Lefter Koka: Marr Bashkinë e Durrësit nëse ma kërkojnë

20 Nëntor 2013, 01:15Politika TEMA

Ministri i Mjedisit dhe njëkohësisht një nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, deklaroi se është i gatshëm të marrë drejtimin e bashkisë së Durrësit.

I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Koka foli edhe për lëvizjet e mundshme të deputetëve  drejtë LSI-së.

Po kështu, Koka kritikoi kryeministrin Rama, sa i përket menaxhimit të opinionit publik sa i përket mundësisë së ardhjes së armëve dhe mbetjeve kimike të Sirisë.

 

Duhej bërë diçka më shumë për ta menaxhuar këtë situatë, si nga qeveria, nga ju si ministër i Mjedisit dhe të punohej pak më shumë sepse dhe ambientalistët burimin më të madh të informacionit e kanë pasur nga interneti. Mund të ishte punuar ndryshe për ta informuar opinionin publik, që të mos dilnin njerëzit në rrugë krejtësisht në panik, të painformuar?

Në fakt, opinionet janë të ndryshme, sigurisht duhen mirëkuptuar. Në dijeninë time, kryeministri shqiptar, rreth datës 5 të këtij muaji, komunikoi në mbledhjen e qeverisë pikërisht bisedën që ka pasur me Sekretarin amerikan të Shtetit për një propozim të bërë nga SHBA për të eliminuar në Shqipëri një pjesë të lëndëve kimike, ku demontimi ishte bërë në Siri dhe pjesa tjetër do të bëhej, nëse mund të bëhej, në Shqipëri. Për këtë kryeministri shqiptar informoi në mbledhjen e qeverisë se ishin në negociata, në diskutime për të diskutuar se ç’përfaqësonin këto lëndë kimike sepse ne nuk kemi kapacitetet e nevojshme për t’i eliminuar, cila do të ishte mënyra për ta përballuar këtë dhe pikërisht ky qe ndoshta dhe momenti, sepse në rrugë ligjore dhe normale kryeministri shqiptar do ta bënte në fund të diskutimeve që do të kishte me SHBA, do ta bënte prezent në kabinetin qeveritar dhe më vonë në parlament dhe unë besoj se kjo do të ishte rruga normale. Reagimi qytetar erdhi pikërisht në këtë fazë ku kryeministri shqiptar akoma s’kishte përfunduar në mënyrë definitive negociatat me SHBA. Këto janë diskutime ku unë besoj se do të ishte kryeministri shqiptar që do të negocionte. Ai ishte i mandatuar për të bërë negociata të këtij niveli. Ndoshta, nëse do të kishte filluar më parë negociatat me struktura të ndryshme, qoftë me aleatë, qoftë me grupe të ndryshme të interesit, unë besoj që gjërat do të ishin më normale dhe diskutimi do të ishte më i paqtë, nuk do të mbërrinte në këto nivele dhe rrezikshmëria nuk do të ishte në ato nivele, të cilat në datën 15 u transmetuan në opinionin publik.

Ka zëra se do të ketë lëvizje në grupet parlamentare, mund të ketë deputet që kalojnë nga një grup parlamentar në tjetrin. Veçanërisht LSI është partia e përmendur më së shumti në këto takime të mundshme që po zhvillohen me disa deputetë. Jeni në dijeni të këtyre?

Nuk jam në dijeni të lëvizjeve të mundshme që mund të ndodhin. Nuk do të jetë risi nëse ndodh, sepse në parlamentin shqiptar në vitet e fundit kanë ndodhur në fakt lëvizje deputetësh. Nuk do ta konsideroja anormale, por gjithsesi unë nuk jam në dijeni dhe nuk mund të flas për gjëra konkrete.

Do jeni kandidat për kreun e bashkisë së Durrësit në zgjedhjet e ardhshme?

Është shumë shpejt për të folur për këtë, gjithsesi nuk jam unë që mund të flas. Unë bëj pjesë në një formacion politik dhe sot ky formacion është në aleancë me një tjetër forcë politike dhe ndarja e qyteteve do jetë e një marrëveshje politike dhe është shumë shpejt ta mendoj sot. Tani ndihem i vullnetshëm për t’i shërbyer vendit dhe për t’i shërbyer edhe Durrësit nëse do më kërkohet.

7 komente në “Lefter Koka: Marr Bashkinë e Durrësit nëse ma kërkojnë”

  1. Redi says:

    Po jepi o popull 72 deputet Rames ti zhduki keto specie!!!

  2. rising star says:

    ky eshte minister pa shkolle mi shoqe!kontrabandist !ja pse sbohet shqiperia keta e kane shpik blerjen e votes me gjith agron duken kunatin e vet.

  3. Haxhi Burashi says:

    seriozisht marrE??? analfabete

  4. KADAFF says:

    E KA NJE DIPLOME JURIDIKU NGA TETOVA!
    POR PO ME HABIT FAKTI QE DO ME KALU SI KRYETAR BASHKIE NE DURRES, SI DUKET
    PO E SHEF TERI/CIGARJA QE TE MJEDISI SKA LEK SHUME!
    PSH TE FURRAT E GELQERES NE KRUJE QE DJEGIN GOMA, JA MORI EDHE KESTIN E TRETE!
    3 HERE I MBYLLI DHE I HAPI!

  5. Qiparisi says:

    O Lefteri I Kokajve une mendoj qe dhe aty ku Je nuk e kuptoj cfare ben, por Banda super e koruptuar e Ilir Metes se pangopur qe kur mos u ngopshit me soj e sorrollop. Ik o Lefter mos na hap barkun, kur do vij ajo dite ti paguash te gjitha

  6. Lali says:

    Lefteri na kendo ate kengen te ka lali shpirt te ka lali xhan,them qe e len pas Mandin e nish tulles. Hik mre kokrra e plehut se tani sa hengera mengjes dy rriska buke te thekur me tuna….dhe po me perzihet….pis milet.

  7. partizoni says:

    teri,i ke marre leje narit per keto qe thua?po tek klani I zemunit e ke shtruar?aman,or te keqen bej ndone gje per kete komb qe po vuan kaq shume.aman o teri,na bej derman,se ne doren tende jemi.ore,po sikur t’i marresh te dyja:edhe dursin edhe tiranen.ne kapacitet si puna jote cfare nuk ben.uf ,te shperlafte mortja,injorant dhe halabak.harrova,je edhe klysh kurve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje