Historia tronditëse/ “Kam ngecur si në një rrjetë” (FOTO)

25 Nëntor 2013, 10:49Lifestyle TEMA
Historia tronditëse/ “Kam ngecur si në një

Është një nga ato histori që ka tronditur jo vetëm Britaninë e Madhe, por edhe Europën.

Tre gra mbaheshin peng si sllave për gati 30 vite në një shtëpi në jug të Londrës.

Policia ka arritur që të lirojë tre gratë, një malajziane, 69 vjeç, një irlandeze, 57 vjeç dhe një britanike, 30 vjeç.

Dy persona janë arrestuar për ngjarjen e rëndë, të dy 67 vjeç, njëri nga India e tjetri nga Tanzania.

Ata kishin mbërritur në Britani në vitet ’60.

Tani për herë të parë është bërë publike se kush është njëra nga viktimat.

Rosie, britanikja 30- vjeçare, kishte shkruar qindra letra dashurie dhe poezi të dëshpëruara gjatë kohës që mbahej peng.

Ajo thotë se vuajti një tmerr pa fund nga çifti që e adoptoi atë kur ishte bebe pasi prindërit i vdiq në një zjarr.

Në një nga këto letra, ajo shkruan: “Kam ngecur si një mizë në rrjetën e një merimange”.

Rosie është mbajtur peng për thuajse gjithë jetën e saj nga çifti- burri indian dhe gruaja nga Tanzania.

Ata thuhet se ishin liderë të një grupi radikal marksist.

Rosie ia dërgonte letrat një komshiu të saj.

Ai thotë se gratë ishin shumë të frikësuara për të treguar emrat.

“Kam folur me to një herë ose dy herë në vit ashtu kalimthi. Nuk i tregonin kurrë emrat,” thotë ai.

Një ditë më parë, Theresa May, Sekretarja e Brendshme, tha se prioriteti i saj është lufta ndaj skllavërisë moderne./ep

3 komente në “Historia tronditëse/ “Kam ngecur si në një rrjetë” (FOTO)”

  1. dajt says:

    Islamik me siguri ky cifti ee? ?

    1. telefoni says:

      jan marksist thuhet me lart…

    2. Nemo says:

      Mos ja kujto se gati jane keta ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje