Donin të na helmonin atdheun e kancerosur

19 Nëntor 2013, 20:30Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

 

Ika paksa larg të lahesha, por duke mos iu afruar shumë motorrëve të ujit, që zhurmshëm kryqëzonin hapësirat edhe boshe, edhe me njerëz, në atë cep plazhi që rëndom e quajnë “Rrota e kuqe e Durrësit turistik”. Bluja e detit thellohej më tepër e bashkë me të rritej edhe niveli i ujit. I shkëputa këmbët prej rërës së imët dhe u lëshova krejt të notoja me fytyrë nga silueta e një anijeje, e cila dukej sikur bënte muhabet me perëndimin tutje. I relaksuar e i vetmuar mes detit, kisha lenë pas zhurmat e pushuesve të shumtë në breg. Vetja më dukej porsi delfin i paqtë, që përkëdhelesha nga uji i ngrohtë e ndërkohë që nisa meditimin me veten, pashë që copa e madhe e një muti të errët për hesap të vet po lundronte drejt meje.

-Moooos!-klitha i irrituar dhe ngrita kokën lart që goja mos më mbushej me ujin blu ku lundronte edhe jashtëqitja kryeneçe. U ktheva me emergjencë nga kisha ardhur duke tentuar të notoja më shpejt se copa e ngjeshur e jashtëqitjes. Vazhdova rreth 10 metra me shpejtësi dhe herë pas here ktheja kokën pas për të kontrolluar distancën mes meje dhe atij. Pasi mblodha mendjen që muti dembel kishte marrë me nge vozitjen mbi ujë, vendosa të vazhdoja notimin më majtas me idenë se sa “më larg” Durrësit, aq më pak notarë surprizues do të hasja.

Kur je i pafat, mundohu që të menaxhosh kurthin ku ti bie, e jo t’i hakërrehesh veten pse të ndodhin veç ty këto lloj situatash. Syzat e diellit po e thanin kripën e lënë prej ujit mbi to dhe vështrimi im sa vinte e tkurrej. Kjo nuk më pengoi që surpriza e dytë të mos pikasej prej meje. Një çift rreth të pesëdhjetave, edhe këta të relaksuar, të mbajtur pas njëri-tjetrit, po shijonin blunë e Adriatikut të atdheut të tyre amë. Nga dialekti dalloheshin qartë që ishin shqiptarë Maqedonie, por më tepër sesa dialekti i tyre i këndshëm, më suprizoi shamia në kokën e gruas dhe palat e fustanit që ishin hapur rreth saj si oktapod i plakur e përtac.

Hoqa syzet e diellit me dorën e djathtë dhe u nisa drejt bregut. Koha që i dhashë vetes për të notuar e medituar me veten dhe detin dukej sikur kishte mbetur pezull andej larg mbi anijen pas shpinës time. Preka tokë me shputat e këmbëve dhe fillova ecjen. Ambalazhet e para që hasa në ujë ishin të disa ëmbëlsirave turke që vezullonin varakshëm nga dielli i gushtit. Hinka barishtesh të gjelbërta vijonin më tej e ndërsa i afrohesha bregut me leshterikët e lodhur, një vogëlush hoqi brekët dhe ia shkrepi urinës nga bibilushi i tij. Pranë çadrës ku isha me miq, kishte mbërritur gomari dhe fshatari, i cili u bënte reklamë kofinave me rrush e fiq duke bërtitur mes pushuesve. U shtriva në një prej shazllongeve bosh me shpresën se pak gjumë do më bënte të harroja dështimin e notimit në det. Mora një prej revistave që kishim me vete, e hapa diku nga mesi dhe mbulova fytyrën. Për gjumë nuk bëhej fjalë sepse aty rrotull dëgjoje monologë dhe dialogje pa fund të kalimtarëve që zbehnin edhe zhurmën e paqtë të dallgëve, edhe sirenën e ndonjë anijeje që dukej sikur e lëshonte në detin e gabuar, në qiellin e gabuar:

-Hajde kumblla Kavaje!

-Kalamoja, topa dhe lopata kineze!

-Të keqen mami, mos e hidh lëkurën e bananes në tokë.

-Lëre moj gru çunin ta hedhë ku i do trapi, nuk është pederast ky ta flakë te koshat e plenave!

-Brekë, brekë plazhi italiane zonja. Brekë aktoresh dhe artistësh!

-Peshqira me Ferrari, peshqira me Ronaldon!

-Hajde letra bixhozi, fara kungulli me krypë, vaj plazhi vetëm për turista.

-I kam fut një t’pallume Brikenës në det e të shikoje spermën si lundronte në ujë si kallamar. Rrezik edhe dallga e detit ka mbetë shtatzanë plako!…

 

Ndërsa përjetoja protestën kundër koçifosit sirian, kjo ngjarja këtu më sipër më konturohej në tru.

Një nga ngjarjet që të le gjurmë sepse ti shkon për pak relaks, për pak orë pushimesh të varfra, por ndërkaq të pështirohet edhe stina, edhe deti, edhe dielli, edhe ombrella, edhe vetja. Ndotje e përdalë qoftë akustike, qoftë fizike. Ujë, rërë, tokë, bar, restorant, hotel, rrugë, plazh të ndotur në maksimum. Ne hamë aty ku dhjesim, pimë aty ku dhjesim, pallojmë aty ku dhjesim, bëjmë biznes apo punë të pista aty ku dhjesim dhe pa pikë sedre nuk fillojmë protestojmë kundër instinktit të munguar të higjienës vetjake, por si analfabetë neglizhojmë abetaren dhe merremi me astronominë.

Le ta pranojmë botërisht që unë, ti, ata, të gjithë ne jetojmë në një Shqipëri të ndotur. Megjithëse kemi shi, borë, lumenj, liqene dhe dete, e kemi Shqipërinë të palarë. Dhe kur vendi është i palarë e i qelbur, edhe presidenti, edhe kryeministri, edhe kryebashkiaku, edhe milioneri, edhe miss-et, edhe fëmijët, edhe i varfëri, të palarë duken, pavarësisht tentativave vetjake.

E le të kthehemi te protesta. Hakun mos ia hamë protestës së javës që shkoi. Unë do ta kujtoj gjithmonë si protesta civile ku Sali Berishën e 2013-s përzunë si Hekuran Isain e 1990-s, ku policia shqiptare e maturuar evropianisht tregoi se di të sillet edhe njerëzishëm, ku nuk kërciti as kallashi e as molotovët, ku nuk kishte protestues kokëpalarë, por vetëm fytyra të paqta, ku urrejtja cinike e kurdisur ndaj Amerikës nuk u virusua kolektivisht, ku ngazëllimi për rrëzim qeverie u ngriu në buzë “fullhanëve” kodoshë berishianë…

Unë do ta kujtoj gjithmonë këtë protestë sepse pashë shqiptarë të lirë e të dëlirë, që pasi ktheheshin nga panairi kombëtar i botimeve, ndalonin në bulevard duke protestuar me librat e sapoblerë në dorë.

*fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

36 komente në “Donin të na helmonin atdheun e kancerosur”

  1. EDLIRA F. NYC says:

    DOLE EDHE TI O ZAMBAK PERMETI?!!
    http://goo.gl/OLCsYY

    1. Brahim Dushi says:

      HA HA HA HA HA HA,
      O NET TW MARRTE E MIRA O NET!

    2. Be-X says:

      pse o “Edlira Fack You”
      te djege ty kaq shume? mos valle je palluar gje ne ujerat blu te Durresit? ne fund te fundit Bledi i beri nje pershkrim vendit ku SALA e pordhi per vjete!

  2. Ilir Gruda says:

    Njerez te lire ma ne fund…por duhet ne nje nivel ma te larte pjekurie…………

    1. r says:

      Te lumte o djale… Por nuk i ke shpetuar ATIJ QE TE NDOQI NE DET…

  3. kthjellet says:

    Ka edhe me!Ka eshe me!Ka edhe me.Kodoshet e politikes te majte dhe te djathte, veriore, qendrore dhe jugore jane tashme te gjithe ne nje kosh.
    Edhe sot te gjithe se bashku te majte dhe te djathte vazhdojne te shpifin lloj-lloj akuzash per ata djem dhe vajza 20-vjecare qe treguan se sa prapa ka mbetur politika shqiptare.Akuzat e tyre te kujtojne llogjet e politikes se vjeter.Me sa duket si ata qe rane nga fiku edhe ata qe i hipen fikur edhe ata qe ishin maje fikut nuk jane gje tjeter vecse mbeturina te psikologjise komuniste qe i ndante njerzit ne llogoret e luftes perballe armiqve imagjinare.
    Per te shpetuar nga kapslleku ku jane futur po ngrene akuza qesharake dhe po behen vete edhe me qesharake.E vjetra po shembet,kohet po ndryshojne.

    1. leo england says:

      Po le te drejtoj 20 vjecari atehere. Te gjithe keni kaluar ne ate moshe she politika me specialistet e ask Ben llogarite pasta vendos deri as eshte votuar eshte qeveria we me light komandon ndersa per probleme manhole Ben referendum. Mos na beni dukur pi I jepni mend amerikes, si berisha ne mbledhjen e keshillit te evropes qe mesonte evropen si te dilte nga kriza

  4. elinor says:

    Vras mendjen si do te jete kjo pune? Pse po behen te gjithe servile te perkushtuar kaq papritur? Thua te kene frike Ramen? Nuk e besoj! Ai ka frike edhe nga vetja. Si te jete puna atehere? Ketej flasin per te rinj “legjendare” te cilet treguan shpirtin e protestuesit –megjithese vete e pohojne qe protestuan kot se andej i zuri rruga (tek ktheheshin ne proteste nga panairi i librave) — dhe nga ana tjeter i nxjerrin terheqjen e Rames dhe ceshtjen e demontimit si dy gjera pozitive? Kush ka te drejte se s’po e marrim vesh, Rama apo protestuesit?? T’i kete zene valle virusi i budallallekut te gjithe keta, me Mero e me Mane, etj, etj?? Jo se, Bledi e thote vete, e paska henger nje racion mut atje ne det…shif se mos ke henger edhe spermen e atij kurvarit o njeri dhe ke ngelur shtatzane!!

    1. bbb says:

      Shume po cuditem me keta perkrahsit e Ed Rames…Kur Rama thosh PO per armet kimike, ata thosnin jo…Tani qe Rama tha JO, ata thone po…Ec e rilind Shqiperine me te keta kodoshe…

    2. SHQIPE says:

      Elinor ,me vjen keq qe bije kaq poshte ,nuk do te shohesh se kjo eshte nje situate e veshtire kur politika e di mire qe populli eshte i keqinformuar e megjithate i jep te drejte e nuk i shkon kundra per hir testabilitetit te vendit ,jo shume qeveri dine ti perballojne keto situata e nderkohe qe klani juaj qe kerkon me doemos nje gabim te qeverise se re e te hidheni perjete e te filloni te shani .E verteta e hidhur qe Bledi pershkruan ketu ,nuk mbetet deri tek papastertite ne breg te detit,te ishte kaq ku ma gjen,jo,jo!
      E verteta eshte kaq e hidhur sa nuk besoj se ndonje gazetar sado pene te forte te kete do te mund ta pershkruaje situaten e ndotjes,helmimit e vatrave kancerogjene qe jane lene ne meshire te fatit duke u bere keshtu rrezik i menjehershem jo vetem per shendetin e shqipetareve por edhe te grekeve e italianeve.
      Kishim nje shans qe te fillonim te organizonim pastrimin e shtepise tone me asistence specialistesh te mirefillte po te dinim ti kerkonim gjerat me ndjenje kombetare.Them me ndjenje kombetare se ai cope repart ushtarak i Qafe Molles ka punuar e vazhdon punon edhe diten e protestes edhe sot por jo per te demontuar material shqipetar por serb me kontrata te rregullta te qeverise se mepareshme .Po te qe se protesta ishte kunder ndotjes perse nuk u permenden keto fakte !
      Per mua ky ishte rasti i rradhes kur shqipetaret manipulohen e ngrihen kundra vetvetes sepse dikujt i intereson njera ane e ceshjes ,ajo me antishqipetarja!

      1. RIGON says:

        EDI RAMA NUK E KUPTON SE KY ISHTE SHANSI I PARE E I FUNDIT DHE TANI TE HAPI KRAHUN.

        mJAFT E DURUAM, NUK KEMI KEQARDHJE PER TE. NGELI DUKE BERE VIKTIMEN E NUK E NXJERR QIMEN NGA QULLI.

  5. emigranti says:

    Shume shume prekse dhe REALE .me vjen jasht zakonisht keq per kete realitet .bukur e ke shkruajtur o Blendi i modh……
    nuk kam fjal…:)

    1. net says:

      pjese a me prekse eshte aty kur ja ka fut tollumbit mutit me koke ne det qafiri

  6. klajdi says:

    Te lumte Bledi. Hartimi me i bukur i klases. Bravo!
    Femije le te degjojme hartimin e Bledit…

    Ti je trap! S’ta kane thene?! Vetem gazetari s’eshte kjo.
    Degjo trap:
    Ne jemi pro amerikane-ky eshte nje fakt.Dhe jemi krenare per mbeshtetje kundrejt dhe prej vendit me demokratik ne bote dhe me shqiptardashes.
    Ne protestojme me te drejte kunder armeve qe amerikanet (te ndodhur ngushte se asnje tjeter s’i pranonte)donin te sillnin ne vendin tone.
    Protesta para ambasades eshte sa miqesore dhe e pranueshme, aq edhe e drejte.
    Asnje nuk e nxiti,ishte e natyrshme , me dy objektiva: ata qe i kerkuan(Rama) dhe ata qe i sillnin (US).
    Asnje force politike nuk i interesonte dhe intereson nje carje me US.
    Vetem dy gjera dihet me saktesi:
    Kjo u shkaktua e gjithe se james Bond-i yne (Rama) kerkon te perqendroje cdo fenomen te mire(trushkuluri akoma mendon se nje destinacion i perjetshem–precedent- i armeve ne Shqiperi eshte gje e mire)rreth emrit te tije,
    Kujto pas zgjedhjeve kete megaloman ne mediat e huaja: une ashtu ,une keshtu,une do bej kete,une kam bere kete.
    Ndoshta kjo eshte aresyeja qe rreth vetes ka mbledhur eunuke te rinj , pa emer…sepse eunuket e vjeter kishin filluar te kujtoheshin se dikur ju therisnin ne emer…dhe rrezikonin kryengritje…

    E dyta do gjendeshim ndoshta ne te njejten situate nen pushtetin e demokrateve.

    Megjithate …filloje ta lexosh hartimin per femijet e tjere

  7. Bert says:

    hahaha ky eshte realiteti shqiptar! prandaj detyra jone eshte t’u mesojme kokepalareve qe ekziston edhe nje shpikje tjeter veç xhelit…quhet SAPUN!

  8. vl says:

    I pa aritshem je o Bled!

  9. Antisystem says:

    Se mos shan Ramen ore se do te qujne debil. Jo se sje debil se ti debil ke qene gjithmone por deri para zgjedhjeve te gjithe pleqte komuniste te quanin rilindes buahahahhahahahhaaaa.

  10. Zigur Qarri says:

    Si gjithmone Bledi Mane,origjinal dhe i vertete.
    Shkrimi me kaloi si Film para syve tek e lexoja kte panorame te relitetit tone te perditshm.E verteta te dhemb,por njekohesisht te ngjall edhe shpresa kush shikon se po leviz diçka.

  11. Ajet Delaj says:

    November 19, 2013

    TEPER VONE, POR NUK ESHTE FUNDI

    Procesi i zgjimit te popujve kolonjale dhe te shtypur natyshem qe kerkon kohen e vete dhe nuk ka si te ndolle ndryshe , gje qe nuk mund te bejm perjashtim as shqiptaret megjithse ne folklor e quajme veten te zgjuar te beses e me burreri. Fillimi i nje reagimi pozitiv e real ne rrjetet sociale te shqiptareve per humbjen e nje shansi te arte per kombin shqiptar ne kuader te perafrimit te bashkepunimit e interesave te ndersjellta me Shtetet e Bashkuara eshte nje process qe duhet pershendetur edhe pse eshte pak me vonese.
    Besoj se jeni ne nje mendje me mua se kombet behen e zhvillohen mbi bazen e shanseve historike ku per mua thirrja ne tryezen e “burrave” te botes ku ne krye te tavolines padyshim qe ishte Amerika per mua ishte shans historic. Koha tregoje se Amerikanet nuk na kishin thirrr si “gomarin” ne dasem sic tha z Agolli por si partnere te vertete duke rrespektuar edhe JOne tone edhe pse ishte nje jo e imponuar nga histeria e turmave te manipuluara te rruges e jo nga tavolina e argumentave.
    Meqe atishqiptaret deshtuan edhe nga kontributi i drejteperdrejte i miqeve tane Amerikane qe koha do te tregoje se jane jo vetem pranuesit e JOse se imponuar te Rames por edhe sugjeruesit e saje duke mos e zbehur aspak qendrimin e fjalimin brilant te Kryeministrit Rama.
    E them me bindje se nese JOja do kishte dale nga tavolina e bisedimeve mbi bazen e argumentave te brenda vendit me specialste dhe ne kuader te OKBse me partnered tane shoqeria do ishte e qete e kapitulli do mbyllej ketu , por fakti qe as qeveria e as specialistet e mirfillte nuk u lane qe te flisnin e negocionin nga sharlatanet qe manipuluan e terrorizuan popullin jo vetem eshte e papranueshme por do zgjase shume kohe kjo teme.
    Te fajsosh popullin ne nje proeste massive dhe te qytetruar si asnjehere tjeter ne historine post komuniste eshte e padrejte por te hetosh manipulatoret besoj eshte detyre ne sherbim te kombit pasi eshte prekur vete partneriteti Amerike –Shqiperi , eshte prekur interesi primar kombetar.
    Per te filluar te kuptojme krejt procesin duhet filluar nga rrjedhja e informacionit nga nje bisede konfidenciae ndermjet partnerve e perfunduar tek turmat ne sheshet e Shqiperise.
    Lajmin e pare e ka dhene nje gazette e vogel e Moskes dhe pas kesaje eshte ndezur tere Europa e deri e Al Xhazira duke i shokuar shqiptaret. Lajmi ishte ndertuar ne menyre te atille qe te shkaktonte vertete stuhi ne publikun shqiptar. Shkaterrimit te arsenalit kimik te Asadit qe ruset e kane prodhuar e shitur per miljarda dollare do e shkaterroin ne territorin shqiptar vetem per dy miljon dollare te sponsorizuar nga Moska.
    Kuptohet qe rrjeti i vjeter e i ri i sistemit funksional informativ te Moskes e shumefishuan jehonen e ketij lajme duke krijuar nje terror te vertete psikologjik mbi opinionin public ne Shqiperi.
    Goditja e Shqiperise e qeverise se saje ne piken e saje me jetike te partneritetit me Shtetet e Bashkuara realizonte ne nje fare menyre nje hakmarrje ndaj Amerikes per programin e saje te pergjimeve ne Europe e natyrisht edhe ndaj presionit per carmatosjen e Asadit si miku i vetem i ruseve ne mesdhe por ne te njejten kohe u shkonte per shtat edhe pushtetit te permbysur me vote plebishitare per te bllokuar Qeverine Shqiptare per te instaluar shtetin ligjor ne Shqiperi.
    Kordinimi i faktorve e aktorve antishqiptare ne dem te shqiptarve e partneritetit me Amerikanet besoj se kishte nje skenar akoma me ogurzi pasi parashikonte edhe gjak e rrezimin e qeverise legjitime gje qe u tha hapur me kerkesen per dorheqjen e Rames pasi protesta u mbyll. Se perse duhej dorhequr Rama nje zot e di.
    Reagimi i Qeverise Rama ne bashkepunim te ngushte me partneret Amerikan jo vetem e stopoje projektin e klaneve te fuqishme te faslliceve ne Shqiperi por bene te mundur qe demokracia e brishte shqiptare te funksionoje dhe te dale edhe me e fuqishme duke vendosur sandarte te reja ne menaxhimin e protestave popullore.
    Respektimi i vullnetit te popullit nga qeveria e tije edhe ne kushtet e histerise kolektive eshte nje standart per tu pershendetur e fundi i fundt nuk eshte fundi i botes se shume gjera do sqarohen ne ditet ne vazhdim pasi lavdi zotit nuk u thye asnje xham i vetem.
    Per mua dhe per shume shqiptare ajo cfare mbeti mbas JOse se Rames eshte cfaktorizimi i frikshem edhe ashtu shume i dobet i opozites shqiptare e kryesisht i kryeopozitarit te klonuar Lulzim Berisha (Basha)
    E kam thene fjalen time rreth komponenteve te arsenalit kimik sirjan qe nuk eshte e barasvlefshe me arme kimike pasi keta komponente sipas specialisteve me te mire te botes mund te perdoren jo vetem per qellime ushtarake por edhe industrial civile e fundi i fundit procesi perfundimtare do realizohej jashte kufijve te Shqiperise por qeveria shqiptare duhet te nxjerr mesimet e duhura nga jo se cfare ndolli.
    Te terrorizosh popullin me disinformacion eshte nje veprim i denueshem nga tere legjislacionet e botes demokratike dhe mendoj se puna e Qeverise Shqiptare ketu duhet te filloje mbas atij menaxhimi te perkryer te nje situate mjaft kritike qe kaloje.
    Shqiperia e pas 23 Qershorit vjen si nje shtet e shoqeri totalisht ne kaos e nga nje informalitet i tejskajshem prandaj perpjekjet e para premtuese te Qeverise Rama per kontrollin e territorit e goditjen e informalitetit ne te tera sferat e buxhetit e shtetit duhen vlersuar edhe si factor krysor i “suksesit” te protestes “ekologjike”e tentative e qarte per te bllokuar reformat nga ata qe kane 68 vjet qe e lene buxhetin e shtetit bosh kur largohen.
    Manipulimi i masave dhe tendenca per te rrezuar edhe me dhune Qeverine Rama duhet vlersuar nga qeveria Rama si nxitje per pershpejtimin dhe thellimin e reformave aq te domosdoshme per te rithemeluar Shtetin Shqiptar te kerkuar e votuar nga pjesa derrmuese e shqipareve.
    I bej thirrje Kreminstrit Rama qe te thelloje bashkepunimin me aleatin e Shqiperise e shqiptareve Shtetet e Bashkuara te Amerikes si garancine e vetme per te arritur objektivat gje per te cilen eshte votuar e mandatuar pasi kam bindje e plote se edhe Amerikanet shume gjera do ti shohin me qarte mbas proestes “ekologjike” edhe per veten e tyre.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. iris says:

      Me sakte se kaq nuk mund te n,a kishit informuar,jam shume dakort,por pseee nuk kishte nje rryme te tille per te informuar popullin me pare! Urime gjithsesi,fjale te perkryera!

  12. demokrati i lashte says:

    se besoj qe i shkruan vete ky tip ,me duket se jep emrin me qera per ndonje vize…..

  13. klajdi says:

    E hoqet postin tim?! nuk cuditem jeni “gazet e pavarur”

    Bledi me cpune do te merresh kur te vdese Saliu?

    1. shkodra says:

      Le te vdese njehere Saliu pa Bledi ka me cfar te merret…eshte pene inteligjente…..

    2. laraska says:

      me te njeten pune qe merreni ju qe kur ka vdekur Enver Hoxha, ketu e 30 VJET

  14. Koci says:

    “E kemi Shqiperine te pa lare” batuta e dites,fiks fare.

  15. Sallakja says:

    Jo Bledi, jo.
    Nuk eshte kjo menyra per te spikatur.
    Shkrim i dobet. Vulgar. Diletanteske.
    Ti je medioker, duhet te mesohesh me kete ide.
    Por faji nuk eshte i yti, faji eshte i mediokrit tjeter
    Mero Baze, qe ti boton.

    1. iris says:

      Me real se shkrimi i meparshem ,nuk mundt te kete! Asnjehere nuk e kam kuptuar perse realitetin nuk duam t,a therrasim me emrin e vertete! N.Q.S nuk e shohim kete realitet me ndergjegjie te paster gjithenje do te jemi ne vend numero!

    2. vis Cerri says:

      O Sallake qetesohu o burre. Ky mediokri Mero e boton me mund dhe shpenzimet e veta, boton dhe pellitjet e tua e nuk merzitet, ti e lexon qyl dhe merzitesh. Ai i ka fajet ke te drejte.

  16. plaku dhe deti says:

    bisnesi me i hatashem i te ardhmes do jete ai i shurres.Shurra do shitet me shtrenjte se nafta,mbajeni mend.Kete pershtypje me zgjoi ky shkrim gjenial.EEeee,bukur eee.

  17. aGIM says:

    O Bledi Mane, paske harruar pa permendur qe kjo eshte protesta qe populli detyroi Kryeminitrin i radhes te zgjidhje permes karriges ose armeve kimike. Emo se beni sikur harroni ju “pubic enemy”

  18. Nika says:

    Ky popull me sjellje skllavi eshte mire qe te mesohet te protestoj.Le te protestoj dhe gabim vetem te mesohet .Kjo do ta nxjerri Shqiperin ne drite.ky shkrim e ndjente kete te mire te madhe. I vlersoj shkrimet tuaja djalosh.

  19. amantia says:

    Sal-lakja nuk edi ti e imiton Gonin apo Goni te imiton ty?Blendi kollos i penes shqiptare suksese.

  20. bardhylmyftiu says:

    NJE PARANTEZE ZOTRI ,TE QUASH MEDIOKER MERO BAZEN DHE BLENDI MANEN,ME PATJETER QE DUHET TE JESHE NJE SHKENCTAR,NUK BEJE FJALE PER TITULLIN PROFESOR QE DUHET TE KINI.
    E VETMJA GJE QE RA NE SY ISHTE MANIPULIMI QE JU BE TE RINJEVE A THUA SIKUR VDEKJA NA KISHTE ARDHUR TE DERA.E TEK SHIKOJE SAZAN GURIN QE CIRREJ E BERTISTE NE MBROJTJE TE HIPOKRIZIS,PYESNJE VETEN O ZOT SA POSHTE PO BIEM.SHKO MORE SAZAN TE CANI ,ATJE E VLEN SE EMISION TAMAM PER TY ESHTE ,EMISION KARAGJQZASH.ME VEPRIME MANIPULUESE TE NJEREVE PA DITUR SE PO DEMTONNJE ZHVILLIM NJE MARDHENIE EKONOMIKE E DIPLLOMATIKE,PONE QE SPIUNAZHI DO TI DUHESHIN VITE TA BENIN PER TE DEMTUAR SHQIPRIN.
    ZOTI SAZAN DUHET TA DISHE SE JENJE AMBJENTALIST AQ I PERCIPTE ASHTU SIC SHEH EKE PARE CDO GJE.KEMIPARE AMBJENTALISTE ME SHUME KOLTURE KUR TRAJTOJNE PROBLEMET ME THELLSI LOGJIKE DHE BINDESE.NDERSA TEK TI MBIZOTRON PARAQITJA ME TE CJERRA E ME TRAJTIM SHUME TE PERCIPTE TE PROBLEMEVE,E PER METEPER NJE FRKACAK .E TREGOVE VETEN TE TIOLLE KUR TEMORI MIKROFONIN NJE MILITANT I PD DHE U TREMBE A THUA SE TE DOLI EFSHEHTA NE SHESH.

  21. saliu jam sebi says:

    ore akoma besoni te amerika ajo e ka vendos ky vende eshte skllave i serbeve grekeve italiane te pabes dhe prapambetjes turke nuk ka sbehet me kjo tok qe e kan shkatru ja dhe nje shembull do hien ndimat ekonomike ne lek dhe do jepen ushqime hahahahaha ky eshte rilindja kure ne te vertet rilindje i thon ngritje e konomike te rrogave me 800e1000 euro si bota demokratike jo me 40 euro nje skllaveri e perjetsheme hahahahaha si u tallen me rilindjen hahahah poshte teroristate shqipotare qe punojne kunder popullit shqiptare te paguare nag armiqte e betuare te shqiperis si puna e ime hahahahahahah

  22. qifja says:

    e lexova me vemendje pershkrimin per plazhin e durresit,fantastikdhe shume realist,por ky mania harron te thote qe palzhin e durresit e kane qelbur lejet e ndertimit te dhena per 14 vjet nga njerezit qe rama sot i ka o ne qeveri(lefter koka)o vazhdojne te qeverisin durresin (gjushi bashkise)imagjinoni vete ju nga kush do presim shpetim tani…

  23. ARUSHA says:

    MYSAFIRET TANE NE SHQIPERI LENE NE DET VETEM TUMIN E ZI SI KUJTIM DHE REREN PLOT ME PLEHRA DHE MORRIN E PLESHTIN E TARTABIQEN E KONIPIN BANORE TE RINJ TE SHQIPERISE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje