Një Ballkan i papunë në shtëpi... pa luftë!

20 Nëntor 2013, 18:17Politika TEMA

Nga Edi Rama

 

Shkurtimisht, mund të them se në Shqipëri, si pjesë e Ballkanit Perëndimor, ne po jetojmë një moment shumë të veçantë. Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë një rajon i karakterizuar nga konfliktet, betejat dhe lufta mes njëri-tjetrin.

Viti i ri që po vjen,  2014, do të jetë viti i parë në historinë e ekzistencës të Ballkanit, kur ne do të jemi në shtëpi dhe asnjë nuk do të jetë me armë në dritare, duke ia drejtuar fqinjit. Është viti i parë i ri që e gjen këtë zonë pa konflikt. Ajo që ka ndodhur është procesi i paqes, me një shpejtësi të caktuar, por edhe nëpërmjet shumë vështirësish, që përfshiu të gjithë, duke përfunduar me paqen mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. E gjithë kjo ka ndodhur në emër të Evropës. Gjithsecili ka marrë përsipër përgjegjësinë të luftojë për paqen dhe të bëjë paqe me tjetrin, për shkak të kësaj ëndrre,  integrimit në Evropë.

Por, në anën tjetër, ekziston një situatë paradoksale, pasi e gjitha kjo po ndodh në një moment në të cilin Bashkimi Evropian nuk është ekzaktësisht ai që ne kishim në mendje, kur nisëm të luftonim për të. Dhe, sa më shumë i afrohemi, aq më shumë përballemi me një gjë ndryshe nga ajo që kishim ëndërruar.

Unë jam shume i interesuar për këtë raport, pasi ai nënvizon diçka, që gjithmonë apo në një farë mënyre, mund të jetë harruar gjatë gjithë këtyre përpjekjeve që të çojnë drejt Evropës dhe që ka të bëjë me kapitalin njerëzor. Sa më shumë që luftojmë për një të ardhme më të mirë, aq më shumë e kuptojmë se vendet, në fund të fundit, nuk janë të pasura për atë që kanë, por për atë që ato dinë. Sa më shumë përpiqemi të kuptojmë pse gjermanët janë kaq më të mirë se ne, aq më shumë e kuptojmë se kjo ka të bëjë me dijen. Nëse shikoni vendet që u bashkuan njëra pas tjetrës dhe shikoni ne që jemi ende në të njëjtin vend, mendoj se është e lidhur së pari e mbi të gjitha, me dijen. Edhe të dhënat mbi kapacitetin thithës të çdo vendi janë gjithashtu të lidhura me dijen. Kështu, të investosh për dijen është një gjë shumë e rëndësishme për t’u bërë, por në të njëjtën kohë është shumë më shumë e vështirë për vende që kanë shumë e më shumë probleme. Duket se ne na duhet të përballemi me një dilemë kontradiktore, sepse kur investon mbi dijen nuk rizgjidhesh, pasi merr shumë kohë. Në anën tjetër, kur nuk investon mbi dijen, mund të rizgjidhesh, por do të duhet të përballesh me shumë telashe.

Kështu që zgjedhja për mua është shume qartë: Ne na nevojitet e duhet të investojmë më shumë mbi kapitalin njerëzor, në të gjitha fushat. Ne na nevojitet e duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkuar forcat dhe këtë paqe ta vendosim në themel të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet bashkëpunimit rajonal.

Do të doja ta mbyllja me një episod. Dy javë më parë vizitova Maqedoninë dhe pata një konferencë për shtyp me Kryeministrin maqedonas. Siç kam ndjekur politikën në televizion, çdo kryeministër që shkon në Maqedoni dhe vjen nga Maqedonia në çdo konferencë për shtyp premton ndërtimin e një pjese të linjës hekurudhore që lidh hekurudhën shqiptare me atë maqedonase dhe që s’ka ndodhur. Kur m’u desh të bëj deklaratën time për shtyp, hasa në këtë frazë – “ne do ta ndërtojmë këtë” – dhe nuk e shqiptova, por thashë që supozohem të them këtë, por unë nuk kam për ta thënë këtë. Pasi, imagjinoj duke parë veten në televizion dhe e ndjej veten si pjesë të këtij dështimi. Ajo, për të cilën po e them këtu, është se ne të gjithë kemi nevojë për pjesë të vogla hekurudhash, pjesë të vogla autostradash, pjesë të vogla linjash interkonjeksioni për energjinë, pjesë të vogla legjislacioni që të lidhim hapësirat e tregjeve tona. E gjitha kjo mungon, sepse ne jemi shumë të vegjël dhe kemi shumë probleme për të zgjidhur këtë me mjetet tona, me buxhetin tonë, me resurset tona.

Kështu që, ne duhet absolutisht të bashkohemi dhe të avokojmë një mënyrë tjetër zhvillimi, që duhet të mbështetet më shumë në vizionin pa kufij dhe më shumë mbi të menduarit e gjeneratës së re të vendeve tona, si gjeneratë e re e evropianëve, pa pritur që kjo do të ndodhë kur të jemi në Evropë, sepse do të rrezikonim që në njërën anë të ishim jashtë Evropës dhe në anën tjetër, do të kishim një gjeneratë tjetër që do të ishte larg të qenit gati për t’u sjellë si qytetarë evropianë. Dhe kjo, jo pa arsye.

*Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku u publikua Raporti mbi Tranzicionin 2013.

29 komente në “Një Ballkan i papunë në shtëpi… pa luftë!”

  1. socialisti -i -vetmuar says:

    A ti je palle i pa- papam. Mjere ai qe te beson ty. C’presim ne dhe c’fare llomatit ky palla.

    1. perqendrimi says:

      Lexoje edhe njehere dhe jam i bindur
      se do ta kuptosh se je nje pallosh i verbuar.
      Edhe zoterise me poshte,i duhet ashtu
      sikunder ty o i vetmuari,ta merri mundimin
      dhe ta rilexoj dhe do mund ta kuptoje sakte
      se cfare thote z.Rama.
      Ai ka te drejte kur thoti se L.Dukagjini
      eshte ulur kembe kryq!Por kjo kerkone Dije!
      dhe jo si sot qe rinia mbaron Shkollen dhe
      nuk di ta shkruaj Shqipen,ca me keq ajo Rini qe ne ato
      vende po ju ze frymen Kanuni.Tjetra
      sa domethenese po aq edhe paresore;
      eshte ajo qe z.Rama e thote qartazi se:
      Nuk e bejme dot Hekurudhen per tu lidhur me
      Maqedonine,sepse me pare na duhet te bejme copa
      te tilla brenda vendit,na duhen copra te
      vogla rrugesh,copra te vogla interkonjuksioni
      pra shume copra brenda vendit,pastaj mund
      te themi se jemi si ata,ku si shembull
      jepet Gjermania.Kjo pra eshte esenca,
      Qe ate cka thote Bota per ne Shqiptaret qe:
      Punojne shume,ta thone edhe per edukimin tone.
      se jane shembellore.
      Dhe me monumentalja qe z.Rama e ngre mbi gjithcka
      eshte kur thote se:
      Me pare se te shijome Paqen ne Evrope,
      ta shijojme ate fillimisht midis nesh.
      Ketu qendrone edhe celesi i te ardhmes sone.
      pasi Rregjimi i Saliut e ka prishur shume
      Imazhin e Shqiperise.Ai instaloi arrogancen,
      korupsionin,Krimin,Bixhozin dhe Prostitucionin
      cka Shqiperise do ti duhet mjaft mund e Pune qe
      te rikuperoje veten,te lartesoje Karakterin dhe
      Dinjitetin atje ku e ka patur.
      Shqipetaret jane demtuar setepermi nga rregjimi
      pothuajse fashist i Sali Berishes.Dhe ky eshte nje
      Dem,per te cilen ai dhe salixhinjte rreth tij
      duhet te pergjigjen..

      1. dorjeta says:

        Cdo gje me vullnet te mire per te ndryshuar realitetin arrihet. Asnje popull/shtet/qeveri nuk ka deshire qe te jete ne lufte sepse ka nje kosto njerezore dhe ekonomike.
        C’mund te presesh te ndodhe kur qeverite kane pasur interes vetem perfitime personale/familjare/klienteliste dhe ne baze te kesaj kane ndertuar politikat e jashtme? Deri sot kemi pare qe politikanet ne Shqiperi kane krijuar vetem politika qe ata te pasurohen dhe kur cenohen interesat shtetet do hyjne ne konflikt.
        Nderkohe qe Rama, me vullnet te mire perpiqet qe te krijoje politika qe te afroje shtetet fqinje dhe jo t’i perfshije ne afera te piseta qe do te cenojne stabilitetin sapo te cenohet interesi i perfitimit i njeres apo tjetres pale.

        1. florenci says:

          Nuk jemi me ne diktature qe te kemi nevoje per arme per te kerkuar ate qe na perket. Protesta e fundit tregoi civilizim, qytetaret reflektuan vertet qytetari me proteste paqesore dhe tregoi se per te arritur ate qe kerkon nuk ka nevoje as per lufte e as per konflikte, mjafton vendosmeri per te shkuar deri ne fund dhe duke ndjekur rruget demokratike. Po keshtu, per te arritur kompromis dhe per te jetuar ne paqe ne Ballkan, s’ka nevoje per lufte, ka nevoje per perpjekje per te arritur marreveshje bashkepunimi.

    2. arianita says:

      o socialist i vetmuar , termi socialist nuk esht vetem te jesh pjes i nje klase politike por te mendosh per shoqerin ne nje kohe shtrirje afat gjat dhe afatshkurter!! edi rama qe esht lideri i partis socialiste nuk esht me ket parti vetem nga emri por nga bindjet qe ka!! te ndertoj nje shqiperi me nje shoqeri te civilizuar dhe te formuar dhe te mireqen dhe jo alla berishiane!! keshtu qe mos e quaj veten socialist sepse as nje pik bindje ne ate qe kjo parti perfaqeson!

      per sa i perket fjalimit te rames them me ne fund qe po mendon dikush per formimin e shqiptarve!! nuk flas per te ber ekonomista etj etj, flas per formim ne te cilen shoqeria dhe sidomos firmat kan nevoj: mjek, ingjiniera etj etj; formim profesional gjithashtu

      europa dhe ne kriz qe ka qen dhe esht akoma , nuk i ka shkurtuar fondet per kapital njerezor sepse e di shum mir qe do ket pasoja afatgjata me te medha sesa kriza qe po perjeton

      kapital njerezor ul krimin, rrit ndjeshem ekonomin dhe gjithashtu rrit mireqenien! esht e veshtir per tu realizuar ka nje kosto politike! por me nje vullnet te hekurt arrihet! dhe qeveria rama e ka ?

      1. Alb says:

        Arianita e lluku lluku, keshtu behet mjalti. O Arianita ke punuar ndonjehere ne administrate ti?

        Ne kohen e XHAXHIT psh: ishte e qarte se çfare do bente çdo person ne vendin e punes. Nga drejtori deri tek pastruesi. D.m.th. kishte pershkrim pune te detajuar dhe kur dorezohej vendi i punes kishte nje proçedure ekzakte: dorezohej puna me proce-verbal, gje qe ndante pergjegjesine nga ky moment e tutje pergjigjej tjetri per çdo shkelje te mundshme e ne te njejten kohe vijonte puna.

        O Arianita i kemi pare specialistet e ministrive edhe ne vendet europiane e kemi diskutuar me ta, ata nuk kane brire, madje do thosha se ne jemi me te zgjuar e te lexuar, ndersa ata kane edukaten baze, me te mire se ne.

        O Arianita nuk ka administrate qe nuk kthehet ne eficiente po te doje Kryeministri vendit, sepse kontrolli dhe delegimi i puneve fillon nga lart poshte dhe pastaj kordinimi paralel.

        Arianita kur i kam kerkuar drejtorit tim manualin e punes ne Ministri (nga ata qe erdhen pas trazirave te 97) u skuq deri tek veshet e me thoshte beje vete…

        Jo jo arianita me kete pune merret vete ministri me programin e qeverise perpara pershtat organigramen me objektivat e programit. Kjo eshte e thjeshte si logjike, por ata te Administrates Publike jane te detyruar te dergojne ekspertet per ndihme.

        E kuptove Arianita se nuk eshte niveli i ulet akademik qe na pengon, por niveli i ulet akademik i qeveritareve.

        Ti nuk e ke idene sa e veshtire eshte te sqarosh nje minister qe te degjon me nje vetull perpjete nga nervozismi e nese nuk i futet ne tru, te merr me vete ne komisionin parlamentar apo deri tek Kryeministri.

        Arianita keto dite kam degjuar nje Minister tek thoshte: “avantazhe te krahasuara” ne vend te -avanyazhe krahasuese-, por ai e degjon per here te pare, ndersa une e kam studiuar ne fakultet ne kohen e XHAXHIT se per here te pare per kete nocion ka folur RIKARDO, por Ministri s’ka nga ta dije sepse eshte koke bosh.

      2. elinor says:

        Me ne fund po mendon dikush per formimin e Arianites qe ngeli tu kullote dhite ne mal. Hajt Zoti i dhashte shnet ketij kryeminister teveqel…per hater te Arianites.

    3. maksi says:

      me Edi Ramen do jemi njerez me te mire dhe ti qe na thoke qe cdo presim !! ta them un qe do jemi me mire dhe jo si me saliun qe na solli plehrat e na varferoj duke e bere si monopolijn e vete tere shqiperin !! duhet te ishe nga tropoja qe te beje hajer se nje njeri i thjeshte as nuk te folnin !! rracizem i krijuar per pasuri komunistash tipike e stilit te tyre !! me edin poe shikojm qe jemi me te mire dhe do tja dalim te gjithe

      1. Alb says:

        Maks pershendetje! Me Edi Ramen do jemi me mire keshtu kam besuar i pari ne Shqiperi, por ka marre mandatin qe me 23 qershoer dhe po mbaron viti. Puna fillon me administraten tende me programin tend e jo me ate te Kryeministrit qe u largua sepse administrata e tij ishte e korruptuar deri ne palc. Prandaj nuk po kemi rezultate qe ti prekim. Kur te plotesohet administrata (veç te filtrohen diplomat sepse ka shume te blera, te blera jane edhe ato te universiteteve private) dhe keto behen shue shpejt, po njerezit duhet te shohin shtet te forte, qe edhe krimi te zbrapset edhe njerezit te motivohen. Per kete Mazhoranca e sotshme duhet te rrit besimin mes vedit, duhet me doemos qe te mberrije deri tek njeriu i thjeshte. Maks nuk kemi me nerva te degjojme sherre politikanesh…

        Duhet nje bashkepunim i forte per te dhene rezultate e jo njeri ti bjere gozhdes e tjetri patkoit.

        Ka njerez qe jane penguar ne vite dhe pretendojne se jane te afte te menaxhojne, le tu jepet shansi! Nese del se nuk e bejne dot ata vetlargohen dhe i hapet rruga nje tjetri.

        Po me beso eshte njeqind here me mire nje njeri me cilesi personale te mira sesa nje specialist shume i afte (sepse di teknikat e mesuara ne kurse) por qe mendon per te vjedhur dhe jo per te dhene kontribut.

        Emerimet e deritanishme jane nje ‘horrible’-

    4. Agroni, Detroit, MI says:

      O socialist i vetmuar ,
      Ti duhet te jesh i paguar nga Lul Basha si nje “vegel qorre” e tij.
      E solla krahasimin “vegel qorre” si nje krahasim qe e solli disa dite me pare vete Lulzim Basha, kryetari i PD-se , gjate fjales se tij para grupit parlamentar te PD-se. Mbarova gazit kur e degjova krahasimin “vegel qorre”.
      Krahasim qe me kujtoj Byrone Politike me shkolle partie ne kohen e dulles.
      Edhe tani qesh me fjalorin e varfer te Lulit i cili nuk gjente ndonje krahasim tjeter perballe brilantit Edi Rama i cili, Edi, tre dite para pati thene ndermjet te tjerave :
      Fitorja e mazhorances tone eshte e njejte si rezultati si referendumi popullor kunder plehrave.
      He…nuk eshte brilante per nga forca e mendimit ?
      Dhe mbas kesaj vjen Lulzim Basha me krahasimin e tij “vegla qorre”…qe nuk ka asnje lloj force pervec se eres se mykyt…ha ha ha ” vegel qorre”..rrof o Lul se gjithmon qesh sa here e kujtoj.

  2. REa says:

    Jam dakort me kryeministrin por ama le te shohim ketu te pragu yne, jemi ende me pushke ne dritare , ne drejtim te fqinjit shqiptar.Sa te ngujuar ka ne Shqiperi? Ballkani fuci baruti eshte tashme nje nocion i larget por Shqiperia apo veriu i saj- fuci baruti, eshte shprehje e dites. Gjakmarrja po ben kerdine.Lek Dukagjini eshte ulur kembekryq ne cdo vater veriore.Si do t’ia bejme? A mjafton vetem dija? Ideologjija? Apo duhet edhe dicka tjeter.

  3. sb says:

    Piktori
    Asht ba edhe filozof nderkomtar!
    http://goo.gl/ahlYYA

  4. demokrati i lashte says:

    O mero po meere o burre editorialist ne gazeten tende ,shpetojme dhe ne shqiptaret ashtu dhe ti bej muajin e mjaltit me te….

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po c’fare ke o I bekuar ?!?! Ai po te shkruan nje rrealitet..Nje shkrim jo politik, rreal, dhe flet si mund te bashkepunojme si rrajon per nje jete me te mire..C’ke o burr I dheut qe le komente kaq injorante..?!?! Me duket se ju nuk I lexoni fare permbajtjen por sa I shihni emrin dilni tek gjykimi..Ju eshte bere Rama si bajlozi or ju hengert tenja ju hengert..

  5. Arjani says:

    O “socialist i vertete” po cfare pret ti nga Rama mor njeri qe fyen me fjale qe te burojne nga injoranca qe te sundon. Nese je keq per buken e gojes ajde se po te jap une qe te mbash trupin gjalle.Por shpirtin dhe mendje mundohu ta ushqesh me dije e kulture.

    1. elinor says:

      O burra te gjithe tek Arjani se ka hapur dege te Salvation Army ne Shqiperi. Nga komentues injorant don te shnderrohet ne shpetimtar te te varferve!

  6. Meleku says:

    Sa i perket dijes do te ishte mire nese do t’ja nisje nga vetvetja. Kurre nuk eshte vone.

    Mos mbaj fjalime te tilla se do ti neveritesh dhe degjuesit qe nuk te njohin.

    Nje person qe ulet ne karriken e kryeminsitrit nuk luan rolin e nje qaramani.

    Per fatin tone te keq je ulur gabim.

    1. Arjani says:

      O Melek o melek qe shkruan me shume nicke ne kete forum. Une Arjani nuk jam Edi Rama. Jam nje qytetar qe ndjej keqardhje per nivelin e kultures e arsyetimit tend.O peng i Saliut.
      E kuptoj tragjedine tende shpirterore qe nuk e sheh me dot Saliun K/minister. Ske per ta pare me kurre.Ske c ben o Melek, (safet, socilist, mirel, mark uk).Mundohu te qetsohesh.

  7. Arjani says:

    Eh mor Demokrat i lashte. Po nuk i shkruan per ju Rama me Meron keto gjera o jo. Ata e dine tani qe erresira e Sali shpellarit e ka pllakosur sojin tuaj te pa shprese.

  8. vetetima says:

    Te dashur shpellare,dhe maloke te trashe(nuk e kam fjalen per malsoret),ju nuk kini per ta kuptuar kurre mprehtesine e fjaleve te Edi Rames dhe largpamesine e tij per zonen ku jetojme. Ju jini mesuar me ulerimat e kafshes nga Vucidoli qe i nxorri fundin ketij vendi.Edhe 10 here po ta lexoni fjalen e Rames ju kurre skini per te kuptuar asgje sepse kini lindur dhe jini frymezuar me injorance.Kultura qytetare do triumfoje mbi injorancen se shpejti edhe ne Shqiperi.

    1. Arjani says:

      O Vetetima te lutem epitetin Malok mos e perdor me, te lutem. Sepse viktimat e Sali Berishes nuk jane vetem ne veri por edhe ne jug.Sigurisht me pak ne jug.
      Ne na del detyre e veshtire qe keta viktima ti ringjallim dhe ti bejme te shquajne driten nga erresira.

  9. Fatosi says:

    O ti “socialist I vetmuar” ,pavaresishte se mer hua emrin por haron se te duken briret si pune e cjapit.Besoj se akoma nuk ke mesuar mesim e kendim se abetaren ta hengri dhija nen hijen e pemes.Eshte i thelle leximi or trim. Mos u mer me kete .Bjeri lahutes ne nje vrim sa te ritet bari ne pranvere e pastaj dil nga strofka e Ariut qe te shohesh se sa e mire eshte natyra,jeta dhe Ballkani or trim. Mos harxho kohen me komente se me kujtohet ajo puna e dhenderit te ri.Ne kohen qe vajten tek nusja I thote axha epo na thuaj nje fjale te madhe dhe ti se koha jote eshte sote.Dhe dhenderi me qejf tha.Buall.Te gjithe qeshen nen buze dhe kuptuan shume….Keshtu o trim me ngadal e me shtruar he te kam rixha.Bye.Fatosi qe te do te miren.

  10. Askushjani says:

    Po pse investim mbi dijen,kur ajo merret,thithet,tashme nepermjet interrnetit dhe nuk ka nevojë primare(terzore forse) per investim.Gjermania ka leshuar kushtrimin për investim për punesimin,prodhimin nga vjen investimi per dijet,dhe jo keshtu? Valle Saliun do imitosh qe beri investim ne 150 universitete qe nuk vlejne pasi copa të letres të blera a me meritë,nuk kane vende pune! Kuptoni cfarë budallalleqesh flisni,kur Italia me ligj mohon diplomat e larta tani(vlejne si leter) duke mos garantuar me ligj punesim të diplomës se lartë,doktoratures,fallsifikatures…ke objektivin 300 mijra vende pune qe duan INVESTIM! Greqia,Italia po shkurtojne mijra vende pune burokratike(të arsimit të lartë ’90 per qind) qe nuk duhen!…Perse i duhen Shqiperisë me”investim”? Ka forma ai qe do të leaurohet,ta bëjë edhe vet,kurse vendet e punës për prodhim duan INVESTIM parësor!Shume keq!

    1. elinor says:

      Ke quan internet ti, facebook-un?? Ku ka internet ne Shqiperi mor njeri, vetem facebook ka! Aty i marrim te gjitha dijet, faktet, tashethemet po qe po….e shume te tjera.

  11. Arjani says:

    Askushjan, nga menyra e te shprehurit dukesh qe ke nje nivel ……lere mos ts them me mire.
    Por te investosh ne arsim nuk do te thote te ritesh numrin e universiteteve. Ne rradhe te pare duhet qe te gjithe njerezit te marrin arsimin e detyrueshem qe mos kete ANALFABETE.
    Ne rradhe te dyte duhet qe te investosh ne rritjen e cilesise se programeve te shkollave.
    Ne rradhe te trete te persosesh metodat dhe cilesine e mesimdhenies d.m.th. cilesine e shkolles.
    Ne rradhe te katert te rritesh kerkesen e ndaj pervetesimit te njohurive te nxenesve e studenteve.
    Ne rradhe te peste por qe del i pari duhet te krijosh kushte bashkekohore moderne me ambiente dhe mjete didaktike te cilat ndikojne direkt ne cilesine e mesimdhenies dhe pervetesimit te mesimit.
    Ka dhe te tjera por po mjaftohem me kaq se e di qe nuk ke aftesi perqendrimi per ti lexuar.

  12. elinor says:

    C’eshte ky shkrim i njeri?? E fillon me momentin “shume te vecante” qe po jetokemi, e vazhdon me konfliktet ne Ballkan, pastaj hidhet tek kapitalet njerezore, me vone thote se na duhen pjeseza infrastrukture por nuk kemi para dhe per ta zgjidhur kete problem (problemin e mungeses se fondeve) duhet te bazohemi ne mendimet e te rinjve !!!!!!! “Man, I don’t know what you’ve been smoking but it must be good stuff”, do thoshin amerikano-verioret!
    Kush i ka thene ketij poles se di te shkruaje, aman?? Ky s’e ka idene se si shkruhet nje ‘essay’, qe nga frengjishtja perkthehet ‘te perpiqesh’; pra te perpiqesh te percosh idete tuaja tek lexuesi. Qe ne fillim duhet te jepet idea se per cfare do flitet ne vazhdim dhe me poshte vijne argumentat mmbeshtetes si dhe ne fund konkluzioni. Ky trapi e nis me nje gje dhe e perfundon me dicka krejt tjeter, per te mos thene qe gjate rruges del nga “shinat” nja dy-tri here.
    Degjo mor shoku 1/2 kryeminister. Gjithcka eshte e lidhur me ekonomine. Kur barku eshte bosh, instikti kafsheror eshte jo te studjosh si krijohet vici ne bark te lopes por ta hash ate. Me vone pastaj, mbasi ta kesh mbushur barkun kthehesh e mendon se si mund te jete kjo pune. Hap njehere ato 300 mije vende pune qe premtove gjate fushates, lufto korrupsionin (po me ke ta luftosh, me Nacon? me Meten? ah i mjeri ti), zhblloko pasurite private te shqiptareve, etj, etj, etj, pra me nje fjale, fuqizo ekonomine. Duke u fuqizuar ekonomia, shteti mbledh me shume taksa dhe te ardhura te tjera, dhe atehere mund t’i riinvestoje ato ne fusha te ndryshme sic eshte arsimi, meqe e ke merak ti dhe me te drejte qe duhesh ta kesh merak se kapitalet njerezore jane ato qe e cojne para nje vend. Por, asgje nga keto nuk mund te realizohet pa filluar te levize ekonomia me perpara. Thjeshte e pamundur. Nje “zog” qe te erdhi ne dore (nje here ne hene) e le te ikte vetem se te tremben ca ciliminj shkollash duke bertitur atje ne rruge si trima ne sy te vajzave….ehhh, e cfare te thuash me per ty pervecse je nje humbes pa shtylle kurrizore qe e ka bindur vehten se ky popull nuk ben dot pa te?! Cdo diktator keshtu mendon dhe ti e ke nje diktator te vockel brenda vehtes. Je bere 30 e kusur vjec ne komunizem; sadopak, ai sistem ka ndikuar ne brumosjen e atij njeriu qe je sot.

  13. beso says:

    eshte e vertete qe Ballkani s’ka lufte,por kur s’ka pune lufta eshte brenda.Pa kapitale nuk behen dot asa inovacione dhe anasjelltas.

  14. eri says:

    Une se kuptoj se cfare koment nje pjese e juaja,o njerez, ai po thote nje te vertete. Ai po i kushton rendesi nje pjese qe duhej ti isjte kushtuar me kohe. A nuk kemi nevoje ne per investim ne kapitalin njerezore? A nuk kemi ne per miremenaxhim te dijesne kete shkrim ka nje ndethurje te pikave te rendesishme qe nga paqe dhe marredheniet nderkombetare e deri tek DIJA. :))

  15. Alb says:

    @Eri eshte investuar ne para por tek njerezit e ‘gabuar’. Shkurt jane shitur bursat e studimit tek njerez te interesuar per tu larguar nga vendi. Pra investimi nuk eshte ndjekur nga shteti hajdut i ketyre 23 vjeteve, perkundrazi jane mbyllur ayte me qellim…

    Ne 2005 Sali e shkaterroi krejt administraten, qe per hir te se vertetes e kishte marre pak veten dhe tani eshte kjo situate…

    psh ne vendin tim te punes, pasi u suprimua e u hap pas nje viti, pash nje grua fshatare qe vinte nga nje fshat i Fierit (e persekutuar…anetare e PD e pa pune tere jeten, e pashe tek qeronte mollen direkt mbi suprinen e tavolines)

    Tani me sa duket anetaresimi ne BE kerkon kapacitete njerez me grada shkencore kryesisht e te njohin termat mire; atehere keta qe kane qene keto tete vjet dihet si jane, por investimi ne fjale e jep rezultatin vone e jo tani qe duhet.

    Ministrat kryesisht jane jashte kapaciteteve qe kerkon integrimi me ndonje perjashtim.

    Ne kete moment (ne fakt duhej bere qe nga 1998) ministrat duhet te fluturojne drejt Brukselit tri here ne muaj dhe me staf me vete qe te dine shume mire anglisht e te njhin termat.

    ne nje kohe te aferte do duhen nje dyzine njerezish te instalohen atje dhe te komunikojne me administraten ketu. arrihet kjo ?? Sigurisht qe jo.

    Atehere te merret me ngadale te nderrohet stafi me kujdes dhe hap pas hapi te trainohen njerezit ne zyrat e punes, per òeshtje konkrete.

    Por ama ministrat te mos jene injorante.

    Dhe siç u futem ne NATO, hop! do futemi ne europe ashtu pa kapacitete pa dinjitet dhe shtu do rrime nese nuk merret seriozisht njeri me venien ne eficience te administrates, dhe venien fre ne vjedhjen e fondeve nga ministrat.

    E shihni Bullgarine pas anetaresimit ne BE?- sapo filluan te vjedhin, fondet u nderprene dhe bullgaret vijne verdalle.

    Prandaj ministrat duhet te mbledhin mendjen se hyrja ne BE nuk do e beje detin kos, por do te shtrojne kurrizin e te punojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje