Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka marrë pjesë në përurimin e monumentit dhe sheshit dedikuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Fermo të Italisë.
“Ne meritojmë të jemi pjesë e Europës së bashkuar, e meritojmë që flamuri ynë të jetë njësoj si gjithë flamujt e vendeve të Bashkimit Europian ashtu sikurse fituam këtë të drejtë me meritë si një vend anëtar i NATO” u shpreh z.Meta
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin autoritetet më të larta lokale të zones, përfaqësues të Parlamentit Italian, përfaqësues të Senatit italian, Ambasadori i Shqipërisë në Itali, z. Neritan Ceka, zv/Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Halili, Ambasadorja e Kosovës ne Itali znj. Bukurije Gjonbalaj.
Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnit kombëtar italian, e më pas u vijua me përshëndetjet e rastit të mbajtura nga të gjithë të pranishmit, të cilët shprehën konsideratat e larta për figurën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Kryetari i Kuvendit, z.Ilir Meta shprehu mirënjohjen ndaj komunitetit shqiptar në Itali për kontributin e tyre ndërsa vlerësoi bashkëjetesën pozitive të këtij komunitetit në Itali si një shprehje të miqësisë që dy vendet dhe popujt kanë me njeri-tjetrin.
Në fund të ceremonisë, Prefektja e Provincës së Rajonit Fermo, znj Emila Zarrilli nderoi Kryetarin e Kuvendit, z.Ilir Meta me një çmim kontributiv.
Gjithashtu në një takim të veçantë Kryetari i Kuvendit, z.Ilir Meta u prit edhe nga Prefektja e Provincës së Rajonit Fermo, znj Emila Zarrilli.
Meta vuri ne dukje se marredheniet tona para se te jene politike jane mbi te gjitha njerezore dhe kulturore. “Tani te punojme bashke per lidhje edhe me te forta ekonomike dhe turistike” u shpreh Meta.
Sa eshte dobsu Lilo!
Ndersa biznesmeni Ylli Paskuqani duket si shpirt.
http://goo.gl/EImJI1
kjo esht nje mirnjohje qe italia iben heroit ton komtar
Po hoxha mor njerez aman, cfare ka dashur ne ceremonine e perurimit te bustit te gjergj kastriotit ,te ishte gjalle ai ,koka hoxhes do fluturonte si pras
@sync
hahahahaha..Eshte nga keta bejktashinjte e Kosoves .Mos harro tani jemi nje komb,duhen dhe kta kokepraset jeshil neper evenimente shteterore.
Mir o Ilir por kater vjet na i humbe mbeshtete shpellarin qe nje pjese te detit e shiti pjesen tjeter e sekuestroj ,eshte paradoksale te flasesh ti personalishte per turizmin,te kishje folur per gurin e BERATIT QE SHKONE NE ITALI ishte me e ndershme.
Te kete vjedhur ndonje lek edhe ketu Kokemadhi valle?
akoma qenka ky legeni ambasador,,po zhdukeni kete neritan ceken kete qelbesire se jua prishi kete sukses,,nje bravo edhe per shtetin italian,,pavaresisht qe nuk i simpatizoje dhe aq shume nga tragjedia qe i bene shqiptareve ne vitin 1997 keta makaronadhet italian,,nje bravo e vertete,,
ky i ve pikat mbi i , jo shaka
Nuk eshte hoxhe eshte dervish edhe une u habita po kom frike se e ka morr koklopa me vete
Po perse mor artikull shkrues tregon nje nivel kaq te ulet per artin.Ne foto behet fjale per Bust dhe jo Monument.
nuk e kuptoje perse likja u integrua si kryetar i parlamentit , nuk do te ishte me mire sikur te integrohesh andej nga banka si guvernator ?
Ilir ato thuprat e Skenderbeut mos na i trego per show se ne nuk jemi majmune..
Mos u perdridh shume se ky popull nuk duron me. Pashe nje pamje ne INDI, fshataret e dogjen PRONARIN E PRONAREN brenda ne shtepi se i kishin genjyer per te dyten here e nuk u jepnin rrogat. Vuri veshin kesaj e mos e neglizho
Ne tskim merrte pjese edhe kryhajduti Ilir Koklopa dhe ambasadori i shokut Sali ne Rome, shoku Neritam Migjen Petro NINI Luarasi Ceka
ah more Hoxhe qe je ne foto,sikur te ishte skenderbeu gjalle????