Rreziku kryesor për Kosovën, pas strukturave ilegale në veri, i cili mund ta cenojë vendin, është ekstremizmi politik fetar. Kështu shkruhet në një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili ditë më parë i është prezantuar edhe Komisionit për Punë të Jashtme pranë Kuvendit të Kosovës nga vetë ministri Enver Hoxhaj.
Në dokumentin, të cilin e posedon gazeta “Zëri”, i quajtur “Sfidat e Sigurisë dhe Rreziqet”, radhiten shqetësimet për problemet me të cilat mund të ballafaqohet Kosova në të ardhmen.
Sipas këtij dokumenti, nuk ka perspektivë për ekstremizmin politik ose fetar në Kosovë që të ketë sukses, pa ndihmën nga jashtë kufijve të vendit.
Detaje të kësaj strategjie, ministri i Punëve të Jashtme i ka paraqitur edhe të mërkurën e javës së kaluar në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë që zyrtarët e kësaj ministrie bëjnë të ditur se nuk ka pasur asnjë reagim nga ky komision sa i përket këtij dokumenti.
Këshilltari i ministrit Hoxhaj ka konfirmuar që kjo temë është përmendur në raportimin e fundit që ka pasur ministri tek Komisioni për Punë të Jashtme, mirëpo sipas tij, asnjë pyetje për tre orë rresht sa ka zgjatur raportimi nuk është parashtruar për këtë çështje, që MPJ e vlerëson mjaft të ndjeshme.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer me mosreagimin e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit ndaj kësaj teme kaq përcaktuese për shtetin dhe politikën e jashtme të Kosovës”, ka thënë Artan Behrami nga MPJ.
Sipas zyrtarëve të kësaj Ministrie, kryesuesi i komisionit, Albin Kurti, gjatë tërë kohës është marrë me një gomë të shqyer të veturës së ambasadës së Kosovës në Bullgari.
“Këtu shihet se z. Kurti nuk e ka shumë shqetësim për ekstremizmin fetar në rritje. Ai më shumë është përkujdesur që Komisionin për Politikë të Jashtme ta shndërrojë në komision për politika partiake”, ka thënë Behrami./ZERI
Albin Kurti asht i paguem prej Serbise e ka si qellim pikrisht rritjen e ndikimit turk e iranian nder kosovaret e lodhun prej keqqeverisjes se marksist-leninistit Thaqi. Nji gazete gjermane ka pase nji artikull per Albin Kurtin edhe e ka shprehe kete shqetesim. Serbija( ose sherbimet sekrete serbe, se populli serb asht si çdo popull tjeter) kerkon me çdo kusht fuqizimin e rrymes islamike ne Kosove.
Dom Gert …..
Shume kot ia ke fute, nese sado pak e njeh Altinin lirisht mund te themi qe eshte nje ateist, dhe asgje ska te beje me fene, dhe mos u bazo ne gazeten gjermane, problemi qendron qe te gjitha partite ne Kosove kane nje lloj frike mos po e humbasin elektoratin dhe nuk flasin kunder ketyre rrymave ektsreme
drinni!
Dom Gerti nuk ia ka fut kot. Ai fatkeqesisht e thot te verteten .E ajo e vertete eshte e hidhur. Do te pyes dicka, nese vertete Albini eshte ateist, perse ai nuk u muar me rrezikun qe i kanoset Kosoves nga ekstremizmi fetar por u muar me ate gome te shqyer? Veprimi i tije don te thot shume. Ai edhe ne shume raste te tjera tregoi se nuk eshte kunder ekstremizmit fetar.
Mos fol rrej mos fol pa fakte mos ja fut kot se nuk ka shkru gazeta gjermane po portalet shqiptare te cilat jan direk te lidhuna me qeverin thaqi duke u mundu me e njollos Z.Albin Kurtin si tradhtar dhe bashkpuntor te serbis .Albin Kurti eshte figura me respektuar dhe e drejt e politikes ne Kosove dhe kogja edhe ne Shqiperi .
Drini kam pasur pershtypje te tjera per kosovaret nisur dhe nga disa jashteqitje neper forumesh por persa i perket popullit te dashur shqiptar kam vene re nje fenomen!!E vertete! Megjithese zgjedhjet nuk kane mbaruar ende se jane per t’u bere balotazhet ne shume komuna te rendesishme perfshire edhe Prishtinen nga numri i votave te marra nga partite ne raundin e pare rezulton se: 1) PDK e Thacit qe iu servilos ne maksimum fashistit Erdogan humbi vota ne mase (rreth 40.000). 2) LDK tek e cila pak dite me pare shkoi edhe Alma Lama ruajti votat e veta madje duke shtuar disa vota (rreth 2000 me shume). 3) AAK e super Rambos (Haradinajt) qe e mbajme mend per zgaren gjate Ramazanit dhe per pozicionet e saj shume te forta kunder islamit ruajti votat e veta. 4) Vetevendosje e Hoxhes se Nderuar Ebu Al Bin Kurdi Efendiu pesoi renie te madhe. 5) Partite shprehimisht fetare te tilla si PD pesuan renie gjithashtu. Me sa duket ne Kosove feja te prish pune dhe nuk te shton votat!
[email protected] nuk e nihni skenen politike te Kosoves siq nuk e njoh une politiken e Shqiperise,renia e votave te PDK nuk ka te beje me erdoganin po me percarjen e kesaj partie,sekretari i pergjithshem i PDK dhe kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi garoi me nje iniciative qytetare ne Drenase,njejt vepruan Limaj ne Malisheve,Berisha ne Prizren,Selimi ne Lipjan dhe sabotimet neper deget ne Gjilan,Viti,Ferizaj e Prishtine nga ata qe nihen si ENVERISTE.Partia e Ramushit ka humb vota ne komunat ku e kishte pushtetin e ka fitu vota ku ishte opozite,edhe LDK ka hupe vota ne Prishtine,Podujeve e Obiliq e ka fitu ne komunat ku ishte opozite,elektorati i ka ndeshku partit ne pushtetin KOMUNAL.Eshte mire ju te Shqiperise me i mesu disa gjera elementare per Kosoven,shumica e popullesise jan musliman po elektorat ISLAMIK nuk ka me shume se 3%.Alma Lama nuk eshte kurfar faktori,ajo hyri ne vetvendosje se ashtu i than shefat e saje tani kaloi ne LDK me urdher te shefave.
[email protected] une me te nigjume e kom nga 2 shoke te mi Kosovar Ateiste dikur votus te albin po mbas deklarates per shamine ne shkolla etj
Populli yne atje do te dije te ruaje identitetin shqiptar qe eshte I shkeputur nag feja dhe vecoria jone si shqiptare eshte qe fese nuk I japim rendesi ne jeten tone.
Shqiptaret jane asimiluar nga greket vetem kur I kane vene rendesi fese.
Ne kosove shqiptaret kane ruajtur gjuhen ,identitetin,flamurin,zakonetshqiptare megjithe presionin e papapare te serbeve.
Nuk eshte pune e Albin Kurtit esktremizmi fetar , eshte pune e te gjith neve gjithashtu nuk eshte puna e nje gomes se shyer nga Ambasadori ne bullgari po ka shum gjera tjera qe lidhen me ‘gomat’ te cilat ju i bani goma se jan gjera shum ma te mdhaja , te gjitha pytjet qe ju kishin parashtru nga Z. Kurti ishin mese nje liste e gjate e pyetjeve por qe duhet te ju dihet edhe pergjigjja e jo me i ik pergjigjeve ashtu si beri ministri i Hoxhaj . Te lumte Z . Kurti respekte per ty .
Duhet te zgedheni’nje here Albini komunist,nje here islamik!,,,,,
ne e kemi pak veshtire ti dallojme ideologjite vrastare nga njera-tjetra.
Nuk ka pune fare agjentura serbe, apo ndonje pseudo -agjenture tjeter me ekstremizmin islamik qe shfaqet ne kosove apo shqiperi ,ka prova historike, ne historine e shqiperise qe e hedhin poshte kete teori kospirative ,ne te kundert, ka pasur dhe ka akoma shqiptare apo turq te mbetur ,apo shqiptare te islamizuar ,quajini si te doni ju pak rendesi ka ,te zellshem nder shekuj ne teorine e tyre te islamizimit total te shqiperise ,ka qene dhe mbetet nje enderr e tyre dhe per pak, mbas shpalljes se pavaresise gati ja arriten qellimit dhe atehere ishin me shume ne numer se tani .Fieraku ,do te lutesha qe kur fillon nje koment ta mbaroje deri ne fund ,ne vend qe te citosh versione papagajsh te pa fundme dhe te perseritura njemije here ne kete gazete .Nje nga shkaqet e quajtures asimilim nga greket, jane sot po keta ekstremiste islamike qe dikur nen padronazhin e portes se larte” kontrollonin “shqiperine ,sot ideja qe popullon mendjet e shqiptareve eshte ,,,ata qe iken ishin te keqinj ,ata qe mbeten ishin te mire ,nuk e di po koha po tregon te kunderten ,kush do rroje do ta shikoje
Merrni shembull nga Angola qe nxorri jashte ligji talibanet.