Dhembja që na bën bashkë

21 Nëntor 2013, 13:42Politika TEMA

Nga Ilir Meta

 

Vdekja nuk njeh radhë. Vdekja thonë se zgjedh. Kësaj here zgjodhi Sokol Olldashin, babain e fëmijëve, bashkëshortin e një gruaje dhe birin e një nëne.

Gazetar dhe politikan, mik e kundërshtar, polemist i lindur, Sokol Olldashi hyri tashmë në heshtjen e tij. Për të tani flet dhembja e atyre që e kanë njohur. E atyre që e kanë parë. E atyre që kanë qenë dëshmitarë të jetës së tij të stuhishme në politikë, dëshmitarë të rrugës së jetës së tij që u ndërpre brutalisht në një natë me shi.

Krejt papritur!

Krejt befasisht!

Me vdekjen që e priste në takim në kthesën e fundme të jetës së tij.

E priste me ngut. Sepse e priste që copën tjetër të rrugës ta bënin bashkë!

Është një humbje e padrejtë.

Është një dhembje e pamerituar!

Sokoli nxitoi të mos jetë vonë.

Dhe iku, iku shumë shpejt!

Në këtë ditë të zymtë, jam me shpirt e me lutjet e mia dhe të familjes sime pranë familjes së mikut e kolegut tim, pranë dy fëmijëve të tij të mrekullueshëm, Glaukut dhe Kleitit, bashkëshortes së urtë Enkelejda e nënës së shumëvuajtur Kozeta. Jam me të gjithë miqtë e dashamirësit e tij të panumërt që sot Sokoli i bashkoi të gjithë në zinë për të.

Sot, në këtë ditë të trishtë, ka dhembje pa kufi për Sokolin, një dhembje që ka kaluar dhe kufijtë e Shqipërisë e që ka trishtuar edhe në Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi e gjetkë, kudo ku jetojnë e punojnë bashkëkombësit tanë.

Bashkoj dhe unë dhembjen me kolegët e tij në Partinë Demokratike dhe gjithë klasën politike, e cila tek Sokoli gjeti përfaqësuesin e një brezi politikëbërës që lindi në dhjetorin e stuhishëm të vitit 90’. E një brezi plot vrull, me shumë dëshira e shpresa për ndryshim, që duke ndryshuar vendin, ndryshoi dhe vetveten!

Politika ishte pasioni dhe talenti i tij i madh. Politika ishte rruga të cilës ju dha me pasionin që kishte për poezinë. Me pasionin për ta kthyer politikën në mjetin normal që do të sillte ndryshim; për ta bërë edhe vetë Shqipërinë një vend normal.

Student i shkëlqyer, Sokoli  hyri në vitet 90’ me peshën e vuajtjes së persekutimit të egër e të padrejtë.

Opozitar i lindur, u bë pjesë e opozitës së dikurshme atëherë kur ky ishte vendimi më i vështirë për t’u marrë dhe aktor domethënës i qeverisjes së djeshme dhe sërish faktor plot peshë i opozitës së sotme.

Sokol Olldashi nga heshtja e tij na fton të reflektojmë në heshtje. Shqipëria sot, si Ballkani dje, prodhon më shumë ankth, tension dhe nervozizëm sesa mund të konsumojë. Duhet të jetë kështu? Natyrisht që jo! Ky nuk është fatalitet. Nuk është as e shkruar që të jetë kështu. Me ikjen e tij, Sokoli na jep edhe një shans tjetër për të menduar qetësisht mungesën tonë të qetësisë, shqetësimin tonë të vazhdueshëm për të përkohshmen që na bën të harrojmë të pandryshueshmen: jemi qenie njerëzore përpara se të ndahemi për politikë.

Ne shqiptarët, si gjithë ballkanasit, jemi nervozë në dasma dhe jemi seriozë e të menduar në funerale. Sepse dhembja na ndihmon të dëshmojmë pjesën tonë më të mirë. Sokoli iku që ta kujtojmë gjithmonë si një mik të mirë! Iku që të kujtojmë sërish se vetë dhembja na bën të gjithëve më të mirë!

27 komente në “Dhembja që na bën bashkë”

  1. integrim shishtufina says:

    ‘rrufeja nuk bije ne hale”

    1. Gaz Dërrasa says:

      Lilo do i bjere me makine andej nga Bashari ?
      http://goo.gl/41FS9s

  2. JC says:

    Ju maskarenj edhe Hitlerit po te kishte vdekur ne te njejtat rrethana do i thoshit se ishte burre i mire.

    1. ARDIAN says:

      PSE KUSH THOTE QE HITLERI ISHTE BURRE I KEQ.MOS HARRONI SE HISTORINE E BEJNE FITIMTARET.

  3. bimbashi says:

    Ilir, ke thene fjale me mend! Bajme aq gjera koti cdo dite, sa harrojme me te rendesishmen: jeten!

  4. BBB says:

    O Ilir Floriri..kur do e marresh patenten e makines ti…?

  5. me dhimbje says:

    Me vjen sh keq per Sokolin. Zoti ja lehtesofte dhimbjen familjes! Ishte djale i zgjuar dhe shoqeror. pavaresisht qe me shume hipokrizi ky shkrim, me vjen mire qe Meta e beri, sepse djemete e Metes dhe Olldashit jane shok te ngushte.

  6. albi says:

    Bravo Ilir Metes,nje permbledhje interesante.
    Nje politikan i vertete ne kete dite te veshtire qe po kalon sot Shqiperia

  7. ERA says:

    te gjithe ndjejme dhimbje per kte humbje…me vjen mire kur lexoj qe dhe politikanet si Ilir Mera qe here here kane qene kundershtar ne politike flasin mire per njeri tjetrin.
    RIP SOKOL OLLDASHI.

  8. Ina says:

    Fjalim mallengjyes

    1. ngjala says:

      Kujdes mos prishesh nga fjalet e ilirit

  9. ermira says:

    Fjale mjaft prekese Bravo zoti Meta !

  10. eno says:

    Bravo Ilir fjale me mend e te dala nga zemra

  11. A says:

    Ngushellime familjes Olldashi.
    Ne kete mort te SOKOL OLLDASHIT si asnje here tjeter shikuam te grumbulluar horra te shtetit, vagabonda qeveritar, kurva bulevardi opozitare dhe pozitare, te korruptuar dhe mafioz qe i qanin hallin njeri tjetrit se mund te shkosh per lesh kur nuk ta pret mendja dhe te kapin prej zhelesh edhe kur te duket vetja i forte si cub dhe i benin elozhe duke i thurur levdata njeri tjetrit.
    Por kishte edhe rracen e militanteve politik qe ngasherinin si ne nje kohe dhe ne nje vakt kur kishte vdekur ENVER HOXHA. Qe keto quhen debilat e partive dhe te politikaneve.
    Nje gje kishin te perbashket se te gjithe ishin rrace komunistesh, agjentesh dhe bashkepunetor sigurimi edhe me pseudonime.

  12. rising star says:

    edhe i here ca boni per shqiperine ky?pervec tenderave te rrugeve ku vdiq vet se ishin ” europiane”

    1. ledjoni says:

      tani mbetet te themi Amen.

  13. Hajdari says:

    Po ti liro kur do kalosh andej.

    1. Agron says:

      fjaala jote ne veshe te zotit,keta lane tre breza mos me shume per te mos e vrare mendjen me per lek euro apo dollar,familjae kalin me samare floriri, cti besh fukarait qe edhe samarin e gomarit i kane dale gozhdat,per moshen qe iku ishte i ri, por merita ska asnje nga keta sidomos ana e saliu kur kane vjedhur sa nje zote edi

  14. Dritani says:

    Nisur nga ky titull u be per te uruar:
    “Ndodhshin perdite qe te beheni bashke per kete vend te lodhur…”
    Por juve as vdekja nuk ju ben pershtypje. Thjesht do vazhdoni te peshtyni sa me lart….

  15. Antonio says:

    Ilir Meta ka then fjal te drejta dhe te verteta.. Bravo Z. Ilir.. Leter mjaft e Bukur

  16. antipatrea says:

    Sa “te mire” qe jane te gjithe shqiptaret kur jane te vdekur … Dhe per ςudi sa pak shqiptare “te mire” ka te gjalle … HIPOKRIZI…

  17. Denis says:

    Fjale mjaft te bukura. Ilir Meta nje personalitet i madh i Politikes.

  18. Andi says:

    Ky njeri din ta ndaje politiken me respektin..

  19. Dreni says:

    Harrohet politika kur ke t besh me keto raste. Bravo zoti Ilir

  20. mirel says:

    Atje i qofte Olldashit, por e mira ishte qe hakun ju kriminelet e ketij populli ta mernit me gjyq dhe ne burg, jo me vdekje.
    se po te ishe ti ne vend te tij, shqiptaret do gezoheshin me te vertete

  21. dulla says:

    Ti je me shume fytyra Ilir dhe askush nuk te beson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje