TemA TV/ Rama e Meta janë dakord për ndryshime në Kushtetutë, por kërkojnë gjithëpërfshirje (VIDEO)

22 Nëntor 2013, 10:56Politika TEMA

Edi Rama dhe Ilir Meta duket se janë dakord që të bëhen ndryshime në Kushtetutë, por janë të mendimit se këto ndërhyrje duhen bërë me kujdes, jo siç ndodhi herën e kaluar, kur ndërhyrjet u bënë me shpejtësi dhe rezultati nuk ishte ai që pritej.

Duke folur në një konferencë për 15- vjetorin e Kushtetutës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se nuk duhet ndërhyrë brenda natës në Kushtetutë.

“Sot kemi arsye për të gjykuar për mënyrën sesi jemi sjellë me Kushtetutën e vendit. Politika ka pasur konfliktet e saj të brendshme me këtë dokument themelor të Republikës edhe gjatë viteve të fundit. Në Kushtetutë mund të ndërhyhej edhe brenda një natë të vetme.

Kushtetuta nuk është tabu, asaj i duhet të përshtatet me mjedisin social, ekonomik e politik të vendit. Dinamikat e vazhdueshme në qeverisje, moria e problematikave të shtruara për zgjidhje, janë një nevojë për gjetjen e zgjidhjeve të reja. Dhe Kushtetuta e vendit është e një rëndësie të veçantë. Ne e kemi pjekurinë e nevojshme për të pasur një qasje të duhur ndaj Kushtetutës. Ndërsa sa i takon ndërhyrjeve, duhet të shihet nëse ato janë të domosdoshme”, tha Meta.

Edhe kryeministri Rama tha se ndërhyrjet në Kushtetutë kërkojnë gjithëpërfshirje.

“Sot ne jemi në kushtet kur vendi përpiqet përditë për t’u integruar në BE, dhe pas 15 vjetësh kur integrimi imponon standarde, që shpesh bien ndesh me ato që ne i kemi pjesë të vazhdimësisë sonë, pyetja që a duhet apo jo rishikuar Kushtetuta është insistuese. Por eksperienca na ka mësuar si t’i qasemi kësaj pyetje dhe përgjigjen të mos e gjejmë te vullneti i forcave politike, por te gjithëpërfshirja e aktorëve dhe faktorëve shoqërore dhe vetë sistemi që garanton integritetin e Kushtetues. Stabiliteti i saj është parakusht për rendin kushtetues të vendit dhe në çdo rast, çdo ndërhyrje në të, imponon domosdoshmërisht që në funksion të stabilitetit dhe forcimit të rendit kushtetues, gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë e më fillestar i kësaj. Nuk mundet që procesi të jetë partiak e aq më pak i njëanshëm”, tha Rama.

“Vetëdija për të qeverisur përmes Kushtetutës është më e fortë se ishte 15 vjet më parë. Kushtetuta është baza ku mbështetet gjithë procesi i bashkëjetesës së një vendi, por edhe funksionimi i një vendi dhe besoj se sot është dita për të çmuar rolin e veçantë që ka luajtur Gjykata Kushtetuese në zbatimin e Kushtetutës në këto 15 vite. Është një instrument në zhvillim, pasi dinamika e zhvillimit të vendit nuk është asnjëherë e dhënë përgjithmonë, Kushtetuta meriton gjithmonë edhe në këndvështrimin nga pozicioni i nevojës për ta ndryshuar atë, por si një instrument në zhvillim, ajo e ka të nevojshme Gjykatën Kushtetuese si një kontribut për ta interpretuar në momente të caktuara, por edhe për ta konsoliduar atë duke iu përgjigjur nevojës së kujtdo për interpretimin e saj”, tha Rama.

Kurse presidenti Bujar Nishani tha se ndërhyrjet duhen bërë vetëm kur të shihet si e domosdoshme diçka e tillë, pa prekur bërthamën dhe vlerat e saj.

Ai theksoi se garantimi i rendit kushtetues, vlen për ruajtjen e strukturës shtetërore.

“Kushtetuta duhet të japë garanci, është guri i themelit të një shteti. Kushtetuta të jetë komponenti i vendosjes së shtetit të së drejtës”, tha Nishani./ep

16 komente në “TemA TV/ Rama e Meta janë dakord për ndryshime në Kushtetutë, por kërkojnë gjithëpërfshirje (VIDEO)”

  1. viktor hoti says:

    Garanci per ndryshime dinjitoze ne Kushtetute do te kete kete vetem kur ndryshimet do te behen pa “konstituistet” tane qe jane bere profesore pas tre sekondash permbarues. viktor hoti

  2. Alb says:

    Kryeministri Rama eshte shume i qarte ne ate qe thote. Meta ti lere ato “foli deres te degjoje dritarja”….

    Meta te mos shohe endrra me sy hapur, e te mos bjere ne paranoja…

    Kete mazhorance e kemi votuar per te bere pune dhe nese Meta qendron besnik ne kete do dale vete i fituar po edhe Shqiperia.

    Meta po edhe Kryeministri te mos behen pré e kalkulimeve te atyre “qe shesin sot breke ne rruge”….

    Te pastrohen te dy krahet nga “bucet” e te shohin njeri-tjetrin ne sy. Nuk ka rruge tjeter. Nga konflikti Rama- Meta perfiton nje i trete, kjo eshte me se e qarte dhe e vjeter sa gjithe bota….

    Nga bashkepunimi Rama-Meta fitojne te dy edhe gjithe vendi.

    Iliri dduhet te qendroje drejt e te mos kerruset. familja eshte nje gje, shteti eshte nje gje qe e kapercen familjen e vogel…

    1. Dielli says:

      O Alb nga frika Rama=Meta fiton ngjala e Berishes e ngene nga dyshja Ram=Meta ne vilen e Metes ne breg te Adriatikut.Boll me me shqetesimi dhe qarje qe nuk shkojne me per shtat e kohe riciklimit te botes se krm-korrupsionit-politik ne te tria pushtetet.
      Pa u denuar krimet macabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to,si dje dhe sot,Shqiperia do te vazhdoje te sundohet nga mostrat e pjellat e diktatures komuniste qe c’do dite te vitit,vetem se mashtojne,grabisin,terrorrizojne duke shtuar viktima te tjera nga pas,sikurse i ndjeri Sokol Olldashi.
      Dyshja Rama=Meta dhe ne “hije” Berisha,akoma nuk duan t’a besojne se kandilit te tyre tashme i ka mbaruar vaji,duan apo nuk duan keto sundimitare te jashteqitjes shqiptare ne vite,KUSHTETUTA do te pastrohet nga skorjet e tyre,sepse KUSHTETUTA eshte per popullin dhe jo per sundimtaret,keto palo motra e pjella diktature qe nuk kane te ngopur me para te piset e pushtet pa kufi.
      Nese Edvin kristaq Rama nuk do te vendose pikat mbi I-ne e botes se krim-korrupsionit-politik,ai do te behet pale ne bangen e akuzes me Berishen e Meten me shoke,si fshehes dhe bashkepuntore me to.
      Dielli i drejtesise do t’i verboje keto vemje qe vazhdojne akoma me skenart e rradhes se futbollit me dy porta Brenda se njejtes moster PPSH,se konvertuar ne PS=PD e sozi dhe nje djall e gjysem qe nje loge supe e prishur po i ben te vjellin tere jetes.Koha ecen ajo nuk ndalet.

  3. No Partiak - No Party. says:

    Kushtetuta – thote Metà nuk eshte tabù; nderkohe qe eshte e kunderta.

    Kushtetuta eshte dhe duhet te jete tabù.

  4. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Te ndertohet nje kushtetute qe ne te ardhmen te mos preket nga qeverite qe mund te vijne ne pushtet, pas ndryshimeve kushtetuese, te garantohet nje mbrojtje per te mos lejuar prekjen e kushtetutes per interresa politike. ndryshimet kushtetuese te hidhet per votim nga populli.

  5. valter says:

    Z; Meta , kushtetuta eshte libri i shenjte per çdo qytetar, eshte bibla apo kurani i tij, eshte fuqia qe balancon abuzimin qe beni ju me pushtetin. Duke e pare ne kete aspekt, ju si politikan sduhet te nderhyni ne kushtet pa lejen e popullit, biles edhe ato ndryshime qe keni ber duhet çbehen. Une do shkoj akoma me tutje, duhet nje kushtetut e re qe te krijohet nga populli pa pjesmarrjen e asnje juristi ne detyre apo politikani ne detyre. Ai qe do ta shkruaj sduhet te ket aspak konflikt interesi dhe keta jane vetem perfaqsues qe dalin nga shtresa e popullit dhe qe nuk kryejne me funksion pushtetar. Mirpo sa te ket popull dhe jo qytetar ju do talleni dhe do beni si tju doj mender b…

  6. lleshi says:

    Kushtetuta duhet te dale nga zeri i popullit dhe jo nga ju Ilir,patjeter ju do e beni simbas interesave per te mbrojtur veten.

  7. llogjika says:

    valter,lleshi:
    na e spjegoni paksa si mund krijohet nje kushtetute nga populli? eh,e shkreta demokraci,kujte si ke dhene te drejte te flasi ne emer tend dhe te popullit !!

    1. valter says:

      Llogjika, eshte e thjeshte, edhe ti vet, mund te marresh pjese ne krijimin e kushtetutes. Ne te jane te shkruajtura te gjitha te drejtat dhe detyrimet civile dhe civike qe nje qytetare duhet te kete qoft ky politikan qoft edhe bari. Nese hap kushtetuten e sotme keni te pasqyruara parimet baze te mbrojtjes se qytetarit, por ne Shqiperi dhe jo vetem por edhe ketej ne vendet perndimore, jane te paket njerzit qe njohin kushtetuen apo e kane lexuar. Kushtetuta seshte diçka e kopmlikuar por jane politikanet tane dhe pseudo juristet qe me termat e tyre (zhargonin e fushes) i shkruajne ne forme te till qe kur i lexon te duken kinezçe. Imagjino kur Ndoka, Paloka, sterka, ruçi, muçi etj injorant te parlamentit tone marrin guximin te ndryshojne kushtetuten, nje njeri me pak shkolle mesatare eshte shume here me i afte ta shkruaj me mire. Çeshtja eshte, qe nuk duhet te marrin pjese ata njerez qe kane konflikt interesi, siç eshte puna e politikaneve, juristeve dhe atyre qe disponojne pushtet pasi ata asnjeher nuk do te bejne ligje qe zvogelojne pushtetin e tyre, ata do te mundohen gjithnje te zgjerojne ate dhe tja zvogelojne popullit (rasti i referendumit eshte nje fakt, Zvicra ka kushtetuten me te mire sot per sot). Kushtetuta eshte ligji i ligjit, eshte burimi i pushtetit te popullit nese ajo shkruhet nga njerzit e popullit, ti, une, dhe shume njerez te thjesht si puna jone qe kerkojme te mbrojme demokracin nga te marret si puna e berishes dhe rames qe e ndryshojne brenda nates (siç qe ligji mbi zgjedhjet) dhe ne skemi asnje fuqi te reagojme pasi ne kushtetute ata e kane shkruajtur qarte qe popullit ska te drejte te vendosi per te ndryshuar nje ligj, edhe referendumin ja kane ber aq te veshtire sa deri me sot skemi degjuar te behet ndonje per te gjitha poshterist qe ata kane ber.

  8. Leone-53 says:

    Kushtetuta eshte por duhet te vihen ne vend shkeljet ne te.
    Shumica egzistuese duhet te kthej mbrapsh ligjet qe bien ndesh 100% me kushtetuten siç eshte rasti FLAGRANT i ligjit te legalizimeve te 2006-es sa antikushtetues dhe i padrejte!
    Eshte e papranueshme te xhveshes PRONARET E LIGJSHEM duke “dekoruar” te paligjeshmin.
    Maksimumi duhet te jete qe te paligjeshmve tu jepej me qira trualli i zene ABUZIVISHT ndryshe PS-ja ta shikoj me dylbi BE-ne!
    Sigurisht qe ka çfare mund te regullohet ne kushtetute por per PRONEN ajo flet qarte:
    -Neni 41 flet qarte: Prona private eshte e shenjte, ajo mbrohet me ligj!
    Urdhero shtet i dashur ma mbro mos ma “vidh” !?…

  9. lleshi says:

    E thjeshte kushtetuta qe qe bete ju me koken tuaj i beri shqiptaret te pa vlere.

  10. lleshi says:

    Persa i perket fjales demokraci akoma nuk ka asnje shenje tek ne.

  11. lleshi says:

    Mos valle deputetet jane ufo,un e di se dhe ato jane popull, por nga ato te pa shpirtet te pakten deri ne tani qe nga 22 vite.

  12. sokoli says:

    i dashur lexues, duke ju lutur shume, mund te kuptoni qe eshte Rama per ndryshime, apo nuk mendon se duhet ndryshuar Kushtetuta?. Po e kuptuat jeni te zote. Lutem ta lexoni disa here fjalin e tij.

  13. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim eshte per te pergezuar nje nisme e tille qe uroj te kurorezohet sa me e plote per te miren e individit ne radhe te pare shoqerise dhe shtetit duke i vene te barabarte para ligjit qe te tre.
    Se pari te rregullohen sa me pare ndryshimet qe u bene ne 2008 qe here favorizojne nje force politike dhe heren tjeter forcen tjeter politike, duke mos favorizuar asnjehere as njeren apo tjetren force politike.
    Se dyti nuk duhet te kete asnje deputet nga listat partiake, pra te dala nga sistemi proporcional.Pra deputeti duhet te kete mare mandatin vetem nga vullneti i sovranit te zones elektorale te tij mbi 50% + 1vote edhe kur lufta elektorale nuk e nxjerr ne garen e pare te vazhdoje rivotimi ne heren tjeter dy jave mbas votimit te pare per dy kandidatet qe kane mare me shume vota ne votimin e pare.(Keshtu behet votimi ketu ne SHBA)
    Se treti duhet te mos kanditohet dhe zgjidhet apo emerohet i njejti person ne rolin e presidentit,Kryeministrit dhe presidentit jo me shume se dy here.(Prlamenti te mos perbehet jo me shume se 101 deputete}.

    Te kete percaktime te vendosura ne Kushtetute per moshen e pensionit te Deputeteve,funksionareve me te larte te Ekzekutivit dhe Gjyqesorit p.sh. per mendimin tim te mos i kaloje 75 vjet.(ketu ne USA nuk ka kufizim moshe dhe disa here kur ndjek emisionin Cspan ne TV shoh ne raste te vecanta senatore qe e humbasin mendimin per momentin per vete arsyen e moshes shume te madhe qe ata kane.}

    Keto jane disa naga mendimet midis edhe disa te tjera qe mund te kem dhe do ti paraqes ne ndonje rast tjeter me te pershtatshem kur te behet diskutimi konkret i ndryshimeve.

    Faleminderit per mirkuptimin.

    Mihallaq Furxhi

    Oakland Community College
    Michigan USA.

  14. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim eshte per te pergezuar nje nisme e tille qe uroj te kurorezohet sa me e plote per te miren e individit ne radhe te pare shoqerise dhe shtetit duke i vene te barabarte para ligjit qe te tre.
    Se pari te rregullohen sa me pare ndryshimet qe u bene ne 2008, qe sipas mendimit tim here favorizojne nje force politike dhe heren tjeter forcen tjeter politike, duke mos favorizuar asnjehere as njeren apo tjetren force politike sido te jete balanca e tyre politike.
    Se dyti nuk duhet te kete asnje deputet nga listat partiake, pra te dala nga sistemi proporcional.Pra deputeti duhet te kete marre mandatin vetem nga vullneti i sovranit te zones elektorale te tij mbi 50% + 1 vote edhe kur lufta elektorale nuk e nxjerr ne garen e pare te vazhdoje rivotimi ne heren e dyte, dy jave mbas votimit te pare per dy kandidatet qe kane mare me shume vota ne votimin e pare.(Keshtu behet votimi ketu ne SHBA).
    Se treti duhet te mos kanditohet dhe zgjidhet apo emerohet i njejti person ne rolin e Presidentit,Kryeministrit dhe Kryetarit te Parlamentit, jo me shume se dy here.(Prlamenti te mos perbehet jo me shume se 101 deputete}.

    Te kete percaktime te vendosura ne Kushtetute per moshen e pensionit te Deputeteve,funksionareve me te larte te Ekzekutivit dhe Gjyqesorit p.sh. per mendimin tim te mos i kaloje 75 vjet.(Ketu ne USA nuk ka kufizim moshe dhe disa here kur ndjek emisionin CSPAN ne TV shoh ne raste te vecanta senatore qe e humbasin mendimin per momentin per vete arsyen e moshes shume te madhe qe ata kane.}

    Keto jane disa nga mendimet , edhe disa te tjera qe mund te kem dhe do ti paraqes ne ndonje rast tjeter me te pershtatshem kur te behet diskutimi konkret i ndryshimeve.

    Faleminderit per mirkuptimin.

    Mihallaq Furxhi

    Oakland Community College
    Michigan USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje