Një vajzë vetëm 16-vjeçare është gjetur mëngjesin e djeshëm në një kanal në fshatin Bilaj të Krujës.
Enkelejda Mëhilli kishte humbur kontaktet me familjen e saj që pasditen e së mërkurës.
Pas hetimeve të para, blutë deklaruan se minorenia, e cila punonte në një fabrikë këpucësh, është aksidentuar për vdekje dhe drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, prindërit e 16-vjeçares kanë deklaruar se kanë dyshime të forta se vajzën e kanë vrarë.
“Vajza ime ishte mjaft korrekte. Kur shkova në shtëpi rreth orës 18:20 të së mërkurës, pyeta për dy vajzat se pse nuk ishin në shtëpi. Mora vajzën e madhe, Jolandën, në telefon. Ajo më tha se pasi kishte mbaruar punën, kishte shkuar tek një shoqja e saj në Tiranë. Ndërsa, Enkelejda kishte udhëtuar me furgon për në shtëpi. Sapo erdhi bashkëshortja ime, Çefserja, e pyeta për Enkelejdën. Gruaja më tha se teksa ishte duke punuar në arë, e kishte parë vajzën në momentin që kishte zbritur nga furgoni. E kërkuam gjithë natën, ndërsa në mëngjes e gjeta të pajetë në kanal afër shtëpisë. Ajo ishte përmbys në kanalin që ndodhet disa metra larg rrugës. Dyshoj se e kanë vrarë, pavarësisht se nuk kishte probleme me ndonjë person”, shprehet i ati për GSH-në.
Ai ka kërkuar që organet kompetente të zbardhin me shpejtësi ngjarjen, e cila duket se është e mbushur me mister./A.XH
Ngushellime familjes.
sa keq kur degjojme keto ngjarje…Ngushellime familjes !
ky eshte shteti i dhime shqiptar qe s’ke siguri minimale per jeten ne asnje moment edhe u vjen keq ketyre kur thote populli “ku je o Enver Hoxha”, se te tridhte nga loqet ai babaxhani….
ka nonj shanc te keqte qene te aksidenti i djeshem kjo gabimisht dhe pastaj te jete transportuar prej vendngjarjes ne krrabe tek kanali ne fush-kruje?
Ngushullime prinderve, motres dhe te afermit e viktimes.