Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ishin në Qafë-Mollë në fund të fazës së parë të një projekti, gjatë të cilit u ripaketuan në mënyrë të sigurt dhe u grumbulluan në një vend të vetëm rreth 100 tonë lëndë kimike të rrezikshme që ndodheshin në mjedise ushtarake.
“Rreth 100 tonët e kimikateve të rrezikshme kanë qenë depozituar më parë afër zonave të banuara. Për shkak të dëmtimit pothuajse të plotë të paketimit të shumicës prej tyre, këto kimikate përbënin rrezik për jetën dhe mjedisin. Tashmë, falë përpjekjeve të përbashkëta të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, dhe me mbështetjen financiare të Republikës Çeke dhe Turqisë, kjo sasi tejet e madhe kimikatesh të rrezikshme ruhet në kushte të sigurta.
Megjithatë, ky është vetëm hapi i parë. Ne duhet ende të gjejmë një zgjidhje për shkatërrimin e këtyre kimikateve. Aktualisht, OSBE-ja po kërkon një fond shtesë prej 250 mijë eurosh për t’i transportuar kimikatet tashmë të paketuara në mënyrë të sigurt për t’u shkatërruar në impiante të asgjësimit të kimikateve jashtë Shqipërisë. Këtë javë, disa ekspertë nga Vjena do të vizitojnë Shqipërinë për të na ndihmuar që të përgatisim fazën e dytë të projektit,” tha Raunig.
“Me mbështetjen e OSBE-së, Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës vitet e fundit sa i përket çmilitarizimit. Prezenca ka asistuar Shqipërinë që nga viti 2008 në përpjekjet e saj për të shkatërruar në mënyrë të sigurt municionet e tepërta konvencionale dhe kimikatet e rrezikshme toksike. Prezenca ka ndihmuar deri tani në asgjësimin e një sasie prej 60 tonësh përbërësi të karburantit toksik të raketave, njohur si mélange, 120 ton dikloretan, si dhe ka siguruar pajisje për shkatërrimin e municioneve të tepërta konvencionale.
Prapëseprapë, mbetet ende shumë për t’u bërë, si për shembull në drejtim të shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta, pastrimit të pikave të nxehta dhe përmirësimit të sistemit të mbikëqyrjes detare,” vijoi ai./ep
Po kto tani si do ja bejne kto injorantet tone, apo do presin kur tdali naj vend vullnetar, ne skemi as lek per ti ofru nganjonit e do rrim e do helmohemi tani, popull injorant.
250 mije Euro? Asigjooooo per Shqiperine, vendin e dyte ne Europe per ekonomi, vendi qe ja ben rrup sup Ballkanit, BE, Rusise e tashme Amerikes, vendi me borxh publik 7%. Ndaloni nje qytetar rrugeve te Tiranes, edhe ti jep ai, thjesht thui a i do kesh apo transfert.
E tha laraska, do te na duket enderr kur te na jap ndonje lemoshe Rusi ose Azerbaixhani tani
hani mut tani.Vet deshet/Dilni tani dhe pastojini vet si sqimatar qe jini.apo jo do pine kafene njeher pastaj shohim e bejme.A ju nglete ne fyt kafeja dhe duhani inshallah! Dembela!
Xha Melo, neper kafe rrine ata qe presin rastet historike dhe numerojne miliardat imagjinare.