Besnik Baraj: Debati për përfitimet nga armët kimike si thesari tek Shkëmbi i Kavajës

21 Nëntor 2013, 10:13Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, në një intervistë për Panoramën, thotë se me refuzimin e armëve kimike, Shqipëria ka fituar dinjitet dhe imazh.

“Unë them se nuk kemi humbur asgjë. Kemi fituar seriozitet, përgjegjshmëri, integritet dhe kemi fituar imazh, gjë që unë e kam ndier edhe në komunikimet që kam pasur me shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit, që konfirmojnë krenari se pas 23 viteve për herë të parë vendi ka një Kryeministër, që e thotë fjalën

me maturi dhe duke respektuar vullnetin e popullit. Kemi fituar imazhin në atë që kemi prioritet si vend, që është turizmi. Nuk mund të kishim një turizëm atraktiv dhe prodhime bujqësore bio, nëse do të trajtoheshin këto lëndë kimike në Shqipëri”, tha Baraj.

I pyetur në lidhje me përfitimet që do kishte vendi nga asgjësimi i armëve kimike, Baraj thotë: “Pyetja juaj është e lidhur me kompleksin e inferioritetit të një vendi të vogël dhe të një niveli ekonomik që kemi. Jo të fortë dhe po kaq të fortë e thonë edhe mjaft vende me një përbërje të popullsisë të krahasueshme me Shqipërinë”.

“Nuk do të jetë ndihma e huaj që dot na shpëtojë. Vite më parë, kur kam punuar me një profesor amerikan, i cili vinte re që shqiptarët kishin iluzione se Shqipëria do të bëhej se do ta nxirrte Amerika apo vende të tjera nga situata, më ka thënë një shprehje, e cila mbetet aktuale: “Dëgjo Besnik, amerikanët të mësojnë si kapet peshku, por nuk të japin peshk. Edhe juve kjo gjë u intereson”. Kjo puna e përfitimeve më kujton legjendat e viteve ’90, kur të gjithë besonin se te Shkëmbi i Kavajës kishte një thesar dhe njerëzit nisën të gërmonin për gjetjen e tij”./ep

6 komente në “Besnik Baraj: Debati për përfitimet nga armët kimike si thesari tek Shkëmbi i Kavajës”

  1. Lom Deliu says:

    besnik ke shume te drejte por Jo-në e tha POPULLI dhe jo Edi (me sakt pastaj Edi) .

  2. Libri says:

    Besnik, njerez si ty duhen…..me dukesh i vetem per ndershmerine, drejtesine, thjeshtesine, inteligjencen e maturine….

  3. fshatari says:

    Kete shprehjen qe amerikanet te mesojne te kapesh peshk por nuk te japin peshk e kam degjuar per here te pare kur ne Shqiperi erdhi per vizitet Bejker…… sidoqofte shprehja eshte amerikane….

    Shqipetaret e dine tashme qe nje ndihme e tile nuk egziston. “gomarin e nxjerr i zoti nga balta”!

  4. Shume mendim i sakte.
    Por edhe per ate thesarin tek shkembi i kavajes….
    qyfyre gjalle ,eshte ky popull….

  5. shqipetaret e vertete says:

    Gabim historik per shqiperine.INJORANCE=kafshllek=mbrapa botes.Shqipetaret me sali berishen kundre shqipetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje