye.
Dmth te gjithe kane gabuar dhe, ç’eshte me e forta, vazhdojne te gabojne edhe tani. Dhe nqs eshte ashtu siç thuhet, se kemi humbur nje shans historik (une per vehte nuk e besoj, se me duket si ato mithet iluzive shqiptare te gjysmagjelit), kjo nuk na privon nga humbja e rasteve te tjera ne te ardhmen, sepse çdo ngjarje e ndodhur nuk na ben me te mençur, por na ben me garipa.
Skypioni je nje salist i qelbur qe shqetesohesh per andrallat qe i hapi Rama popullit por qe ne fund ai e degjoi dhe nuk ke as keqardhjen me te vogel per viktimat e Sali Gerdecit dhe per viktimat e Sali 21-Janarit. Ik tutje idiot se nuk mund te hedhes peshtyme mbi kete reagim aq demokrat dhe te njerezishem te popullit dhe te Qeverise Rama.
Si kofini pas te vjellit.. I kane bere sallate te gjitha ngjarjet ne shqiperi.. ky eshte niveli yne si shoqeri civile qe nje artikull sallate si ky na ben lemshe dhe na trajton si qenie debile … fakti qe quhet sukses se nuk u vrane njerez para kryeministrise nga policia quhet shenje e demokracise … keta christian monitor do vine te na heqin helmet qe kemi ne shqiperi apo do mbajme demokracine dhe fantazistet te cilet I keni ne rradhe sot tek dera e ambasades per fonde..
Skypion,
Pse shqetesohesh kaq shume?!!
Ne fund te fundit, ju e plotesuat detyren qe ju ngarkoi Fazlliçi dhe nena Serbi; te mos lejoni ne asnje menyre qe Shqiperia te marre kete hov gjigand qe do ti siguronte kjo marreveshje.
Do vije dita kur te gjitha do sqarohen dhe mos harro – Te gjitha borxhet lahen ne kete jete!
Tani e kane radhen protestat per luften kunder Korrupsionit! prandaj duhet te fillojne te ngrihet Populli e te protestoje per cuarjen perpara Drejtesise te sali berishes,per korrupsionin galopand qe ka bere per kete vend.
Tani qe e rrugullut Traktorin shkoni e bojani shurren baces o shqipo.
Thone qe nje here ne 100 vjet lind nje shanc e ju e humbet.
Politikanet e shqipris ja u kan fshi trut ju o popull.
Ramizi tentoi te quhej babai i demokracise, edhe pse u hoq me dhune nga populli, Berisha tentoi te quhej si shpetimtari i Shqiperise nga nje lufte e mundeshme civile e 97 edhe pse qe shkaktare i atyre ngjarjeve makabre, dhe populli i cili edhe pse i armatosur nuk e pranoj nje gje te tille, se fundmi eshte Rama ai qe po ben çeshte e mundur te nxjerre perfitime nga vendimi qe u detyrua te merrte per shkak te presjonit te popullit qe ne rast kokefortesie te Rames rrezikonte ta shmbte me dhune qeverine e tij te brishte. E verteta eshte se te tre keta ngjajne shume me njeri tjetrin, sepse qe te tre vijne nga familja e çakejve ..
Per here te pare ne histori,,i nisur ndoshta nga shume arsye te ndershme apo jo, e respektoj vendimin e Rames si vendim qytetar.
Koha ka per ta treguar se ky ishte hap pozitiv per SHqiperine.
Besojeni apo jo, por jemi nje hap me afer Europes, se me pare.
Kjo ishte shenje qyeteterimi per Shqiptaret, dhe dinjiteti.