Ana e tij më pak e panjohur… Nëse do të zgjidhte midis gazetarit dhe avokatit, do të vijonte të ishte ende kolegu ynë. Ish-studenti i juridikut do të zgjidhte gazetarinë për disa vite rresht pranë ATN1-it dhe ATSH-së, ndërsa për shkaqe të “angazhimit emocional”, vendosi në vitin 2000 t’i futej pak e nga pak politikës shqiptare, si gazetar, e paralelisht si nënkryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Sipas Sokolit gazetar, “i paanshëm nuk kishte qenë kurrë, ndërsa i pavarur po”. U luhat kështu një copë herë midis artikujve dhe ndjenjave, ndërsa ngeli përfundimisht në politikë …
Kush ka qenë kumbari dhe pse pikërisht një emër shqiptar… Sokol?!
Vëllai im i madh, Ardiani, i cili duke qenë se kur linda unë ka qenë vetëm katër vjeç, por nuk besoj se ka menduar kaq thellë sa pyesni ju. E vetmja gjë që mund të them është se mua më pëlqen ky emër. Më pëlqejnë emrat shqiptarë, dhe të tillë u kam vënë edhe djemve të mi. I madhi quhet Glauk dhe i dyti Kleit, të dy emra me prejardhje ilire.
Shumë njerëz thonë për ju që nuk para qeshni!
Është perceptim i gabuar. Kushdo që më njeh sadopak, e di që unë vetëm “i sertë” nuk jam. Aq më pak përpiqem të tregohem autoritar me njerëzit. Nuk besoj se autoriteti buron nga të qenit harbut. Unë natyrisht që qesh, por kur ka diçka për të qeshur. Nuk qesh dot kot, dhe as nuk shtirem dot sikur qesh. Nëse ky është faj…
Një ditë me fëmijët në familjen e “babi Sokolit”?
Përpiqem që me fëmijët e mi të kem marrëdhënie shokësh, veçanërisht me djalin e madh, Glaukun. Shfrytëzoj sadopak kohë për të luajtur me ta. Nuk i gënjej kurrë dhe kjo më kushton kohë, sepse herë pas here ata arrijnë të më shkëpusin premtime që më pas, më duhet t’i mbaj. Pra, i ndjek çdo ditë ata. Lexoj çdo ditë fletoren e komunikimit që ne kemi vendosur me mësuesen e djalit të madh Glauk, që është në klasë të parë, dhe dëgjoj çdo ditë “relacionin” e djalit të vogël, Kleit, për ato çka ka mësuar në kopsht.
A i keni bërë pyetje (apo e keni kuptuar) fillimisht gruas tuaj, Enkelejdës, se çfarë bindje politike kishte ajo?
Nuk ka qenë e vështirë të kuptoj bindjet e saj, por gjëja që kam vlerësuar më shumë është se ajo është një njeri i drejtë dhe me principe të forta. Kam vlerësuar gjithnjë edhe mirëkuptimin e saj për jetën time, që është gjithnjë shumë e ngarkuar.
A merrni shpesh herë reagime nga kundërshtarët apo admiruesit, të panjohurit në rrugë, apo qoftë edhe në lagjen tuaj?…
Unë jam njeri që lëviz shpesh i pashoqëruar dhe kjo më bën që të kem kontakte të shpeshta në rrugë edhe me njerëz që nuk i njoh. Kanë opinione të ndryshme, mendime të ndryshme. Ndodh që kanë edhe vërejtje. Në të gjitha rastet i dëgjoj me vëmendje dhe përpiqem të shpjegoj pozicionet. Është gjithnjë një eksperiencë e këndshme. Madje, edhe në rastet kur është e lodhshme…
Mos vallë suksesi tuaj në Ministrinë e Brendshme ishte tepër i madh, ndërsa nuk u mjaftuat me këtë por vijuat me një sfidë tjetër, – atë të Bashkisë së Tiranës? Jeni një person që nuk kënaqet kurrë dhe kërkon “vetëm perfekten”?
Unë nuk kërkoj perfeksion dhe as mendoj se jam i tillë. Jam njeri si të tjerët, me cilësitë e mia, por edhe me veset e mia. Besoj tek e mundshmja dhe kjo më bën njeri optimist. Për sa i përket detyrës së Ministrit të Brendshëm, është e vërtetë që pata rezultate mjaft të mira, por jo surprizë. Kam besuar se ishin rezultate të arritshme, që ditën e parë që z. Berisha më ofroi atë funksion në kabinetin e tij. Në të njëjtën mënyrë, besoj se Tirana është një qytet me të ardhme, që është një qendër që pavarësisht dëmeve që i janë bërë, mund të përmirësohet, për t’u bërë një shtëpi harmonike për të gjithë banorët e saj.
A e ndiqni sportin dhe kush ekip ju pëlqen!? A ju bashkohet ndonjë politikan tjetër?
Ndjek sa herë kam mundësi ndeshjet e futbollit. Jam tifoz me Italinë dhe me Juven. Ndeshjet e botërorit i ndoqa në shtëpinë e zëvendës-ambasadorit italian, ndërsa ndeshjet e Juves i shoh gjithnjë vetëm. Shkoj ndonjëherë në stadium të shoh Tiranën me Bamir Topin, që është edhe presidenti i Tiranës.
Keni urrejtje dhe pëlqime në këtë jetë?
Nuk ka asgjë që urrej, kurse lista e gjërave që më pëlqejnë është aq e madhe sa do të më duheshin ditë t’i shkruaja. Për shembull, më pëlqejnë jashtëzakonisht udhëtimet me makinë. Tre vitet e fundit pushimet e mia janë një udhëtim i gjatë me familjen, pa asnjë plan dhe pa asnjë prenotim. Ndalojmë aty ku lodhemi, hamë aty ku na merr uria dhe flemë aty ku na zë nata. Është metodë shumë e mirë për të parë ato pjesë që rutina e përditshme nuk të lë t’i shijosh. Urrej avionët dhe të gjendurit në lartësi.
I ruan ende lidhjet me shokët e fëmijërisë…apo tashmë politika nuk ua lejon qoftë edhe një kafe miqësore me ta? A janë bërë disa prej tyre politikanë, ashtu si edhe ju?!
I ruaj lidhjet me të gjithë shokët e mi të fëmijërisë, ndonëse disa prej tyre jetojnë që nga viti 1991 jashtë Shqipërisë. Komunikoj rregullisht në telefon apo e-mail me ta. Përsa i përket atyre që gjenden këtu, takohem rregullisht dhe këshillohem rregullisht. Asnjë prej tyre nuk merret me politikë, kështu që unë përfitoj nga ky fakt që të këshillohem nga ata, si njerëz që e shohin politikën nga larg.
Në qoftë se nuk do të përfshiheshit në politikë, në çfarë pozicioni social do të ishit sot? Mos ndoshta do të zgjidhnit midis gazetarit apo avokatit?
Besoj se do të vazhdoja të isha gazetar. Është një profesion që më pëlqen. Për më tepër diferenca mes gazetarisë politike dhe vetë politikës, nuk është shumë e madhe.
*Intervistë e risjellë nga ATSH
E di qe nuk eshte vendi per te tilla komente, por fatkeqsisht, dhe sic thoshte dhe i madhi Cabej – do te tdoja qe Sokol te ishte fjale shqipe , por ne fakt eshte e adoptuar / huazuar nga sllavishtja. Sigurisht qe ka zene vend mire ne gjuhen tone prandaj as nuk na shkon ne mend qe te mos jete e jona ne origjine.
Ndjese paste Sokoli dhe nderim kujtimit te tij. Reagimi i njerezve tregoi qarte se c’respekt kishte fituar ne popull pavaresisht kaheve partiake.
Sokoli eshte nder te paktit emra,ortodoks,qe i mungojne qeverive myslimane shqiptare !
Nuk duhet te na shqetesoi emeri,por ajo qe la pas,me te mirat dhe te keqijat e saj.
Per te mos folur sot,po e mbyll me frazen:
Erdhi ne politik si tufan dhe u largua prej saj si uragan !
„Nderroi jete“.
Sa shprehje e sakte, shprehje e cila tingellon ne veshet tane jo me ate kuptimin e duhur.
Nuk eshte shprehje qe sjell nje ndryshim te gjendjes agregate, por eshte nje shprehje qe merr nje kuptim tjeter, „ke nderruar jete“, ke „hyre ne nje jete tjeter“. Me kete metafore dua te sjell neper mend qe ai njeri, ishte nje politikan qe deri dje ishte prane nesh me te mirat dhe te keqijat e tij.
Ne kete jete Sokol Olldashi la shume gjurme si politikan, si minister, si deputet dhe jo cdo gje ishte me e mira, me njerezorja.
Ndoshta sot Fevziu do te beje nje emision per ate njeri, eshte programi i tij, por edhe ngjarjet, diskutimet e tij, polemikat e forta me koleget ne parlament dhe ne vete emisionin e Fevziut kane lene gjurme te thella ne jeten e teleshikuesve.
Askush nuk gezohet me vdekjen e tij, edhe ai ishte njeri si shume te tjere, por edhe si shume te tjere qe largohen nga kjo jete ka patur gjynahet e tij dhe ky deduksion eshte shkruar ne librat e shenjte.
Ti qenke pa zemer, mund te thote dikush. Si mund te marresh neper goje nje te vdekur, mund te thote dikush tjeter.
Nuk dua te hyj ne polemika boshe, por nuk mund te le pa kujtuar dhe aspektin polemizues te atij qe ne shume raste ka prekur zemra te femijeve te vrare ne 21 Janar, ka ligjeruar ato vrasje nga bodrumet e Berishes, ka mbrojtur me zjarr ndertimin e atyre rrugeve sketerre qe kane ngerne koka njerezish dhe tani dhe te veten, ka luftuar me „palle“ ne dore, sic e tha ne ditet e fundit kur ishte ne qeveri.
Dhe te gjitha keto ne ditet kur ishte ne kete bote. E pra tek shume njerez ne shtratin e vdekjes a para ekzekutimit vjen nje klerik i cili ben nje lutje per falje gjynahesh para se te shkosh ne „Jeten Tjeter“. Edhe une deshiroj me gjithe zemer qe edhe ai te shkoj ne ate jete me gjynahe te lara dhe te prehet ne paqen e perjetshme, por nga kjo bote iku nga ato rruge qe ndertoi dhe inaguroi vete kur ishte minister. Ato rruge e moren me vete.
Dite zie, dhembje dhe hidherim nga shume njerez. TV transmeton nonstop homazhet dhe varrimin ne Sharre.
Nje rit qe per mua do te thote „ja, ra ky mort dhe u pame“, por ne pamje me duket si nje teater i madh ku te njohur dhe te panjohur, kundershtare dhe jokundershtare duan ti japin nderimin e fundit sipas riteve ballkanike.
Po neser? Neser do te kemi perseri nje emision tek Fevziu ku kundershtaret do te ndeshen perseri si tigrat kunder gladiatoreve. Mesila do te vare Tahirin tek palmat dhe Spartak Braho do te fuste ne burg…
Ah harrova, ishte ky Spartak qe kercenoi me burg kete ish-minister keto dite apo jam gabim?
E ja pra, qe teatri ne raste te tilla do te filloje nga e para. Homazhe, fjalime plot hidherim, dite zie dhe muzike funebre.
Dhe mbyllja e siparit do te jete: Si ky politkan nuk do ti vije me Shqiperise!
Keto dite vdiq Manfred Rommel, i biri i Feldmareshalit, apo sic njihej ndryshe „tigri i shkretetires“, Erwin Rommel. E njohu te jatin e tij si djale por edhe si ushtarak ne front deri ne diten kur i dha lamtumiren e fundit kur vrau veten.
Dhe cilesite e te jatit te tij i ndau per tere jeten. Jo cdo gje ishte plot lavdi ne jeten e tij.
Te thoshte te kunderten do te genjente.
U prehte ne paqe edhe njehere!
Thone qe kur te vdes nena femijet ngelen jetime dhe kur te vdes babai femijet ngelen te varfer.Banda e Sali babait humbi pushtetin politik por ka te fituar ate ekonomik.Keto vite ishin te arta per pushtetaret e te gjitha ngjyrave te pasuroheshin padrejtesisht dhe populli yne eshte shume i lumtur.God bless them.
Saliu ka gisht dhe lulka.
O gazetar qe ben pyetje me gabime gramatikore! Nuk thuhet “kush ekip…?”. “Kush?” eshte vetem peremer pyetes, pra pa emer prapa dhe perdoret vetem per njerezit. Se kur do ta mesoni kete ju gazetaret dhe folesit ne radio-televizion e le pastaj politikanet, nje zot e di!
Po, eshte e vertete te behet pyetja ‘Kush?’ ose ‘Cili ekip?’
Pershendetje
u prehte ne paqe!!!!!
joel, sipas teje thuhet ‘kush joel?’ apo ‘cili joel?’. Perpos, ‘kush’ dhe ‘cili’ jane jo-frymore dhe frymore, perkatesisht. E treta, cili=kush nga turqishtja..
Nuk eshte e ndershme te “perqeshesh” te vraret,kjo eshte e ndaluar dhe ne lufte ,qendrimin fyes ndaj te vdekurve e ndeshkon c’do shtet.Sokoli ka mbajtur qendrim fyes ndaj te vrarve ne 21 janar dhe eshte perpjekur te beje politike me keto vdekje,ka mbrojtur padrejtesisht vrasesit!
TE JETE NJE AKSIDENT I DESTINUAR NGA ZOTI ? ?????????
MOS VALLE ESHTE LIRUAR VETEM NJE VIDE KRYESORE
DHE MAKINA MBAS DISA KM FLUTURON ???
KJO LLOJ HETUSIE DO TE RROTULLOHET VETEM TEK MENDJET E NJERZEVE
OLLDASHI ISHTE NJERI TEPER INTELIGENT ,POR NUK TRIUMFOI NE FUND .
SHKOJ MISH PER TOP .
SHPREH KEQARDHJEN TIME PER TE , QOFTE I XHENETIT
Ok gjithcka qe shkruhet. Po ka vdekur edhe nje vajze me te,pse gjith kjo heshtje. Makabre ta mendosh qe te gjith heshtin dhe e mbajn sekret te madh. Pale edhe dit zie, a thua se vdiq ne krye te detyres. Ne fakt vdiq ne krye te ……ju duhet ta dini ne krye te kujt…se ne mengjes e nxoret me emer dhe figur viktimen tjeter dhe tani heshtje. E kujt i sherben kjo heshtje kur te gjith e din cka ndodhur? Gruas? Tashme nuk e divorcon dot. Esht vone. Ja cfar mileti jemi ne e cfar standartesh kemi. A thua se ky ishte Kennedy?
Politikan pa dashnore nuk ka kuptim.Te fshin SALA nga faqja e dheut lale.