(E PERDITESUAR)- Drejtoria e Doganave ka gjobitur me 600 mijë dollarë kompaninë kanadeze “Bankers”, pasi rezulton që ajo të ketë shitur naftë pa paguar akcizë.
Sipas njoftimit të Doganave, “Bankers” ka shitur 627.505 litra naftë pa paguar akcizë.
“Strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Fier, gjatë kontrollit të ushtruar tek subjekti “Bankers Petroleum Albania LTD” konstatuan se ky subjekt ka përdorur 627.505 litra produkt energjetik D1 Diesel 10 ppm për qëllime të ndryshme nga ai për të cilin produkti është përjashtuar nga detyrimi i akcizës.
“Bankers Petroleum Albania LTD” me këtë veprim, që klasifikohet si kundërvajtje administrative, ka shmangur detyrimin e akcizës në shumën 23.217.685 lekë. Për këtë shkelje, subjekti u penalizua me shumën 46.435.370 lekë. Në total (detyrim i munguar dhe penalitet) 69.653.055 lekë.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bën thirrje subjekteve të akcizës të respektojnë me rigorozitet dispozitat e ligjit 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari”, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë së Doganave.
Ndërkohë kompania Bankers ka dhënë versionin e saj. Në një njoftim për shtyp, Bankers thotë:
“Bankers Petroleum Albania Ltd. (“Bankers”) është njohur me njoftimin publik të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (“DPD”) ku bëhet me dije se është konstatuar shkelje e ligjit të akcizës nga shoqëria jonë, gjë për të cilën jemi ngarkuar me detyrim dhe gjobë.
Ju bëjmë me dije se çdo vendim i administratës doganore, lidhur me pretendimin në fjalë, është në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar, dokumentacionin dhe faktet.
Gjithë veprimtaria e Bankers zhvillohet mbi bazën e ligjeve dhe marrëveshjeve të lidhura me shtetin shqiptar si edhe me institucionet që lëshojnë autorizimet sipas legjislacionit në fuqi. Bankers, për rastin e pretenduar, disponon të gjitha autorizimet e lëshuara nga institucionet shtetërore, përfshirë DPD për përjashtimin e këtij lloji karburanti nga pagesa e akcizës. Këtë të drejtë Bankers ia garantojnë ligjet, marrëveshja koncesionare, aktet nënligjore dhe vendimet e formës së prerë të gjykatave.
Për çdo paligjshmëri në vendimmarrje dhe dëmtim të imazhit të shoqërisë, Bankers do të ushtrojë të drejtën e saj të ankimit administrativ dhe gjyqësor si dhe është e bindur që do rikonfirmohet qëndrimi i Bankers ndaj këtij akt-kontrolli.
Bankers e bazon veprimtarinë e saj mbi legjislacionin shqiptar dhe operon me standardet më të larta ndërkombëtare si edhe respekton parimet e tregut të lirë dhe konkurrencës së ndershme.
Gjatë këtyre viteve të aktivitetit në Shqipëri, Bankers është kontribuuesi më i madh në financat e shtetit shqiptar”.
Vetem gjoba!!! po burgun kush do ta boj???
Ore e kuptoni çdo te thote per Bankers 600 mije $ ?
Nje qime bythe.
Ata kane abuzuar me dhjetra milion $,dhe ju keput bytha me 600 mije $. Asnje gje nuk eshte kjo shifer.
Eshte njesoj me ate thesin e miellit,qe sa here e shkund,aq here nxjerr miell. Milionat e vjedhura popullit Shqiptar duhet ti ktheje jo vetem Bankers,por kushdo qe ka vjedhur.
Duhet te shkoje haka te i zoti,thote populli!
UA UA U GJIBIT DHE KOMPANIA E MOTRAVE VOKSHI , NJE SHTET UA JEP NJE SHTET UA MER , KETU LAHEN TE GJITHA
Mire kane bere qe e kane gjobitur por do ishte me mire qe pas nje analize,qoft drejtoria doganore apo ajo tatimore te listonte te gjitha kompanite qe kryejn kundravajtje administrative bashke me gjobat perkatese, sigurisht dhe ti bej ato publike.
O besmir kur fillon me “ua ua”, je per tu mare ne mbrojtje nga avokati I popullit se I perket lgbt-se. Motrat Vokshi flitet se kane pjese tek Stream oil, o pede.
Dogana duhet pershendetur qe gjobit kompanite qe spaguajne taksat,por ato kane fituar miliona duke kryer evazion fiskal,jo 600,000 por 6000000$ duhej te ishte gjoba deri ne mbyllje aktiviteti.
mytni keto kurva qe ja pine gjakun shqiptarve per 8 vite.
Kane marre te drejten te importojne 180 milion litra.
627 505 litra jane 0.3 perqind e totalin dmth asgje fare.
vetem per 2013 deri tani kjo ko,pami ka pasur fitime ne shqiperi 132 milion dollar, ka bere ndonje investim ne shqiperi kjo,,,,,,hajdutat e kanadase,,
Kjo eshte vetem fillimi,mbasi kompania paska kundershtue le te gjindet ne gjykat lista e import exportet te kesaj kompanie gjate ketyre viteve edhe gjobe jo per 0,3 % po per millionà tonelat ….
Nuk eshte ketu problemi i bankers eshte gjetiu
Administrata doganore ka gjobitur kompanine tone dhe para nje viti me 5 miljon euro per te njejten aresye. Por vendimi doganes u cfuqizua nga gjykata si i padrejte
bravo dogana