Tërmete të shpeshta natyrore apo lëkundje të forta toke të provokuara nga punimet e firmës që shfrytëzon nëntokën e zonës së Patoz- Marinzës për naftë në Fier?!
Tronditja e radhës ndodhi një natë më parë.
Dëmet ishin të shumta dhe banorët reaguan duke bllokuar sot në mëngjes aksin Fier- Berat.
Dhjetëra prej tyre, të irrituar më pas iu drejtuan zyrave qendrore të kompanisë kanadeze, Bankers Petrolium.
Banorët pretendojnë se lëkundjet e tokës nuk ishin të një tërmeti, por tronditje të nxitura nga shpërthimet nëntokësore të firmës.
Në vendngjarje shkoi dhe prefekti i Fierit, Xhevit Bushaj, dhe përfaqësues të drejtorisë së policisë lokale.
Prefekti u tha protestuesve se do të kërkojë hetim nga specialistët për pretendimet e tyre.
Banorët kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi që sipas tyre ka kohë që po iu shkatërron pasuritë dhe shkatërron jetën.
Protesta është ndjekur nga policia, që nuk ka ndërhyrë për ti shpërndarë.
Prej gati 2 vjetësh edhe Prokuroria ka nisur një hetim për këtë çështje, por ende nuk ka marrë një vendim nëse duhet të ngrejë apo jo akuzë për firmën Bankers Petrolium.
keshtu e kemi ne shqiptaret, vetem kur kemi rene ne gremine, atehere kujtohemi, se deri kur jemi ne buze te gremines, fleme gjume..!!
JAM NGA FIERI, EDHE KETO KOMPANI PRIVATE E SHKATERRUAN FIERIN DHE SHIQPERIN…
MENDOJN SE JAN KOMPANI TE HUAJA, EDHE MUND TE BEJN SI TE DUAN.
Do kete mbyllur thelle nentoke Ilir Meta, ndonje dragua, qe po u shkakton kaq shume termete ketyre laluceve…!? Eshte marrezi te mendosh se nje kompani nafte shkakton termete ne zonen e aktiviteteve te saj, po te ishte ashtu, nafta do behej det dhe Patoz- Marinza do te bashkohej me Adriatikun… Lereni Bankers Petroleum te punoje o njeres, e per me teper kur jane nga vende serioze, si Kanadaja, se po e ktheni Shqiperine ne nje vend qe as laraskat e Roskovecit nuk kane per tu ndenjur.
vetem naftenxjerresit shkaktojne keto termete njelloj si ne kongo kudo ku jane keto firmat skurile “kanadeze” ME QENDREN NE ZWICER
Per te gjithe ata qe kane dyshime ne se eshte pasoje e shfrytezimit apo jo.
Nxjerrja e 1.2 miljone tone nafte ne vit ose afersisht e 1.5 miljone m3 si volum krijon nje hapesire ne shtrese qe duhet zevendesuar. Ne se nuk zevendesohet ne kohen dhe ne vendin e duhur nepermjet injektimit te ujit, atehere detyrimisht shtresat e tokes do te ulen. Mbushja e kesaj hapesire te boshatisur ne menyren e duhur eshte nje proces jo shume i thjeshte edhe kur ekziston deshira e mire, per te cilen ne rastin konkret dyshoj shume se eshte nje kosto shtese per operatorin. Mjafton tu them se nxjerrja e ketij volumi nga Marineza e detyron te gjithe siperfaqen te ulet mesatarisht per rreth 8 cm ne vit. Duke pasur parasysh se jo e gjithe siperfaqja ulet ne menyre te njetrajteshme per shume arsye, detyrimisht pjeset qe ulen me shume do te krijojne thyerje ne raport me pjeset e tjera. Keto thyerje qe provokohen me tej edhe nga carjet hidraulike qe behen ne menyre periodike nga kompania per arsye te procesit teknologjik ne puset horizintale jane shkaku i termeteve. Pa diskutim qe termetet kane per shkak shfrytezimin e vendburimit.
E vetmja menyre per te bindur ata qe e shkaktojne dhe bejne sikur nuk e dine eshte qe te montohet ne zonen rreth Marinzes nje rrjet sizmografesh te vegjel. Nepermjet tyre me programet e sotme kompjuterike mund te percaktohet saktesisht kordinatat dhe thellesia e carjes. Mos u mundoni kot me sizmikun e Tiranes se ai nuk eshte projektuar per te kapur termete te kesaj natyre ne keto thellesi e ne kete distance. Te zotet e sizmografit te Tiranes marrin honoraret per keto deklarata dhe jane ligjerisht te mbrojtur sepse saktesia e matjes eshte shume e ulet dhe le shkaqe pa fund per interpretime sipas qejfit.
Shteti duhet nje ore e me pare te percaktoje regjimin e shfrytezimit te cdo vendburimi, perfshi edhe ate te Marinezes. Termetet jane vetem nje prej arsyeve te shumta se pse duhet te saktesohet regjimi i shfrytezimit ne kohe dhe te behet i detyrueshem per cdo operator.