Shehi: Berisha është kundër blerjes së votave? Po sikur i pëlqente kjo punë...

21 Nëntor 2013, 10:24Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com, komenton deklaratat e ish- kryeministrit Sali Berisha se nëse nuk zgjidhet problemi i blerjes së votave, opozita nuk futet në zgjedhje.

“Njëherë jam i kënaqur që këtë e kërkon pikërisht ish-kreu i qeverisë dhe mazhorancës, Sali Berisha, e që mendon për këtë punë një vit e gjysmë para zgjedhjeve. Ne duhet të biem dakord në parim që zgjedhjet deri më tani nuk kanë qenë të mira. Aq më kur ankohet pikërisht ai që është akuzuar më shumë sa herë ka qenë në pushtet për abuzim me votat, pavarësisht se s’duhet paragjykuar se e kërkon pikërisht ai, më i akuzuari për këtë punë. Mund të duket absurde që bllokimin e blerjes së votës e kërkon pikërisht Berisha, i cili për tetë vite kishte mundësi ta rregullonte këtë punë, por me sa duket i kanë pëlqyer këto atëherë,” tha Shehi.

“Evitimi i blerjes së votës është shumë i vështirë. Për ta bërë këtë duhet të ndryshohet kombësia shqiptare për t’u bërë daneze apo norvegjeze. S’ka asnjë formulë magjike që të bëhen zgjedhjet si në Danimarkë apo vende të tjera, pasi atyre iu deshën 400 vjet për të arritur deri këtu, ku janë për t’u marrë shembull. Unë mendoj se në duhet të fillohet me ndryshimin në ligjin zgjedhor dhe avash- avash me elementët e tjerë që kanë të bëjnë me largimin e militantëve nga komisionet zgjedhore dhe evitimin e rasteve të blerjes së votës. Kjo sot është një e keqe shumë e madhe dhe duhet të fillojë procesi i përmirësimit që tani, kur kemi shumë kohë në dispozicion, dhe jo të pengohemi se pse e kërkon Berisha dhe pse nuk e kundërshtoi në kohën kur ishte në pushtet, por e përdori pasi atëherë iu duk shumë ëmbël, ndërsa tani e ndjen të hidhurën në kurriz. Është shumë e domosdoshme reforma në ligjin zgjedhor dhe duhet të fillojnë sa më parë nga politika”./ep

13 komente në “Shehi: Berisha është kundër blerjes së votave? Po sikur i pëlqente kjo punë…”

  1. Gano says:

    Dashamir, lere Salehun se ai pleh ishte pleh mbeti. Shiko bashkuho me Bamirin dhe te tjere dhe krijoni 1 te djathet te qendrueshme dhe reale.

    1. Pilo Lala says:

      Shume e drejte. Nuk behet zjarr oxhaku me kashte. Per sa kohe qe ne PD vazhdojne te drejtojne shkarpat, dhe druret degjojne, PD do zhytet dhe shperbehet akoma me keq.
      Lul Basha nuk ka asnje mik , sepse e dredh si putanat. Kete e tha edhe Amb Arvizu.

    2. Lom Deliu says:

      O Dasho ! Sikur je pak gabim sepse Sala nuk i blente me lekë ne dore por me mall e favore, se pakut ne fillim kur kryesisht perdorte dhunen dhe mbushjen e kutive dhe prishjen e fleteve.
      Me pare filloj ku kopioj te majten.

  2. galaktika says:

    Ik o Dash e futi noj dopjo se për at pun je si tirons denbabaden.

    1. doktoratures says:

      nga kush skute vje ti mer plak i drobitur,,!!!!!

      1. Lom Deliu says:

        Dashi kaprobleme me sheqerin dhe gjashte muaj qe nuk pi alkol. Prandaj mos e fyeni e aq me teper per moshen. eshte vetm 58 vjec.

  3. mitat says:

    Kam respekt per personin tuaj.Sa here jep ndonje interviste ose kur je i ftuar ne ndonje emisjon televiz ume te ndjek me interes .Pse?Thua gjithmon ca te verteta qe te tjeret nuk duan ti pranojne.
    Sa per shkrimin qe ke bere eswhte nje e vertet e pa mohueshme.Saliu deri dje qendroje me vota te blera dhe te vjedhura.

  4. A says:

    Nuk kane si te bashkohen me BAMIR TOPIN, sepse edhe kur shkojne te flasin me te, ai flet me heshtje.
    Ne lidhje me vjedhjet e votave specialisti nr.1(nje) eshte SALI BERISHA, por kundershtaret e tij e studjuan se cfare menyrash perdor dhe ne qoftese jane te verteta tani ja kane kuptuar hilet dhe manovrimet e tij, keshtu SAAALI ate qe mbjedh vete nuk e korre me vete, por ta korrin te tjeret sa jane bere me specialista se ti derdimen i paskrupullt. Shko tani dhe uli kembekryq pertoke se kolltuqet, karriket dhe stolat po ti marin te tjeret pa u futur ne inventar te magazines. Ketu po te luan edhe mendja e kokes tende perverse.

  5. Sume Gruda says:

    Dashamiri eshte i trullosur nga deshperimi i tyre Berisha, Zhozofina
    u eshte c’fy rrota keqas dhe do te arrestohen per korrupcion dhe batakcilleqe. Nuk i kap gjumi dhe nuk munder te arratisen se ka interpol per fate te popullit shqiptar pas nje shekulli erdhi qeveria shqiptare. Per 100 vjete nuk kemi pasur qeveri vetem sot me vota te lira kemi shpetuar dhe thomi me krenari se kemi “QEVERI”.

  6. fieraku4u says:

    SALIU NUK DO AS DEMOKRACI EDHE AS VOTIM TE LIRE, TE GJITHE E DINE KETE.

    SEPSE AI NUK MUND TE MBIJETOJ NE POLITIKE, PO PATI DEMOKRACI EDHE VOTIM TE LIRE…BERISHEN ASNJERI NUK E VOTON, GJITHMON DO TE DILTE HUMBES.

    BERISHA VETEM ME DHUNE, KORRUPSION EDHE BLERJE VOTASH KA ARRITUR KETO 22 VJET TE MBIJETOJ NE POLITIKEN SHQIPTARE.

  7. Aljor says:

    O Dasho,jam miku yt dhe te vleresoj per mencurin dhe urtesine popullore qe zoteron por pse konformohesh disa here me hileqarin Sali dhe kopjen shume te keqe Luli.Ji vetvetja se atehere ti shkelqen dhe ne populli te admirojme se je sinteza jone.Shko ne Parlament se atehere ne do te quajme OFICER dhe jo “numeror topi”.

  8. "REAL BOHOTINA" says:

    Dashin e respektoj per mendimet sa here e degjoj. Ai, veç te tjerave, flet thjesht e nuk flet qe te behet si i pakuprushem.
    Gjithsesi kete radhe mund te fliste pak me gjat e konkretisht. Saliu vetem ka qeverisur me vota te vjedhura. Perjashtu 1992. Pastaj, more z. Dashi nuk te kujtojne gje zgjedhjet e majit 1996? Dreqi e mori kur do tu flase zemra juve politikaneve e jo buzet. Bonoparti thoshte: “Burri i shtetit zemren duhet ta kete ne koke!”. Analizoje vet se ku e kini zemren…

  9. Ruaju dhe Ti says:

    Mos fol, mos kundershto dhe mos beje rrezistence brenda PD-se, se do te vrasin naten me shi dhe Ty !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje