Të dashur familjarë dhe miq të Sokol Olldashit.
Çfarëdo që të bëjmë dhe çfarëdo që të themi ne sot, në këtë ditë zie, do të ishin të pamjaftueshme për të nderuar dhe respektuar si duhet Sokolin.
E unë, ndoshta më shumë se kushdo tjetër, e kam të vështirë të gjej fjalët.
Sepse pata fatin e mirë, por edhe të keq, për shkak të kësaj gjëme, të jem një ndër miqtë e tij të afërt për gati 20 vjet.
Sepse më kujtohet, që e kemi ndjellë këtë ditë, kur me shaka i kemi thënë njëri-tjetrit se çfarë do të shkruajmë në fjalimin e lamtumirës, kur Ai, që është lart, do të thërresë të parin prej nesh në radhë.
Dhe kjo ka ndodhur zakonisht pas ceremonive, kur në të shumtën e rasteve për të ndjerin thuren zinxhirë lëvdatash dhe ditirambesh.
Kemi thënë jo pak herë, reciprokisht, se do të çoheshim nga varri, nëse dikush në fjalët e përcjelljes do të na fyente, duke na vënë mbi shpinë merita dhe atribute, që nuk i kishim pasur dhe që nuk na takonin.
Dhe ndonëse do të doja shumë që Sokoli të ngrihej, e kam të pamundur që të mos ia respektoj atij amanetin.
Që prej mbrëmjes së djeshme e deri më tani kam dashur të besoj se gjithçka ndodhi ishte një ëndërr, por në fakt e tillë duket se ka qenë jeta e shkurtër e Sokol Olldashit.
E megjithatë ai u largua nga kjo botë më i realizuar dhe më i plotësuar se askush tjetër, pavarësisht se dha shumë më tepër, se sa mori, në jetën e tij, të prerë në mes.
Kurrkush si ai nuk i jetoi me aq intensitet vitet e jetës së vet.
Por ky është, gjithsesi, një ngushëllim fare i vogël për një humbje kaq të madhe.
Do të na mungojë të gjithëve, por mbi të gjitha familjes së tij të mrekullueshme, ndaj së cilës ndjehemi në faj, që i shkuam në shtëpi pa Sokolin.
Kozeta, Kela, Glauku, Kleiti, Vangjeli, Sula, Ardi dhe Alda do të ndjehen gjithmonë krenarë për njeriun e tyre më të shtrenjtë, por asgjë nuk do mund t’ia zëvendësojë atyre burrin e shtëpisë.
Unë nuk dua të flas sot për Sokol Olldashin si politikan, jo se nuk kam gjë për të thënë. Përkundrazi.
Por se çfarëdo vlerësimi që të kem, nuk do t’i shtoj ndonjë gjë të madhe asaj që ai vetë ndërtoi në këto vite karriere të vrullshme, ku la gjurmët e tij të pashlyeshme, kudo ku shkeli, kudo që foli, dhe kudo ku veproi si shtetar i klasit të parë. Ato janë, gjithsesi, të njohura për secilin prej nesh, por edhe për çdo shqiptar tjetër, pavarësisht bindjeve politike.
Por kam shumë për të thënë për Sokol Olldashin njeri, për shokun tonë të paharruar. Sigurisht, që kam të pamundur të flas në emër të të gjithë miqve të tij të shumtë, të shpërndarë në çdo cep të kësaj Shqipërie. Sepse, unë jam thjesht vetëm njëri prej tyre.
Por besoj se kam edhe lejen e tij për të thënë se Sokol Olldashi nuk kishte asgjë heroike në qenien e vet.
Asnjë grimcë patetizmi, ndonëse zanati ynë e kërkon, madje në disa raste me tepri, këtë dimension.
Por kjo nuk e pengoi atë aspak të ishte njeri i vendimeve të forta dhe të drejta dhe këtu nuk kam parasysh vetëm karrierën politike.
Kjo nuk e pengoi atë të ishte një adhurues dhe lëvrues pasionant i gjithçkaje të bukur, që ka krijuar mendja e njeriut.
Muzika, poezia, piktura, filmi, libri në përgjithësi, ishin realisht mjedisi, ku ndjehej më mirë se kudo tjetër.
Dhe jam shumë i sigurt se do të kishte arritur në të njëjtat kuota dhe të njëjtat maja, në rast se do të kishte vendosur për t’u marrë me secilin prej pasioneve të tij, në këmbim të politikës.
Sokol Olldashi bënte shaka me vdekjen, dhe kjo u ndodh gjithmonë atyre, që e duan dhe e jetojnë në thellësi jetën.
Edhe pse një mendje e mprehtë dhe përgjithësisht racionale, ai ishte, gjithashtu, me entuziasti midis nesh.
Prej më shumë se 15 vjetësh evitonte në maksimum fluturimet me avion, duke besuar verbërisht se i sigurt ndjehesh vetëm me këmbë ose me rrota mbi tokë.
Por ndonëse nuk ishte ndonjë fanatik i teknologjisë, luante me makinën dhe me shpejtësinë, njësoj si me tastierën e kitarës së vet.
Duke e shndërruar, praktikisht, makinën në një avion të rrezikshëm.
Ironia e fatit e deshi, që vdekja ta gjejë, pikërisht, në vendin, ku ai ndjehej më i mbrojtur, se kudo tjetër.
Do të na mungojë, jo thjesht humori i tij i papërsëritshëm, edhe në situatat më të rënda, por mbi të gjitha, sensi i optimizmit edhe në ditën më të zezë, edhe në kohën më të keqe. Dhe kjo është shenja e parë dhe më e qarta, që i dallon burrat e fortë nga njerëzit e zakonshëm.
Sokol Olldashi ishte një shqiptar i madh, dhe unë këtë e them me bindjen time më të thellë, edhe pse për këto fjalë asnjëherë nuk do ta merrja miratimin e ti. Në këtë botë dhe në atë tjetrën, ku po e përcjellim sot, me pikëllim.
Por jo nga ai soj shqiptarësh, që mendojnë për ta shkruar me dorën e tyre historinë e vet. Dhe si i tillë hyri në histori.
Një përfaqësues brilant i brezit të vet, i pjekur shumë para kohe, edhe për shkak të një jete të vështirë, arriti ta provojë veten dhe t’ia dalë, duke mbajtur barra tepër të rënda në një moshë fare të re. Dhe ruajti të njëjtin ritëm dhe të njëjtin ekuilibër, që nga dita e parë, kur vendosi të marrë përsipër gjëra të mëdha.
Dhe gjithçka e arriti vetë, pa marrë asnjë dhuratë Krishtlindjeje, që nga dita e parë e deri mbrëmë, në çastin kur u shua.
Pa i hyrë në borxh askujt, por duke na bërë të gjithëve borxhlinj.
Ndaj edhe me sa duket vendosi të ikë nga kjo botë i vetëm, edhe pse ishte personazhi me më shumë miq që unë kam njohur ndonjëherë.
Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë! U prefsh në paqe Sokol Olldashi! I paharruar, kujtimi yt!
Jemi te gjithe borxhlinj dhe pertej borxheve edhe fatkeqe sot!
Ne fakt, ne shqipen e bukur thuhet- U PREHSH , jo U PREFSH … se na habitet me kete shqipe te tjetersuar, jo per gje por keni qene edhe gazetare… Edhe plakat 100 vjecare ngushellojne me qarte dhe bukur !
Rea, forma deshirore e foljes me u prehe eshte u prefsh, njesoj si folja me pres. E ngjashme eshte folja me bere/te besh, forma deshirore eshte u befsh, jo u behsh…
@Rea: Pa te ofenduar, por shko moj K…
Nje fjalim per tu mbajtur mend. Sa keq qe ia mori radhen Lulzim Basha
Shkrim i dale nga thellesia e zemres dhe jo e mendjes.te lumte astrit
Ate qe nuk e beri Edvin kristaq Rama,e beri Zoti ndaj Olldashit kesaj mostre e pjelle te jashteqitjes shqiptare ne vite dhe kohe.Jane mjra viktima qe kerkojne drejtesi dhe jo ortakeri me djallin.Zoti i ndeshkofte sa me shpejt e me nje fund te turpshem e pa kthim, te gjithe politikanet qe jane pjese e riciklimit te botes se krimit e korrupsinit ne te tre pushtetet ne Shqipri deri me tani.Amen
Te lumte goja.
tani e ka radhen monstra berisha dhe cerri lulezime.
Amin
E kur do ta kete radhen Edi Rama dhe Ilir Meta per te cilet dolem ne 21 janar ne protesta ku edhe u vrame?
Rama na hodhi ne proteste per shkak te Rames.
E kur do ta kete radhen Edi Rama dhe Ilir Meta per te cilet dolem ne 21 janar ne protesta ku edhe u vrame? Dhe sot Rama e Meta po e ndajne torten e pushtetit e ne prap mbetem brekegrisur?
Rama na hodhi ne proteste per shkak te Metes, mos ta harrojme kete.
Te lumte goja!
ATEHERE RAMA DUHET TE ISHTE I PARI NE RRADHE DHE TI MUND TE ZESH VENDIN E DYTE (PER NGA KAFSHERIA DHE INJORANCA)!!!
Mos u merrni me idiotesira o njerez. Qendroni njehere te vetme pa korigjuar cdo detaj idiot se nuk beheni me te zgjuar, jeni thjesht vogelsira qe qendroni pas tastieres se laptopit apo celit dhe beni kritizerin letrar apo redaktuesin e gjuhes shqipe. Kjo eshte dita e reflektimit per te gjithe ne, eshte dita e fjaleve te shpirtit, eshte dita qe i duhet kushtuar Sokolit, duhet te jete vetem per te. Respekte per nje njeri te mire dhe fisnik si ai. U prehte ne paqe.
tË PREHET I QET.! NGUSHLLIME DHE I PA HARRUAR. IKU NJË DJALË I RI MBI TË GJITHA. unë e quaja një djalë me guxim.
vjedhni vjedhni paret e popullit se per hunesh do ju dalin.
beni rruget shkel e shko qeper mendimin tim nuk quhet qsfalt,por zift qe duket dielli apo dritat nga asfalt qe qe shkelqen si xham dhe qe rreshket si sapun.ne pidh te nenes vefshi te gjithe ju qe i keni pire gjakun ketij populli te keputur
po qe ke fol bukur fare ….
Fjale te ndjera, sepse Olldashi ishte i vertete dhe besonte tek ajo. Ne periudhen kur behej fushata per kryetar te PD ketu kam hasur edhe akuza te uleta, qe ne mungese te nje arsyeje te shendoshe benin insinuata per origjinen e tij politike dhe ate nacionale, keto sulme kane ardhur me se tepermi nga militante te palogjikshem qe nuk arriten te vleresonin nje aset te rendesishem te PD dhe te politikes shqiptare.
Bimbashi na ben si gjuhetar leshi.Mbase te pelqen te thuhet u prefsh se e prene ne bese,se ne fakt drejt ka Rea,qarte eshte: u prehsh se vjen nga folja prehem e jo prefem.
@ bimbash
Ne shqip thuhet U PREHTE NE PAQE! Lexo artikullin e Edi Rames
Vertet o Patoz? Olldashi ishte shqiptar i madh? Vertet?
Sic duket ju, banda e P.D-se keni etalonin tuaj te matjes se (anti) shqiptarizmes!
Ju ndyresira Pe.De,-raste,bandite berishiste ,qe nuk late gje pa i bere ketij populli e ketij vendi,e varferuat, e vodhet ,e vrate ne mes te bulevardit per te ruajtur pushtetin tuaj,flisni per shqiptarizem?
Ju batakcinj , qe per te ruajtur pushtetin shitet territore shqiptare (detin) , ju dhemb vertet zemra per njeri-tjetrin se kujtoni kohen e ‘arte’ kur nen ‘udheheqjen’ e kryekriminelit Sali Qen Berishes , e kthyet Shqiperine ne ciflik tuajin.
Jo more jo , shiko ,shiko, paskeni ndjenja njerezore ju,CAKENJ?
Beni sikur jeni shqiptare te mire ju hajdute qe jetoni ne lux,nderkohe qe cdo dite vrasin vehten njerez te thjeshte , kryefamiljare qe s’kane nje cope buke per femijet e tyre.
Ne esfel te gomereve te shkoni te gjithe ju ,bandite berishiane!
Do Zoti e te vjen radha edhe ty mor turi shtrember!
Mesa duket te kane harruar deren e kafazit hapur!
TI QYTETAR QE VETEM QYTETAR NUK JE, MERITON TE TE LESH ME GOMERET QE THUA E TE TE PALLOJNE SA TE TE DALE SHPIRTI BASHKE ME SHEFIN TEND QE NDOSHTA DO KENAQET VERTET NJE HERE!!
Kam ndjere nje dhimbje sikur ta kisha mik te afert sepse pavaresisht se fliste pothuajse me nje arrogance kunder kundershtarit gjithnje kishte sinqeritet ne fjalet e tija.Ne prag te vdekjes me duket se njerezit behen me te mire dhe me te sinqerte dhe ketu kam parasysh fjalet e tija te thena ne parlament me rastin e zgjedhjeve vendore te Korces.
Ai kerkoj nga te gjitha palet mirekuptim dhe i kritikoj po njesoj te dyja palet per shitblerjet e deputeteve dhe kerkoj qe me nje ligj te pezullohen keto manovra per te cilat une i dhashe plotesisht te drejte.
Do kalojne mbase dhe dy dite te tjera me lot dhe fjale te mira por pastaj si gjithmone ne shqiptaret te analizojme vetem te keqijat.
Nje gje me ben te dyshoj dhe jam pafundesisht ne dyshim sepse si ka mundesi se te gjithe kundersharet e Saliut kur ky i fundit ndodhet ne nje pike delikate perfundojne ose jashte Shqiperise ose ne varre.
Ndoshta jane kincidenca por nuk mund te besoj per shume raste se po te ishte nje rast i vetem mundet por po behen si shume.
Sokol Olldashi pas renies se Berishes edhe pse humbi ne zgjedhjen si kryetar i PDse cka u mor vesh se nuk ishte nje gare reale ai filloj te fitoje besimin e te gjithe elektoratit te djathte dhe jo shume vone ai mund te behej kryari real i asaj partie por kuptohet se Berisha si nje mafioz i kalibrit e parashikon fort mire renien e tij perfundimtere prandaj e shoh te udhes qe shteti ti beje nje ekspertize vertet profesioniste dhe te paanshme sepse ka mundesi qe tja kete kurdisur mire kete aksident.
Si ka mundesi qe makina nuk eshte demtuar pothuajse aspak dhe dy pasagjeret e tjere kane shpetuar.
Vrasjet mafioze gjithmone jane te komplikuara por kurrsesi te pazbardhura .
Sokoli iku me nje brenge qe nuk arriti ta shprehte asnjehere plotesisht – dhe me vjen shume keq. Burra te PD flisni per te miren e ketij vendi se neser si dihet – aksidentet per burrat jane a krijohen.
Mora vesh qe filluan ta qajne dy hajdutet e Sokolit – e shikoni cfare ndodh te qajne hajdutet e shpirtit tend!!!
Ti Patoz, para se te te marre vdekja e sigurte, shko e kerko te hapen kamerat ne tunelin e Elbasanit, per te verifikuar ne cfare ore ka kaluar Sokoli! Kjo pune vjen ere qelbesire, eshte skenar i shemtuar i tipit salikerrm, qe nuk pranon deshtimin dhe ndjell kob, vdekje per te shperqendruar vemendjen nga vdekja e PD.Lereni heshtjen por vazhdoni aksionin, vdekjen e keni ne xhep por te pakten mundohuni te shpetoni,destinacioni juaj eshte vdekja, dikush e donte ne dhe pa u mbushur 12 ore, ka me shume se 25 argumenta te forta qe kompromentojne kete histori, duke qene qyetetare.Imagjino cndodhte te ishim zbulues, prokurore,gjykates, hetues etj. Botoje Z.Baze sepse dhe ti e ke shkruar e bardha mbi te zeze, nuk ishte aksident! Faleminderit
hi all I don’t now what to said it is hardly for OLDASHI’s family
you are always in our heards
TANI NA DOLI TEZA TE VIHET EMRI I RUGES TIRANE ELBASAN SOKOL OLLDASHI ,NUK E KUPTOJME DOT KY ISHTE GJE NE LUFTE, UN MENDOJE QE TJA VEME EMRIN RUGES FAHRI BALLIU DHE AI KA NJE KONTRIBUT NE PD SI Z OLLDASHI .NGUSHELLIME FAMILJES
Ne rast vdekje eshte zakon te thuhen vetem anet e mira te personit,por I ndjeri Olldashi per viktimar e 21 Janarit jo vetem nuk tha as nje fjale ngushelluese, por perkundrazi beri fajtor viktimat dhe thirrje per te ushtruar dhune te metejshme.
I qofte dheu I lehte u prehte ne paqe….te gjitheve te tjereve qe mendojne ndryshe kam nje “urim”…u ndodhte ne shtepite tuaja..I paharruar qofte kujtimi I Kolit
Juli per ty dhe sojin tuaj,Koli ka lene litarin perjashta.Vafshi ne fund te humneres o pjella te se keqes njerezore.Mallkimi I femijeve jetim dhe qindra nenave te veshura me te zeza do te bjere shume shpejt mbi ju,qe me politikat e babezise per sa me shume para te piset e pushtet pa kufin dhe me cdo forme e cmim,late pas qindar nena dhe gra te veshura me te zeza dhe femije jetim qe kerkojne drejtesi.
Dita e gjykimit po afron,binduni ju o djaj me fytyre njeriu qe diligjoni dhe sundoni politiken ne vite,te gjithe ju nje fund te turpshem dhe pa kthim shume shpejt do te keni.
Zoti sheh,fal,por dhe te ndeshkon kur bindet se ju me ndergjegje per hire te pareve te krim-korrupsionit jeni bere pale me krimin.Besoni….
Nese edhe qeveria e mbulon faktin qe ai ska qene vetem ne makine atehere ky aksident vjen ere ‘Vrasje me Paramendim”.
Ti shkohet deri ne fund.
Ku ishte ne Elbasan? Ke takoj? Me ke ishte ne makine? Cfare bisedoj ne telefon me shoferin?
Nuk shpjegohet ndryshe qe ne prag vdekje ai telefonoj shoferin dhe jo familjen e tij.
Cudiiii???
Gazetaret duhet te investigojne dhe te bejne ate qe kerkon ta mbuloje politika dhe ta fshehe policia.
Jam I sigurte qe ska qene I vetem ne makine dhe ska qene aksident.
Ose ka pas lidhje jashtmartesore si shumica e politikaneve tane ose Saliu ja preu bileten vetem vjtja per ne PARAJSE.
Doni apo sdoni saliu po I percjell te gjithe.
Po c’jane keta njerez te shpifur qe fshihen te gjithe pas pseudonimeve?-Njeri Dielli, tjetri Bimbashi, Humanisti, Shtetari, budalli, ilegali…Vendoseni si kusht, kush e ben komentin me pseudonim, te mos i publikohet…Keta jane si raportuesit sigurimsa….kodi, kallami, plepi, trendafilja…
Prisni or te uruar,te kalojne te tretat.
urgjent te fillojne hetimet.Ti jepet fund fashizmit berisha -basha ne shqiperi.hetimi te behet nga experte amerikane.
Ishte viktima e rradhes e Salolulit ne koh kur ai po bente kthese,deri kure budallenjte e PD bashke me popullin opozitare do ju shkoi nga mbrapa vrasesve kriminele dhe shkaterrusve te nje kombi.
nE RADHE TE PARE NGUSHELLIME FAMILJES DHE TE AFERMVE TE TIJ,SE ISHTE APO JO NJERI I MIRE KETE NUK MUND TA VLERESOJNE ATA QE KANE PASUR TE BEJNE ME TE.Une do te kerkoja nga gazetaria investigative te shikoje mire kete vdekje,kam degjuar mbreme nje specialist te Automjeteve(inxhinjer) qe thoshte se ajo tip makine eshte shume e sigurte,Por mos vendosja e rripit ka shkaktuar vdekjen,nuk dua ta akuzoj po doja te thosha(kam me shume se 20vjete shofer kamioni jashte Shqiperise) se kam pare aksidente nga me te ndryshmet,dalje nga rruga,perplasie ballore me trafikndaresit(betoni dhe hekuri),mure,peme,kam pare makina tip fiat 500 apo 600 qe jane sa gjysma e makines se Olldashit qe kane bere dhe 2-3 rrotullime dhe i kemi nzjerre personat me te prere makinen,por vdekje me nje rrotullim te asaj tip autoveture as kam pare as kam degjuar.Une do te thosha te shikojne pak KUTINE E DREJTIMIT TE ASAJ MAKINE,BASHKOHEM ME NJE KOMENTUES TJETER QE THOTE TE MIRREN KASETAT E TUNELIT.Ndoshta ka qene fati i tij.
Qe prej 22 vitesh ju vrisni naten dhe te qani diten,dhe populli akoma ju beson,cfar populli.