Rrugët e vdekjes/ Ja segmentet më të rrezikshme në vend

21 Nëntor 2013, 20:32Politika TEMA

Aksi ku humbi jetën në aksident automobilistik deputeti Sokol Olldashi, është i identifikuar nga autoritetet si një ndër zonat me rrezik të lartë, ose thënë ndryshe si një ndër vendet ku ndodhin më shpesh aksidente, ashtu siç edhe në qindra njolla të tjera ku humbasin jetën në aksidente shtetasit shqiptare.

Por kjo është vetëm një nga njollat e zeza, siç quhen në gjuhën teknike, dhe që kështu emërtohet çdo pikë ku ndodhin të paktën tre aksidente në vit.

Harta e rrjetit rrugor, në të cilat ndodhin më shpesh aksidente me pasojë vdekjen apo dëmtimin e rëndë të përdoruesve të rrugës, prej vitesh vijon të zgjerohet me njollat e zeza ku automjetet përplasen me shpesh duke shkaktuar viktima, kryesisht përgjatë akseve nacionale e më pak ato rurale.

Shkaqet e këtyre aksidenteve janë nga më të ndryshmet, që nga tejkalimi i shpejtësisë, rrugët në ndërtim, mungesa e sinjalistikës, pakujdesia njerëzore që shoqërohet me problematikën e rrugëve.

Një ndër vendet më problematikë është autostrada Tiranë-Durrës ka 39 njolla të zeza, ose thënë ndryshme të rrezikshme, për shkak se në secilën prej tyre brenda një viti kanë ndodhur të paktën tre aksidente.

Të tilla janë Mbikalimi i Flakës, Mbikalimi i Sukthit, Koxhas, Mbikalimi i Kasharit, Mbikalimi i Kashar-Bërxullit, Vora dhe segmenti rrugor përballë QTU, që njihen si akse të rrezikshme për shkak të aksidenteve të shumta.

E po ashtu segmentet e rrugës Fushë Krujë– Thumanë, Lezhë- Shkodër, aksi Lezhë- Milot në kryqëzimin e Milotit, superstrada Lezhë- Shkodër në Dajç dhe Kryebushat dhe Harku i Bërdicës.

Në Kukës, aksi Kukës-Morinë dhe segmenti i Rrugës së Kombit Kalimash- Kukës, ku në aksin e ri rrugor janë evidentuar një numër aksidentesh me pasoja të rënda për shkak të dëmtimit të elementeve mbrojtës të trafikndarësit dhe dëmtimit të sinjalistikës vezulluese për natën.

Në segmentin Durrës-Rrogozhinë njihen si të rrezikshme njolla në Vorrozinë, kryqëzimi Ballutaj. Në segmentin Lushnje-Rrogozhinë në vendin e quajtur Zhame. Gjithashtu si njollë më e re është futur së fundmi edhe aksi Elbasan-Peqin në vendin e quajtur “Ura e Madhe” e ku vetëm tre ditë më parë humbën jetën katër persona.

Në Fier janë më të rrezikshme tre kryqëzime në nivel, ai në Savër, Pushimi i Shoferit dhe në Rrapës ku janë regjistruar një numër i lartë viktimash.

Nga Fieri drejt Vlorës shënohet si i rrezikshëm segmenti Fier-Levan e po ashtu kryqëzimet në aksin e ri Levan-Poçem-Tepelenë. Në jug-lindje të vendit kemi njolla të rrezikshme në Dishnicë-Devoll si dhe aksi Korçë-Ersekë.

15 komente në “Rrugët e vdekjes/ Ja segmentet më të rrezikshme në vend”

  1. QYTETARI says:

    Duhet te vihet nga nje tabele shtese ne kete rruge,
    per te paralajmeruar kete fakt tragjik!
    http://goo.gl/UnUqZU

  2. Vrasje politike ................................................................................................. says:

    Ku i ka maloku shpellar Sali Krimineli “rruget Europiane” …. ?
    E vrave dhe kete si Azemin, Trebicken, Artan Hoxhen, Xhindin … Ti je “dora zeze e historise Demokracise”.
    Hetusia duhet te zgjeroj pistat ne lidhjet 23 vjecare me krimin !

  3. Zhermeni nga Majemi says:

    Shqipnija esht total njoll e zez.
    Esht si ato brimat e zeza kozmike qe thith gjithcka dhe vjell vec ligsi
    Mjer shqiptart qe rrojn ne ate kazan katran te zi,si tigan ferri..
    Bloz ser e zez…

  4. TemA, Ju Lutem! says:

    Kjo Mimi Kodheli (TemA faqja e Pare)
    na u bo si logo e TemA-s ?

  5. Treviso says:

    Une do te thoja se eshte shteti i vdejes dhe jo rruget. Nje drejtues automjeti qe nuk respekton minimumin e rregullores mundet te rrezikoje jeten edhe sikur te hece ne pisten e avjonave. mungesa e nje tabele te sjelle vdekjen. Nese nje tabele sinjali eshte hequr para nje ore, pas nje ore ai vend kthehet ne njolle te zeze.

  6. xxxx says:

    Duhet te zhdukej njeri qe te ndergjegjesoheshin te tjeret?

  7. alfred says:

    duke mare shkas nga ngjarja e deputetit te pd deshiroj te komentoj per nje aks rrugor shume te rrezikshem elbasan-rrogozhin.kjo me ndodhi para nje jave kur udhetoja me makinen time bashke me familjen nga qyteti i selanikut per ne qytetin e fierit.per shkak te hallit qe kishim u detyruam te udhetonim naten.ne afersi te rrogozhines atje ku mbaron rruga e re apo le ta quajm autostrada e cila te lejon me shpejtesi deri ne 90 km ne ore papritur degjohet nje zhurme tronditese e jashtezakonshme.ndalova makinen per te pare se nga se ndodhi.kur c’te shoh jne grope e madhe ndodhej ne mes te rruges e pa besueshme.shikoj kapaket e rrotave nga ana e shoferit dhe pasegjerit mbrapa nuk ishin gjithashtu dhe disqet u deformuan.

    1. Wendy-B says:

      Zoti paste meshire per shoferat ne Shqiperi.

  8. kapteri says:

    Marre parasysh dhe aksidentin e fundit, lind e nevojshme qe ministria e transporteve te kontrolloi te gjitha rruget te te gjithe kategorive dhe te ndertoi mure betoni mbrojtese qe te pengoi makinat te batohen nga forca centrifugale qe vijne nga shpejtesia e madhe,vetem keshtu ulet numri i te vrareve,po ashtu duhen hequr rotarite ne lushnje e fier dhe aty te ndertohen ura qe makinat te kalojne autostrden mbi autostrade sic jane ne itali apo gjermani, a shohin si i kane rruget gjermania keta specialistet tane apo i ndertojne rruget pa ura[betoni] qe te vjedhin fondet s’ka shpjegim tjeter.

  9. gent says:

    Sbehet dhe as do behet kurre ky vend me politikanet qe ka.

  10. servilet says:

    nuk e kan fajin rruget por populli.besoj se nuk ka poppull me te keq se shqiptaret.me bindje e them se njerezit me te poshter ne bote jetojne ne shqiperi,

  11. Selmani says:

    Lerini keto pallavra se segmenti me i rrezikshem i Shqiperise eshte rrugaçi Sali qe vazhdon te haje akoma jete njerezish e kete radhe, me afer rrethit te tij te ngushte .U dogj ne protesten per armet kimike Siriane se sot ai do te akuzonte direkt qeverine e kryetarin e saj E.Ramen si shkaktar te ketij aksidenti.Ai dhe vetem Ai e di se si hesht!Se mban dot toka se si i kaloi ku shans pa thyer dyert e kryeministrise e kesaj radhe me arkivolin e te ndjerit Olldashi.Se fundemi do te doja te lexoja ne kasaforten e tij famekeqe ne katin e 13 te zyres misterioze, se kush eshte piketimi i radhes?Perbindeshi vazhdon te haje jete njerezish.SH.Q.U tashme e kthyer ne morgun me inicialet PD po pret te beje ceremonine radhes per kundershtaret e Saliut .

  12. WILHELM says:

    more shofera shqiptare ::::rruget nuk jane te mira ::::por ka edhe disa shqiptare qe e kane marre patenten per nje jave :nuk i njohin rregullat:::: nuk dine me i dhone makines :: une jetoj ne France dhe kur vije ne shqiperi nuk kam pasur aksident asnjehere ::: dhe nuk kam frike edhe pse disa i kane patentat fallco dhe e mbajne veten per profesionista: :::::i hyp vetja ne qefe se jetojne ne greqi :::: i kam pare ishte duke me shtypur nje katunar nga greqia qe ecte me shpejtesi ne himare ::::prandaj edhe ne France rruget jane me te mira por ka aksidente se ka disa kalamanje qe kane makina dhe :::::::

  13. I.Troplini says:

    “Segmenti me i rrezikshem”, “njolla e zeze”???

    Me tregoni nje rruge nacionale ne Shqiperi, qe ka filluar te rikonstruktohet dhe eshte perfunduar deri ne metrin e fundit me standarde europiane?? (flas per keto standarde sepse cmimet qe paguajne taksapaguesit shqiptare jane edhe me te shtrenjta se ato ne Europe sot).
    Nuk ka asnje. Mos u lodhni kot.
    Te gjitha keto krime, asgje tjeter nuk eshte pervetesimi i fondeve te infrastruktures, i kthejne rruget tona automobilistike ne varre te hapura per drejtuesit e mjeteve. Po ti shtosh kesaj panorame te zymte edhe pakujdesine e drejtueseve te mjeteve (alkoli,celulari,mungesa e rripit te sigurimit), atehere nuk ka pse habitet askush qe vdekjet ne rruget tona nuk kane te ndalur.
    Ne vendin tone nuk ka kulture te ndarjes se projekteve te infrastruktures nga politika e dites. Gjithcka dhe cdo gje eshte politike. Per rruget dhe punimet qe kryhen ne to nuk flasin specialistet e kesaj fushe por zedhesit e partive qe jane kthyer ne tellallet e kohes moderne. Ne nje situate te tille nuk flitet per cilesi punimesh por per deklarata boshe politike qe i sherbejne vetem tifozeve te analfabetizmit politik por kurrsesi qytetarit te mireinformuar.
    Aksidenti tragjik i djeshem nuk do jete i fundit i ketij lloji. Prape, mbase po ne te njetin vend, do te vdesin shqiptare por vecantia e ketij rasti qe do vije, do te jete se askush nuk do te flase per ate person sepse nuk ishte deputet i parlamentit.
    Infrastruktura rrugore i duhet lene ne dore specialisteve te kesaj fushe dhe i duhet marre nga dora preresve te shiritave te inagurimeve qesharake. Pervetesuesit e fondeve te infrastruktures, duhet ta kene kuptuar tashme se me ato para qe i vjedhin buxhetit, vetem se germojne varrin e tyre vete. Edhe ata, jane te detyruar te perdorin te njejtat rruge qe zedhenesja e partise se tij e ka deklaruar “TE PERFUNDUAR”.

  14. selman says:

    Rruga e keqe hengri dhe ish ministrin e rrugeve Te tilla rruge ka Shqiperia Nje skandal i vertete Dhe sidomos naten Po kujt ti ankohesh Vjen naten ne Shqiperi dhe thua ado shkoj gjalle dhe ne kete pak rruge qe me ka mbetur Bota fosforet dhe vijat e bardha ika cdo 4 metra kurse ne Shqiperi ose nuk ka ose jane ne cdo 4 kilometra Dhe nga injoranca qe nuk kane pare thone qe e kane fajin ata qe vine nga jashte Mendoj qe paralel me masat qe qeveria ka marre per te parandaluar aksidentet urgjentisht te rregulloje sinjalistiken vendosjen e fosforeve vijat e bardha tabelat Gjendja eshte alarmante Humbasin cdo jete njerzit Per mungesen e nje tabele kudo ne bote hedh ne gjyq shtetin dhe demshperblehesh Dhe zoti minister i brendshem ti nxerre policet te ndihmojne njerzit jo te futen pas ndonje ferre per te kapur njerzit ne gabim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje