‘Pallati i Bashës’ kushton 1.8 milion euro/ Gjika refuzoi të dëshmonte dy herë për këtë çështje

20 Nëntor 2013, 09:50Politika TEMA

Kompleksi “Jon”, i ndërtuar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ka një faturë prej 2.5 miliard lekë të vjetra ose 1.8 milion euro.

Kështu bën të ditur Shqiptarja.com.

Kjo shumë financiare është vetëm preventivi i paraqitjes në Bashkinë e Vlorës, lidhur me vlerën totale të punimeve.

Shuma financiare është depozituar nga pronarët e truallit Xhafer Isufi, Xhuvi Sharxhi dhe vetë administratori i kompanisë “GB-A Konstruksion”, gjatë plotësimit të dokumentacionit në bashkinë e Vlorës.

Momentalisht kjo faturë ndodhet në dosjen e prokurorisë së Vlorës, e cila prej gati 1 viti është depozituar në gjykatën e qytetit, me qëllim shqyrtimin gjyqësor ndaj të pandehurit të vetëm të kësaj çështjes Odhise Zoto.

Sipas burimeve të prokurorisë së Vlorës, shuma është vetëm një shifër fillestare dhe jo përfundimtare.

Gjithmonë sipas kësaj, prokurorie një shifër e tillë është paraqitur si preventive, pra nga llogaritjet financiare të bëra deri në periudhën kur projekti i ndërtimit të kompleksit “Jon” ka qenë në letër.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, ka qenë dëshmitar i prokurorisë në procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj vartësit të tij, ish-shefit të Urbanistikës Odhise Zoto.

Ky i fundit është i vetmi nga zyrtarët e bashkisë së Vlorës, që është marrë i pandehur për rastin e miratimit të lejes së ndërtimit të pallatit në pronësi të Xhafer Isufit dhe Xhuvi Sharxhit, ndërkohë që dhe personi që ka firmosur lejen e ndërtimit, Shpëtim Gjika, ka pasur statusin e dëshmitarit.

Gjika është pyetur gjatë fazës hetimore të procedimit penal me nr. 200 të nisur nga njësia hetimore task- force, pranë prokurorisë së Vlorës.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka dëshmuar përpara prokurorëve të çështjes, por gazeta “Shqiptarja.com” ka zbuluar se kryebashkiaku i Vlorës, gjatë fazës së gjykimit është thierur dy herë nga ana e prokurorisë, por në fakt ai ka refuzuar të paraqitet në gjykatë, për të dëshmuar lidhur me masat që janë ndërmarrë për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit të kompleksit “Jon”.

12 komente në “‘Pallati i Bashës’ kushton 1.8 milion euro/ Gjika refuzoi të dëshmonte dy herë për këtë çështje”

  1. QANI MUSLIMONI says:

    Prokurorija pervec zbardhjes deri ne IMTESI te ceshtjes ne fjale, duke filluar qe ke shkelja e ligjit, qe eshte ndryshuar cdo ligj, qe ky objekt te jete brenda ligjeve qe eshte ndertuar e hipotekuar. Prandaj pellet me te madhe sali berisha, lulzim basha dhe lukunia e tyre, te pasuar nga avokati pisanjos maks haxhia, qe na deklaron se kjo ndertese eshte brenda ligjit dhe e hipotekuar. Pastaj te tere me radhe duke filluar qe nga Gjika e deri ke i fundit. Sigurisht qe eshte detyre e Prokurorise te zbardhi deri ne imtesine me te vogel prejardhjen e kesaj shume maramendese te ketij objekti.

  2. MALSORI says:

    TE SHEMBET,PRISH BUKURINE E KETIJ PLAZHI TE BUKUR TE VLORES.ATA QE KANE BLERE HYRJE(SHTEPI)JANE NJEREZ TE LULKES E TE SAL MALOKUT.LULKA ME SALEN I DEMSHPERBLEJNE SEPSE KANE PARAT E VJEDHUR NE RRUGEN E KOMBIT, 240 MILION EURO.ATA DUHET TI PASTROJNE INERTET DHE PLAZHI TE KTHEHET NE GJENDJEN E ME PARSHME TE BUKUR ME LULISHTE.MALSORI .BOSTON.USA

  3. Vlonjati 12 says:

    Ç’do te thote “..ai ka refuzuar te paraqitet ne gjykate, per te deshmuar…” ? A do bejme ne shtet ndonjehere ? Si guxon ky apo kushdoqofte qe te mos paraqitet para drjtesise, qofte edhe ne poziten e deshmitarit. Keta duhen marre me dru, ndryshe s’ka per te patur kurre drejtesi tek ne.

  4. flamuri says:

    nje ndertese katastrofale ,shume e vrazhde edhe per sy
    sperkon aspak me ambientin.mundesishte te rrenohet

  5. bobi says:

    Kur tja bej Bum mua do me hiqet nje gur nga zemra dhe do hap nje shishe vere.
    Mundesi tjeter nuk ka ta marresh pallatin e ta cosh gjekund. Gjynah mer parat qe do flururojne, por ne qoftese njerzit do mesojne , ja vlen.
    Ai pallat eshte jashte cdo kodi, aty eshte shkelur ligji me te dy kembet.
    Keshtu qe Bum. Deti per te gjithe….

  6. tomorri. says:

    E verteta duhet te dale ndryshje po bejme lufte me poça.
    Te zbardhet deri ne piken e fundit dhe fajtoret te demshperblejn edhe te syrgjynosen ne burg,kjo ne se Rilindja e ka me gjithe mend per te bere shtet.Asnjerit mos i dridhet qerpiku se edhe kur u hodhen ato themele si ne toke te babes nuk ju dridhe fare qerpiku atyre felliqesirave qe sote i mbron nje shume i koruptuare avokat i quajtur Maks Haxhia,por edhe ky duhet te kete pjesen e vete ne syrgjynosje se shume zullume i ka sjelle ketij shteti.

  7. Drejtesia says:

    Drejtesia le te flase per zullumet e shpetimi mustaqe ka ..

  8. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    LULEZIM KRIMINEL ,HAJDUT BASHA DHE VJEHRRI I TIJA XHAFERR HAJDUT ISUFI ,,, ETC. (I ACUZONI KOT ) TE GJITHA JANE ME (DJERSEN E BALLIT ) LEKET E RROGES ,,,,,,,,, BEJENI LLOGARINE ,,, KU JANE PRESIDENT MAVRIA ,,, ME DREJTESINE ,,,,,, KU JANE ATO SHOQATAT E AMBJENTALISTEVE ……KESHTU DO BEHET SHTET ME HAJDUTE DHE KRIMINELE KRYETAR BASHKIE ,,, APO PARTIE

  9. Histori krimineli ................................................................................................. says:

    ….. Te kontrollohet ku ka dale ky “LEK” kaq i madhe ? …….
    Nje gje dihet qe eshte Ky njeri i afert i “VEFAS” dhe “GJALLICES” !

  10. opinionisti says:

    Kthehen Vlonjatet nga emigrimi per te kaluar 10 dite pushime duke shetitur edhe anes detit,i duket sikur shetisin nepr lagje sepse bregu i detit ka zinxhir ndertesash te pa ligjshme qe ste japin mundesin te shikojne qofte dhe nje pjese te detit per te cilen kane ardhur. Bejne plazh me pagese ,duke patur banesen vetem 10m nga bregu i detit. Duke u larguar per emigrazion, na kthehen zoterinj nga tirana apo nga tropoja ,dhe me thjeshtesin me te madhe ngren ndertesa abuzive. ( KSHILL ) MOS I PRISHNI QETESIN VLONJATEVE SE NDIZET SI ESHKA . faleminderit

  11. Sokoli says:

    Ta pagoje vete ku kaposh , Gjika e askush tjeter.Dhe ta marrin vesh qe askush nuk del mbi ligjin dhe pike.Kane fillu legena , kryetar komunsha nga Velipoja e deri ne Ksamili me na ba si njisha , dhe na privatizojne detin.Apo jo , Z.Kryetar i Komunes se Velipojes, e din e…mos na u hap se kam shok edi Ramen.nuk pjerdh Edi per asnje prej jush.Bani punen se do ju fus ne burg.Tash po dal me da letra , edhe pak…i kam cu da letra diku dhe fotografi edhe video….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje