INTERVISTA/ Baze: Në PS mund ta kesh punën më pisk po shave Metën se sa Ramën

20 Nëntor 2013, 08:18Politika TEMA

Intervistë me analistin dhe botuesin e gazetës “Tema”, Mero Baze, dhënë gazetës “Koha Jonë”

 

Berisha iku. A do ta kthejë Edi Rama shtypshkronjën dhe çka keni humbur në kohën e qeverisjes së PD, 2005-20013?

Shtypshkronja ka ikur bashkë me Berishën dhe Edi Rama nuk ka çfarë të më kthejë. Ajo është tani një pirg me hekurishte në një kapanon që ruhet 5 vjet me policë. E vetmja gjë që mund të funksionojë është të fitoj të drejtën e dëmshpërblimit nga gjykata për dëmin në investime që më kanë bërë dhe fitimin e munguar. Por është një çështje që e kam mbyllur me veten time. E kam konsideruar sikur nuk e kisha dhe nuk ia ushqej vetes idenë se mund të dëmshpërblehem. Sa i përket inventarit të humbjeve nga pushteti i PD-së, mendoj se është fyese ta renditësh si inventar mjetesh materiale, edhe pse janë të mëdha. Gjatë këtij pushteti ne ishim të gjithë në buzë të greminës, duke humbur të gjitha të drejtat tona politike, njerëzore, lirinë ekonomike, lirinë e shtypit dhe të drejtën për të protestuar. Vendi po shkonte me shpejtësi drejt një regjimi të mitizuar si “i fortë”, nën udhëheqjen e një Familje të etur për para dhe pushtet dhe të paaftë jo vetëm mendërisht, por dhe profesionalisht. Sali Berisha, dhe sidomos Familja e tij, ka pasur një vëmendje maksimale për sjellje kriminale ndaj meje personalisht, biznesit tim dhe çka është më kriminale përtej familjes sime deri tek kushërinjtë të shtatë që zboheshin nga puna dhe nga bizneset sikur të ishin hebrenj në kohë të Hitlerit. E kanë bërë me arrogancë dhe hapur jo vetëm për të më gjunjëzuar, por dhe për të frikësuar të tjerët që mos të bënin betejë me ta. Ishte banda më e ndyrë e hajdutëve dhe kriminelëve që ka parë ky vend që nga 1912, që mbretëruan falë angazhimit në qeverisje të njerëzve me mungesa të forta të vlerave morale dhe intelektuale.

Blendi Fevziu në një intervistë për “Koha Jonë” tha se “… Sa për raportin e Metës me Ramën, unë nuk mendoj që ky është një raport mirëkuptimi. Është një raport interesi politik, që do të thyhet atëherë kur prioritetet e njërit të mos përputhen me ato të tjetrit!…. Keni të njëjtin mendim me Fevziun?

Nuk mendoj se ky që thoni është mendim. Është thjesht mënyrë të sjelluri e Fevziut.

Në PD ka një grup “anti- Basha” ose ndryshe i ashtuquajturi “Olldashi”. Ka shpresë që ky grup të forcohet apo do të përfundojë si të larguarit e tjerë; përjashtohen dhe rikthehen, duke ikur prapë?

Në PD nuk mund të ketë një grup anti- Basha siç e quani ju, pasi nuk ka një fluks Basha apo një qendër pushteti Basha. Në PD ka vetëm një parti pro Berishës dhe një grup kundër Berishës, por që nuk guxojnë ende të shpalosin identitetin e tyre. Duke qenë kundër Berishës, ata natyrisht mund të kenë dhe ndonjë rezervë për Bashën, por nuk ka grup të orientuar kundër tij. Aty i vetmi problem është Sali Berisha dhe bota brenda atyre mureve ndahet në pro dhe kundër tij. Sokol Olldashi është i dënuar të jetë një anti-Berishë i orëve të fundit, për vetë mënyrën poshtëruese se si Berisha u soll me të duke e tallur dhe duke e futur në një garë fallco, ku Berisha diktoi gjithçka, deri tek numri rendor i fletëve të votimit të hapur. As Fidel Kastro në Kubë s’e ka bërë këtë. Bile Sokol Olldashi, nëse do kish bërë fushatë kundër Berishës më 23 korrik, sado të manipulonin, mund të merrte deri në 40 përqind të votave. Por Berishës i interesonte një garë se “kush e donte më shumë Berishën” dhe jo kush e donte më shumë PD-në. Për këtë arsye ajo që presim është të ketë një konkurrent kundër Sali Berishës si i artikuluar qartë kundër tij, dhe jo kundër Bashës. Basha është një dordolec dhe kushdo që rreshtohet kundër tij, vetëbëhet dordolec. Ka boll të tillë në PD, s’kemi nevojë për të tjerë.

Radiotelevizioni Publik akoma nuk po reformohet, pasi siç duket ende nuk ka rënë dakord PS e LSI se kush do të jetë drejtori i përgjithshëm. Mendoni se do të mbetet “gërmadhë publike” apo mundet të shkojë drejt publikut?

Shikoj një tendencë të ruajtjes së profilit të ulët publik të tij dhe në të ardhmen dhe nëse kjo tendencë formalizohet me këshillin dhe drejtorin e ri, atëherë është një situatë e gërmadhës publike, shëmtia e së cilës diktohet nga “gardianët” e opinionit publik. Të them të drejtën, nuk jam entuziast me çfarë po shikoj rrotull.

Nëse do të ishe deputet sot në parlament, në cilën anë do të rrijë në sallë?

Nuk besoj se në sallë ka ndonjë vend të famshëm, por ka vetëm njerëz që të detyrojnë të kthesh kokën nga ata dhe të tjerë që të ulësh kokën mos t’i shikosh kur flasin. Nëse do isha i ulur aty, do të isha diku që do kthenin kokën tek njerëzit.

Partia e çamëve po rri me sytë nga Edi Rama. Nëse futen në qeveri, a janë një presion për LSI-në e Metës?

Nuk shikoj ndonjë garë mes Ramës dhe Metës për të rekrutuar deputetë. I shikoj në një paqe afatgjatë. Në PS mund ta kesh punën më pisk po shave Ilir Metën se sa Edi Ramën. Sa i përket çamëve, natyrisht që i kanë sytë nga qeveria pasi dhe vetë çështja çame nuk mund të qëndrojë në opozitë me qeverinë shqiptare.

Kryeministri Rama akoma nuk ka dhënë asgjë për partitë aleate si partinë e Gjinushit, Milos etj. Nuk ka nevojë për to Edi Rama apo mezi i duron kur i shikon në ekran?

Ka një situatë mosdurimi mes tyre që shihet qartë, por dhe një situatë padurimi për të marrë diçka. Mund të gjendet një e mesme që të ruhet serioziteti i koalicionit, i cili i ka dhënë 100 mijë vota Edi Ramës.

Kur të dalin përballë Sokol Olldashi e Astrit Patozi a mendon se “u erdhi radha t’i palosë Berisha dhe mirë po ua bën?”.

Nuk patën fat t’u vinte radha nga Berisha, se iku Berisha para tyre. Tani çfarëdo që të ndodhi, është një vendim që buron nga liria e tyre. Tani vendosin ata. Edhe për të qenë apo jo aleatë më tej me fëmijët dhe dhëndurët e Berishës.

A mendon se kryeministri Rama do t’i ndëshkojë ish-zyrtarët e lartë të kohës së Berishës apo tani që është në pushtet nuk do t’i cenojë, pasi ishin slogane për “ndëshkim të krimit të Berishës”, kur ishte në opozitë sa për të ardhur në qeveri?

Nuk më duket se ka shumë mekanizma në dorë veç denoncimit ligjor në prokurori. Kanë kaluar tre muaj dhe nuk ka bërë asnjë denoncim serioz. Ndoshta nuk ua kanë marrë dorën letrave, ndoshta nuk kanë dëshirë të merren me të shkuarën, ndoshta mendojnë veten e tyre në atë pozitë pas katër vjetësh. Vetëm një gjë e them me siguri: në këtë krizë financiare, ekonomike, dhe klimë padurimi për pritshmërinë nga pushteti i ri, ndëshkueshmëria mund të jetë një terapi e mirë që mund ta bëjë më serioz këtë shtet.

Si ju duket qeverisja e Ramës deri sot?

Ka shenja të vullnetit të mirë dhe po tenton të na tregojë me gisht nga horizonti i bukur që ka në mendje, por po rrëzohet në çdo kanal që i del para. Ka një vonesë të frikshme në ndryshimet në administratë, një vonesë reale në marrjen e pushtetit dhe krijimin e një identiteti të tij në qeverisje. I shkon për shtat shumë ajo historia e partizanit dhe ilegalit që e tregoj shpesh. Kur komunistët morën pushtetin, një partizan i shkolluar nga jugu, i kërkoi Mehmet Shehut një detyrë meqë kishte luftuar. Ai i tha të shkonte në ministri dhe të zgjidhte një zyrë. Shkoi partizani zyrë më zyrë dhe gjente njerëz me kravata dhe syze që i tundnin kokën dhe vazhdonin punën.

-Me luftën keni qenë- i pyeste partizani.

-Me luftën- i thoshin të gjithë.

-Po në ç’batalion keni qenë- i pyeste partizani.

-Kemi qenë ilegalë- i thoshin ata- nuk na keni njohur.

Dhe ai u kthye i mërzitur tek Mehmet Shehu.

-Më more më qafë shoku Mehmet- i tha. Të më kishe thënë të isha bërë ilegal, se dola kot hapur si partizan, tani nuk gjej dot punë!

Kjo është pak a shumë ajo që po ndodh me ata që u angazhuan në opozitë dhe me ata që po shfaqen nëpër kolltuqe. Disa kanë një anonimitet të neveritshëm dhe një fodullëk të krijuar nga kompleksi i inferioritetit që të irriton. Por ka aq shumë kohë përpara sa do harrohen dhe që kanë qenë në ato karrige kot. E vetmja pasuri që i ka dhënë vendit deri më sot, është mënyra se si u soll me protestën, si reagoi ndaj zërit të qytetarëve dhe si ç’tensionoi një situatë ku u investuan të gjitha palët kundër tij, përfshi dhe një pjesë e partisë së tij. Arritja e vetme është standardi i lirisë dhe i përfilljes që u ka dhënë shqiptarëve më 15 nëntor.

A mendoni se disa biznesmenë të oborrit të Berishës kanë futur “fishën” në prizën e qeverisë së re dhe marrin energji?

Nuk është se kanë futur ndonjë prizë tek qeveria e re, por nuk e kanë hequr fare prizën!

Edi Rama të duket lider, kryeministër për katër vjet apo një burrë shteti që do të mbetet në histori?

Edi Rama është një lider politik i spikatur, një individ i ngritur me këmbët e veta qysh në vitin 1990, që ka arritur deri këtu ku është. I përket një brezi që jetoi dy sistemet dhe e di mirë sa kushton liria në këtë vend, dhe çfarë vendi u ka rezervuar historia delirantëve paranojakë apo liderëve autoritarë. Unë shpresoj të bëjë atë që ndjen dhe atë që di të bëjë. Kështu do të mbahet mend nga të gjithë si Edi Rama. Asgjë më shumë se aq nuk do t’ia vlente të ëndërronte.

Nëse ti, Ylli Rakipi dhe unë biem dakord të bëjmë një gazetë të përbashkët me titullin “KOHA JONE” me nga 33.3 përqind aksione dhe suplement “Tema” e “Albania”, si do ta presë tregu mediatik?

Si një marrëzi në kub!

Nëse rastësisht të del përpara Sali Berisha dhe nuk keni si e ndanin udhën e për çudi ai të thotë “Si je Mero Baze?”. Ti, do i jepje dorën apo i thoje ndonjë fjalë popullore?!

Nuk vuaj as për mungesë fjalori dhe as për kurajo për t’u përballur me një njeri, i cili ka harxhuar shumë energji për të më bërë keq dhe fizikisht. Por s’kam më asnjë dëshirë ta mendoj Sali Berishën. Për herë të fundit për atë njeri kam menduar më 23 qershor, kur kam përmbyllur një betejë parimore me të. Nuk kam betejë personale me të. Fëmijët e tij kanë bërë gjëra të ndyra personalisht, po ata këtu janë, kanë kohë të lajnë gjynahet. Ata janë sjellë si zagarë të veshur me pushtet dhe kanë bërë gjueti shtrigash ndaj meje, nënës së fëmijëve të mi, prindërve të mi, motrave dhe vëllait, fisit tim dhe gjithkujt që kishte një lidhje me mua, qoftë dhe shoqërore. Ishte një luftë e neveritshme që buronte nga ligësia e tyre. Nënën e fëmijëve të mi e kanë hequr nga detyra duke pasur statusin e nëpunësit civil me një skenë që kalon kohën e Enver Hoxhës. Ferdinand Xhaferin e ka thirrur dhe i ka thënë ose hiq mbiemrin Baze, ose dorëzo punën. Ti duhet ta dish se ke qenë aty. Dhe bëhej fjalë që të avancohej në detyrë gruaja e Bujar Nishanit, e atij që bën sikur i dhimbsen nëpunësit civilë dhe që ka drejtuar personalisht linçime politike. Plehra të tilla nuk ka pasur as në kohë të komunizmit. Tani qeveria e re duhet t’i paguajë paret pasi ka fituar gjyqet ose ta kthejë në atë detyrë. Nuk kam shpresë se do bëjë as njërën, as tjetrën. Dhe jo vetëm me atë, por me gjithkënd nga ata që e kanë pësuar për shkakun tim. “Ilegalët” që kanë hyrë në zyra i shikojnë me bezdi kërkesat e tyre për rehabilitim.

Unë vetë nuk kam asnjë kërkesë dhe asnjë ambicie. Ndjehem i qetë që kam fituar ndaj një gjëje të ligë, por nuk mund të jem egoist dhe t’i lë të tjerët që e pësuan për mua rrugëve. Vetë Berisha është sjellë si një despot i prekur në sedrën e sëmurë, që nuk duronte dot sfidën. Atë e kam mundur. Kur kanë votuar shqiptarët më 23 qershor, kanë pas parasysh dhe betejën time me të dhe për këtë ndihem krenar.

49 komente në “INTERVISTA/ Baze: Në PS mund ta kesh punën më pisk po shave Metën se sa Ramën”

  1. info says:

    I madh, hyre ne histori i nderuar…bravo, ke bere histori, si njeri qe nuk u trembe e ju perkushtove asaj qe ishte e drejte, nje qendrestar i pa epur…shume respekte

    1. Skypion says:

      Ka nje sinqeritet,le ta pranojme kete,te lezecem te Meros ne kete interviste;dhe ky sinqeritet ka te beje me shkakun qe e shtyn te shkruaje ato qe shkruan gati cdo dite per, dhe vetem per, Sali Berishen;eshte dicka thjeshte personale mes atij,Meros pra, dhe Berishes;eshte nje sinqeritet qe prek ne ndjenjat e trushkulurve,dhe Mero e di mire kete;eshte nje sinqeritet i shprehur ne gazeten qe ka per botues nje njeri te medias ,biznesit qe ka provuar te jete edhe politikane(N.Lesi),per te cilin duhet thene se sinqeriteti ne kufijte e budallallekut(tipike kjo per malesoret e asaj ane) eshte vecoria kryesore e tij;dhe te vjen shume habi,sesi nje koktrashe si Lesi te jete deri diku kaq i suksesshem ne biznes!Eshte me te vertete cudi me vehte kjo!
      Mero me te drejte ankohet per luften qe i eshte bere atij,biznesit te tij,per persekutimin e njerezve te tij te afert(hqejet nga puna);nuk e di sesa qendrojne realisht,por kam pershtypjen se ke te drejte ketu.
      Mirepo,Mero,akoma nuk na ka sqaruar sesi arriti deri ne piken ku u prish perfundimisht me Berishen,te cilit i ka sherbyer aq shume dhe me aq perkushtim,pjesen me te madhe te karrieres se tij gazetareske ,deri tani;nuk ka ka shpjeguar se pse u prish perfundimisht me Berishe;megjithese,pretendon se shkaku eshte parimor,kete askush nuk e beson,edhe admiruesit dhe adhuruesit e majte(cudi e madhe, se Mero eshte i djathte!)trushpelare te ketij forumi nuk e besojne;dhe Mero e di mire kete.
      Megjithate,edhe pse nuk thuhet,dihet nga te gjithe se Mero u prish per arsye biznesi me Berishen;ky eshte shkaku ne thelb i tere asaj qe i ndodhi Meros me vone,dhe i qendrimit te tij totalisht te kundert me ate te viteve e viteve te tera ne sherbim te Berishes.Mirepo,kjo eshte e rende;eshte e rende,sepse,keshtu eshte komprementuar rende dhe pakthim profesioni i gazetarit Baze,besueshmeria e tij;eshte ,pikerisht kjo arsyeja se pse koleget e tij e kane rende te citojne Meron(sepse nuk duan te kompromentohen per vete).
      Besueshmeria e gazetarit Baze eshte komprementuar rende,aq rende,sa njerezit me te drejte pyesin ,se kujt duhet t’i besojne:Meros se dikurshem qe i sherbente Berishes dhe linconte RAmen,apo Meros se tanishem qe lincon Berishen dhe e ka siklet te madh t’i sherbeje Rames(megjithese e ben)?! -Kjo pra,eshte dilema qe e nervozon analistin e forumit tone,dhe qe kete nervozizem e derdh pa sensin e mases,duke kaluar cdo limit,ndaj atij qe e quan shkaktar te humbjes se dhimbshme te besueshmerise se publikut tek gazetari Mero,por edhe shkaktar te disfates ne boten e biznesit,pra tek Berisha
      Ketu tek ne eshte bere mode,qe nje gazetar,te enderroje t’i beje te dyja,edhe gazetarin edhe biznesmenin(disa madje edhe politikanin).Por,si mund te jesh edhe gazetar profesionist edhe biznesmen ne kete Shqiperine tone,ashtu sic ka enderruar dhe enderron Mero?!
      Shkurt,fajin per zgjedhjet e mbrapshta,nuk duhet,jo vetem Mero,por edhe te tjere si ky,qe t’ua hedhin te tjereve,sepse,askush nuk te ka faj per zgjedhjet e mbrapshta deri ne perveristet.Per Meron me vjen keq sinqerisht,se edhe biznesmen nuk u be,por edhe si gazetar nuk e merr kush seriozisht tashme(natyrisht,pervec idioteve te dobishem,qe s’kuptojne asgje,e vec dine ta hane pershesh).

      1. Thanas says:

        Absolutisht dakord me cfare keni shkruar, zoteri (apo zonje). Nuk me dukeni nje “forumist” i zakonshem. Dhe si i tille, si nje njeri qe duhet te di me shume se kaq, duhet te evidentonit edhe forcen qe ka patur (qe i dha) ne kohen e Berishes. Te mos harrojme qe kishte fuqi te emeronte deri ne zv. kryeminister, per te mos thene qe ka ndikuar tek Berisha edhe per vete Berishen qe te behej kryeminister dhe jo president. Nero, eshte njeriu i fundit qe duhet te na flase per koherence. I uroj suksese me qeverine e re. Realizofte endrrat qe ka patur per periudhen postberishiane.

        1. Argita_B says:

          Mero harron te preçizoje ne analizen e tij dhe kur vendos veten ne vendin e viktimes se viktima ndoshta si te afermit e tij qe u pushuan nga puna apo u sulmuan, kane qene nje pjese e madhe e popullit shqiptar. Berisha erdhi ne pushtet duke umultuar kundra luftes se klacave dhe ne te njeten kohe politika e tij u bazua dhe bazohet po ke kjo lufte klasash. Pra lufta apo hakmarrja e Berushes ndaj Meros dhe te afermve te tij nuk ishte personale por ishte e njete me luften qe Berisha beri ndaj te gjithe atyre qe nuk i shkonin mbrapa, dhe kjo ishte disfata me e madhe e pseud demokracise shqiptare te ketyre 20 viteve.
          Pjesa qe jam dakort me parafolesit eshte se si arriti Mero te ishte perkrahes dhe i afert i Berishes per vite me rradhe, ne nje kohe kur njerzit qe e kane njohur Berishen nga afer qe para 1990 ju larguan (u bashkuan me te vetem karieristet)!!

          1. As♣ says:

            Per babin flet kshtu ti? Nuk e kuptoj…

      2. eli-tiv says:

        …nga shkrimi i ketij njeriu kuptoj se me te vertet ne shqiperi ka patur nje ndryshim te forte…aq sa zoterise i shtrengojne kepucet….me te vertet nje feed back….nga bota mizerabel e te koroptuarve e koruptonjes…ne se do te shoh reagime si ky “skypion”…do te kuptoj se ka filluar rilindja

      3. hashimi says:

        “Megjithate, edhe pse nuk thuhet, dihet nga të gjithë se Mero u prish për arsye biznesi me Berishën…”
        Një sintagmë tipike spekulative, me qëllime të qarta shkatërruese ndaj atij që është marrë në thumb, pavarësisht që nuk thotë asgjë konkrete. Nuk kam qenë i një mendjeje me Meron gjatë të gjitha atyre viteve kur i bënte avokatinë Berishës, sepse më ishte krijuar bindja qysh heret që Saliu nuk ishte një shqiptar i mirë. Megjithate kurrë nuk kam mundur ta anashkaloj dhe të mos e vlerësoj zotësinë dhe mendjeprehtësinë e Meros në përdorimin e kalemit edhe kur ai kalem shkruante në të mirë të njeriut që unë se vlerësoja ama bash hiç. Mendoj se te shkrimet e Meros sidomos në periudhën kohore 1997-2005 kur edhe u dallua me anshmëri të thekësuar në krah të Berishës kishte lojalitet ndaj bindjeve të tij të djathta siç e thewkson edhe ti, e njëkohësisht kishte lojalitet edhe ndaj një individi, për të cilin Mero qe i bindur që u rrëzua pa të drejtë nga pushteti. Madje në këtë periudhë kohore Mero po bënte gazetari qenësore sespe sipas definicionit gazetari duhet të jetë në opozitë me pushtetin, prandaj gjithësesi që do të gjindej në të njëjtin krah me oponencën zyrtare të pushtetit që përfaqësohej nga Berisha. Mos harro që në këtë periudhë kohore, e sidomos viteve të fundit të saj në të njejtin krah u rreshtuan edhe shtëpitë televizive që realisht bëjnë gazetari në Shqipëri si Top-Channel, Vision+, News24, duke mos qitur mbas mendsh paraqitjen e Salës në emisionin Fils-fare në mes të Saimirit dhe Doktorit. Pra mund të thuhet që Meroja, si askush tjetër, i doli për zot Sali Berishës, por nuk mund të thuhet që ishte vetëm ai që i ndihmoi Salës të rimerrte pushetin e humbur në vitin 1997. Sa për atë akuzën kuturu dhe dashakeqëse që Mero është prishur me Salën për biznes, do të mund të merrej si e mirëqenë vetëm kur t’i rreshtosh edhe së paku dy emra tjerë që janë prishur me Berishën për biznes. Jam thellësisht i bindur, duke e njohur karakterin dhe mendësinë e Berishës, që me të nuk mund të prishesh për biznes, sespe tiparet e tij prej malësori nuk e lejonin që t’i injoronte ataqë i shfaqnin lojalitet, përkundrazi, dhe këtë e dëshmoi deri në ditën e fundit të mandatit të tij.
        Pavarësisht të gjithave kalimi i Meros në opozitë ndaj Berishës dhe atë qysh në fillesat e mandatit të tij të rifituar qe një sihariq për gazetarinë dhe për opinionin shqiptar, dhe që i kushtoi jopak Meros siç edhe pohon edhe ai vetë. Me kalemin e tij ai luajti një rol jo të vogël në rrënimin e mitit të Sali Berishës për krijimin e të cilit kishte kontribuar edhe vetë dhe jam thellësisht i bindur që është meritë e madhe e Meros që kur të përballet Sala me drejtësinë shqipatre, gjë që nuk do të vonojë shumë gjatë, sapo të rrumbullaksohen reformat themelore në sistemin e drejtësisë, nuk do të ketë reakcion as përafërsisht të ngjashëm me reakcionet që kemi parë në të shkuarëm.

      4. kinezi says:

        Ti qe je i zgjuar patjeter je shume i suksesshem ne jete.
        Jam i sigurt.

    2. As♣ says:

      Hap nje fletore e shenojini ato qe flet ky njeri i mencur. Jo se esht Zot e i d te gjitha po sepse e ka pagazhin e duhur intelektual per te folur dhe njeh strukturen qeverisese ne brendesi.

  2. psy says:

    Ti ke qene nje ndihme e madhe Mero dhe per kete duhet te jesh krenar.Plehra Berisha dhe te gjithe ata qe e perdoren dhe i perdori do kene kohe te shohin.Edi Rama te jete i kujdesshem,ata dhe tani po bejne cmos t’a bejne pis.

  3. Manastiri says:

    Ekselent,Z Mero. Zoti te mbrojte dhe ta shperblefte ty, gjithe familjes tende dhe fisit tend.

  4. era says:

    Eshte shume e sigurt se rezultati i 23 Qershorit nuk do ishte ky qe eshte pa Mero Bazen.
    Kjo puna e “ilegaleve” eshte shume e neveritshme. Me dhimbje per kete qeveri, kemi konstatuar edhe bema te tjera kur funksionale te larte ne rang zv/ministrash etj. pergjegjes per shkaterimin e ekonomise dhe mjedisit e mbajne prizen ne qeverine e re.
    Mero ke shume pune!!!!!!!!

  5. Gjermani says:

    Respekt MERO ! Ti personalisht me mendimin elire dhe kurajon civile qytetare me sjelljen ne mencur e trimerore me analizen e hapur dhe te qarte ne ndryshim nga cdo analiste i ke dhene nje ndihme dhe perkrahje te pacmuar RILINDJES duke i hapur syte popullit i cili e dinte kush ishte Berisha me banden e vete por nuk guxonin me te kundershtonin por e ndiqnin nga pas per nje koromane qe u jepte.Guximi juaj Mero meriton respekt dhe se tregon me mire pa nje koromane por me dinjitet se po mbrojte koromanen do mbeteshb tere jeten pas kores dhe pa dinjitet.Ju Mero me sjelljen e qendrimin nkeni treguar se dinjiteti eshte me i cmuar ne jete se cdo gje .Shpresoi te me kuptojne dhe shume rendes aktual pas kores …Rendni me mire pas dinjitetit se aty ne te i gjeni nte gjitha..!

  6. KASOLLE says:

    Εsenca e kesaj interviste qendron tek titulli.Sakt Mero,kam vene re se lilon e mbrojne me shume keta te ps tani,e hidhur por e vertet.

  7. vladimir mezini says:

    Idashur mero u bene shume vite qe shkrimet e tua i lexoj per dite dhe per mua je i vetmi person qe ke bere lufte te hapur me qelbesiren BERISHA dhe cakejt rrotull tij historia jote eshte shume e gjate dhe duhen nete e nete qe ti kujtosh por nje gje eshte me se e sakte qe z. rama duhet ta kthej koken nga ti dhe te shohe mire e te mendoje mire jo per lemoshe por te takon aq shume sa ne si popull e dime se cfare opozite te forte ke bere per mua je me i madhi i te gjithe gazetareve dhe me trimi MERO BAZE ZOTI te ndimofte ty dhe familjen tende te uroj gjithe te mirat EMIGRANTI.

  8. ASP says:

    I madh je Mero Baze.

  9. LORA says:

    Une kam vec mirenjohje per zotin Baze,i cili prej 15 marsit 2008-te ka luftuar si nje titan i vertete me pushtetin kusaro-kriminal te brekedhjerit te historise dhe ka mbrojtur vetem interesin publik dhe kombetar,si asnje i dyte.
    Mirenjohje uroj te kete edhe ish Opozita e djeshme dhe Pozita e sotme,edhe pse jam e sigurt qe beteja e zotit Baze ka qene teresisht parimore,civile,patriote dhe pa kushte.

  10. Lali says:

    Mero: politika shqipetare nuke i perkedhel shume njerzit me ideal si ty por do ngelesh ne histori si njeriu i vetem qe je perballur me diktaturen Berishjane.

  11. REa says:

    perla e rradhes.A i lexon Rama shkrimet e tua Mero? Duhet te ishe ne krah te tij , te bashkeqeverisnit Shqiperine se njerez si ti, i vijne rralle atdheut.

  12. moisiu says:

    Meriton shume respekt Mero,per jy kam qene me i avancuer qe te krijoje dhe parti politike, do kishit nje elektorat te pa parashikuar se e meritonit !

  13. komunisto-socialisteve says:

    Era dhe ju te tjeret,
    vetem 100-200 vete e lexojne kete gazete,mos ia bej qefin.Sa per ate qe thote Mero,duhet te jete e vertete,sepse ky person e njeh mire zanatin e sharjeve.Gjer sot s’ka bere gje tjeter,vetem se ka share e shpufur cdo dite,pamvarsisht se asgje asnjehere nuk i eshte vertetuar…

  14. Eva says:

    I lexoj rregullisht shkrimet, ju pergezoj, je nje pasuri kombetare. Aspak per t’ju mburrur, por gjithmone e me shume me mbushte mendja qe njerez te mencur ky vend nuk ka kaq shume sa mendohen. Shpresoj qe te mos na zhgenjeje Edi, se ka nisur me shume “ilegale” ne shtetin e tij te rilindjes.

  15. Liridon says:

    Qeveria Rama-Meta e ka te veshtire te hetoje zyrtare te qeverise Berisha-Meta,sidomos ne kushtet kur organet e drejtesise,drejtohen kryesisht po nga njerez te mbivlersuar te qeverise se fundit(Naco-Nishani).
    Kuoten e shfaqeve apo gjesteve,qeveria e ka plotesuar.Sovrani nga KM pret qe qeveria te veproje.Gjyqet te transmetohen ne kohe reale ne TV.Denimi te shoqerohet me fature financiare.Tu hiqet e drejta per dy breza per te punuar ne administraten shteterore.KM nqs ka bindjen qe korrupsioni nuk zhvillohet vetem ne veten e trete,te mos kete frike nga zgjedhjet e parakoheshme.Jane shqiptaret ata qe mbajne ne kurriz pasojat e kurverimit te Shqiperise,e natyrisht ata do te mbeshtesin maksimalisht
    KM aktual,nqs do te degjoje zerin e tyre,sic beri pak dite me pare.

  16. saliu jam sebi says:

    thua bukure qe ne ps me keq e kan ata qe shajne meten po me sa duket dhe ty sta mbne te thuashe te vertetn kush e beri ket pabesi kunder shqiperis dhe shqiptareve qe i dha kaq shume ketij metes pra 19 deputet kure smetrte asnje ate qe ishte dhe kishte aq ministri ne drejtimin e pd dhe ishin me te deshtuarat krimi i shkatrimit dhe poshterimi i shqiperis me kthimin e flamurit me kok poshte ne greqi dhe panarti qe qeshte dhe thoshte kjo eshte demokraci fol mero

  17. pe KORCE says:

    Mero Baze je nje nder shqipetaret e pakte qe nuk te mposhti kucedra e Vicidolit.
    Just respect. (*_*)

  18. berti says:

    per ata qe se dine Mero ka shitur gazeten Tema per te mos patur konflikt interesime vendin e drejtorit te ATSH vend te cilin nuk ja dhane dhe mbasi e mblodhi mendjen u rikthye dhe bleu Temen ketu fillon dhe luta per parime me Sali Berishen mbasi femijt skishin ber akoma gje ja fillon lutne me kusheriren e Liris dhe me vone pasi ja mbyllen gazeten me fisin e Berishes nese seshte keshtu atehere Mero te thote se cfare eshte po qe se eshte parimor dhe i moraleshem. Ju faleminderit megjithesee lexoj kete forum nuk jam pjese etij me komente jam nje nga ata qe temen e kam lexuar nga dalja e saj e deri me sot,do te me vinte keq nese komenti sbotohet edhe njehere faleminderit.

  19. iliri says:

    Me shume respekt per Meron,i uroj sinqerisht qe te jete gjithenje,ashtu si deri tani,konseguent kunder “se keqes” ! E them me bindje qe publicistika e tij,e ketyre viteve,do te jete burim i pamate informacioni,per te gjithe ne dhe femijet tane,kur ne menyre te natyrshme,do te duam te shikojme pas,ne kohe dhe shume qartesisht do te mundemi te krahasojme dy shoqeri totalisht te ndryshme.Iliri

  20. Dashamiri says:

    PERSONALISHT NUK E NJOH DHE ASQE KAM NDONJE LIDHJE ME MERO BAZEN. LEXOVA KOMENTET. KERKOHEJ TE DHEJ PSEESHTE PRISHUR ME BERISHEN? E C, RENDESI KA AJO? MERO PER MUA ESHTE NJE GAZETAR KURAJOZ, I PAPERKULUR DHE KRITIKON ME FAKTE.SIKUR TE KISHIM CAGAZETAR TE TILLE.

  21. Kendveshtrim tjeter says:

    Duke lexuar se shteti eshte i gatshem, te shlyej borxhet e qeverise se rexuar, me votat e 1 miljon shqiptarve.
    Pra shteti duhet te vazhdoj te “ruaj” ne muze,kete shtypshkronje,por pronarin duhet ta demshperblej.Kjo shtypshkronje duhet te futet ne pavionin e te persekuturve,ne muzeun historik ne Tirane.
    Pasurimi i muzeut,per neodiktaturen duhet te vazhdoj!

  22. Djali says:

    Un kuptoj sinqerisht urejtjen qe ka Mero Per Berishen ,por pajtohem me komentuesin e mesiperm qe kerkon nga Mero te tregoj shkaqet e prishjes ,,Skypijon”me te drejt kerkon transparence.
    Tjeter detaj qe me intereson te dije eshte.;
    Cili mision i gazetes Tema eshte ne te ardhmen,per Me fol kunder Berishes ska kuptim pasi nese misioni I Meros per me rezuar Berishen eshte kryer.
    Tash cka me tutje deshiron Mero baze.
    Do te ket mision te vet dhe gazetes Tema shtetin ligjor pa korupcion dhe pa krim,dhe me kete te bjer ne konflikt me regjimin e Rames apo do te vazhdoj me perallat e vjetra kunder opozites apo!!!!

  23. Era says:

    Mero si e shpjegon faktin qe Meta dhe kasta e tij nuk permendet me nga ty? Ku shkoi satira, ironizimi i negativitetit te asaj partie?

  24. laraska says:

    JA si eshte puna e Meta-Rames: Mero per armet kimike nuk eshte zbatuar ligji e te mblidhej qeveria, grupi parlamentar, Kishilli Kombetar i Sigurimit, parlamenti dhe venia i i Presidentit sic dikon KUshtetuta. POr cfare ndodhi? U bisedua me Ilir Meten? E cfare eshte ai zhtaza ne kete ceshtje? Thjesht nje spiker paralmenti qe drejton seancat plenare dhe ka nje vote te vetme si cdo deputet tjeter. PA pike kompetence ligjore, pytet Meta dhe anashkalohen institucionet e tjera duke shkelur ne flagrance kushtetuten. Ja pra vetem ku rast ta tregon qarte se sa fuqi ka Meta ne kete qevere te re, Rama eshte thesht fasade si ajo qe po rregullon te kryeministria.PRandaj dhe lajmi sensacional i dites eshte lyerja e nderteses dhe jo psh te hidhet ne diskutim ndryshimet kushtetuese, ligji i zgjedhjeve, heqja e atij palacos qe kemi si president, si do reformohet drejtesia, e te fillone nga KLD. Zdhedhjet dihet se jane fituar qe ne qershor, u futem ne muajin e 3 te qeveise, dhe akoma asgje ne aspektin legjislativ dhe te drejtesise qe eshte A-ja e cdogjeje (hiq nje Tahiri por dhe ai shume nderkyrje i ka bere pa u ndryshuar ligji dhe neser mund ti quhen arbitrare).

    Sa per PD-ne, ty bravo te qofte per cfare ke bere dhe po ben. Por ki parasysh qe kush ka mbetur ne PD tashme ose jane kriminel te zhytur thelle ne krime edhe te duan sdalin dot balle per balle ose i ke copa injorantesh qe eshte nje perqindje shume shume e vogel dhe ska force. Si mund te kerkoj Topalli voten e ish-pronareve kur ajo ka privatizuar gjithe shkodren e ka vjedhur pronat e shkodraneve? PD e LSI jane organizata kriminale qe do ekzistojne derisa te jene kapobandat Sala ne PD (edhe pse prapa kuintave) dhe Meta ne LSI. PD e ka shume te veshtire sepse ska me tru ne ate parti e as ideal, akoma me te veshtire e ka Shqiperia me keto lorja qe jane si ato Nano-Berisha (edhe pse shqiptaret kane kujtes te dobet)

    1. laraska says:

      Ne menyre me profesionale e ka shpejguar konceptim tim, Krasniqi (qe me paska dal qe shteg me kete artikull):

      http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/koha-per-institucionet-187582.html

  25. ehkhem says:

    Lexoj shkrimet e Meros mbi Berishen,apo mendimet e tij mbi te,dhe vetvetiu me vjen te them: Shiko se cfare eshte i afte te bej nje njeri i medias kur i cenohet pasuria,jeta apo familja e tij nga pushteti.

    Qe te kuptohemi,me pelqejne shum shkrimet e Meros(dhe me pak komentet per te si hero artist etj etj),por me vjen shum keq qe keta njerez(Merot),me fuqine e “penes” ne duar,te presin deri sa t’u cenohen te mirat e tyre,dhe pastaj te dalin kunder nje njeriu,apo pushteti sic ishte Sali Berisha.

    Duhet te lutemi qe t’u digjen shtypshkronjat,cenohen familjaret dhe digjen makinat te gjithe gazetareve,qe keta te fundit te fillojne dhe te shohin gjerat sic duhet?!

    Zoti Mero,shkrimet dhe mendimet tuaja ndihmojne shum opinionin publik,dhe i bejne mire shoqerise sone.Mendo pak se cdo te ndodhte sikur ju te shkruanit keto qe shkruani qysh ne vitet 95, 96 apo 97!

  26. Kely J. Andress says:

    E kam thene disa here dhe do te vazhdoj ta them z.Baze. Se nje dore te forte per rrezimin e Berishes ka dhene gazeta “Tema”, Emisioni “Fiks Fare” dhe vargjet e Arben Dukes. Pra e thene me shqip, kam votuar majtas kete here I ndikuar shume nga Ju Z.Baze dhe shkrimet tuaja. Perveç respektit tone (te lexuesve Tuaj) Ju meritoni dhe mirenjohjen e Z.Rama dhe te socialisteve te tjere. Kur Ju te filloni te kritikoni Z.Rama, ai duhet te kuptoje qe diçka nuk shkon me Te dhe qeverine e tij, dhe, jo me Ju.

  27. oriku says:

    Mero ti vazhdo keshtu,ti do mbetesh ne histori.

  28. Wendy-B says:

    Absurditeti shqipetar, KRYEHAJDUTI KOKELOPE,KRYETAR PARLAMENTI…

  29. demokrat says:

    Respekt z.Mero Baze per angazhimin e tij qytetar ne mbrojtje te lirise dhe dinjitetit per te gjithe shqiptaret, fare te pakte do te ishin qe do te pranonin cmimin qe ka paguar Z.Baze dhe famila e tij.Cdo vendim abuziv duhet te demshpreblehet, kjo eshte me e pakta. Baze e fitoi betejen e tij, u be konaku i vetem ku shqiptaret e ndershem dhe demokrate mund te beheshin bashke. Faleminderit Z.Baze.

  30. VL.HAS. says:

    O Mero mund ta kesh pisk , jo vetem me PS po shave Meten , por dhe me juve te Temes ,po shave Ilir Meten dhe Arjan Canin e…..pasi , te pakten , keshtu me rezulton dhe mua . Sa here qe une kam folur keq per keta dy personi ;njeri politikan hajdut dhe tjetri drejtues emisionesh horr ,juve komentet nuk m’i keni nxjerre ne kete rubrike komentesh ose forum siq e quani ju .

  31. arusha says:

    Mero je fantastik e lexova me vemendje intervisten jashtzakonisht te sinqert dhe te vertet qe ke dhene….. jemi nje grup qe pim kafe bashk dhe kafen e shoqerojme me komentet qe bejme per shkrimet e tua…Qendro keshtu si je dhe kur duhet ta kritikosh edhe kete qeveri kur gabon beje se i ben mir kauzes tende por edhe te gjithe neve qe te referohemi.PS dhe EDI Rama te detyrohen edhe per te vertetat qe ti ke sjell ne shkrimet e tua….Te verteta qe sigurisht kan patur ndikim ne rezultatin e 23 QERSHORIT…RESPEKT

  32. tan KAVAJA says:

    Do deshiroja qe EDI RAMA te kishte prane vetes disa si MERO BAZE .

  33. Mihal Dhima says:

    Partite nuk jane qenie biologjike, ato nuk vdesin,vet rrenohen.Kalimi i individeve te shquar nga njeri krahe tek tjetri nuk perbene asnje cudi, ata i binden ndergjegjes se tyre dhe kane kurajon civile ti perballojne me kurajo Promethiane e duke shkaktuar keshtu humbje te konsiderueshme per ata qe nuk dine te vleresojne heroizmin e tyre. Mero Baze eshte nje gladiator i vetmuar, nje Spartakus i denje per “bemat” e tij. Ne Shqiperi mungojne heronjte qe te rinje idealiste do te donin tu ngjanin,ti udhehiqnin ne jete dhe perseri te mbeteshin njerez me te mirat dhe pse jo gabimet.Mero Baze ka bere moto te jetes se tij fjalet : To see fraud and not say it is fraud,you are fraud…”

  34. Alb says:

    Respekte Mero. E ke vene gjuhen ku dhemb dhemballa.

  35. Gjergji says:

    Nje realitet shume dhe shume i trishtueshem kur shikon qe militantet jane njerezit me te zhgenjyer. Ashti si zoti Mero edhe ne te tjeret me kot shpresojme qe do te na meren ne konsiderate ato vendimet e gjyqeve qe vertetojne se kemi humbur vendet e punes dhe buken e femijeve vetem e vetem se kemi qene anetare te Partise Socialiste.
    Me te fituarit jane ata, ilegalet, qe jane me te gjitha partite dhe me asnje,si puna e servilit qe pi gjithe kopene.
    Zoti Rama do ta kuptoje gabimin por do te jete vone dhe atehere kur ta braktisin dhe ata qe sot i lepihen, do te perfundoje ne opozite.
    Mallkuar qofte militantizmi qe na kushtoi shtrenjte familisht.

  36. ilir koka says:

    po cfare shtypshkronje kerkon o Mero, shko kerkoje ne Tepelene se yt ate spati ndonje prone ne Tirane. Je bere per te qeshur kur ngre Ramen, kaq shpejt I harove fotot dhe shpifjet monstruoze per familjaret e tij, ne gazetari ti sole I pari, dhe je I vetmi qe akuzon familjaret sic bere me Ramen, tani na kerkon demshperblim, lere te lehe kete qen o Rama

  37. alb_man says:

    sdihet se ku fle lepuri ?

  38. Era says:

    Nese kjo qeveri qe u votua nga 1 milion shqiptare per ndryshim eshte peng I Metes e bandave tij mjere ne . Ju z. Baze duhet te mos e quani te kryer misionin tuaj derisa pas Berishes nuk shporret dhe pjella monstruoze e tij , Ilir R. Meta . Atehere Shqiperia mund te hyje ne normalitet . Respekt I pakufi per kontributin tuaj pavaresisht motivit tuaj fllestar . Cdo idealist ne thelb eshte njeri me te mirat e te metat e tij. Rendesi ka roli juaj si protagonist I padiskutueshem ne median e shkruar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje